Këngëtarja e famshme shqiptare, e cila bëri bujë në Shqipëri në vitet ’80, Parashqevi Simaku, u largua si shumë shqiptarë të tjerë jashtë vendit dhe u mbulua nga harresa. Ajo emigroi në Amerikë dhe askush s’ka mësuar ç’bëhet me jetën e saj, në vitet e fundit, derisa një video e ripostuar në rrjetet sociale ka ngritur në këmbë të gjithë rrjetin. Një grua që përngjan aq shumë në zë dhe portret me Parashqevi Simakun, është transmetuar në kanalin më të ndjekur në New York, “Abc7”.
Një ditë më parë u konfirmua nga famijarët se gruaja në fjalë është pikërisht këngëtarja e njohur shqiptare, Parashqevi Simaku.
Nëse themi Parashqevi Simaku na vjen ndërmend një portret tejet i bukur i një gruaje që ka shenjuar artin shqiptar me talentin e saj të madh si këngëtare. Por këtë ëndërr ajo e la në mes duke emigruar drejt Shteteve të Bashkuara në vitin 1991. Në të vetmen intervistë që dha dy vite më vonë, ajo tha se “arti nuk vlerësohet sa duhet në Shqipëri”, duke shpjeguar kështu arsyen e ikjes. Pas më shumë se dy dekadash, këngëtarja lirike rikthehet në vëmendjen tonë në një formë krejt të papritur e në fakt të trishtë…
Një e pastrehë që merr ndihma vullnetare në rrugët e New York, e quajtur ‘Simaku Nohfe’ thuhet se është pikërisht ajo, ikona e muzikës shqiptare. Madje krahas imazhit, media shkruan edhe emrin e saj ‘Simaku Nohfe’. Gruaja në video është shfaqur në emisionin që ka në qendër vullnetarë që japin çanta shpine me ndihma, kryesisht për nënat dhe fëmijët në nevojë.
Në prononcimin e saj të fundit për mediat më 14 Shkurt të vitit 1997 ajo kishte lënë të hapur mundësinë e një rikthimi, por askujt s’do ia kishte marrë mendja se do ishte një i tillë. Bukuroshja e dikurshme që rrëqethte në skenë me vokalin e saj, sot vetëm shtrin dorën për të mbijetuar…
Parashqevi Simakun në vitin 1995 shkoi të jetonte në Los Anxheles dhe synonte Hollivudin.
Ndërsa sot, sipas të gjitha informacioneve ajo është e pastrehë, pa asnjë ndihmë financiare dhe jeton me ndihmat që merr si e pastrehë.
Parashqevi Simaku ka qenë e martuar me muzikantin Robert Nohfe me të cilin është divorcuar disa vite më parë.
Ata janë prindër të një djali i cili mësohet se jeton me të atin dhe familja është ndarë duke qëndruar larg njëri-tjetrit që nga momenti i divorcit.
Por kur ka qenë dalja e fundit publike e këngëtares së njohur? Në një faqe në facebook që besohet se i përket Parashqevi Simakut, me emrin
Simaku Nolfe, komenti i fundit është bëre pikërisht në dhjetor 2016. Këngëtarja në atë postim ka falenderuar të gjithë ata që e ka udhëzuar dhe inspiruar në rrugën e saj si Artiste në SHBA dhe e kanë ndihmuar në albumin e saj që ajo e ka titulluar ‘Thank God’, një album me këngë popullore shqiptare.
Gjatë një takimi që patëm sot me humanistin Halil Kastrati dhe ish-konsullin e Kosovës në Kanada @ Donat Syla, ky i fundit na informoi në detaje për gjendjen e rëndë të këngëtares së famshme shqiptare, Parashqevi Simaku.
Ne, Shoqata “Jetimat e Ballkanit” dhe Fondacioni “Behgjet Pacolli,” shprehim gatishmërinë për të vënë në dispozicion një banesë dhe për të marrë përsipër të gjitha shpenzimet për transferimin e saj në Kosovë ose Shqipëri, duke i garantuar asaj punësim adekuat ose një pension mujor.
Shoqëria jonë duhet të përkujdeset për personalitetet që kanë dhënë shumë për kombin!, thuhet në njoftim.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/