×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

SPAK kërkoi rikthimin në “arrest shtëpie”, Apeli i GJKKO-së i cakton Sali Berishës masën “detyrim paraqitje” dy herë në muaj

Apeli i GJKKO-së ka marrë vendimin për të lënë në “detyrim paraqitje” kreun e Partisë Demokratike, Sali Berisha. Gjatë ditës së sotme, SPAK kërkoi që Berisha të kthehet në masën e sigurisë “arrest shtëpie”.

Sali Berisha është marrë i pandehur nga SPAK për “korrupsion pasiv” në lidhje me aferën e privatizimit të ish-klubit Partizani.

VENDIMI I APELIT TË GJKKO

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtari Engert Pëllumbi, sot më 03.01.2025, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 276 akti, datë 26.12.2024 regjistrimi, dhe vendosi:

  1. Ndryshimin e vendimit nr. 674, datë 27.11.2024, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në këtë mënyrë:

– Rrëzimin e kërkesës së të pandehurit S.B. për shuarjen e masës së sigurimit me karakter shtrëngues “Arresti në shtëpi”, e parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale, e caktuar ndaj tij me vendimin nr. 520, datë 30.12.2023, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, e miratuar me vendimin nr. 15 (87-2024-23), datë 25.01.2024, të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar;

– Zëvendësimin e masës së sigurimit “Arresti në shtëpi”, e caktuar ndaj të pandehurit S.B. me vendimin nr. 520, datë 30.12.2023, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, e miratuar me vendimin nr. 15 (87-2024-23), datë 25.01.2024, të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me masën e sigurimit “Detyrimi për tu paraqitur në policinë gjyqësore”, e parashikuar nga neni 234 i Kodit të Procedurës Penale.

– Urdhërohet i pandehuri S.B. të paraqitet përpara oficerit të policisë gjyqësore Adelajda Metaj, pranë Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, të hënë e parë dhe të tretë të çdo muaji, ora 10:00.

  1. Ngarkohet Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për zbatimin e këtij vendimi.
  2. Kundër këtij vendimi mund të bëhet rekurs në Gjykatën e Lartë, brenda 45 (dyzet e pesë) ditëve nga e nesërmja e njoftimit të tij.

Reagon avokati dhe PD

Pas kësaj mase, ka reaguar për mediat edhe avokati i Berishës, Genc Gjokutaj. Ai tha se vendimi është i çuditshëm, duke thënë se Prokuroria është politike.

“Gjykata e Apelit e GJKKO vendosi zëvendësimin e masës. Ne jemi të paqartë për këtë vendim. Prokurori kërkonte vetëm që të merrej masa “arrest shtëpie”. Kjo gjykatë nuk është më pak e kapur se Gjykata Kushtetuese. Vijmë prapë në krye të herës te kjo histori. Vendimi nuk është zbardhur. Ky vendim është zgjidhja më e keqe që i është dhënë ndonjëherë, se nuk ka zgjidhur asnjë problem. Prokuroria në mënyrë arbitrare është nisur nga qëllime politike të ditës, duke zhdukur konceptin e “arrestit në shtëpi”. Ky është vendim i çuditshëm, por duhet ta lexojmë këtë vendim”- tha Gjokutaj.

Nënkryetari i PD, Agron Gjekmarkaj ka reaguar pasi Apeli i GJKKO-së caktoi masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për kryedemokratin Sali Berisha.

Gjekmarkaj shprehet se vendimi është absurd, duke shtuar se shqiptarët do të dinë t’i japin përgjigje kësaj sfide më 11 maj. “Historia bashkëkohore ka dëshmuar që fitimi i betejave për Sali Berishën është thjesht çështje kohe”, shkruan ai.

“Një tjetër vendim absurd i Gjykatës së Posaçme ndaj Sali Berishës. Një përpjekje e pafshehur për tu bërë krah dhe bllok i vetëm me mazhorancën për zgjedhjet e ardhshme! Shqiptarët do të dinë ti japin përgjigje me 11 Maj kësaj sfide. Historia bashkëkohore ka dëshmuar që fitimi i betejave për Sali Berishën është thjeshtë çështje kohë.”- shkruan Gjekmarkaj.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Qendrat e emigrantëve në Lezhë, Meloni flet për ‘Corriere della Sera’: Zgjidhje novatore dhe leksion për vendet e BE-së

Qendrat e emigrantëve në Lezhë, Meloni flet për ‘Corriere della Sera’: Zgjidhje novatore dhe leksion për vendet e BE-së

Publikuar më 04.01.2025
Në një intervistë për Corriere della Sera, kryeministrja ita...

Në një intervistë për Corriere della Sera, kryeministrja italine, Giorgia Meloni, duke folur për marrëdhëniet me homologun  britanik, ka përmendur edhe qendrat e emigrantëve në Gjadër dhe Shëngjin, që janë produkt i marrëveshjes mes qeverisë shqiptare dhe asaj italiane. Për migrantët ajo tha se është një fenomen që prek gjithë kontinentin europian. Ajo u duk […]

Lexo më shumë

Nesër fillon aplikimi i tarifës në autostradën Thumanë-Kashar, sa do paguajnë automjetet

Nesër fillon aplikimi i tarifës në autostradën Thumanë-Kashar, sa do paguajnë automjetet

Publikuar më 03.01.2025
Qarkullimi në aksin rrugor Thumanë-Kashar do të bëhet me pag...

Qarkullimi në aksin rrugor Thumanë-Kashar do të bëhet me pagesë duke filluar nga e shtuna. Kompania koncesionare “Gener 2’,  e ndërtimit dhe mirëmbajtjes së këtij segmenti prej 21 kilometrash, ka përcaktuar si tarifë bazë vlerën e 2.52 euro me TVSH. Por kur ende mungojnë pak orë nga nisja e pagesës së rrugës Kompania nuk ka […]

Lexo më shumë

Aksident i rëndë në Vaun e Dejës, humbin jetën dy kalimtarë pasi makina doli nga rruga

Aksident i rëndë në Vaun e Dejës, humbin jetën dy kalimtarë pasi makina doli nga rruga

Publikuar më 03.01.2025
Një aksident i rëndë ka ndodhur në Vaun e Dejës, në aksin Mj...

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Vaun e Dejës, në aksin Mjedë-Bushat. Dalja e një makine nga rruga ka shënuar dy viktima, Ndue Prenga dhe Ndreke Prenga, kalimtarë rasti. Policia ka dhënë detaje në lidhje me aksidentin e rëndë në Vaun e Dejës, ku një mjet ka dalë nga rruga dhe ka përplasur për vdekje dy […]

Lexo më shumë

Përkeqësohet gjendja shëndetësore e Janullatos, niset me urgjencë me helikopter ushtarak drejt Athinës

Përkeqësohet gjendja shëndetësore e Janullatos, niset me urgjencë me helikopter ushtarak drejt Athinës

Publikuar më 03.01.2025
Gjendja shëndetësore e kryepeshkopit të Shqipërisë, 95-vjeça...

Gjendja shëndetësore e kryepeshkopit të Shqipërisë, 95-vjeçarit Anastas Janullatos, i cili prej datës 30 dhjetor ishte shtruar në spitalin e Tiranës, ka shfaqur një përkeqësim të rëndë. Sipas mediave greke, Janullatos është nisur me urgjencë me një avion të Forcave Ajrore drejt spitalit të Athinës për trajtim më të specializuar.  Raportohet se ai do të […]

Lexo më shumë

Analiza e UNESCO-s: Shqipëria ka përkeqësim në arsim, nevojë urgjente për rritjen e financimit

Analiza e UNESCO-s: Shqipëria ka përkeqësim në arsim, nevojë urgjente për rritjen e financimit

Publikuar më 03.01.2025
Shqipëria është para një nevoje urgjente për të përmirësuar ...

Shqipëria është para një nevoje urgjente për të përmirësuar financimin për sektorin e arsimit dhe për një shpërndarje më të mirë të burimeve vuri në dukje UNESCO (Organizata e Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë) në një analizë të posaçme të Arsimit në Shqipëri që u publikua kohët e fundit. Analiza gjeti dobësi […]

Lexo më shumë

Ekzekutimi i Elton Çiços 9 vite më parë, arrestohet në Athinë i shumëkërkuari Jani Aliaj, policia greke jep detajet

Ekzekutimi i Elton Çiços 9 vite më parë, arrestohet në Athinë i shumëkërkuari Jani Aliaj, policia greke jep detajet

Publikuar më 03.01.2025
Arrestohet në Athinë i shumëkërkuari Jani Aliaj. Ai është au...

Arrestohet në Athinë i shumëkërkuari Jani Aliaj. Ai është autori i vrasjes së Elton Çiços në vitin 2016. Jani Aliaj është i dënuar me burgim të përjetshëm. Aliaj ishte ndër pesë personat më të kërkuar nga policia shqiptare. Ngjarja e rëndë ndodhi më 1 maj të vitit 2016 në hyrje të ish-Bllokut, brenda një lokali pranë […]

Lexo më shumë

Qëlloi me armë zjarri në koncertin e organizuar nga një klub nate, policia njofton shpalljen në kërkim të Jetmir Pepajt

Qëlloi me armë zjarri në koncertin e organizuar nga një klub nate, policia njofton shpalljen në kërkim të Jetmir Pepajt

Publikuar më 03.01.2025
Policia e Tiranës ka shpallur në kërkim Jetmir Pepajn, 33-vj...

Policia e Tiranës ka shpallur në kërkim Jetmir Pepajn, 33-vjeçarin i cili qëlloi me armë zjarri në klubin e natës në Tiranë. Ngjarja ndodhi në klubin e natës në rrugën “Liman Kaba” më datë 01 Janar 2025 rreth orës 04:30. Raportohet se nga kqyrja e vendit të ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një gëzhojë. “Në përfundimin […]

Lexo më shumë

Reportazhi në Shëngjin, si po degradojnë burgjet fantazëm të Melonit

Reportazhi në Shëngjin, si po degradojnë burgjet fantazëm të Melonit

Publikuar më 02.01.2025
Kur kryeministrja italiane Giorgia Meloni zbuloi për herë të...

Kur kryeministrja italiane Giorgia Meloni zbuloi për herë të parë planin e saj prioritar për të gjetur, ndaluar dhe trajtuar azilkërkuesit në territor shqiptar, ky u prezantua si një kundërpërgjigje madhështore ndaj krizës së migracionit në Evropë. Por tani që ka kaluar vit dhe 67.5 milionë euro, skema ka ngecur në labirintet e proceseve gjyqësore […]

Lexo më shumë
car rental tirana real estate saranda