Lajmi për ndarjen nga jeta në mënyrë tragjike të politikanit Lulzim Basha, “mori dhenë” gjatë ditës së sotme nëpër media. Në lidhje me këtë “zhurmë mediatike”, ka reguar dhe kryeministri i vendit Edi Rama, i cili me ironinë dhe sarkazmën që e karakterizon, i shkroi dy fjalë për kundërshtarin e tij politik.
“Mos e prish gjumin për kaq gjë, ty të marrin të keqen,” ka shkruar Rama shoqëruar me një zemër teksa ka postuar reagimin e Bashës për lajim e rremë.
Lulzim Basha reagoi menjëherë pasi lajmi për vdekjen e tij mori përmasa të mëdha duke hedhur poshtë shkrimet se ai kishte pësuar një aksident të rëndë dhe si pasojë kishte humbur jetën.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/