Qarkullimi në aksin rrugor Thumanë-Kashar do të bëhet me pagesë duke filluar nga e shtuna.
Kompania koncesionare “Gener 2’, e ndërtimit dhe mirëmbajtjes së këtij segmenti prej 21 kilometrash, ka përcaktuar si tarifë bazë vlerën e 2.52 euro me TVSH. Por kur ende mungojnë pak orë nga nisja e pagesës së rrugës Kompania nuk ka publikuar ende tarifat e detajuara për cdo lloj mjeti që do të kalojë. Për më tepër kjo tarifë në euro, sipas ‘Gener 2’ do të ndryshojë cdo vit në varësi të luhatjeve të kursit të këmbimit lekë/euro. Kontrata parashikon gjithashtu rrumbullakosje të çmimit kur është me presje dhjetore.
Nga ana tjetër teksa monedha vendase është leku, pagesa në lekë do të bëhet në bazë të një kursi që do të përcaktohet në kontratë, i afërt me kursin e tregut.
Rruga Thumanë-Kashar u hap për qarkullim në 30 qershor 2024 dhe është dhënë me koncesion kompanisë Gener 2 për 35 vite dhe me një kosto 271 milionë euro.
Segmenti ka një gjatësi prej 21 kilometrash dhe është autostrada e parë e Kategorisë A. që nënkupton jo vetëm standarte europiane të ndërtimit të rrugës, por edhe një limit shpejtësie tjetër nga ai që kanë akset e tjera rrugore të vendit. Ky aks rrugor është aksi i parë ku qarkullohet me një limit shpejtësie deri në 130 kilometra në orë.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/