×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Avokati i familjes së Martin Canit: Ishin 2 autorë që sulmuan fëmijët, policia të na japë pamjet e ngjarjes

Avokati i familjes së 14-vjeçarit Martin Cani që u vra pas sherrit fatal në afërsi të shkollës “Fan Noli”, Redi Ramaj, ka bërë thirrje për drejtësi dhe transparencë të plotë mbi ngjarjen tragjike. Ai theksoi se familjarët e viktimës kanë kërkuar zbardhjen e plotë të ngjarjes që nga momenti i parë, por deri më tani janë përballur me kontradikta dhe mungesë qartësie nga organet hetimore.

Sipas avokatit, ka paqartësi në lidhje me numrin e autorëve të përfshirë në incident. Fillimisht janë raportuar tetë autorë, ndërsa aktualisht flitet për tre. Ai theksoi se deklaratat e dëshmitarëve, përfshirë një tjetër fëmijë të plagosur, duhet të trajtohen me seriozitet. Në dëshmitë e tyre, thuhet se viktima është goditur edhe nga një person tjetër përveç autorit të shpallur deri tani.

Një çështje e rëndësishme e ngritur nga avokati është mungesa e qasjes së familjarëve në pamjet filmike të kamerave të sigurisë. Ai tha se familja kërkon të njihet me këto prova për të arritur qetësinë dhe të kuptojë më mirë rrethanat e tragjedisë.

Ramaj nënvizoi se Prokuroria, e cila tashmë po drejton hetimet, duhet të orientojë procesin në mënyrë të drejtë dhe të detajuar. Një tjetër pikë e rëndësishme që kërkon vëmendje është hetimi i mundësisë së përfshirjes së të rriturve në këtë konflikt fatal.

“Familjarët e të ndjerit kërkojnë drejtësi që në ditën e parë. Nga organet shtetërore nuk kemi pasur transparencë të plotë për ngjarjen. Është një ngjarje e rëndë që nuk duhet të ishte zbardhur vetëm për familjarët e Martin Canit, por për gjithë shoqërinë, e cila kërkon drejtësi. Shpresoj dhe besoj se policia do bëjnë detyrën e tyre.
Pretendimi i familjarëve është që nuk ka transparencë dhe ka kontradiktë në deklaratat e policisë. Fillohet me 8 autorë dhe pastaj dalin 3. Vetë deklarimet e të plagosurit, fëmijës tjetër që tha se u godit edhe nga një person tjetër veç autorit duhet të sqarohen. I plagosuri, Luisi ia ka thënë policisë që ditën e parë se është goditur nga dy persona, autorë. Familjarët e Martinit kanë kërkuar pamjet e kamerave të sigurisë. Prokuroria e cila drejton hetimet duhet të orientojë mekanizmin hetimor duke përfshirë dëshmi, prova shkencore, aktet e ekspertimit të na vendosen në dispozicion se si ndodhi ngjarja dhe si u vra Martini. Pamjet filmike nuk janë parë nga familjarët. Ka dëshmitarë që thonë se nuk ka vetëm konflikt vetëm në datën 18, por ka konflikt edhe ditën e premte ku është përfshirë edhe një rritur. Duhet të merren në pyetje. A ka patur apo jo të përfshirë në konflikt persona të rritur. Familjet janë të shqetësuara se në ambientet e shkollës dhe përreth qarkullojnë fëmijë me thika. Zbardhja e kësaj çështjeje do t’i shërbente të gjithë fëmijëve që janë në shkollat shqiptare”, tha ai.

Reagon Policia

Idriz Daulla, zv.Drejtor i Policisë së Tiranës, lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur pak ditë më parë, ku u qëllua për vdekje me thikë nga një bashkëmoshatar, Martin Cani, tha se autori i dyshuar ishte i shoqëruar nga një shok. Daulla tha se Policia ka marrë dëshmitë, ka mbledhur pamjet filmike, sikundër edhe dëshmitë dhe ka arritur në përfundimin se ka vetëm një autor. “Ne nuk kemi ende një person që të provojë dëshminë e dhënë se ka pasur dy autorë”, tha Daulla. Ai ka pohuar se nuk ka një pamje të plotë filmike lidhur me atë që ka ndodhur nga momenti i parë deri në momentin e vrasjes, por shtoi se nga një pamje rezulton se autori ishte i shoqëruar nga një shok, ka pamje që duken të shtyra me duar, por nuk ka pamje që të ketë përdorimin e thikës.

Daulla tha se nuk ka pamje filmike të momentit të goditjes me thikë, por ka pamje nga vendi i ngjarjes. Ai tha se edhe dëshmia e fëmijës së plagosur është vlerësuar, ka disa ekzaminime të tjera që priten përgjigje.

“Kemi edhe një kushëri të Luizit, fëmijës së plagosur, që nuk pretendon se ka pasur një person të dytë me thikë aty”, tha Daulla.

Zv.Drejtori i Policisë së Tiranës tha se kemi 9 persona të përfshirë në këtë ngjarje të rëndë, ndërsa po vlerësohen të gjitha rrethanat.

“Nga vendi i ngjarjes autori i dyshuar është larguar në këmbë, ka takuar një shokun e shkollës, por jo i përfshirë në ngjarje, e ka marrë me monopatinë e ka çuar në një qendër shëndetësore.

Aty i kanë thënë që plaga ka nevojë për një trajtim tjetër dhe i është thënë të shkojë në spital, pas kësaj autori i dyshuar ka hipur në një taksi”, tha Daulla. Sipas tij, autori i dyshuar ka ikur në këmbë nga vendi i ngjarjes, dhe ka takuar këtë shokun me monopatinë, i cili ka qenë 100 metra larg vendit të ngjarjes, pra s’ka qenë në vendin e krimit.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Zbulohet vendi nga ku u qëllua biznesmeni Eduart Reçi. Oficeri i policisë hapi zjarr nga shkallët e hotelit. Ja tuneli që përdori autori për t’u larguar. Si iu shmang kamerave

Zbulohet vendi nga ku u qëllua biznesmeni Eduart Reçi. Oficeri i policisë hapi zjarr nga shkallët e hotelit. Ja tuneli që përdori autori për t’u larguar. Si iu shmang kamerave

Publikuar më 29.11.2024
Zbardhet mekanizmi i vrasjes së biznesmenit Eduart Reçi, ngj...

Zbardhet mekanizmi i vrasjes së biznesmenit Eduart Reçi, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e 13 nëntorit, në rrugën “Faik Konica”, në kryeqytet dhe sigurohen pamjet e vendit nga u qëllua për vdekje ndërtuesi 52-vjeçar. Sipas hetuesve vrasja është kryer nga shkallët e emergjencës, sepse ishte i vetmi vend nga ku autori kishte fushëpamje dhe vëzhgonte lëvizjet […]

Lexo më shumë

U mbijetoi burgjeve komuniste në Shqipëri, ndërron jetë në moshën 99-vjeçare akitivisti shqiptaro-amerikan Prof. Sami Repishti

U mbijetoi burgjeve komuniste në Shqipëri, ndërron jetë në moshën 99-vjeçare akitivisti shqiptaro-amerikan Prof. Sami Repishti

Publikuar më 27.11.2024
Prof. Sami Repishti, i mbijetuar nga burgjet e komunizmit në...

Prof. Sami Repishti, i mbijetuar nga burgjet e komunizmit në Shqipëri ndërroi jetë të mërkurën më 27 nëntor 2024, në moshën 99 vjeçare. Prof. Repishti lindi në lagjen Dudas të Shkodrës më 6 prill 1925. Pasi studioi për një vit në Firence të Italisë, u kthye në Shqipëri në vitin 1943. Ai u arrestua nga […]

Lexo më shumë

GJKKO i heq ‘arrestin shtëpiak’ Sali Berishës pas 331 ditësh, SPAK shprehet se do ta apelojë. Kryetari i PD falenderon gjyqtaren: U kry kjo punë!

GJKKO i heq ‘arrestin shtëpiak’ Sali Berishës pas 331 ditësh, SPAK shprehet se do ta apelojë. Kryetari i PD falenderon gjyqtaren: U kry kjo punë!

Publikuar më 27.11.2024
Pas 11 muajve, 331 ditëve, arrest brenda 4 mureve të shtëpis...

Pas 11 muajve, 331 ditëve, arrest brenda 4 mureve të shtëpisë, Sali Berisha është i lirë të dalë. Gjyqtarja e caktuar edhe si gjyqtare e seancës paraprake për dosjen e aferës ‘Partizani’, Fjorela Davidhi vendosi të pranojë kërkesën avokatit mbrojtës, dhe të heqë masën e sigurimit personal të arrestit në shtëpi ndaj kreut të Partisë Demokratike Sali Berisha, […]

Lexo më shumë

Artan Hoxha mohon akuzat se ka marrë para nga Suel Çela: Veprimi i SPAK, i çuditshëm dhe i qëllimshëm

Artan Hoxha mohon akuzat se ka marrë para nga Suel Çela: Veprimi i SPAK, i çuditshëm dhe i qëllimshëm

Publikuar më 27.11.2024
Në Shqipëri, SPAK-u dha sot detaje mbi operacionin e një dit...

Në Shqipëri, SPAK-u dha sot detaje mbi operacionin e një dite më parë ndaj organizatës kriminale, që drejtohej nga Suel Çela, i shpallur në kërkim. SPAK-u bën të ditur se organizata trafikonte kokainë nga Amerika Latine drejt BE-së, kishte lidhje me gjyqtarë, policë dhe gazetarë. Mes të dyshuarve janë edhe gazetarët e kronikës së zezë […]

Lexo më shumë

“Banda e Suel Çelës korruptonte gjyqtarë e oficerë policie”, SPAK: Lehtësonin anëtarët e grupit dhe rëndonin pozitën e kundërshtarëve

“Banda e Suel Çelës korruptonte gjyqtarë e oficerë policie”, SPAK: Lehtësonin anëtarët e grupit dhe rëndonin pozitën e kundërshtarëve

Publikuar më 26.11.2024
Prokuroria e Posaçme ka dalë me njoftim zyrtar lidhur me ope...

Prokuroria e Posaçme ka dalë me njoftim zyrtar lidhur me operacionin goditjen e grupit kriminal ku u lëshuan masa sigurie për 21 persona. Masa e sigurisë “arrest me burg” u dha për 18 individë, duke përfshirë drejtuesit e grupit, një ish-zyrtar i lartë policie dhe një ish-gjyqtar, masa “arrest në shtëpi” u lëshua për një […]

Lexo më shumë

Përfundon protesta në 2 nga 5 pikat kyçe në Tiranë, përplasje mes policisë dhe deputetëve

Përfundon protesta në 2 nga 5 pikat kyçe në Tiranë, përplasje mes policisë dhe deputetëve

Publikuar më 26.11.2024
Pas rreth 2 orësh, protesta e opozitës e zhvilluar në Tiranë...

Pas rreth 2 orësh, protesta e opozitës e zhvilluar në Tiranë në kuadër të aksionit të mosbindjes civile, po shkon drejt përfundimit.  Mbështetësit e PD kanë bllokuar 5 pika kyçe në kryeqytet si sheshin Wilson, kryqëzimin e Rrugës së Elbasanit, Pallati me Shigjeta, rrethrrotullimi i Zogut të Zi dhe Bashkia e Tiranës. Policia kërkoi nga […]

Lexo më shumë

SPAK firmos 18 urdhër-arreste. Pranga në Milano “trurit financiar” të disa grupeve kriminale, dy gazetarë lihen në “detyrim paraqitje”

SPAK firmos 18 urdhër-arreste. Pranga në Milano “trurit financiar” të disa grupeve kriminale, dy gazetarë lihen në “detyrim paraqitje”

Publikuar më 25.11.2024
SPAK godet një organizatë kriminale, bosët dhe anëtarët e së...

SPAK godet një organizatë kriminale, bosët dhe anëtarët e së cilës dyshohet të jenë favorizuar nga njerëz të drejtësisë, zyrtare policie dhe gazetarë. Nga 18 urdhërarreste janë ekzekutuar vetëm disa prej tyre, ku në mesin e të arrestuarve, është Marsel alias Bujar Shega, administrator i dy kompanive Viola Green dhe Wonder Green. Shega është prangosur […]

Lexo më shumë

“The Guardian” flet për dështimin e marrëveshjes Meloni-Rama për emigrantët në Shëngjin dhe Gjadër, media italiane: Do të sillen të burgosurit shqiptarë në Itali

“The Guardian” flet për dështimin e marrëveshjes Meloni-Rama për emigrantët në Shëngjin dhe Gjadër, media italiane: Do të sillen të burgosurit shqiptarë në Itali

Publikuar më 25.11.2024
“Policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipë...

“Policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria pas boshatisjes së qendrave të emigrantëve”. E përditshmja britanike “The Guardian” i ka kushtuar vëmendje “dështimit” të marrëveshjes Rama – Meloni për qendrat e emigrantëve në Gjadër dhe Shëngjin. Sipas shkrimit të medias britanike që lapsi.al e sjell të plotë më poshtë “qendrat qëndruan hapur për më […]

Lexo më shumë
car rental tirana real estate saranda