×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Deputeti socialist propozon para zgjedhjeve: Të lirohen të dënuarit që u ka mbetur më pak se 2.6 vite burg

Një nismë ligjore e deputetit socialist, Nasip Naço, që parashikon kalimin e të burgosurve nga burgjet e sigurisë së lartë në ‘burgje të hapura’ pa vendim gjykate si dhe lehtëson hapësirat për lirime të parakohshme nga qelia po ngjall kritika.

burg

Një nismë e re ligjore e depozituar në Kuvend nga deputeti socialist, Nasip Naço parashikon lehtësimin e procedurave për ndryshimin e regjimeve për të dënuarit si dhe i hap rrugën lirimit të të burgosurve që u kanë mbetur edhe 2.6 vjet burg për të vuajtur përmes sigurimit të një kontrate pune.

Sipas propozimit, një i burgosur që vuan dënimin në burgjet e sigurisë së lartë në Shqipëri dhe ka kryer se 2/3 e dënimit, mund të kalojë në një institucion të sigurisë së zakonshme pa qenë nevoja që të shkojë në gjykatë, por vetëm me kërkesë të drejtorit të burgut.

Gjithashtu, drafti parashikon që të dënuarve që u ka mbetur më pak se 2 vjet e 6 muaj burgim për të vuajtur mund ta kryejnë dënimin jashtë qelive, me mbikëqyrje të perimetrit minimal të sigurisë, me kushtin që të sigurojnë një kontratë të rregullt pune.

Ndryshimet në ligjin “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”, janë nxitur, sipas Naços nga problematikat e zbatimit të ligjit në fuqi dhe ofrojnë sipas tij zgjidhje për rehabilitimin social, vetëqeverisjen dhe kosto më të ulëta për burgjet.

Nasip Naço

“Aktualisht në institucionet e sigurisë së lartë vuajnë dënimin afërsisht 500 të dënuar, ndërsa në institucionet e sigurisë së zakonshme afërsisht 1200 të dënuar. Aktualisht kemi 0 të dënuar që vuajnë dënimin në institucionin e sigurisë së ulët dhe 0 të transferuar në institucion të hapur,” tha Naço për BIRN.

Për shmangien e gjykatës nga vendimmarrja, Naço thotë se futja e gjykatës në këtë proces “ka sjellë zvarritje në gjykim dhe në dhënie vendimi, pasi nuk është bërë përcaktimi se kur kalohet nga burgu i sigurisë së lartë në një burg të sigurisë së zakonshme”.

Nga ana tjetër, Naço thekson se nisma ka synim kryesor uljen e kostove në buxhetin e shtetit, i cili sipas tij është dyfishuar në 4 vitet e fundit, dhe se propozimet janë bazuar mbi një studim të kryer nga Instituti Parlamentar mbi regjimin e burgjeve në vendet e BE-së dhe rajon.

Nismëtari nuk veçon ndonjë sfidë apo risk në zbatimin e kësaj nisme, por Komiteti Shqiptar i Helsinkit – një organizatë e të drejtave të njeriut që mbikëqyr sistemin e burgjeve, ngre disa shqetësime në një ‘vlerësim paraprak’ se lehtësirat ligjore mund të keqpërdoren për lirimin e të dënuarve për krim të organizuar.

Po ashtu, KSHH sugjeron që të mos ndryshohet autoriteti vendimmarrës, duke pasur parasysh praktikat korruptive që pretendohen nga të dënuarit dhe të hetuara deri më sot.

“Në kushtet dhe problematikat që kanë shoqëruar sistemin penitenciar në vendin tonë sikurse kanë qenë edhe rastet apo praktikat korruptive dhe favorizuese, ndryshimi i autoritetit që bën kalimin e të dënuarve nga një burg i sigurisë së lartë në atë të sigurisë së zakonshme mendoj që nuk është i drejtë,” tha Erida Skëndaj, kryetare KSHH-së.

“Jo detyrimisht një i dënuar në sigurinë e lartë që ka kryer jo më pak se 2/3 e dënimit shfaq më pak rrezikshmëri, ndaj gjykata që është organi që e ka këtë kompetencë sipas ligjit në fuqi ofron më shumë garanci në drejtim të pavarësisë dhe paanshmërisë së procesit,” shtoi ajo.

Sipas Skëndajt, procedura e kalimit nga burgjet e sigurisë së lartë në ato me siguri të ulët u hap rrugë kësaj kategorie të burgosurish që të kalojnë në sistemin e burgjeve të hapura. “Kriteret për dënimin e pakryer barazohen si në kalimin e parë edhe në atë të dytë, gjë që nuk është proporcionale,” thekson ajo.

Edhe rritja e kriterit të kohës së mbetur të dënimit për ata që përfitojnë nga ‘burgu i hapur’ nga 6 muaj që e ka ligji aktual në 2 vjet e 6 muaj shihet si problematike nga KSHH.

“Me ndryshimet ligjore që propozohen lehtësohet kalimi nga siguria e lartë deri në burgjet e hapura, i hapet rrugë punësimit të të dënuarve tyre jashtë institutcionit, ndërkohë që ekziston rreziku që ata të kryejë veprimtari kriminale të rrezikshme, sidomos nëse kemi në konsideratë të dënuarit për forma të ndryshme të krimit të organizuar,” tha Skëndaj, duke shtuar se në këtë rast më sa paku duhet të përfshihet si ‘filtër verifikimi’ Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Brenda Kuvendit, nisma nuk është përballur deri më tani me kritika.

Deputeti i Partisë Demokratike, Ferdinand Xhaferri, i cili është nënkryetar i Komisionit parlamentar të Sigurisë që drejtohet nga Naço, tha se vlerësonte nismën pavarësisht risqeve që mund të përmbajë.

“Më duket nismë e mirë”- tha ai në një bisedë telefonike, duke shtuar se “nuk mohoj që mund të ketë problematika, por në përgjithësi e mbështes”.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Hetohen 40 shtetas italianë dhe shqiptarë, SPAK zbardh skemën e organizatës të trafikut të kokainës: Drejtuesit e bandës takuan trafikantët shqiptarë në Amerikën Latine dhe Dubai

Hetohen 40 shtetas italianë dhe shqiptarë, SPAK zbardh skemën e organizatës të trafikut të kokainës: Drejtuesit e bandës takuan trafikantët shqiptarë në Amerikën Latine dhe Dubai

Publikuar më 21.01.2025
SPAK ka zbardhur skemën e trafikut të kokainës nga një grup ...

SPAK ka zbardhur skemën e trafikut të kokainës nga një grup kriminal që përbehej nga shtetas shqiptarë dhe italiane. Në njoftimin zyrtar, SPAK sqaron se në orët e para të mëngjesit të 21 janarit u finalizua operacioni ICARO, në Shqipëri  dhe Itali, me ekzekutimin e 12 masave të sigurisë “arrest me burg” dhe 8 masave […]

Lexo më shumë

Zjarri në resort shkakton 66 viktima dhe 51 të plagosur, dëshmi tronditëse nga tragjedia në Turqi: Dëgjuam ulërima për ndihmë, vdiqën para syve tanë! (VIDEO)

Zjarri në resort shkakton 66 viktima dhe 51 të plagosur, dëshmi tronditëse nga tragjedia në Turqi: Dëgjuam ulërima për ndihmë, vdiqën para syve tanë! (VIDEO)

Publikuar më 21.01.2025
Zjarri që shpërtheu në orët e para të së martës në resortin ...

Zjarri që shpërtheu në orët e para të së martës në resortin e skive Kartalkaya të provincës Bolu, Turqi, la pas 66 viktima dhe 51 të plagosur. “Fatkeqësisht, nga zjarri humbëm 66 jetë”, tha ministri i Brendshëm Ali Gerlikaya. Nga ana e tij, ministri i Shëndetësisë, Kemal Memisoglu, tha se njëri prej të plagosurve është […]

Lexo më shumë

Sot 14 vite nga 21 janari/ Balluku dhe Spiropali zëvendësojnë Ramën në homazhet për katër viktimat. Kryeministri sherroset me komentuesin: Vazhdove me të njëjtin refren

Sot 14 vite nga 21 janari/ Balluku dhe Spiropali zëvendësojnë Ramën në homazhet për katër viktimat. Kryeministri sherroset me komentuesin: Vazhdove me të njëjtin refren

Publikuar më 21.01.2025
Janë mbajtur homazhet në nder të katër viktimave të 21 janar...

Janë mbajtur homazhet në nder të katër viktimave të 21 janarit të 14 viteve më parë. Të pranishëm veç të afërmve dhe familjarëve të viktimave, ishin edhe deputetë të grupit parlamentar të PS, Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali, ndërsa kryeministri Edi Rama nuk mori pjesë në homazhe për shkak se ndodhet jashtë vendit në Forumin […]

Lexo më shumë

Donald Trump bëhet presidenti i 47 i Shteteve të Bashkuara

Donald Trump bëhet presidenti i 47 i Shteteve të Bashkuara

Publikuar më 20.01.2025
Donald Trump u kthye në presidencën amerikane sot me një cer...

Donald Trump u kthye në presidencën amerikane sot me një ceremoni inaugurimi në Uashington, që e bëri atë presidentin e parë i cili do të shërbejë në mandate jo të njëpasnjëshme që nga vitet 1890. Miliona amerikanë po e ndjekin në televizion ndërsa 78-vjeçari Donald Trump filloi një mandat të ri katërvjeçar në Shtëpinë e […]

Lexo më shumë

Babai i Martin Canit: Do të protestojmë çdo datë 18, djali i vogël nuk e di që i vëllai ka ndërruar jetë

Babai i Martin Canit: Do të protestojmë çdo datë 18, djali i vogël nuk e di që i vëllai ka ndërruar jetë

Publikuar më 20.01.2025
Babai i Martin Canit, 14-vjeçarit i cili u vra pranë shkollë...

Babai i Martin Canit, 14-vjeçarit i cili u vra pranë shkollës “Fan Noli”, ka përsëritur sërish thirrjen e tij për drejtësi për ngjarjen e rëndë që i mori jetën të birit. Ëngjëll Cani, ka treguar se djali i tyre i vogël, Henri, nuk është ende në dijeni se i vëllai ka ndërruar jetë.  “Jemi në […]

Lexo më shumë

Sot inaugurimi i Donald Trump si president i SHBA-ve, detajet e ceremonisë në Capitol Hill

Sot inaugurimi i Donald Trump si president i SHBA-ve, detajet e ceremonisë në Capitol Hill

Publikuar më 20.01.2025
Donald Trump mbyll sot rikthimin mahnitës në Shtëpinë e Bard...

Donald Trump mbyll sot rikthimin mahnitës në Shtëpinë e Bardhë, teksa betohet për një mandat të dytë si president i Shteteve të Bashkuara. Pas humbjes së tij në zgjedhjet e vitit 2020, shumë menduan se e ardhmja politike e Trump mori fund. Kritikët vunë në pikëpyetje trashëgiminë e tij politike, pas skandalit të protestës në […]

Lexo më shumë

“Gjermania është bërë vështirë për gjermanët, jo më për shqiptarët”, Rama fton emigrantët të kthehen: Do të shpallim mbështetje financiare për agroturizmin

“Gjermania është bërë vështirë për gjermanët, jo më për shqiptarët”, Rama fton emigrantët të kthehen: Do të shpallim mbështetje financiare për agroturizmin

Publikuar më 18.01.2025
Kryeministri Edi Rama ka nxitur emigrantët që të kthehen në ...

Kryeministri Edi Rama ka nxitur emigrantët që të kthehen në Shqipëri dhe të investojnë në vendin e tyre. Në podcastin e tij “Flasim”, gjatë bashkëbisedimit me një çift bashkëshortësh nga Tragjasi i Vlorës, të cilët kanë një agroturizëm, ai tha se nëse djali i tyre kthehet në Shqipëri dhe e zgjerojnë më tepër aktivitetin, do […]

Lexo më shumë

Baba Mondi viziton Vatikanin, Papa: Bektashinjtë, urë pajtimi dhe pasurimi të ndërsjellë ndërmjet Lindjes e Perëndimit

Baba Mondi viziton Vatikanin, Papa: Bektashinjtë, urë pajtimi dhe pasurimi të ndërsjellë ndërmjet Lindjes e Perëndimit

Publikuar më 16.01.2025
Papa Françesku ka pritur në një takim në Vatikan kreun e bek...

Papa Françesku ka pritur në një takim në Vatikan kreun e bektashinjve Haxhi Dede Edmond Brahimaj. Gjatë bisedës me delegacionin bektashi të kryesuar nga kryegjyshi botëror, Ati i Shenjtë cilësoi të rëndësishme marrëdhëniet miqësore ndërmjet Kishës Katolike dhe Komunitetit Bektashi. Në këto kohë të vështira, të gjithë jemi të thirrur ta refuzojmë logjikën e dhunës […]

Lexo më shumë
car rental tirana real estate saranda