×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

U shua në moshën 95-vjeçare, kush ishte Anastas Janullatos, Kryepeshkopi që u vendos në krye të Kishës Ortodokse Autoqefale në vitin 1992. Amaneti pë t’u varrosur në Shqipëri

Kryepeshkopi Anastas Janulltos është ndarë nga jeta në moshën 95-vjeçare në Spitalin “Evangelismos” të Athinës mëngjesin e sotëm (25 Janar).

Anastas Janullatos 1

Kryepeshkopi 95-vjeçar shfaqi simptoma të virusit dhe u shtrua fillimisht në një spital privat në kryeqytet më 30 Dhjetor.

Por, u transferua më 3 Janar nga Tirana në spitalin “Evangelismos” me një avion të Forcave Ajrore të Greqisë pasi gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua.

Anastas Janullatos iu nënshtrua edhe një ndërhyrje kirurgjikale, por pas disa ditësh në intubim u nda nga jeta.

Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë, Anastas Janullatos, do të prehet në vendin tonë.

Anastas Janullatos

Sipas burimeve për News24, trupi i Fortlumturisë së Tij do të prehet në Shqipëri pasi ky ishte një amanet i Kryepeshkopit për dekadat që ka kaluar në vendin tonë, ku prej vitit 1992 është vendosur në krye të Kishës Ortodokse Autoqefale.

Gjithashtu është një rregull i Kishës Autoqefale, që Kryepeshkopët të prehen në vendin ku kanë shërbyer, jo në vendin e lindjes.

Ndërkohë pritet mbledhja e Sinodit të Shenjtë për të përcaktuar edhe detajet dhe për të marrë vendimet në lidhje me ceremoninë mortore.

Kryepeshkopi Anastas Janulltos u nda nga jeta në moshën 95-vjeçare në Spitalin “Evangelismos” të Athinës mëngjesin e sotëm (25 Janar).

Kryepeshkopi 95-vjeçar shfaqi simptoma të virusit dhe u shtrua fillimisht në një spital privat në kryeqytet më 30 Dhjetor.

Jetëshkrimi i Kryepeshkopit

Anastas Janullatos ka lindur më 4 nëntor të vitit 1929 në Pire të Greqisë. Ai ishte nga viti 1992, kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë.

Më 22 dhjetor 2017, iu dha shtetësia shqiptare nga presidenti i atëhershëm i vendit, Ilir Meta. Emri i Janullatosit është i lidhur me rilindjen e ortodoksisë lindore në Shqipëri, mbasi praktikimi i fesë nuk ishte i lejuar me ligj në vitet 1967-1991.

Përveç greqishtes së re dhe të vjetër zotëron gjuhët e huaja anglisht, frëngjisht, gjermanisht. Njeh gjithashtu për përdorim latinishten, italishten, spanjishten, shqipen, rusishten, suahilin.

Veprimtaria shkencore

Janullatos ka qenë lektor për mësimin e greqishtes së re dhe të filologjisë në Universitetin e Marburgut, Gjermani (1966-1969). Profesor i Asociuar i Historisë së Feve në 1972-1976. Më pas u kthye në Greqi, ku qe profesor i Historisë së Feve në Universitetin Kombëtar të Athinës (1976-1996, Prof. Emeritus 1996 e në vazhdim). Në të njëjtin Universitet ishte drejtor i Departamentit të Shkencës së Feve (1983-1986 dhe dekan i Fakultetit Theologjik dhe anëtar i Senatit (1983-1986. Vazhdoi të ishte anëtar i Komitetit të Kërkimit të Universitetit të Athinës (1986-1990). Janullatos ka organizuar dhe drejtuar “Qendrën e Studimeve Misionare” në Universitetin e Athinës (1971-1976) dhe “Qendrën Inter-ortodokse të Athinës” të Kishës së Greqisë (1971-1975). Ka qenë anëtar i Këshillit të Qendrës së Studimeve Mesdhetare dhe Arabe (1978-1982)

Janullatos gjithashtu ka qenë Doktor Nderi i Theologjisë nga Fakulteti Theologjik “Kryqi i Nderuar”, Brooklyn Masaçusec, USA (1989), i Fakultetit Theologjik të Universitetit “Aristoteli” të Selanikut (1995) dhe i Fakultetit Ortodoks të Shën Vladimirit (2003); i Fakultetit Theologjik të Universitetit të Krajovës (2006); Anëtar nderi i Akademisë Theologjike të Moskës (1998). Diploma D. Staniloae e Universitetit të Bukureshtit (vlerësimi më i lartë i këtij Universiteti) (2003). Gjithashtu ishte doktor Nderi i Fakultetit Theologjik të Universitetit Pontifikal të Italisë së Jugut (2009), doktor Nderi i Fakultetit Theologjik të Universitetit të Gjeorgjisë (2010).

Së fundi Janullatos ishte Doktor Nderi i Filozofisë: i Departamentit të Historisë dhe Arkeologjisë të Fakultetit Filozofik të Universitetit të Janinës (1996)i i Universitetit Agrokultural të Athinës (1996), i Departamentit të Shkencave Politike dhe Admi-nistrimit Publik të Ligjit, i Ekonomisë dhe i Shkencave Politike dhe i gjithë Departamenteve të Fakultetit Filozofik të Universitetit Kombëtar Kapodistrian të Athinës (1998), i Departamentit të Studimeve Ndërkombëtare dhe Evropiane të Universitetit të Pireut (2001), i Departamentit të Filologjisë të Universitetit të Kretës (2002), i Departamentit të Fizikës, Mjekësisë, Edukimit primar dhe Inxhinierisë së Ndërtimit të Universitetit të Patras (2002), Doktor i Letrave Humane i Universitetit të Bostonit (2004), i Historisë së Departamentit të Universitetit Jonian, Korfuz (2007), i Universitetit të Korçës (2008), i Departamenteve të Historisë dhe të Etnologjisë, si edhe të Gjuhëve dhe Kulturës të Universitetit “Demokriti” të Thrakës (2009). Ai ishte partner i Akademisë Ortodokse të Kretës (2001), anëtar Korrespondent i Akademisë së Athinës (1993-2005). Nga viti 2005 e në vazhdim ishte  anëtar Nderi i Akademisë së Athinës.

Kryepeshkop i Shqipërisë

Më 1991, caktohet nga Patriarku Ekumenik Eksark Patriarkal në Shqipëri. Në qershor 1992, ai u zgjodh Krypeshkop i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë dhe në 2 gusht 1992 u fronëzua në kishën e Ungjillëzimit në Tiranë. Përmes vështirësive të shumta, ringriti nga gërmadhat Kishën Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë: u riorganizuan më tepër se 400 famulli; u themelua Akademia Theologjikë “Ngjallja e Krishtit” në Durrës (1992) dhe dy Lice kishtarë; shkolloi dhe dorëzoi 159 klerikë. Ai themeloi 50 qendra rinore në qytete të ndryshme.

U kujdes për përkthimin dhe botimin e librave liturgjikë dhe të librave të tjerë fetarë. U ndërtuan 155 kisha të reja, u restauruan 63 të tjera dhe u riparuan më tepër se 160 kisha ekzistuese, si dhe 75 qendra kishtare (Ndërtesat e Krypeshkopatës dhe të mitropolive, shkolla, qendra mjekësore, shtëpi pritjeje, kampe rinore etj). Vepra totale ndërtuese arrin në afro 500 ndërtesa. Ai ka zhvilluar vepra bamirësie, duke shpërndarë qindra tonë ushqime, veshmbathje dhe ilaçe. Themeloi një gazetë të përmuajshme dhe tri revista, si edhe një stacion radiofonik.

U përkujdes për ndërtimin e atelieve të Kishës (shtypshkronjës, fabrikës së qirinjve, zdrukthëtarisë, atelieve të ikonave dhe të restaurimit të tyre). Në të njëjtën kohë, zhvilloi programe pionier në fushat e edukimit, shëndetësisë, kujdesit social, zhvillimit rural, kulturës dhe ekologjisë. Themeloi Qendrën Mjekësore Diagnostike Arkivuar 1 prill 2019 tek Wayback Machine me 24 specialitete në Tiranë dhe 4 qendra mjekësore në qytete të tjera; gjithashtu Akademi Teologjike, dy Institute të Formimit Profesional; nga viti 2010 në Tiranë Kolegjin Universitar “Logos” Arkivuar 3 qershor 2019 tek Wayback Machine, një lice profesional; 5 shkolla fillore dhe të mesme; një konvikt për vajza dhe 20 kopshte fëmijësh në qytete të ndryshme. Ai u përkujdes për ndërtimin e rrugëve, ujësjellësve, urave, riparimin e shkollave publike etj). Gjatë periudhës kritike të Kosovës (1999), organizoi një program të gjerë humanitar, që ndihmoi rreth 33.000 refugjatë në vende të ndryshme të Shqipërisë. E lidhi Kishën e Shqipërisë me organizata ndërkombëtare kishtare. Ai ishte anëtar themelues i Shoqërisë Biblike Ndërkonfesionale të Shqipërisë dhe të Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë. Gjatë tensioneve politike midis Greqisë dhe Shqipërisë, kontribuoi në zbutjen e tyre dhe në afrimin e dy vendeve.

Më 24 tetor 2008, sipas Nenit 10 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, Kryepeshkopi Anastas Janullatos nënshkroi Marrëveshjen e parashikuar nga Kushtetuta midis Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë dhe Këshillit të Ministrave, e cila në vazhdim u ratifikua në Kuvendin Popullor dhe në 22 janar 2009, u dekretua nga i artëhershëm Presidenti i Republikës z. Bamir Topi dhe u bë ligj i shtetit Nr. 10057/22.1.2009.

Nëpërmjet iniciativave dhe veprës së tij u është ofruar punë mijëra vetëve; u krijuan vepra serioze të strukturës sociale dhe Kisha Ortodokse e Shqipërisë është bërë një faktor multidinamik shpirtëror dhe faktor progresi.

Ngushëllimet

Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë ka reaguar në lidhje me ndarjen nga jeta të Kryepeshkoit Anastas Janullatos. Në mesazh shprehen ngushëllimet për humbjen e madhe me shuarjen e Fortlumturisë së Tij. Janullatos ishte një nga themeluesit e Këshilli Ndërfetar të Shqipërisë dhe kryetar i KNFSH-së për 2 mandate.

“Sipas njoftimit të Kishës Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë, sot më 25 Janar 2025 ndërroi jetë Kryepeshkopi i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, Fortlumturia e Tij, Anastasi.
Ai ishte i shtruar në Spitalin “Evangelismos” të Athinës, si pasojë e funksionimit të pamjaftueshëm të shumë organeve. Më parë, ishte kuruar për disa ditë në Spitalin “Hygeia” të Tiranës.
Kryepeshkopi Anasta ishte një nga themeluesit e Këshilli Ndërfetar të Shqipërisë, kryetar i KNFSH-së për 2 mandate (2018-2020 dhe 2024).
Me këtë rast i gjithë Këshilli Ndërfetar, Bordi i Presidencës (kryetarët e të gjitha komuniteteve fetare H. Bujar Shpahiu, H. Dede Edmond Brahimaj, Pastor Ergest Biti), Kryetari i KNFSH-së për vitin 2025 Mons. Gjergj Meta, Bordi Ekzekutiv, Departamenti i Gruas dhe Departamenti i Rinisë shprehin ngushëllimet më të sinqerta për këtë humbje të madhe!
Pushoftë në paqe!”, thuhet në reagim.

Presidenti Bajram Begaj ka reaguar në lidhje me ndarjen nga jeta të Kryepeshkopit Anastas Janullatos.

Në një postim në rrjetet sociale , kreu i shtetit ka vlerësuar figurën e Kryepeshkopit ndërsa ka ngushëlluar besimtarët për humbjen.

“Shqipëria humbi sot Fortlumturinë e tij, Kryepiskopin e Tiranës, Durrësit dhe të gjithë Shqipërisë, Prof. Dr. Anastasin, udhëheqësin shpirtëror dhe figurën e shquar të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë.
Gjatë udhëheqjes së tij, Fortlumturia e tij ka udhëhequr Kishën me mençuri, përkushtim dhe dashuri për njerëzit, duke kontribuar në forcimin e saj dhe në krijimin e një rruge të re për besimin ortodoks shqiptar, veçanërisht pas periudhës së vështirë të kaluar. Ai ishte një shembull i palodhur i përkushtimit shpirtëror dhe një udhërrëfyes për të gjithë ata që e ndoqën.
Në këtë moment të dhimbshëm, shprehim ngushëllimet tona më të thella për Kishën dhe për gjithë besimtarët, që humbën atin dhe kryebariun e tyre, një udhëheqës të dashur dhe të nderuar. Trashëgimia e Fortlumturisë së tij do të mbetet gjithmonë e gjallë në zemrat e atyre që e nderuan dhe e donin.
Lutemi që Zoti t’i dhurojë prehjen në tendat e të drejtëve dhe qoftë kujtimi i tij i përjetshëm!”, shkruan Begaj.

Ish-Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka reaguar për ndarjen nga jeta të Kryepeshkopit Anastas Janullatos. 

“Ky është një moment pikëllimi jo vetëm për Kishën Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, por për të gjithë ata që patën fatin të njihnin dhe të vlerësonin kontributin e tij për paqen, dialogun fetar dhe veprat bamirëse në shërbim të njerëzve në nevojë”, shkruan Basha.

Ai shprehet se Kryepeshkopi do të mbetet një simbol i përkushtimit shpirtëror, i urtësisë dhe i forcës së karakterit.

Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka reaguar në lidhje me ndarjen nga jeta të Kryepeshkopit të Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Anastas Janullatos.

Meta shkruan se kontributi i jashtëzakonshëm dhe përkushtimi i vyer i Fortlumturisë së Tij në më shumë se tre dekada i ka shërbyer jo vetëm ringritjes kanonike dhe shpirtërore të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë dhe arsimimit e përgatitjes së brezit të ri të klerikëve shqiptarë por edhe afirmimit ndërkombëtar dhe njohjes së saj kudo në botë.

“Trashëgimia e Kryepeshkopit Anastas do të mbetet gjithmonë e gjallë dhe kujtimi i Tij do të jetë i paharruar!”, shkruan Meta nga burgu 313.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Turistët italianë, “adhuruesit” më të mëdhenj të Shqipërisë, shtohen edhe polakët, por tkurren ata nga Kosova

Turistët italianë, “adhuruesit” më të mëdhenj të Shqipërisë, shtohen edhe polakët, por tkurren ata nga Kosova

Publikuar më 24.01.2025
Në rrugët e Tiranës apo të qyteteve të tjera, apo dhe në lok...

Në rrugët e Tiranës apo të qyteteve të tjera, apo dhe në lokale shumë shpesh të rastis që të dëgjosh të flitet italisht. Italianët janë grupi me rritjen më të qëndrueshme nga viti në vit sa i takon vizitorëve në vend. Për 11 mujorin 2024, në vend kanë hyrë gati 1.2 milionë shtetas italianë, me […]

Lexo më shumë

Qytetarët kroatë protestojnë ndaj rritjes së çmimeve, bojkotimi i blerjeve ul me përgjysmë shitjet

Qytetarët kroatë protestojnë ndaj rritjes së çmimeve, bojkotimi i blerjeve ul me përgjysmë shitjet

Publikuar më 24.01.2025
Shitjet në Kroaci ranë më 24 janar pas një bojkoti mbarëkomb...

Shitjet në Kroaci ranë më 24 janar pas një bojkoti mbarëkombëtar të blerjeve, në shenjë proteste për rritjen e çmimeve të produkteve ushqimore dhe inflacionit të lartë në këtë shtet ballkanik, treguan shifrat zyrtare. Protesta, që u nxit nga grupet e konsumatorëve, synoi rritjen e presionit ndaj shitësve me pakicë që ata i fajësojnë për […]

Lexo më shumë

Aksident i rëndë te rruga e “Elbasanit”, makina humb kontrollin dhe godet qytetarët, përplaset edhe me murin e Ambasadës Amerikane

Aksident i rëndë te rruga e “Elbasanit”, makina humb kontrollin dhe godet qytetarët, përplaset edhe me murin e Ambasadës Amerikane

Publikuar më 23.01.2025
Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur pasditen e kë...

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur pasditen e kësaj të enjteje në Tiranë ku një makinë ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga duke përplasur disa kalimtarë. Sipas policisë, aksidenti ka ndodhur te rruga e “Elbasanit” ku makina me shofer një 52-vjeçar ka dalë në trotuar dhe ka goditur një 63-vjeçar me biçikletë […]

Lexo më shumë

Soros takon Ramën: Shqipëria e para nga të gjitha

Soros takon Ramën: Shqipëria e para nga të gjitha

Publikuar më 23.01.2025
Djali i miliarderit George Soros, Aleks Soros është takuar s...

Djali i miliarderit George Soros, Aleks Soros është takuar sërish me kryeministrin e vendit tonë Edi Rama. Ata u takuan në Davos të Zvicrës, ku u mbajt Forumi Ekonomik Botëror. Aleks Soros ka postuar foto me kreun e qeverisë shqiptare në Instagram, ndërsa shkruan “Shqipëria, e para nga të gjitha”. “Kthim në Davos të Zvicrës për […]

Lexo më shumë

Shpallet në kërkim edukatorja që dyshohet se dhunoi të miturin në kopshtin privat tek “Astiri”, i ati i 3-vjeçarit: Bashkëshorti i saj më kërcënoi (VIDEO)

Shpallet në kërkim edukatorja që dyshohet se dhunoi të miturin në kopshtin privat tek “Astiri”, i ati i 3-vjeçarit: Bashkëshorti i saj më kërcënoi (VIDEO)

Publikuar më 23.01.2025
Një edukatore e një kopshti në zonën e Astirit në Tiranë u s...

Një edukatore e një kopshti në zonën e Astirit në Tiranë u shpall në kërkim nga agjentët e Komisariatit nr. 6 pasi dyshohet se ka keqtrajtuar një fëmijë të mitur gjatë qëndrimit në kopsht. Burime pranë bluve bëjnë me dije se i ati i fëmijës ka denoncuar se edukatorja e ka goditur me shpullë, ndërsa […]

Lexo më shumë

Media italiane pas marrëveshjes Rama-Meloni në Abu Dhabi për kabuj nënujorë: Po sikur centralin bërthamor ta bëjmë Shqipëri?

Media italiane pas marrëveshjes Rama-Meloni në Abu Dhabi për kabuj nënujorë: Po sikur centralin bërthamor ta bëjmë Shqipëri?

Publikuar më 23.01.2025
Po sikur në Shqipëri të ndërtohej një central bërthamor për ...

Po sikur në Shqipëri të ndërtohej një central bërthamor për Italinë? Ideja vërtitet në mediat italiane pas marrëveshjes që Rama dhe Meloni nënshkruan në Abu Dhabi, për kabuj nënujorë që do të përcjellin rrymën nga vendi jonë drejt Italisë, një investim nënujor gati një miliard euro, në një kohë që Shqipëria ende nuk përmbush dot […]

Lexo më shumë

Kthesa pas vendimit të presidentit Trump për kompaninë në SHBA, AFP: Rama tërhiqet nga mbyllja e TikTok në Shqipëri

Kthesa pas vendimit të presidentit Trump për kompaninë në SHBA, AFP: Rama tërhiqet nga mbyllja e TikTok në Shqipëri

Publikuar më 23.01.2025
Mbyllja e platformës TikTok, është kthyer në temë debati në ...

Mbyllja e platformës TikTok, është kthyer në temë debati në vendin tonë, pasi kryeministri Edi Rama një mua më parë njoftoi se rrjeti social nuk do të jetë më aktiv në vendin tonë. Por duket se qëndrimi i Ramës rreth TikTok, është ndryshuar pas një takimi me një zyrtare të kompanisë. Mediat e huaja shkruajnë […]

Lexo më shumë

Ilir Beqja gjyqtares: Edhe sikur me vdekje apo burg përjetshëm të më akuzosh e dënosh, nuk do të njollosësh emrin tim, të familjes, qeverinë e Ramës dhe PS-në

Ilir Beqja gjyqtares: Edhe sikur me vdekje apo burg përjetshëm të më akuzosh e dënosh, nuk do të njollosësh emrin tim, të familjes, qeverinë e Ramës dhe PS-në

Publikuar më 23.01.2025
Është zbardhur deklarata e plotë e ish-ministrit të Shëndetë...

Është zbardhur deklarata e plotë e ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj gjatë seancës në Gjykatën e Posaçme, ku ai kishte kërkuar përjashtimin e gjyqtares Flojera Davidhi nga gjyqi paraprak për dosjen e aferës së koncesionit të sterilizimit, kërkesë e cila u rrëzua nga gjykata. Gjatë fjalës së tij, Ilir Beqaj ka sulmuar gjyqtaren Flojera Davidhi, […]

Lexo më shumë
car rental tirana real estate saranda