Biznesmeni dhe modeli shqiptar në New York Elton Ilirjani ka thënë se do i sigurojë një strehim të përkohshëm Parashqevi Simakut, këngëtares shqiptare e cila kishte humbur kontaktet me familjen dhe lidhjet me Shqipërinë prej më shumë se 20 vitesh.
Gjatë gjithë ditës së djeshme ai ka publikuar në rrjetin e tij social, Instagram, video dhe foto me këngëtaren Parashqevi Simaku, fillimisht në takimin e parë me një kafe dhe më pas pamje të një dhome hoteli në Manhatan ku tha se ajo do të qëndrojë 3 ‘javët e ardhshme, derisa ne të marrim vendimin bashkë me të dhe familjarët e saj se çfarë do bëjmë”
Ndërkohë në një video tjetër të publikuar po në rrjetet sociale Ilirjani së bashku me Elvirën zonjën nga Shqipëria që e gjeti duken teksa darkojnë së bashku dhe këndojnë këngën ‘dhuratë për ditëlindje’.
Në një intervistë për Top Channel ai ka treguar se Simaku jetonte si e pastrehë në një stacion treni.
Pyetje: ishte ajo pranuese? Pasi ka pasur shumë aludime që nuk ka dashur të takohet me shqiptarët dhe nuk ka dashur ndihmë nga komuniteti shqiptar?
Ilirjani: Nuk është e vërtetë! Ndoshta se kanë mbështetur. Parashqevia ka qenë në rrugët e New York dhe nuk e dija që ajo rrinte në stacion. Dje ajo ka fjetur jashtë dhe Elvira ma konfirmon këtë. E arritëm ta marrim, ta çonim në një hotel. Jam shumë i emocionuar.
Në videon e publikuara në rrjete sociale Ilirjani thotë se po i dhuron unazë diamanti dhe vëthë diamanti.
“A jeni i sigurtë?! I thotë Parashqevi Simaku. Janë shumë të çmuara!
Simaku u rikthye në qendër të vëmendjes pas një video të një televizioni amerikan, në të cilën një grua e pastrehë shfaqet duke marrë ndihma. Vetë familjarët e Simakut thanë se gruaja që shfaqej në video duke marrë ndihma ishte Simaku, të cilën prej vitesh e konsiderojnë të humbur pasi nuk kanë asnjë kontakt me të.
Artistja shumë e dashur për të gjithë iku në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vitin 1992. Disfatat në jetën e saj: Nga vështirësitë e nisjes së një jete të re në një vend të huaj, divorci me bashkëshortin amerikan e shkëputja nga i biri, bëri që ajo të largohej pa gjurmë edhe nga familja.
Shumë shqiptarë janë ofruar për ta ndihmuar duke u solidarizuar për të rikthyer edhe një herë, mbase në vendin e saj këngëtaren e dashur për publikun, por ka dhe shumë nga ata që kërkojnë të bëjnë protagonistin.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/