Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar pas paraqitjes së tij në SPAK, ku u thirr si person nën hetim dhe u pyet për 2 orë lidhur me akuzat në adresë të tij. Meta deklaroi se e mësoi lajmin për thirrjen nga mediat dhe nuk ka marrë ende një njoftim zyrtar.
“Isha gati të paraqitesha që në ora 10:00, siç u njoftua nga mediat, por vonesa erdhi për shkak të SPAK. Kërkoj ndjesë gazetarëve që nuk m’u lejua të përgjigjesha para tyre,” u shpreh Meta.
Ai shtoi se i është përgjigjur të gjitha pyetjeve të prokurorëve, duke dhënë sqarime të qarta për çështjen e lobimeve. Por nga ana tjetër, Meta tha se iu ishte drejtuar prokurëve me disa pyetje, por që nuk kishte marrë përgjigje. “Më lejoni t’ju sqaroj se ishte një seancë me pyetje reciproke, ne ju përgjigjëm të gjitha pyetjeve të tyre, ata ju shmangën “për moskompetencë” pyetjeve tona”, sqaron Meta.
Ilir Meta: Falenderoj mediat që më njoftuan dje se do të thirresha sot në SPAK, pasi ende nuk kam një dokument zyrtar njoftimi për t’u paraqitur. Megjithatë, unë isha sot i gatshëm të shkoja në seancë, që në ora 10:00, siç u bë njoftimi vetëm nga mediat dhe vonesa ndodhi vetëm për shkak të SPAK. U kërkoj ndjesë gazetarëve që nuk m’u dha leja që kërkova, që edhe me pranga dhe i shoqëruar, t’u përgjigjesha çdo pyetje të tyre. Dua t’ju siguroj se kam dhënë sqarime shumë të qarta, me sjelljen time tepër transparente, për të gjitha pyetjet që m’u drejtuan, duke sqaruar edhe njëherë në respektin tim të plotë ndaj të gjitha ligjeve shqiptare dhe amerikane për çështjen e lobimit.
Por më lejoni t’ju sqaroj se ishte një seancë me pyetje reciproke, ne ju përgjigjëm të gjitha pyetjeve të tyre, ata ju shmangën “për moskompetencë” pyetjeve tona. Pyetja jonë e parë ishte se çfarë bëhet me kallëzimin tonë të dorëzuar më 6 dhjetor në SPAK lidhur me rrëmbimin kriminal dhe banditesk. Meqënëse ata ishin të interesuar për çështjen e lobimeve, pasi ju përgjigja të gjitha pyetjeve të tyre, si President i Partisë së Lirisë, forcës së dytë opozitare në vend, u bëra unë dy pyetje që kanë të bëjnë me interesin e lartë publik, konkretisht me çështjen e lobimeve të paligjshme.
Së pari, çfarë bëhet me hetimin e çështjes McGonigal, kryeagjentit të FBI të dënuar me burg për shkak të korruptimit nga kryekorruptuesi i ndërkombëtarëve, aktualisht Kryeministër?
Së dyti, çfarë bëhet me hetimin për fotografinë e paligjshme me Presidentin Obama të “Gruas së Bilalit” për të cilën një shtetas shqiptaro-amerikan ka bërë burg në Shtetet e Bashkuara të Amerikës?
Ish-presidenti dhe lideri i Partisë së Lirisë, Ilir Meta u shpreh se ka paraqitur sot tri akuza ndaj Kryeministrit Edi Rama dhe Engjell Agaçit, gjatë seancës së pyetjeve reciproke në SPAK.
Ai ka theksuar se Partia e Lirisë ka qenë denoncuesja kryesore e megaaferës së inceneratorëve, duke përmendur përgjegjësitë e dy zyrtarëve.
Meta renditi tre fakte zyrtare që sipas tij, e ngarkojnë Ramën dhe Agaçin me përgjegjësi:
Bonusi i paligjshëm: Më 7 dhjetor 2016, Edi Rama firmosi dhënien e një bonusi prej 8% të pikëve për kompaninë Integrated Energy BV sh.p.k, e cila në atë kohë nuk ekzistonte, duke shkelur ligjet në fuqi dhe duke favorizuar këtë kompani në procedurën e konkurrencës për ndërtimin e inceneratorit të Tiranës.
Negocimi i kontratës: Rama ka firmosur kontratën koncesionare për ndërtimin e inceneratorit të Elbasanit në kundërshtim me ligjin “Për koncensionet dhe Partneritetin Publik/Privat”, edhe pasi ishte informuar se procedura e negociatës pa shpallje ishte e paligjshme.
Miratimi i paligjshëm: Ai akuzoi Erion Veliaj për firmosjen e një koncensioni 30-vjeçar për inceneratorin e Tiranës, duke shkelur vendimet e Këshillit Bashkiak dhe ligjet përkatëse.
Meta u shpreh se ndërkohë që vazhdojnë hetimet, dhjetëra milion euro po vidhen dhe financojnë analistë dhe media që manipulojnë informacionin.
Ai kërkoi një përgjigje nga SPAK për veprimet e tyre në këtë çështje me interes të lartë publik, duke theksuar se dokumentet përkatëse janë në duar të tyre, të firmosura dhe me vulë.
Postimi
Në seancë e sotme të pyetjeve reciproke në SPAK, në cilësinë e Presidentit të Partisë së Lirisë, forcës së dytë opozitare në vend, që ka qenë denoncuesja kryesore e megaaferës së inceneratorëve, që ka përgjegjës kryesorë Edi Ramën dhe Ëngjëll Agaçin, paraqita sot tre fakte zyrtare dhe panele që i ngarkon ata me përgjegjësi.
1. Edi Rama, në kundërshtim me çdo ligj në fuqi, më datë 7.12.2016, firmosi dhënien e bonusit prej 8% të pikëve kompanisë Integrated Energy BV sh.p.k për procedurën e konkurrimit, për ndërtimin e inceneratorit të Tiranës, por që ne fakt kjo kompani NUK EKZISTONTE në momentin që Kryeministri firmosi bonusin që e favorizonte ne procedurën konkurruese.
2. Edi Rama ka firmosur në kundërshtim me ligjin “Për koncensionet dhe Partneritetin Publik/Privat”, për negocimin pa shpallje të kontratës koncensionare për ndërtimin e inceneratorit të Elbasanit edhe pasi Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, Ëngjëll Agaçi, u njoftua zyrtarisht nga Drejtori i Agjencisë së Prokurimeve Publike, z. Eduard Ahmeti, se procedura e përzgjedhur për dhënien e këtij koncensioni negocim pa shpallje është e paligjshme.
3. Firmën e paligjshme të Erion Veliaj për miratimin e koncensionit 30-vjeçar të inceneratorit fantazmë të Tiranës, në shmangie të vendimarrjes së Këshillit Bashkiak të Tiranës dhe në shkelje të ligjit.
Meqë kjo çështje ka interes të lartë publik, pyetja ime ishte se çfarë bëhet me hetimet ndërkohë që dhjetëra milion euro vazhdojnë të vidhen dhe të financojnë kallëzues të rremë, media dhe analistë “spakistë” që përmbytin banaqet televizive?
Që të mos lodhet më shumë SPAK dhe analistët “spakistë” ja ku i kanë dokumentat me firmë dhe me vulë.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/