Gjykata e Posaçme ka firmosur një tjetër urdhër kontrolli për llogari të hetimit të nisur ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj dhe familjarëve të tij. Me kërkesë të prokurorëve Altin Dumani e Olsi Dado gjykata ka lejuar kontrollin e një ambjenti pranë qendrës “Harabel” në zonën e ish-Bllokut.
Vendimi i gjykatës është ekzekutuar paraditen e sotme nga agjentët e BKH.
Gjykata lejonte që kontrolli të bëhej me qëllim zbulimin, administrimin dhe sekuestrimin e provave që kanë lidhje me veprën penale duke përfshirë prova dokumentare dhe elektronike, pajisje elektronike, celularë, lap top apo kompjuter personal.
Kur kërkuan nga gjykata kontrollin e pronave të familjarëve dhe miqve të Veliajt, dy prokurorët Altin Dumani dhe Olsi Dado iu referuan të dhënave zyrtare për adresat e pronave të bashkëshortes së tij, Ajola Xoxa, vëllait Arbër Veliaj, mikun Elman Abule dhe bashkëshorten e Elmanit, Marisa Niton.
Shtëpitë dhe ambjentet e kompanive ishin disa në Tiranë, një tjetër në autostradën Tiranë-Durrës dhe një pronë në Qerret, ku vëllai i Veliajt, Arbëri kishte vilat e tij. Mes apartamenteve që u kontrolluan ishin edhe ato të kompanive të Ajola Xoxës, Nan Gallery dhe Partners Law.
Bëhet fjalë për dy apartamente në katin e 10 të kullës Sky Tower në zonën e ish bllokut. Dy apartamentet janë njëri hyrja 4 dhe tjetri pak më tej, hyrja 1 e katit të 10.
Në vendimin e gjykatës, adresat e dy apartamenteve janë renditur si më poshtë:
i. PARTNERS LAW SHPK, NIPT: XXXXXXX0, Adresa: Njesia Bashkia Nr. 5, Rruga “Ibrahim Rrugova”, SkyToëer-Kati 10/4.-Tirane, me administrator Ajola Хоха.
ii. Nan Gallery SHPK, NIPT: M3 XXXXX, Adresa: Njesia Bashkia Nr. 5, Rruga:
.**Ibrahim Rrugova”, SkyToëer-Kati 10/1, me administrator Daniela Vuksani.
Çfarë gjetën brenda apartamenteve tek SKY Tower dhe materialet tek ambjentet e tjera të kompanive të Ajola Xoxës, agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit i morën me vete.
Ishin kompjutera, celularë, laptop, dosje me shkresa, që përmbanin fatura, kontrata, projekte etj. Ende nuk është konfirmuar shuma e parave që u sekuestrua në dhjetor, por burime të pakonfirmuara thanë për mediat se më shumë se 80 mijë euro u gjetën në të dyja apartamentet.
Disa ditë më pas, Veliaj u thirr në SPAK. Aty mësoi për “Nesti Angonin” dhe denoncimin ndaj tij. Kur doli nga SPAK iu hakërrye prokurorëve Altin Dumani dhe Olsi Dado që sipas tij, kishin punuar me stilin e Sigurimit dhe i kishin detyruar atë dhe të shoqen të dëshmonin kundër vetes. Situata dukej serioze.
Këtu është zbuluar edhe që përveç dy apartamenteve të regjistruara si ambjente të zyrave të Nan Gallery dhe Partners Law në katin e 10 të Sky Tower, Ajola Xoxa kishte edhe një apartament një kat më lart, në katin e 11 të kullës.
Ky apartament që siç dukej përdorej për të mbajtur materiale të tjera, është zbuluar nga të dhënat në kompjuterin e saj. Për të evituar që Veliaj dhe e shoqja, Ajola Xoxa ta “pastronin” apartamentin e padeklaruar që kishin në katin e mësipërm, dy prokurorët Dumani dhe Dado kanë nxituar të marrin miratimin e gjykatës.
Kontrollet dhe sekuestrimet e nevojshme duhej të kryheshin sa më shpejt.
Për ta bindur gjykatësen Atalanta Zeqiri duket se kanë mjaftuar të dhënat që kanë gjetur në kompjuterin e Ajola Xoxës dhe menjëherë drejt katit të 11 të kullës janë dërguar agjentët e BKH.
Në vendimin që publikoi Sali Berisha, sqarohet shkurt se gjykatësja Atalanta Zeqiri ka shqyrtuar aktet, pra të dhënat që janë gjetur më parë gjatë hetimit. Në bazë të tyre, ajo është bindur dhe ka miratuar kontrollin e këtij apartamenti tjetër, që dukej se përdorej nga Ajola Xoxa për të mbajtur materiale të tjera, jashtë zyrave të regjistruara në dokumentat shtetërore.
Çfarë ruante Ajola Xoxa në këtë apartament të tretë në kullën Sky Tower? Përse i duhet bashkëshortes së kryetarit të Bashkisë, që po hetohet nga SPAK, një apartament tjetër i paregjistruar në Qendrën e Biznesit?
Mësohet se aty janë gjetur fatura të shumta dhe kontrata që nuk mbaheshin në zyrat e deklaruara të kompanive Nan Gallery dhe Partners Laë SHPK.
Berisha ka shkuar më tej me informacionet që shpërndan. Sipas një mesazhi që ka mbërritur pranë tij, në këtë apartament janë gjetur edhe shuma parash në euro.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/