×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

 Ilaçet kimio mungojnë prej kohësh në QSUT për pacientët, shiten kontrabandë përpara Spitalit Onkologjik

Gazetari Osman Stafa ka denoncuar një tjetër skandal me repartin e Onkologjisë në QSUNT, teksa këtë herë bëhet fjalë për shitjen kontrabandë të ilaçeve kimio. Sipas gazetarit Stafa, këto ilaçe mungojnë tek Onkologjiku dhe shiten kontrabandë nga farmacitë rreth QSUNT-së.

Në një postim në rrjetet sociale, ai shkruan se posedon edhe prova me biseda për këtë gjë, por nuk mund t’i publikojë pasi u rrezikohet jeta denoncuesve.

Ai ka publikuar dhe një foto ku shfaqen dy persona me lekë në duar. Stafa thotë se pacientët prej hallit detyrohen jo vetëm të blejnë kimion kontrabandë, por t’i japin lekë dhe mjekut.

Postimi i plotë: 

Ilaçet kimio shiten edhe përpara Onkologjikut!

Në informacionet e mia, të mbështetaura edhe në prova e fakte, faktohet se shumë farmaci rreth e rrotull QSUNT dhe jo vetëm, shesin kimio kontrabandë. (Nuk mund të publikoj biseda, për shkak se vihen në rrezik njerëz).

Gjatë këtyre 5 viteve të fundit, mungesat e kimiove kanë qënë të frikshme. Prej këtyre mungesave kanë përfituar kontrabanda.

Sipas të dhënave që kam mbledhur, sekserët e ilaçeve kimio hynin edhe në spital, për t’u kërkuar mjekëve t’u çonin pacientë që t’u blenin medikamentet.

Pacientët prej hallit, dhe prej asaj që po përballeshin shkonin dhe i blinin, duke mos paguar vetëm vlerën e kimios kontrabandë, por edhe duke paguar një çmim për mjekun.

Si funksionon kjo?

Prsh heceptina kontrabandë është blerë 800 euro. Por nëse pacienti nuk shkonte i referuar nga mjeku dhe kontrabandisti bindej, herceptinën e merrte 200 euro më pak. (Këto dëshmi do i publikoj me zë dhe figurë kur të vij koha).

Më poshtë do publikoj rastin e një personi i cili ka blerë para derës së Onkologjikut, kimion. Kostoja e goserelinës? 262 mijë lekë.
Është skandal dhe e papranueshme kjo situatë. (Kjo ka ndodhur përpara disa javësh).

Gjithashtu është e papranueshme kjo situatë, pasi mjekët dhe Shefja e Onkologjikut, Silvana Çeliku, kanë qënë në dijeni të këtij fenomeni dhe nuk e kanë ngritur si shqetësim. Por e kanë pranuar.

Pse e kanë pranuar?

Pse nuk kanë folur, kur nuk mund të trajtonin pacientët me kancer?

Si mjekë të caktuar bëheshin bashkëpunëtor të kontrabandës?

Mos ndoshta ka ndonjë arsye tjetër sesi mjekët e Onkologjikut, “binden” të mosflasin?

Gazetari Osman Stafa ka bërë publik një tjetër skandal ku është e përfshirë Ministria e Shëndetësisë!

Gazetari tregon se si Ministria e Shëndetësisë është përfshirë në tendera, të cilët nuk kanë për qëllim sigurimin e kimiove që mungojnë, por fshehjen e mungesave të ilaçeve në Onkologjik. Bëhet fjalë për phesgo(kimio) që përdoret për kancerin e gjirit.

Protokolli i këtij medikamenti e kërkon që një paciente me kancer gjiri të nisë trajtimin me phesgo 1200/600 (seanca e parë) dhe më pas phesgo 600/600.

Çfarë kanë bërë këta?

Në prill të 2024 Farmacia Qëndrore në QSUNT, lidh një kontratë 6 mujore, për të marrë vetëm 5 phesgo (flakon) 1200/600. Kontrata do mbaronte në tetor 2024. Pra i bie që për 6 muaj, në terapi (phesgo) të jenë futur vetëm 5 gra me kancer gjiri. Si i kanë përzgjedhur mjekët se kush pacient do të futet në këtë trajtim?

Muaji tetor, muaji rozë, e ka gjetur Farmacinë Qëndrore pa këtë medikament shumë të rëndësishëm për trajtimin e kancerit të gjirit.

Çfarë kanë bërë që mos të publikohej kjo mungesë?

Farmacia Qëndrore bën një tjetër kontratë në shtator të këtij viti, ku siguron vetëm 3 phesgo. Pra kontratë për të blerë 3 phesgo 1200/600. Dhe e dini se çfarë ndodhi me to?

Nuk ia dhanë grave që kishin nevojë, por i lanë në depo, për të treguar se gjendje ka dhe nuk ka asnjë mungesë.

Kjo është kriminale. Nëse këta mendojnë se duke mbajtur në gjendje (depo) ilaçe kimio, që si kanë, do të shpëtojnë, e kanë shumë gabim. Si mundet të bësh një kontratë për vetëm 3 flakonë dhe këta i mban në depo pa i lëvizur? Cili është qëllimi?

Madje mjekët onkologë i erdhën në ndihmë këtij skenari. Si? Nuk fusnin më pacientë të rinj në trajtim me phesgo.”- tregon gazetari

I revoltuar, gazetari shprehet se mjekët onkologë nuk duhet të bëhen pjesë e këtyre lojrave, që pacientëve u kushton jetën.

gazetari u bën thirrje mjekëve të mos zbatojnë urdhërat e shefave, për të mos shënuar në receta mjekimet e duhura, dhe sipas protokollove, sepse do të përfshihen në vepra penale.

“Pacientët nuk mund të trajtohen me çfarë ka Farmacia Qëndrore. Pacientët duhet të trajtohen sipas protokollit dhe pikë.”– thotë gazetari.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Berisha i përgjigjet Ballukut: Më akuzojnë se kam shitur hotel Dajtin për bonusin e pensionistëve. Nëse e kam bërë, kam bërë gjënë më të mirë

Berisha i përgjigjet Ballukut: Më akuzojnë se kam shitur hotel Dajtin për bonusin e pensionistëve. Nëse e kam bërë, kam bërë gjënë më të mirë

Publikuar më 04.12.2024
Kreu i PD-së Sali Berisha u ndal sot në mbledhjen e grupit t...

Kreu i PD-së Sali Berisha u ndal sot në mbledhjen e grupit të PD-së dhe për akuzën e maxhorancës se ka shitur Hotel Dajtin për bonusin e pensionistëve. Ai tha se nëse e ka bërë, ka bërë gjënë më të mirë. Berisha foli dhe për propozimin e PD për buxhetin, duke thënë se” do të […]

Lexo më shumë

Evropa po përgatitet qetësisht për Luftën e Tretë Botërore: Vladimir Putin mund të jetë i gatshëm për një përballje me NATO-n dhe BE-në brenda 6-8 viteve

Evropa po përgatitet qetësisht për Luftën e Tretë Botërore: Vladimir Putin mund të jetë i gatshëm për një përballje me NATO-n dhe BE-në brenda 6-8 viteve

Publikuar më 04.12.2024
Me paralajmërimet që qarkullojnë për një luftë të mundshme m...

Me paralajmërimet që qarkullojnë për një luftë të mundshme me Rusinë brenda disa viteve, vendet evropiane të NATO-s kanë filluar tashmë të vendosin bazat për mbrojtje, në rast se trupat ruse shkelin në territorin e Aleancës. “Rusia po përgatitet për një luftë me Perëndimin”, tha Bruno Kahl, kreu i shërbimit të inteligjencës së jashtme të […]

Lexo më shumë

“Nuk bëj premtime që nuk mendoj se mund t’i mbaj”, Meloni e vendosur: Qendrat e pritjes së emigrantëve në Shqipëri do të jenë funksionale

“Nuk bëj premtime që nuk mendoj se mund t’i mbaj”, Meloni e vendosur: Qendrat e pritjes së emigrantëve në Shqipëri do të jenë funksionale

Publikuar më 04.12.2024
Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka konfirmuar edhe një...

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka konfirmuar edhe njëherë qëndrimin e saj në lidhje me trajtimin e azilkërkuesve në kampin e Gjadrit. E ftuar në “Quarta Repubblica”, kryeministrja e Italisë tha se ka zgjidhje dhe po punon për këtë. “Qendrat në Shqipëri do të punojnë. Nuk bëj premtime që nuk mendoj se mund t’i mbaj”, thotë […]

Lexo më shumë

Kuvend, Buxheti 2025 kalon me 75 vota pro, vetëm 24 kundër! PS rrëzoi të gjitha amendamentet e PD dhe PL, ministri i Financave: E kthejnë në buxhet piramidal

Kuvend, Buxheti 2025 kalon me 75 vota pro, vetëm 24 kundër! PS rrëzoi të gjitha amendamentet e PD dhe PL, ministri i Financave: E kthejnë në buxhet piramidal

Publikuar më 03.12.2024
Me 75 vota pro dhe 24 kundër maxhoranca votoi në tërësi pr/b...

Me 75 vota pro dhe 24 kundër maxhoranca votoi në tërësi pr/buxhetin për vitin 2025. Plot 825 miliardë lekë do të jenë në dispozicion të institucioneve për tu shpenzuar për shërbime shëndetësore, për paga, për skemat e mbështetjes të familjeve në nevojë, pensione, arsim, punësim, sigurinë, bujqësinë, transportin rrugor, drejtësinë e deri tek shpenzimet për […]

Lexo më shumë

Vrasja e Alfred Dedjas në Ndroq, dorëzohet në polici autori Julian Gjoshi, 26-vjeçari shfaq çrregullime para hetuesve

Vrasja e Alfred Dedjas në Ndroq, dorëzohet në polici autori Julian Gjoshi, 26-vjeçari shfaq çrregullime para hetuesve

Publikuar më 02.12.2024
Autori i vrasjes së Alfred Dedjas në ambientet e një lokali ...

Autori i vrasjes së Alfred Dedjas në ambientet e një lokali në Ndroq ditën e djeshme është dorëzuar ditën e sotme në ambientet e policisë. Raportohet se 26-vjeçari Julian Gjoshi, i cili qëlloi me 5 plumba drejt 50-vjeçarit Alfred Dedja u dorëzua te autoritetet pasi ndodhej në arrati që nga momenti i ngjarjes. Viktima Alfred […]

Lexo më shumë

Nis sot shpërndarja e bonusit të fundvitit 100-150 euro për pensionistët, qeveria premton bonus tjetër edhe në pranverën e 2025-ës

Nis sot shpërndarja e bonusit të fundvitit 100-150 euro për pensionistët, qeveria premton bonus tjetër edhe në pranverën e 2025-ës

Publikuar më 02.12.2024
Ka nisur shpërndarja e bonusit të fundiviti për pensionistët...

Ka nisur shpërndarja e bonusit të fundiviti për pensionistët nga 100 deri 150 € në varësi të shumës totale të pensionit. Bonusi mund të tërhiqet bashkë me pensionin dhe afati për ta marrë është deri në qershor 2025. Bonus do të marrin të gjithë 724,933 pensionistët, nga të cilët 511,173 pensionistë me pension deri 20,000 lekë […]

Lexo më shumë

Monika Kryemadhi ankimon në SPAK sekuestrimin e 2 vilave te “Kodra e Diellit”: Nuk merrem më me politikë, do të bëhem ndihmës avokate

Monika Kryemadhi ankimon në SPAK sekuestrimin e 2 vilave te “Kodra e Diellit”: Nuk merrem më me politikë, do të bëhem ndihmës avokate

Publikuar më 02.12.2024
Deputetja e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi është paraqit...

Deputetja e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi është paraqitur sot në Prokurorinë e Posaçme në zbatim të vendimit të Gjykatës. Sipas vendimit, Kryemadhi duhet të paraqitet të hënën e parë të çdo muaji. Ajo ka mbërritur në SPAK me një pako të madhe në duar, me sa duket dokumente për çështjen e saj. Monika Kryemadhi […]

Lexo më shumë

Protestë para Kryeministrisë kundër kampeve të emigrantëve, tubimi do të zhvendoset tek Ambasada Italiane dhe Delegacioni i BE-së

Protestë para Kryeministrisë kundër kampeve të emigrantëve, tubimi do të zhvendoset tek Ambasada Italiane dhe Delegacioni i BE-së

Publikuar më 02.12.2024
Para Kryeministrisë, në bulevardin Dëshmorët e Kombit, një g...

Para Kryeministrisë, në bulevardin Dëshmorët e Kombit, një grup të rinjsh po protestojë kundër marrëveshjes mes qeverisë shqiptare dhe asaj italiane, lidhur me qendrat pritëse të emigrantëve që kapen në det nga autoritetet e shtetit fqinj. Të rinjtë shprehesh kundër këtyre kampeve duke thirrur në kor “marrëveshja ilegale, rezistenca globale”. Pritet, që pas tubimit para Kryeministrisë, […]

Lexo më shumë
car rental tirana real estate saranda