Gjendja shëndetësore e kryepeshkopit të Shqipërisë, 95-vjeçarit Anastas Janullatos, i cili prej datës 30 dhjetor ishte shtruar në spitalin e Tiranës, ka shfaqur një përkeqësim të rëndë.
Sipas mediave greke, Janullatos është nisur me urgjencë me një avion të Forcave Ajrore drejt spitalit të Athinës për trajtim më të specializuar.
Raportohet se ai do të transportohet nga një ekip i personelit mjekësor fluturues të EKAV-it, ndërsa pritet të shtrohet në reformacionin e spitalit “Evangelismos”.
Megjithatë, gjendja e tij konsiderohet nën kontroll, ndërsa sipas raportimeve ai ka pësuar hemorragji në stomak.
Bëhet e ditur se kryepeshkopi u shtrua në një spital në Shqipëri pak ditë më parë ku u raportua se ishte prekur nga një virozë e stinës.
Në atë kohë, në një njoftim në llogarinë e Kryepeshkopit në Facebook thuhej: “Më i bekuari Kryepeshkop i Shqipërisë, z. Anastasi është shtruar në një spital në Tiranë, pas shfaqjes së virozës sezonale. Gjendja e tij shëndetësore është e qëndrueshme”.
Në nëntor 2020, Kryepeshkopi i Shqipërisë u shtrua sërish në ICU të spitalit “Evangelismos” me koronavirus.
Ndërkohë përfaqësuesja e zyrës së shtypit të Kishës Ortodokse ka dhënë detaje lidhur me shëndetin e kryepeshkopit Anastas Janullatos.
Valbona Duri thotë se gjendja shëndetësore e Kryepeshkopit është e stabilizuar, por mjekët sugjeruan diagnostikime më të avancuara për t’u siguruar mbi shëndetin e tij, ndaj u transportua në Athinë
Transportimi u realizua nga një avion i Forcave Ajrore Greke dhe një ekip i posaçëm i Shërbimit Kombëtar të Ndihmës së Shpejtë në Greqi (EKAV).
Kryepeshkopi ka qenë në spital që nga 30 dhjetori 2024 ku u shtrua për shkak të gripit sezonal.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/