Policia e Elbasanit në bashkëpunim me Policinë e Tiranës dhe me Prokurorinë e Posaçme kanë ndërmarë një operacion “blic” në Elbasan, kundër një rrjeti kriminal. Në pranga mësohet se kanë rënë 2 ish-gjyqtarë të Elbasanit. Bëhet fjalë për ish Pajtime Fetahu dhe Zihni Shahu. Me urdhër të SPAK, forcat e policisë kanë ushtruar kontrolle të befasishme në ‘bazat’ e Suel Çelës.
Operacioni po organizohet pas zbërthimit të bisedave në aplikacionin SKY ECC. Dyshohet si të përfshirë në trafik drogë dhe ngjarje kriminale. Operacioni ka nisur që nga mbrëmja e djeshme ku mësohet se janë ushtruar kontrolle edhe në disa banesa në Tirane. Operacioni është ende në zhvillim e sipër.
Dyshohet se në kuadër të operacionit ka masa sigurise dhe në fushën e medias.
Zihni Shahu ka mbajtur postin e kryetarit të gjykatës së Elbasanit për 10 muaj deri në 10 shtator 2020 kur dha dorëheqjen.
Pajtime Fetahu dha dorëheqjen më 2022 nga posti i gjyqtares së Gjykatës së Elbasanit. Aktualisht ndodhet nën masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’ me vendim të GJKKO-së me 2 Gusht 2024 për dosjen Çopja pasi po hetohet për korrupsion. Masa u vendos në kuadër të operacionit ‘Plumbi i artë 2” që zbuloi dhe aktivitetin e organizatës kriminale të drejtuar nga vëllezërit Çopja në Elbasan.
Pajtime Fetahu
Kush është Suel Çela?
Suel Çela u shpall në kërkim në maj të vitit 2022 në kuadër të operacionit “Plumbi i Artë” të organizuar nga SPAK. Sipas dëshmisë së Nuredin Dumanit ai është porositës i tre ngjarjeve 2 të parealizuara dhe 1 e mbetur në tentativë. Suel Çela akuzohet se ka porositur atentatin e dështuar të 29 marsit 2022 ndaj Elton Kilës, që do ta kryente bashkëpunëtori i drejtësisë, Nuredin Dumani, por i cili mbeti i plagosur rrugës dhe më pas u arrestua.
Suel Çela rezulton i dënuar në Itali për trafikim narkotikësh, por ai ka arritur t’i shpëtojë burgut. Në nëntor 2019, Gjykata e Elbasanit vendosi ta shpallë të pafajshëm Celën për sulmin ndaj policisë tek tregu ushqimor i Elbasanit. Ngjarje kjo që tronditi opinionin publik në shtator 2017 kur dolën pamjet e Audit të zi, të blinduar që përplasi makinën zëvendësdrejtorit të policisë Gjergj Oshafi. Edhe pse prokuroria kërkoi 7 vite burg, gjykata vendosi ta shpallë të pafajshëm Çelën për mungesë provash, ndërsa dënoi shokun e tij si autor të ngjarjes. Suel Çela rezulton ‘fukara’ pasi nuk ka asnjë biznes në emër të tij, ndonëse i ati është biznesmen dhe zotëron tregun agro-ushqimor në qytetin e Elbasanit, ku ndodhi dhe përplasje me policinë në 2017.
Mes të akuzuarve nga SPAK për dosjen e organizatës “Çopja” në Elbasan dhe çështje të tjera të dyshuara, është edhe Zihni Shahu, ish-kreu i Gykatës së Elbasanit.
Zihni Shahu dha dorëheqjen rreth 7 muaj pas nisjes së procesit të Vettingut, në muajin Shtator 2020, ashtu sikurse e dyshuara tjetër për të njëjtën dosje, ish-gjyqtarja Pajtime Fetahu, pasi ndaj tij kishte filluar hetimi administrativ dhe kërkoi të përjashtohej për 15 vjet nga e drejta për të punuar në sistemin e drejtësisë.
“Në datën 20.7.2020 subjekti i rivlerësimit, përmes postës elektronike, deklaroi për Komisionin se hiqte dorë nga detyra e magjistratit, moskandidimin në detyrë, për një afat prej 15 vitesh, si dhe pas këtij njoftimi do t’i drejtohej organit kompetent, KLGJ-së, sipas ligjit për dorëheqjen”, thuhej në vendimin e publikuar nga Komisioni.
KPK vuri në dukje se pas këtij vendimi u vendos ndërprerja e procesit të vettingut ndaj tij dhe Komisioni e sanksionoi që t’i ndalohej të ishte pjesë e sistemit për 15 vjet. Shahu nuk kishte ndonjë masë sigurie pas operacionit të 31 Korrikut të këtij viti ndaj organizatës Çopja, sukurse e kishte Shahu me “arrest shtëpie”, por duket se emri i tij ka dalë nga hetimet e thelluara të përgjimeve të dosjes SKY ECC.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/