×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

“Nuk duam hakmarrje! Dhimbja jonë asht e madhe!”/ Mes lotësh flasin prindërit e Martinit: Thoshte se do bëhej futbollist i madh! Do ikim në SHBA

Një tragjedi që ka pikëlluar mbarë Shqipërinë ajo e Martinit të vogël, që në moshën 14-vjeçare u vra me thikë nga bashkëmoshatari i tij.

Prindërit e Martinit, të cilët për herë të parë flasin pas ngjarjes, japin një mesazh tepër fisnik!

“Nuk duam hakmarrje”, thonë ata.

Prindërit e Martinit

Babai i Martinit: Pas shkolle vinte hante bukë dhe ikte në stërvitje. Deri në klasë të pestë ka qenë me nota 10. Donte të bënte si Ronaldo, do më njohë bota thoshte, mos u mërzit për mua. Mbante shokët afër, i qeshur. Një djalë njëherë kishte qenë në pishinë me të dhe u kthye nga Italia pas ngjarjes. Një engjëll i vërtetë, Zoti e mori me vete. Martini kishte një sens humori, ishte një lidership që i bënte të gjithë njerëzit për vete. M’u duk e pabesueshme kur kam parë 500 nxënës nga çdo çep që kanë ardhur për ngushëllim.

Si e morët vesh lajmin?

Babai i Martinit: Mësuesja e Martinit kishte telefonuar nusen time. Martini, i thotë ajo është te Trauma është zënë me disa çuna. ‘Po marr një taksi po iki te trauma’ më thotë gruaja. Unë njoftova një koleg dhe shkova dhe unë.

Keni folur me mësuesen me personat e shkollës, për përleshjen fizike? Keni pasur kontakt me babanë?

Babai i Martinit: S’kam asnjë lloj informacioni, s’do kishte prind që do e lejonte fëmijën e vet të ketë sherre. Asnjë lloj informacioni nuk kishim. Nuk kemi pasur kontakt por kjo është e pamjaftueshme, nuk e di, edhe ai si prind nuk besoj se do të jetë krenar se ka djalin kriminel, s’kemi pas asnjë lloj kontakti.

Biseda e fundit me djalin?

Babai i Martinit: Babush po iki për shkollë. Do më japësh një 2 mijë leksh nesër për shkollë. Po çfarë do hash ti me 2 mijë lekë i thashë? Një tost më tha nuk blej gjëra të shtenjta. Nuk kishte shprehur asnjë lloj shqetësimi.

A do të takoheshit me djaloshin tjetër?

Babai i Martinit: Jam aq i tronditur, sa nuk e përballon truri im që ta takoj. Nuk jam njeri hakmarrës. Jam njeri që uroj që të gjithë njeëzit të kenë paqe dhe lumturi.

Ndjejmë një dhimbje shumë të madhe. Zemra na ka dalë nga vendi. Na iku një Engjëll nga mesi i familjes sonë. Gjë më të keqe nuk ka, nuk i dëshiroj askujt, por kam një mesazh për të gjithë që bashkohen me dhimbjen tonë. Është djali jonë i parë, kemi edhe një tjetër 12 vjeç. Kemi vuajtur shumë me fëmijët. Nusja është marrë vetëm edukimin e fëmijëve. I kam përballuar vetë jetës me 12-16 orë punë, por ja që ëndrra nuk mu realizua, mu pre në mes, sidomos Martinit, birit tim të shenjtë.

Nëna e Martinit: Ishte shumë fëmijë i dashur, ku ta gjej djalin unë? Martini thoshte do bëhem futbollist i madh, do të bëhem i famshëm o mami. Bëja bisedë çdo natë me të, nuk më tha asnjë fjalë të vetme.

Babai i Martinit:  Çdo shok i tij, çdo komshi thoshte që Martini ishte i bukur, i çiltër, talent, dëshira e tij ishte futbolli mësimet, bëhu futbollist i thoja do të të ndihmojë babi. Shpresoj të largohemi për Amerikë, vëllai na ka bërë dokumentet për bashkim familjar dhe presim përgjigje presim me padurim përgjigjen./ TCH

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Berisha falenderon LaCivitën: E shkallmove Edi Ramën, i ra tavolinës me grushta. Nesër do t’i bjerë tryezës me kokë

Berisha falenderon LaCivitën: E shkallmove Edi Ramën, i ra tavolinës me grushta. Nesër do t’i bjerë tryezës me kokë

Publikuar më 09.05.2025
Kreu i PD-se gjate mitingut te fundit te mbylljes se fushate...

Kreu i PD-se gjate mitingut te fundit te mbylljes se fushates se PD, ka falenderuar miqte europian dhe ne veçanti, strategun amerikan, Chris LaCivita, qe sipas tij, “e shkalloi  Edi Ramën”. Per Berishen, Rama do i bjere tavolines me koke, pasi te marre rezultatin e zgjedhjeve te 11 Majit.  ” U siguroj se PD në pushtet do […]

Lexo më shumë

Rama flet në mbylljen e fushatës: Nuk është rastësi që në Ditën e Europës të themi fjalën e fundit të këtij rrugëtimi, për të firmosur te kutitë e votimit më pas marrëveshjen për Shqipërinë në BE

Rama flet në mbylljen e fushatës: Nuk është rastësi që në Ditën e Europës të themi fjalën e fundit të këtij rrugëtimi, për të firmosur te kutitë e votimit më pas marrëveshjen për Shqipërinë në BE

Publikuar më 09.05.2025
Kryeministri dhe kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka...

Kryeministri dhe kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka mbajtur një fjalim në mitingun përmbyllës të fushatës elektorale të PS, që u zhvillua këtë mbrëmje në ambientet e Parkut Olimpik të Tiranës, përpara zgjedhjeve të 11 majit. Në prani të ministrave, kandidatëve dhe mbështetësve të shumtë, Rama kujtoi sfidat e së kaluarës dhe hodhi akuza […]

Lexo më shumë

Albana Vokshi: Nuk ka shanse të mos fitojmë zgjedhjet. Kam shkelur në çdo lagje, raporti është 9 me 1 për ne

Albana Vokshi: Nuk ka shanse të mos fitojmë zgjedhjet. Kam shkelur në çdo lagje, raporti është 9 me 1 për ne

Publikuar më 08.05.2025
Kandidatja demokrate e listës së mbyllur Albana Vokshi foli ...

Kandidatja demokrate e listës së mbyllur Albana Vokshi foli ditën e sotme lidhur me ecurinë e fushatës zgjedhore drejt zgjedhjeve të 11 majit. Vokshi sqaroi për Ola Brukon se çdo ndodh me SPAK në rast fitoreje të PD-së. “Do depolitizohet. SPAK do jetë një strukturë që të hetojë në mënyrë profesionale e papolitizuar jashtë politikës. […]

Lexo më shumë

Edi Rama bën parashikimin e rezultatit të zgjedhjeve të 11 Majit në Kuç të Vlorës, sa mandate synon të marrë Partia Socialiste

Edi Rama bën parashikimin e rezultatit të zgjedhjeve të 11 Majit në Kuç të Vlorës, sa mandate synon të marrë Partia Socialiste

Publikuar më 08.05.2025
Kryeministri Edi Rama synon që në zgjedhjet e 11 majit të ma...

Kryeministri Edi Rama synon që në zgjedhjet e 11 majit të marrë nga 78 mandate deri në 88.  Parashikimin kreu i qeverisë e bëri në Kuç të Vlorës, vetëm tre dita para se qytetarët shqiptarë t’i drejtohen kutive të votimit.   Në skicën që vetë kryeministri Edi Rama ka projektuar, thotë se PS ka 100% shanse […]

Lexo më shumë

Rama apelon shqiptarët e Greqisë të regjistruar në zgjedhjet e 11 Majit: Ju lutem dorëzoni zarfet në postë, mos prisni se ka kohë edhe 48 orë! Bëjeni edhe këtë mund të fundit

Rama apelon shqiptarët e Greqisë të regjistruar në zgjedhjet e 11 Majit: Ju lutem dorëzoni zarfet në postë, mos prisni se ka kohë edhe 48 orë! Bëjeni edhe këtë mund të fundit

Publikuar më 08.05.2025
Kryeministri Edi Rama u ka dërguar mesazh emigrantëve shqipt...

Kryeministri Edi Rama u ka dërguar mesazh emigrantëve shqiptarë që jetojnë në Greqi dhe që janë regjistruar për të votuar në zgjedhjet e 11 Majit të dorëzojnë zarfet në pikat përkatëse të postës. Rama iu kërkoi që të mos presin për të dorëzojnë zarfet, duke shtuar se kanë afat edhe 48 orë kohë. “Bëjeni edhe […]

Lexo më shumë

Erion Braçe “kalon” te PD-ja, pozon bashkë me Delina Ibrahimajn me dy gishtat lart para posterit elektoral të Jorida Tabakut

Erion Braçe “kalon” te PD-ja, pozon bashkë me Delina Ibrahimajn me dy gishtat lart para posterit elektoral të Jorida Tabakut

Publikuar më 07.05.2025
Ligjvënësi socialist dhe ministrja Delina Ibrahimaj,që janë ...

Ligjvënësi socialist dhe ministrja Delina Ibrahimaj,që janë pjesë e skuadrës së kandidatëve të PS për Tiranën ku dhe kandidojnë më11maj për një vend në Parlament, janë shfaqur duke pozuar para banerit-billbord të një prej kandidateve rivale: Deputetes Jorida Tabaku. Fotoja tashmë është bërë virale dhe po kalon të gjithë xhiron e rrjetit. Sigurisht që dy kolegët […]

Lexo më shumë

Giro d’Italia pushton sheshin “Skënderbej”, PS do të mbajë mitingun përmbyllës te fusha e Parkut Olimpik, PD spostohet te Bulevardi i Ri

Giro d’Italia pushton sheshin “Skënderbej”, PS do të mbajë mitingun përmbyllës te fusha e Parkut Olimpik, PD spostohet te Bulevardi i Ri

Publikuar më 07.05.2025
Mbyllja e fushatës elektorale këtë të premte ka një specifik...

Mbyllja e fushatës elektorale këtë të premte ka një specifikë të veçantë për Tiranën, pasi sheshet kryesore të kryeqytetit nuk do të jenë të disponueshme për partitë politike, për shkak të dy aktiviteteve madhore që po zhvillohen paralelisht. Sheshi Skënderbej do të presë një etapë të veçantë të ngjarjes prestigjioze sportive Giro d’Italia, që këtë […]

Lexo më shumë

Regjistrohen 44 kallëzime për krime zgjedhore! Tirana, Fieri dhe Dibra kryesojnë për parregullsi

Regjistrohen 44 kallëzime për krime zgjedhore! Tirana, Fieri dhe Dibra kryesojnë për parregullsi

Publikuar më 07.05.2025
Deri më 7 maj 2025, në prokuroritë e juridiksionit të përgji...

Deri më 7 maj 2025, në prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm janë regjistruar gjithsej 44 kallëzime penale për vepra të lidhura me procesin zgjedhor, të parashikuara nga një sërë nenesh të Kodit Penal, përfshirë ato që ndëshkojnë blerjen e votës, cenimin e fshehtësisë së votimit dhe pengimin e zgjedhësve. Sipas të dhënave zyrtare të Prokurorisë […]

Lexo më shumë
car rental tirana real estate saranda