Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmë në qytetin e Vlorës, ndërsa sipas raportimeve paraprake dy persona kanë mbetur të plagosur. Mësohet se të plagosurit janë identifikuar si 30-vjeçari Kejvin Hajrulla dhe Armand Spahiu, 35 vjeç, shitës i një dyqani aty pranë. Ngjarja ka ndodhur në lagjen ‘Çole” të qytetit bregdetar, ndërsa policia ka rrethuar vendngjarjen menjëherë pas rastit.
Sakaq, raportohet se pas të shtënave policia ka zbuluar një automjet duke u djegur në autostradën Vlorë-Fier, i cili besohet se u përkiste autorëve. 30-vjeçari Kejvin Hajrulla mësohet se ka qenë objektiv i atentatit, ndërsa Armand Spahiu, 35 vjeç, është plagosur aksidentalisht.
Kevin Hajrulla dhe automjeti pas atentatit
“Mbrëmjen e sotme, rreth orës 21:30, në lagjen “24 Maji”, Vlorë, në rrethana ende të paqarta, është plagosur me armë zjarri shtetasi K. H., rreth 30 vjeç, i cili udhëtonte me një automjet tip “Benz”. Si pasojë e të shtënave, është plagosur me armë zjarri edhe shtetasi A. S., 35 vjeç, i cili ndodhej në afërsi në momentin e ngjarjes.
Të dy personat janë transportuar menjëherë në Spitalin Rajonal Vlorë dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Gjatë krehjes së zonës në afërsi të fshatit Panaja, është bërë i mundur lokalizimi i automjetit të dyshuar të përdorur nga autorët, i cili është përfshirë nga flakët. Po punohet për shuarjen e zjarrit.
Shërbimet e Policisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë intensivisht për identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve të dyshuar.
Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të plota të ngjarjes”- njoftoi policia mbrëmë.
Në rrjetet sociale është publikuar një video nga momentet e para, pak çaste pasi mbi 30-vjeçarin Kevin Hajrulla u qëllua me breshëri plumbash në lagjen “Cole”. 30-vjeçari ndodhej në një automjet “Mercedes Benz” kur u qëllua. Bashkë me të i plagosur mbeti edhe një kalimtar i rastit, teksa po ecte në trotuar.
Në pamje shihen njerëz të alarmuar teksa nxitojnë t’i japin ndihmën e parë Hajrullës. Në video dëgjohen thirrje që të nxitohet pasi gjendja e të riut ishte e rëndë. Një prej që mbante në duar Hajrullën dëgjohet teksa thërret “iku, ore, iku”, duke iu referuar gjendjes së të plagosurit i cili ka qenë në gjendje të pavetëdijshme.
Ai nxirret nga makina nga disa persona dhe futet në një automjet “Benz” ngjyrë e zezë dhe me shpejtësi dërgohet në spitalin e Vlorës.
Rreth orës 02:00 të natës Kevi Hajrulla, 30-vjeçari që mbrëmjen e djeshme mbeti i plagosur gjatë një atentati është shoqëruar në Tiranë në gjendje të rëndë shëndetësore.
Policia e Vorës ka ngritur pika kontrolli në disa zona të qytetit, në hyrje dalje, pas atentatin e ndodhur një natë më parë.
Ndërkohë kontrolle janë duke u ushtruar në disa banesa të ndryshme në qytetin e Vlorës.
Sipas burimeve nga policia në drejtim të automjetit tip Mercedes ku ndodhej 30-vjeçari Kevin Hajrulla janë qëlluar më shumë se 30 plumba.
Dyshohet se kanë qenë dy persona që kanë shtënë në drejtim të 30-vjeçarit, i cili po lufton me jetën në spitalin e Vlorës.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/