×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Detaje nga ngjarja në Astir, 6 persona kishin marrë dy apartamente me qira dhe konsumuan drogë. Vajza u tmerrua, britmat u dëgjuan nga fqinjët

Policia ka dhënë detaje në lidhje me operacionin e forcave RENEA në Astir, ku pas telefonatës së një vajze e cila pretendonte se ishte dhunuar nga disa persona dhe se ishte mbyllur brenda në apartament, ka ndërhyrë për t’i dhënë ndihmë. Policia bën me dije se vajza është gjetur e vetme në apartament dhe nga kontrollet në apartamente të tjera, në një banesë janë gjetur dy armë zjarri pistoletë. Në banesën ku janë gjetur armët, nuk ka patur persona në momentin e kontrollit.

Gjithashtu, vajza ndodhet nën asistencën e stafit mjekësore dhe nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune.

“Rreth orës 14:10, u bë hapja e derës së banesës nga Forcat “Renea”, nuk pati probleme.

Shtetasja S.Q, ndodhet nën asistencën e stafit mjekësor. Nga këqyrja paraprake nuk konstatohen shenja të dukshme fizike.

Gjithashtu, gjatë kryerjes së veprimeve të ngutshme hetimore dhe kontrollit të apartamenteve të tjera në pallatin në fjalë, në një banesë tjetër janë gjetur 2 armë zjarri pistoletë. Brenda kësaj banese nuk janë gjetur persona në momentin e kontrollit.

Grupi hetimor po kryen veprimet përkatëse me qëllim zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e poseduesit të armëve”- njoftoi policia.

Detajet

Në total kanë qenë 6 persona, 3 vajza dhe 3 djem të cilët prej mbrëmjes së të mërkurës ndodheshin në dy apartamente në katin e 8 të pallatit ku i kishin marrë me qira airbnb ngjitur me njëri-tjetrin.

Apartamentet ishin marrë me qira nga një djalë me të cilin frekuentohej 21-vjeçarja S.Q. Të rinjtë e kanë kaluar natën e së mërkurës deri në mesditën e së enjtes te të dy apartamentet, ku dyshohet se kanë konsumuar edhe lëndë narkotike. Mesditën e së entjes 5 të rinjtë e tjerë dy vajzat dhe 3 djemtë kanë zbritur poshtë pallatit për të konsumuar kafe, ndërsa vajzën me iniciale S.Q. e kanë lënë në dhomë në gjumë dhe kur është zgjuar nga gjumi e reja ka parë dy armët e zjarrit pistoleta dhe jelekun antiplumb dhe më pas ka filluar të shfaqë paranoja dhe të bërtasë e frikësuar, ulërima që janë dëgjuar edhe nga banorët në pallat.

Më pas ajo ka telefonuar familjen e saj, nënën, duke i thënë se ndjehet e rrezikuar dhe e frikësuar dhe se gjatë gjithë natës është dhunuar nga disa persona dhe po mbahej peng. Kanë qenë familjarët e saj që më pas kanë lajmëruar policinë duke i thënë se vajza e tyre është rrëmbyer nga persona që kanë edhe armë dhe që e kanë dhunuar. Ndryshe nga njoftimi zyrtar i parë i policisë së Tiranës që deklaron se në sallën operative ka telefonuar vajza me iniciale S.Q. por në polici ka telefonuar babai i vajzës dhe daja ka bërë denoncim në polici. Fillimisht pas telefonatës së familjarëve të vajzës, në katin e tetë pranë apartamentit kanë shkuar dy efektivë të forcave të rendit, por vajza e cila herë pas here ulërinte e frikësuar duke shfaqur paranoja nuk i ka hapur derën. Më pas edhe familjarët e saj kanë shkuar aty për ta bindur.

Ka qenë i ati i cili ka komunikuar me video call me vajzën pas derës ku ndodhej bashkë me policinë, por vajza sërish nuk ka hapur derën. Më pas efektivët e rendit kanë lajmëruar FNSH dhe forcat RENEA të cilët u futën në apartament nga dritarja duke zbritur nga taraca e pallatit. Ndërkohë 5 personat e tjerë 3 djemtë dhe dy vajzat e tjera, në momentin e parë që kanë konstatuar që në katin e 8 pranë apartamenteve që kishin marrë me qira u ngjitën dy efektivë të forcave të rendit janë larguar. Policia ka sekuestruar dvr-në e kamerave të sigurisë të pallatit dhe ka identifikuar të gjithë personat ( 3 djemtë dhe 2 vajzat e tjera) dhe lëvizjet e tyre nga dita e parë e akomodimit te dy apartamentet deri te largimi pas mbërritjes së policisë. Madje 6 të rinjtë mbrëmjen e së mërkurës i kanë vizituar edhe disa miq të tjerë, por këta kanë qëndruar pak dhe janë larguar. Dy vajzat e tjera të identifikuar tashmë janë pyetur nga policia.

Policia, pas mbërritjes në fillim te apartamenti ku ndodhej vajza brenda, ka pyetur pronarin i cili ka deklaruar se personi që e kishte marrë me qira apartamentin, prej muajit nëntor kishte marrë edhe apartamentin ngjitur me qira. Më pas policia ka ushtruar kontroll edhe aty, teksa vajza qëndronte e mbyllur te apartamenti tjetër. Në dy apartamentet policia gjeti pije alkoolike, dy pistoleta dhe një jelek antiplumb. Po ashtu u konstatuan edhe shenja të konsumimit të lëndëve narkotike.

Vajza ka qenë në gjendje të rënduar psikologjike dhe në dëshminë e saj paraprake para policisë ka deklaruar se është ndjerë e rrezikuar dhe se ka qenë bashkë me dy vajza të tjera dhe 3 djem dhe se ata e kishin ftuar. Ajo është shprehur se ka qenë e frikësuar kur ka parë që mbanin armë dhe i ka kërkuar ndihmë familjarëve. Pasi është qetësuar ajo ka deklaruar se nuk është dhunuar.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Meta intervistë nga burgu: Ndihem në lartësinë më të madhe të përgjegjësisë time qytetare, politike dhe atdhetare

Meta intervistë nga burgu: Ndihem në lartësinë më të madhe të përgjegjësisë time qytetare, politike dhe atdhetare

Publikuar më 09.01.2025
Presidenti i Partisë së Lirisë, z.Ilir Meta, ka dhënë një in...

Presidenti i Partisë së Lirisë, z.Ilir Meta, ka dhënë një intervistë për Syri.net, nga burgu ku ndodhet prej mëse tre muajsh. *Z. Meta, dje ju u pyetët nga SPAK gati 3 muaj pas arrestimit tuaj të bujshëm. Çfarë ndodhi në atë që ju e quajtët seancë reciproke të marrjeve në pyetje midis SPAK dhe juve?* […]

Lexo më shumë

Dyshohet se abuzoi me fondet e buxhetit të shtetit në favor të gruas, shkarkohet drejtori i Teatrit Kombëtar Altin Basha

Dyshohet se abuzoi me fondet e buxhetit të shtetit në favor të gruas, shkarkohet drejtori i Teatrit Kombëtar Altin Basha

Publikuar më 09.01.2025
Drejtori i Teatrit Kombëtar Altin Basha është shkarkuar nga ...

Drejtori i Teatrit Kombëtar Altin Basha është shkarkuar nga detyra ditën e sotme. Dyshohet se Basha ka abuzuar me fondet në Teatrin Kombëtar. Basha është shkarkuar ditën e djeshme me vendim të Këshillit të Ministrave. Në vend të tij është emëruar menjëherë drejtuesi i ri, Indrit Çobani. Ministria ka deklaruar se është çelur procesi për […]

Lexo më shumë

Miratohet bonusi i pranverës për pensionistët, qeveria vendos ta shpërndajë më herët

Miratohet bonusi i pranverës për pensionistët, qeveria vendos ta shpërndajë më herët

Publikuar më 09.01.2025
Ministrat e kabintetit qeveritar kanë prezantuar vendimet e ...

Ministrat e kabintetit qeveritar kanë prezantuar vendimet e marra në mbledhjen e Këshillit të Minbistrave për herë të parë për vitin 2025. Lajm i mirë erdhi nga ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja i cili njoftoi se sot është miratuar bonusi i pranverës për pensionistët. 10 mije lekë do të marrin ata që […]

Lexo më shumë

Qeveria ul me 1 lek/kw çmimin e energjisë elektrike, PD: Rama vazhdon të tallet me shqiptarët, kemi çmimin më të lartë në rajon

Qeveria ul me 1 lek/kw çmimin e energjisë elektrike, PD: Rama vazhdon të tallet me shqiptarët, kemi çmimin më të lartë në rajon

Publikuar më 09.01.2025
Enti Rregullator i Energjisë miratoi dje çmimet e reja të en...

Enti Rregullator i Energjisë miratoi dje çmimet e reja të energjisë për familjarët sipas aplikimit të bërë nga Furnizuesi i Shërbimit Universal pjesë e OSHEE. ERE ka vendosur që të ulë me 1 lekë për kilovat çmimin e energjisë elektrike për periudhën nga 1 shkurti 2025 në 31 dhjetor 2025.Çmimi i energjisë elektrike shkon 8.5 […]

Lexo më shumë

Akuzohet për “Transferta parash me Xoxën” dhe “udhëtime me Veliajn”, pas gruas, në SPAK dëshmon edhe Elman Abule

Akuzohet për “Transferta parash me Xoxën” dhe “udhëtime me Veliajn”, pas gruas, në SPAK dëshmon edhe Elman Abule

Publikuar më 09.01.2025
Një ditë pasi gruaja e tij, Marisa Nito qëndroi për 5 orë në...

Një ditë pasi gruaja e tij, Marisa Nito qëndroi për 5 orë në SPAK, në kuadër të hetimeve që po zhvillohen për Erion Veliajn, sot radhën pë të dëshmuar e ka biznesmeni Ermal Abule. Ai ka hyrë në ambientet e Prokurorisë së Posaçme rreth orës 10:00. HETIMET NDAJ ÇIFTEVE ABULE-NITO DHE VELIAJ-XOXA Gruaja e Elman […]

Lexo më shumë

U pyet për rreth 2 orë në SPAK, reagon Ilir Meta: Kam dhënë sqarime shumë të qarta, këto janë tre faktet që paraqita sot

U pyet për rreth 2 orë në SPAK, reagon Ilir Meta: Kam dhënë sqarime shumë të qarta, këto janë tre faktet që paraqita sot

Publikuar më 07.01.2025
Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar pas pa...

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar pas paraqitjes së tij në SPAK, ku u thirr si person nën hetim dhe u pyet për 2 orë lidhur me akuzat në adresë të tij. Meta deklaroi se e mësoi lajmin për thirrjen nga mediat dhe nuk ka marrë ende një njoftim zyrtar. “Isha gati […]

Lexo më shumë

Sondazhet tronditin SPD-në e Olaf Scholz, rriten CDU/CSU, por edhe ekstremi i djathtë. Kush do të jetë Kancelari i ardhshëm i Gjermanisë

Sondazhet tronditin SPD-në e Olaf Scholz, rriten CDU/CSU, por edhe ekstremi i djathtë. Kush do të jetë Kancelari i ardhshëm i Gjermanisë

Publikuar më 07.01.2025
Gjermania po përgatitet për zgjedhjet e përgjithshme për të ...

Gjermania po përgatitet për zgjedhjet e përgjithshme për të zgjedhur Bundestagun, dhomën e parlamentit të saj, më 23 shkurt 2025. Zgjedhjet gjermane erdhën pasi koalicioni tre ngjyrësh i quajtur “semaforik”, socialdemokratët, liberalët dhe të gjelbrit mori fund. Sistemi zgjedhor gjerman është proporcional, kështu që sondazhet janë një panoramë të mirë se çfarë forme qeverisje mund […]

Lexo më shumë

Hashim Thaçi deklarohet i pafajshëm për akuzën e dytë të ngritur nga Gjykata Speciale se tentoi që të ndikonte te dëshmitarët

Hashim Thaçi deklarohet i pafajshëm për akuzën e dytë të ngritur nga Gjykata Speciale se tentoi që të ndikonte te dëshmitarët

Publikuar më 07.01.2025
Gjykata e Posaçme e Kosovës për krime lufte, me seli në Hagë...

Gjykata e Posaçme e Kosovës për krime lufte, me seli në Hagë, njoftoi të martën se ish Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, deklaroi pafajësinë lidhur me akuzat për pengim të drejtësisë, të ngritura muajin e kaluar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar. Në një njoftim të Gjykatës thuhet se zoti Thaçi e dorëzoi me shkrim […]

Lexo më shumë
car rental tirana real estate saranda