Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri “Shekulli Group”
Deri një vit më parë betoheshin se nuk do të ishin deputetë të tij, Bardhi, Gjekmarkaj, Tabaku, Mziu & CO kërcejnë me këngën për Berishën (VIDEO)
Publikuar më 28.12.2024 nga shekulli_admin
Një video e publikuar në rrjet duken deputetët e PD-së të mbledhur në festën e fundvitit që kërcejnë me një këngë kushtuar kryetarit të tyre, Sali Berisha.
Siç shihet nga pamjet deputetë si Gazment Bardhi, Jorida Tabaku, Agron Gjekmarkaj kërcejnë nën tingujt e këngës së Fatmira Breçanit, kushtuar Sali Berishës.
“Sot knojn zemrat Për demokraci Për doktor Berishën Dhe shoqninë e tij Nuk ka fe as s’ka parti Që përçan këtë shqiptari”
Duke kërcyer shfaqet Agron Gjekmarkaj i cili duket se është shënuar pas protestës së 23 dhjetorit kur nuk u ndje mirë dhe humbi ndjenjat. Gati një vit më parë deputetët si Gazment Bardhi, Jorida Tabaku dhe Agron Gjekmarkaj ishin me Bashën e betoheshin se me Berishën në krye të partisë nuk do të kishte kurrë bashkëpunim dhe se nuk do ta njihnin si kreun e Partisë Demokratike, por tashmë fjala përçarje nuk ekziston.
““Më parë vdes sesa bashkohem me Berishën” deklaronte Bardhi në shkurt të këtij viti para se të bashkohej me Berishën dhe ky i fundit ta shpërblente me postin e kreut të grupit parlamentar të PD-së së, ndërsa Gjekmarkaj shprehej se “Unë nuk do të jem kurrë një deputet i Sali Berishës”.
Bashkimi në valle dhe këngë ndodh disa muaj përpara se të shpallen listat e kandidatëve për deputetë dhe kushedi çdo të ndodhte në mars, pot ë kishte feste, çfarë do të bënin deputetët aktualë për Sali Berishën, që të ishin në listën e sigurtë të tij.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli" mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
Pas deklaratave të ish-presidentit Alfred Moisiu, mbrëmjen e...
Pas deklaratave të ish-presidentit Alfred Moisiu, mbrëmjen e djeshme në emisionin “Off the Record” në A2 CNN, për rastin “Partizani”, ka reaguar sot Jamarbër Malltezi, i cili thotë se do ta padisë ish-presidentin në gjykatë për shpifje. Në një postim në Facebook, ai i cilëson shpifje deklaratat e ish-kreut të shtetit, i cili tha se toka […]
Nga Thethi e deri te ndërtimet pa leje në Jug e në të gjithë...
Nga Thethi e deri te ndërtimet pa leje në Jug e në të gjithë Shqipërinë, Kryeministri Edi Rama pohoi se çdo godinë do të rrafshohet. Gjatë takimit me deputetët e zgjedhur dhe kandidatët e 11 majit për Tiranën, Rama tha se ky nuk është një aksion por reformë që do të vijojë gjatë. Kërkoi sërish […]
Thethi, që duhej të ishte një nga destinacionet më të vizitu...
Thethi, që duhej të ishte një nga destinacionet më të vizituara të verës për bukuritë e tij natyrore, këto ditë është shndërruar në epiqendrën e një kaosi të vërtetë. Aksioni i IKMT-së për shembjen e ndërtimeve pa leje ka përshkallëzuar përplasjet me banorët, duke kulmuar ditën e sotme me përdorimin e molotovëve ndaj mjeteve të […]
Kryeministri Edi Rama, në mbledhjen me Kryebashkiakët në Dur...
Kryeministri Edi Rama, në mbledhjen me Kryebashkiakët në Durrës, ka dhënë ultimatum që të gjithë kryetarët e njësive administrative duhet të jenë të shkarkuar deri ditën e hënë. “Shpresoj që ditën e hënë të gjithë kryetarët e njësive administarive të jenë të shkarkuar”, tha Rama. Kreu i qeverisë u shpreh se të gjithë kryetarët e njësive administrative […]
Kryeministri Edi Rama ka reaguar me një mesazh në rrjetin so...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar me një mesazh në rrjetin social Facebook, duke nderuar Kapiten Arben Anamalin, i cili humbi jetën gjatë një aksioni heroik për shpëtimin e dy turistëve në Liqenin e Shkodrës. “U prehsh në paqe, dëshmor i atdheut,” shkruan Kryeministri në postimin e tij, duke e cilësuar kapitenin si një hero të […]
Marjana Koçeku e cila fitoi mandatin e deputetes në zgjedhje...
Marjana Koçeku e cila fitoi mandatin e deputetes në zgjedhjet e 11 majit nën siglën e Partisë Socialiste, ka reaguar në rrjete sociale në lidhje me përplasjen e banorëve të Thethit me policinë dhe IMKT-në, të cilët kanë zbarkuar për të shembur ndërtimet pa leje në zonë. Marjana Koçeku shprehet në rrjete sociale se në […]
Myslim Murrizi ka “uruar” për fillimin e pushimeve, drejtues...
Myslim Murrizi ka “uruar” për fillimin e pushimeve, drejtuesit e Partisë Demokratike. Sipas tij, në shtator ata di rikthehen në Kuvend e do bëjnë shou, ngjasme po “vriten” për demokracinë, siç bënë katër vitet e shkuara. “Asnjeri nuk pipëtin, nuk belbezon e nuk flet më per “masakren” zgjedhore qe do gjenin gjate “rinumerimit” nga patronazhistet […]
Kryeministri Edi Rama ka reguar sërish lidhur me aksionin nd...
Kryeministri Edi Rama ka reguar sërish lidhur me aksionin ndaj zaptimit të hapësirave publike në të gjithë vendin, ku ka paralajmëruar reforma të reja ligjore. Rama njofton se problemet për “tokat e xanuna në kurriz të komunitetit”, do të adresohen rrënjësisht me një reformë të re ligjore të kontrollit e të zhvillimit të territorit. Po ashtu, kreu […]