×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

SPAK firmos 18 urdhër-arreste. Pranga në Milano “trurit financiar” të disa grupeve kriminale, dy gazetarë lihen në “detyrim paraqitje”

SPAK godet një organizatë kriminale, bosët dhe anëtarët e së cilës dyshohet të jenë favorizuar nga njerëz të drejtësisë, zyrtare policie dhe gazetarë.

Nga 18 urdhërarreste janë ekzekutuar vetëm disa prej tyre, ku në mesin e të arrestuarve, është Marsel alias Bujar Shega, administrator i dy kompanive Viola Green dhe Wonder Green. Shega është prangosur në Milano. Kompanitë e tij, kanë fituar tendera për pastrimin e disa qyteteve dhe Shega njihet për njohje dhe lidhje të forta në politikë. Përmes kompanive të tij, dyshohet se Shega pastronte paratë e disa grupeve, përfshirë dhe një grup të fuqishëm me bazë me Dubai, që ka investuar në Tiranë në pasuri të paluajtshme.

Ndërkohë Suel Çela një prej emrave më të njohur të botës së krimit, i shpallur me herët në kërkim në kuadër të operacionit Plumbi i Artë.

SPAK dhe Suel Çela

Në bazat dhe bizneset e të shumëkërkuarit në Elbasan është ushtruar kontroll ku janë marrë dokumenta dhe prova të tjera.

Në pranga përfundoi ish-gjyqtarja Pajtime Fetahu, e cila ndodhej nën masën e arrestit në shtëpi, në kuadër të aksionit “Plumbi i Artë 2”, ndërsa është caktuar masë e re sigurie për ish-zyrtarin e policisë, Dedan Gjoni.

Në arrest shtëpi edhe dërguar avokatja e një prej anëtarëve të grupit të Suel Çelës. Me kërkesë të SPAK, gjykata ka caktuar masën e detyrimit për paraqitje për 2 gazetarë.

SPAK njoftoi se operacioni për ekzekutimin e masave të sigurisë është në vijim dhe po mbështetet nga Europol dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese shqiptare.

Goditja e organizatës kriminale ka ardhur pas zbërthimit të komunikimeve në SkyEcc, si dhe provave të tjera të sjella nga autoritetet belge, të cilat kanë hetuar prej vitesh në trafikun e kokainës dhe pastrimit të parave.

Njoftimi zyrtar i SPAK

Në kuadër te hetimit të një organizate kriminale me shtrirje ndërkombëtare, me kërkesë të Prokurorisë se Posaçme, Gjykata e Posaçme e Shkalles së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka caktuar masat e sigurisë për 21 persona, ku përfshihen anëtarët e organizatës kriminale, një zyrtar i lartë policie, një gjyqtar në detyre gjatë kryerjes së aktivitetit kriminal, një avokat dhe dy gazetarë.

Masat e caktuara të sigurisë janë si më poshtë:

Arrest me burg – 18 persona (përfshirë ish-gjyqtarin dhe zyrtarin e lartë të Policisë së Shtetit);

Arrest në shtëpi – 1 avokat;

Detyrim paraqitje në policinë gjyqësore – 2 gazetarë.

Operacioni për ekzekutimin e masave të sigurisë i cili po mbështetet nga Europol dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese shqiptare dhe evropiane, është në vijim.

Me qëllim ruajtjen e integritetit të këtij operacioni, Prokuroria e Posaçme do të publikojë më shumë të dhëna rreth këtij hetimi ditën e nesërme.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

“The Guardian” flet për dështimin e marrëveshjes Meloni-Rama për emigrantët në Shëngjin dhe Gjadër, media italiane: Do të sillen të burgosurit shqiptarë në Itali

“The Guardian” flet për dështimin e marrëveshjes Meloni-Rama për emigrantët në Shëngjin dhe Gjadër, media italiane: Do të sillen të burgosurit shqiptarë në Itali

Publikuar më 25.11.2024
“Policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipë...

“Policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria pas boshatisjes së qendrave të emigrantëve”. E përditshmja britanike “The Guardian” i ka kushtuar vëmendje “dështimit” të marrëveshjes Rama – Meloni për qendrat e emigrantëve në Gjadër dhe Shëngjin. Sipas shkrimit të medias britanike që lapsi.al e sjell të plotë më poshtë “qendrat qëndruan hapur për më […]

Lexo më shumë

Dy ish-gjyqtarë arrestohen me urdhër të SPAK në Elbasan

Dy ish-gjyqtarë arrestohen me urdhër të SPAK në Elbasan

Publikuar më 25.11.2024
Policia e Elbasanit në bashkëpunim me Policinë e Tiranës dhe...

Policia e Elbasanit në bashkëpunim me Policinë e Tiranës dhe me Prokurorinë e Posaçme kanë ndërmarë një operacion “blic” në Elbasan, kundër një rrjeti kriminal. Në pranga mësohet se kanë rënë 2 ish-gjyqtarë të Elbasanit. Bëhet fjalë për ish Pajtime Fetahu dhe Zihni Shahu. Me urdhër të SPAK, forcat e policisë kanë ushtruar kontrolle të […]

Lexo më shumë

Ndahet nga jeta në moshën 74-vjeçare, mjeku i njohur onkolog Agim Karaj

Ndahet nga jeta në moshën 74-vjeçare, mjeku i njohur onkolog Agim Karaj

Publikuar më 25.11.2024
Është ndarë nga jeta mjeku i njohur onkolog Agim Karaj. Lajm...

Është ndarë nga jeta mjeku i njohur onkolog Agim Karaj. Lajmi është bërë i ditur nga familjarët, të cilët njoftojnë se homazhet mbahen sot, ndërsa përcjellja e tij për në banesën e fundit do të bëhet ditën e nesërme. Ceremonia e varrimit, sipas njoftimit, do të zhvillohet në orën 11:00 dhe varrimi do të bëhet […]

Lexo më shumë

“Nuk duam hakmarrje! Dhimbja jonë asht e madhe!”/ Mes lotësh flasin prindërit e Martinit: Thoshte se do bëhej futbollist i madh! Do ikim në SHBA

“Nuk duam hakmarrje! Dhimbja jonë asht e madhe!”/ Mes lotësh flasin prindërit e Martinit: Thoshte se do bëhej futbollist i madh! Do ikim në SHBA

Publikuar më 22.11.2024
Një tragjedi që ka pikëlluar mbarë Shqipërinë ajo e Martinit...

Një tragjedi që ka pikëlluar mbarë Shqipërinë ajo e Martinit të vogël, që në moshën 14-vjeçare u vra me thikë nga bashkëmoshatari i tij. Prindërit e Martinit, të cilët për herë të parë flasin pas ngjarjes, japin një mesazh tepër fisnik!

Lexo më shumë

Lihet në arrest me burg vrasësi 14-vjeçar i Martin Canit, flet i ati: Familja ime ka vepra, kemi një djalë për mall

Lihet në arrest me burg vrasësi 14-vjeçar i Martin Canit, flet i ati: Familja ime ka vepra, kemi një djalë për mall

Publikuar më 22.11.2024
Arrest me burg për 14-vjeçarin M.P., i cili akuzohet për vra...

Arrest me burg për 14-vjeçarin M.P., i cili akuzohet për vrasjen e bashkëmoshatarit të tij Martin Cani. Seanca për masën e sigurisë është zhvilluar në ambientet e spitalit, ku ndodhet 14-vjeçari, Mario Përlleshi. Gjyqtarja Lorena Çabej pasi dëgjoi palët vendosi masën “arrest me burg”. Prokuroria kërkoi “arrest me burg” për adoleshentin, të cilin e akuzon […]

Lexo më shumë

Akuza për vendimin e ish-ministres Manastirliu, pse Martin Cani nuk mori shërbim në kardiokirurgjinë e QSUT-së: Humbi jetën pasi e çuan te Trauma

Akuza për vendimin e ish-ministres Manastirliu, pse Martin Cani nuk mori shërbim në kardiokirurgjinë e QSUT-së: Humbi jetën pasi e çuan te Trauma

Publikuar më 22.11.2024
Gazetari Osman Stafa ka denoncuar skandalin me rastin e tran...

Gazetari Osman Stafa ka denoncuar skandalin me rastin e transportimit të 14-vjeçarit Martin Cani në spitalin e Traumës dhe jo atë të QSUT e cila ishte shumë më afër dhe kishte pajisjet e mjekët e duhur për atë rast. Gazetari shpjegon se Martini ka humbur kohë të vyer, duke qënë 3 minuta larg Kardiokirurgjisë dhe […]

Lexo më shumë

Nuk ka “ëndërr amerikane” për Silvinjon, Bekam zgjedh një nga miqtë e Mesit si trajnerin e ri të Inter Majemit

Nuk ka “ëndërr amerikane” për Silvinjon, Bekam zgjedh një nga miqtë e Mesit si trajnerin e ri të Inter Majemit

Publikuar më 22.11.2024
Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, nuk është i përzgjedhuri i ...

Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, nuk është i përzgjedhuri i Devid Bekam për të marrë drejtimin e Inter Majemit. Emri i teknikut të kuqezinjve kishte qarkulluar në mediat spanjolle si një opsion për të drejtuar klubin amerikan pas largimit të Tata Martinos. Por duket se Bekam nuk ka ndër mend që të zgjedhë një person jashtë […]

Lexo më shumë

Gjykata Kushtetuese sqaron kërkesën e ish-kryeministrit Sali Berisha: Kur do të merret vendimi për ‘arrestin e shtëpisë’

Gjykata Kushtetuese sqaron kërkesën e ish-kryeministrit Sali Berisha: Kur do të merret vendimi për ‘arrestin e shtëpisë’

Publikuar më 22.11.2024
Gjykata Kushtetuese ka sqaruar vendimin e saj për ish-kryemi...

Gjykata Kushtetuese ka sqaruar vendimin e saj për ish-kryeministrin Sali Berisha, për të cilin vlerësoi se ndalimi i tij nga SPAK ishte bërë në përputhje me ligjin dhe se nuk kishte nevojë për autorizim nga Kuvendi. Gjykata Kushtetuese ka deklaruar se është shprehur vetëm për dy masat e dhëna ndaj Sali Berishës që ishin “detyrim […]

Lexo më shumë
car rental tirana real estate saranda