Kreu i Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha ka reaguar pas përhapjes së një lajmi të rremë në rrjetet sociale, ku pretendohej për një aksident automobilistik me pasoja fatale për të.
“Ndoshta disa do të trishtohen, por ndryshe nga lajmi i rremë që është përhapur, jam gjallë e mirë dhe nuk kam vdekur në një aksident automobilistik.
Njerëzit që duan që të përhapen këto lajme të rreme, janë po ata që duan të shkatërrojnë Shqipërinë.
Unë dhe ju nuk do t’i lejojmë”, shkruan Basha në facebook duke përgënjeshtruar lajmin.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/