×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Vrasja e Alfred Dedjas në Ndroq, dorëzohet në polici autori Julian Gjoshi, 26-vjeçari shfaq çrregullime para hetuesve

Autori i vrasjes së Alfred Dedjas në ambientet e një lokali në Ndroq ditën e djeshme është dorëzuar ditën e sotme në ambientet e policisë.

Raportohet se 26-vjeçari Julian Gjoshi, i cili qëlloi me 5 plumba drejt 50-vjeçarit Alfred Dedja u dorëzua te autoritetet pasi ndodhej në arrati që nga momenti i ngjarjes.

Viktima Alfred Dedja rezulton se jetonte mes Shqipërisë dhe Italisë. Në Shqipëri, ai jetonte në Ndroq dhe ishte edhe nga ajo zonë. Sipas burimeve nga policia Dedja rezulton të jetë i dënuar më parë në shtetin Italian për trafik droge.Po ashtu viktima dhe autori kanë qenë të njohur dhe miq me njëri tjetrin. Pas marrjes së dëshmive nga policia, sipas dëshmitarëve të dy frekuentonin vazhdimisht zonën e Ndroqit dhe lokalin ku ka ndodhi edhe vrasja.

Alfred Dedja dhe Julian Gjoshi

Sa i përket dinamikës së krimit si autori dhe viktima pasi kanë parë njëri-tjetrin në ambientet e te njëjtit lokal, fillimisht ka pasur një debat mes tyre dhe sipas hetimeve dhe dëshmivë të dëshmitarëve dhe më pas Julian Gjoshi e ka qëlluar me pistoletë Dedjan. Sipas policisë autori ka qëlluar 5 herë dhe 3 plumba kanë kapur viktimën.

Grupi hetimor dyshon nga hetimet e deritanishme se ngjarja mund të ketë ndodhur për shkak të një konflikti për motive të dobëta mes autorit dhe viktimës gjatë kohëve të fundit.

Mësohet se Gjoshi ka shfaqur çrregullime mendore gjatë dorëzimit të tij tek autoritetet. Sa i përket armës së krimit, ajo është sjellë në ambientet e Drejtorisë së Policisë në Tiranë nga avokati i 26-vjeçarit.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të veprimeve për ngjarjen e ndodhur më datë 01.12.2024, ku rreth orës 15:30, në një lokal në Ndroq, mbeti i vrarë me armë zjarri shtetasi A. D., rreth 50 vjeç, ju informojmë se:

Falë veprimeve të shpejta dhe të koordinuara të Policisë së DVP Tiranë në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, kontrolleve të shumta të ushtruara bazuar në inteligjencës policore, gjetjen dhe bllokimin e automjetit të dyshuar që kishte përdorur autori, si dhe bllokimit të rrugëkalimeve dhe pamundësisë për të qëndruar i fshehur, autori i dyshuari u dorëzua në Polici.

Në vijim të veprimeve Specialistët për hetimin Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë bënë ndalimin e autorit të dyshuar, shtetasit J. Gj., 26 vjeç, banues në Shijak.

Për zbardhjen dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes, për sigurimin dhe sekuestrimin e provave dhe kapjen e ndalimin e autorit, Strukturat e Hetimit të Krimit në DVP Tiranë, kanë punuar me profesionalizëm në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë dhe strukturat e tjetra të Policisë së Shtetit.

Grupi i posaçëm hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e saj ligjor.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Evropa po përgatitet qetësisht për Luftën e Tretë Botërore: Vladimir Putin mund të jetë i gatshëm për një përballje me NATO-n dhe BE-në brenda 6-8 viteve

Evropa po përgatitet qetësisht për Luftën e Tretë Botërore: Vladimir Putin mund të jetë i gatshëm për një përballje me NATO-n dhe BE-në brenda 6-8 viteve

Publikuar më 04.12.2024
Me paralajmërimet që qarkullojnë për një luftë të mundshme m...

Me paralajmërimet që qarkullojnë për një luftë të mundshme me Rusinë brenda disa viteve, vendet evropiane të NATO-s kanë filluar tashmë të vendosin bazat për mbrojtje, në rast se trupat ruse shkelin në territorin e Aleancës. “Rusia po përgatitet për një luftë me Perëndimin”, tha Bruno Kahl, kreu i shërbimit të inteligjencës së jashtme të […]

Lexo më shumë

“Nuk bëj premtime që nuk mendoj se mund t’i mbaj”, Meloni e vendosur: Qendrat e pritjes së emigrantëve në Shqipëri do të jenë funksionale

“Nuk bëj premtime që nuk mendoj se mund t’i mbaj”, Meloni e vendosur: Qendrat e pritjes së emigrantëve në Shqipëri do të jenë funksionale

Publikuar më 04.12.2024
Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka konfirmuar edhe një...

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka konfirmuar edhe njëherë qëndrimin e saj në lidhje me trajtimin e azilkërkuesve në kampin e Gjadrit. E ftuar në “Quarta Repubblica”, kryeministrja e Italisë tha se ka zgjidhje dhe po punon për këtë. “Qendrat në Shqipëri do të punojnë. Nuk bëj premtime që nuk mendoj se mund t’i mbaj”, thotë […]

Lexo më shumë

Kuvend, Buxheti 2025 kalon me 75 vota pro, vetëm 24 kundër! PS rrëzoi të gjitha amendamentet e PD dhe PL, ministri i Financave: E kthejnë në buxhet piramidal

Kuvend, Buxheti 2025 kalon me 75 vota pro, vetëm 24 kundër! PS rrëzoi të gjitha amendamentet e PD dhe PL, ministri i Financave: E kthejnë në buxhet piramidal

Publikuar më 03.12.2024
Me 75 vota pro dhe 24 kundër maxhoranca votoi në tërësi pr/b...

Me 75 vota pro dhe 24 kundër maxhoranca votoi në tërësi pr/buxhetin për vitin 2025. Plot 825 miliardë lekë do të jenë në dispozicion të institucioneve për tu shpenzuar për shërbime shëndetësore, për paga, për skemat e mbështetjes të familjeve në nevojë, pensione, arsim, punësim, sigurinë, bujqësinë, transportin rrugor, drejtësinë e deri tek shpenzimet për […]

Lexo më shumë

Nis sot shpërndarja e bonusit të fundvitit 100-150 euro për pensionistët, qeveria premton bonus tjetër edhe në pranverën e 2025-ës

Nis sot shpërndarja e bonusit të fundvitit 100-150 euro për pensionistët, qeveria premton bonus tjetër edhe në pranverën e 2025-ës

Publikuar më 02.12.2024
Ka nisur shpërndarja e bonusit të fundiviti për pensionistët...

Ka nisur shpërndarja e bonusit të fundiviti për pensionistët nga 100 deri 150 € në varësi të shumës totale të pensionit. Bonusi mund të tërhiqet bashkë me pensionin dhe afati për ta marrë është deri në qershor 2025. Bonus do të marrin të gjithë 724,933 pensionistët, nga të cilët 511,173 pensionistë me pension deri 20,000 lekë […]

Lexo më shumë

Monika Kryemadhi ankimon në SPAK sekuestrimin e 2 vilave te “Kodra e Diellit”: Nuk merrem më me politikë, do të bëhem ndihmës avokate

Monika Kryemadhi ankimon në SPAK sekuestrimin e 2 vilave te “Kodra e Diellit”: Nuk merrem më me politikë, do të bëhem ndihmës avokate

Publikuar më 02.12.2024
Deputetja e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi është paraqit...

Deputetja e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi është paraqitur sot në Prokurorinë e Posaçme në zbatim të vendimit të Gjykatës. Sipas vendimit, Kryemadhi duhet të paraqitet të hënën e parë të çdo muaji. Ajo ka mbërritur në SPAK me një pako të madhe në duar, me sa duket dokumente për çështjen e saj. Monika Kryemadhi […]

Lexo më shumë

Protestë para Kryeministrisë kundër kampeve të emigrantëve, tubimi do të zhvendoset tek Ambasada Italiane dhe Delegacioni i BE-së

Protestë para Kryeministrisë kundër kampeve të emigrantëve, tubimi do të zhvendoset tek Ambasada Italiane dhe Delegacioni i BE-së

Publikuar më 02.12.2024
Para Kryeministrisë, në bulevardin Dëshmorët e Kombit, një g...

Para Kryeministrisë, në bulevardin Dëshmorët e Kombit, një grup të rinjsh po protestojë kundër marrëveshjes mes qeverisë shqiptare dhe asaj italiane, lidhur me qendrat pritëse të emigrantëve që kapen në det nga autoritetet e shtetit fqinj. Të rinjtë shprehesh kundër këtyre kampeve duke thirrur në kor “marrëveshja ilegale, rezistenca globale”. Pritet, që pas tubimit para Kryeministrisë, […]

Lexo më shumë

Vrasja e 50-vjeçarit në Ndroq, Julian Gjoshi qëlloi me 5 plumba në drejtim të mikut të tij në lokal. Autori dhe viktima bënë sherr disa ditë më parë

Vrasja e 50-vjeçarit në Ndroq, Julian Gjoshi qëlloi me 5 plumba në drejtim të mikut të tij në lokal. Autori dhe viktima bënë sherr disa ditë më parë

Publikuar më 02.12.2024
Detaje të reja dalin nga krimi i rëndë ditën e djeshme në lo...

Detaje të reja dalin nga krimi i rëndë ditën e djeshme në lokalin e njohur në Ndroq, ku i riu Julian Gjoshi qëlloi për vdekje mikun e tij Alfred Dedja. Sipas dëshmitarëve, mes autorit të dyshuar të krimit dhe viktimës ka pasur një debat, përpara se 27-vjeçari të qëllonte në drejtim të “Daku”-t. Raportohet se […]

Lexo më shumë

Arrestohen tetë persona si të dyshuar për sulmet në veri të Kosovës, Serbia mohon përfshirjen, reagime të ashpra nga BE

Arrestohen tetë persona si të dyshuar për sulmet në veri të Kosovës, Serbia mohon përfshirjen, reagime të ashpra nga BE

Publikuar më 30.11.2024
Autoritetet e sigurisë në Kosovë njoftuan të shtunën se kanë...

Autoritetet e sigurisë në Kosovë njoftuan të shtunën se kanë arrestuar tetë persona të dyshuar për përfshirje në sulmin e një nate më parë në kanalin e liqenit të Ujmanit. Ministri i punëve të Brendshme Xhelal Sveçla, tha se operacioni i policisë është zhvilluar në rreth dhjetë lokacione në veri të vendit ndërsa të arrestuarit […]

Lexo më shumë
car rental tirana real estate saranda