×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Gjykata Kushtetuese sqaron kërkesën e ish-kryeministrit Sali Berisha: Kur do të merret vendimi për ‘arrestin e shtëpisë’

Gjykata Kushtetuese ka sqaruar vendimin e saj për ish-kryeministrin Sali Berisha, për të cilin vlerësoi se ndalimi i tij nga SPAK ishte bërë në përputhje me ligjin dhe se nuk kishte nevojë për autorizim nga Kuvendi.

sali-berisha-gjykata-kushtetuese1

Gjykata Kushtetuese ka deklaruar se është shprehur vetëm për dy masat e dhëna ndaj Sali Berishës që ishin “detyrim paraqitje” dhe “ndalim i daljes jashtë vendit”, ndërkohë që masa aktuale “arrest në shtëpi” do të shqyrtohet në një seancë tjetër.

GJK shprehet se kërkesa në lidhje me masën e sigurisë “arrest në shtëpi” është regjistruar në Gjykatë, në datën 18.11.2024.

Njoftimi për mediat

Të nderuar kolegë,

Duke marrë shkas nga lajmet dhe opinionet në media dhe portale, në lidhje me vendimarrjen e djeshme të Gjykatës Kushtetuese, sqarojmë se vendimi i referohet masave të sigurisë“detyrim paraqitje” dhe “ndalim i daljes jashtë vendit”, dhe jo shqyrtimit të masës “arrest në shtëpi”.

Sikurse u deklarua dhe në Konferencën për shtyp të Kryetares Zaçaj, ju sqaroj se për sa i takon vlerësimit të masës së sigurisë “arrest në shtëpi”, kërkesa në lidhje me këtë masë është regjistruar në Gjykatë, në datën 18.11.2024, dhe do të jetë objekti një shqyrtimi tjetër gjyqësor sipas afateteve dhe rregullave të parashikuara në ligj.

Kujojmë se më (21 nëntor) Gjykata Kushtetuese arsyetoi se për të dyja masat ndaj Berishës, “detyrim paraqitje” dhe “bllokim të pasaportës”, janë masa që mund të merren pa autorizimin e Kuvendit.

“Gjykata e shqyrtoi masen e sigurimit “ndalim i daljes jashtë vendit” në kuadër të lirisë së levizjes të garantuar nga neni 38 të Kushtetutës, e cila është e ndryshme nga liria personale e garantuar nga neni 27 i Kushtetutës dhe për pasojë kërkuesi në cilësinë e deputetit nuk gëzon mbrojtje të veçantë në këtë aspekt, ndaj Gjykata me shumicë votash vlerësoi se kërkimi i autorizimit të Kuvendit nga Prokuroria për këtë masë nuk ishte i nevojshëm”, thuhet në vendim.

Gjykata vendosi pranimin e pjesshëm të kërkesës së Berishës, duke shfuqizuar vendimet gjyqesore vetëm për pjesën që kanë caktuar masën “ndalim i daljes jashtë shtetit”.

VENDIMI I GJYKATËS KUSHTETUESE

Gjykata shqyrtoi në fillim kriteret e legjitimimit dhe arriti në përfundimin se kërkuesi i plotësonte ato me përjashtim të pretendimit për cenimin e gjykatës se paanshme bazuar në argumentin se gjyqtarja e shkallës së parë ishte shkarkuar më parë prej kërkuesit në funksionin e tij si President i Republikës dhe njëherazi edhe kryetar i KLD-së në atë kohë. Në lidhje me këtë pretendim, gjykata vlerësoi se kërkuesi nuk kishte shteruar mjetet juridike në dipozicion, konkretisht nuk i kishte paraqitur ato formalisht gjatë gjykimit të zakonshëm sipas rregullave proceduriale për këtë qëllim. Kërkesa për përjashtim për këtë gjyqtare ishte kërkuar për një shkak të ndryshëm nga ai i mësipërm.

Sa i takon themelit të çështjes, duke mbajtur në konsideratë shpjegimet e kërkuesit dhe prapësimet e palëve, Gjykata me shumicë votash, vlerësoi ta shqyrtonte çështjen në drejtim të të drejtave kushtetuese për t’u zgjedhur sipas nenit 45 të Kushtetutës dhe lirisë së lëvizjes sipas nenit 38 të Kushtetutës.

Në përgjigje të pretendimit të kërkuesit se, bazuar në nenin 73/2 të Kushtetutës, prokuroria duhej të kishte marrë autorizim nga Kuvendi përpara se të kërkonte nga gjykatat caktimin e masave të sigurimit personal “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” dhe “ndalim i daljes jashtë shtetit”, Gjykata bëri një analizë qëllimore dhe semantike të dispozitës kushtetuese në fjalë. Në kuadër të kësaj analize, Gjykata iu referua edhe materialeve të procesit legjislativ të cilat i paraprinë amendamentit kushtetues të vitit 2012 kur u miratua neni 73/2 me këtë përmbajtje që ka sot, si edhe precedentit në rastin Tahiri dhe jurisprudencës së Gjykatës së Strasburgut.

Gjykata interpretoi shprehjen “heqje e lirisë në çfarëdolloj forme” bazuar edhe në frymën e amendamentit kushtetues të vitit 2012, i cili synonte reduktim sa më të madh të imunitetit procedural të deputetëve, neni 73/2 duhet të interpretohet ngushtësisht si një avantazh i përkohshëm procedural që e gëzojnë deputetët në funksion të mirëfunksionimit të Kuvendit në tërësinë e tij dhe jo si privilegj i deputetëve si individë. Me këtë frymë, Gjykata, me shumicë votash, arriti në përfundimin se mbrojtja e përkohshme procedurale që neni 73/2 iu garanton deputetëve i referohet vetëm lirisë personale dhe jo lirisë së lëvizjes.

Gjykata e shqyrtoi masën e sigurisë “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, në këndvështrim të të drejtës për t’u zgjedhur sipas nenit 45 të Kushtetutës. Duke iu referuar llojit të detyrimit që vendos masa dhe shpeshtësisë së zbatimit të tij (një herë në dy javë), gjykata njëzëri arriti në përfundimin se ajo nuk prek funksionet legjislative të Kuvendit dhe nuk e pengon deputetin të ushtrojë të drejtat e tij si deputet. Për rrjedhojë gjykata njëzëri arriti në përfundimin se në rastin konkret, kjo masë nuk përbën kufizim të lirisë personale dhe, për pasojë nuk nevojitet autorizimi nga Kuvendi për zbatimin e saj ndaj deputetit.

Gjykata e shqyrtoi masen e sigurimit “ndalim i daljes jashtë vendit” në kuadër të lirisë së levizjes të garantuar nga neni 38 të Kushtetutës, e cila është e ndryshme nga liria personale e garantuar nga neni 27 i Kushtetutës dhe për pasojë kërkuesi në cilësinë e deputetit nuk gëzon mbrojtje të veçantë në këtë aspekt, ndaj Gjykata me shumicë votash vlerësoi se kërkimi i autorizimit të Kuvendit nga Prokuroria për këtë masë nuk ishte i nevojshëm.

Gjykata shqyrtoi pretendimin e kërkuesit në lidhje me paanësinë e gjykatave të posaçme për shkak të parashikimeve të ligjit 95/2016 përkatësisht nenet 48-51, të cilat parashikojnë kontrollin periodik të llogarive të tyre bankare dhe të telekomunikimeve vetjake të gjyqtarëve, familjarëve të tyre nga hetuesit e BKH, e cila sipas kërkuesit varet nga Prokuroria e Posaçme SPAK. Gjykata me shumicë votash vendosi që pretendimi i kërkuesit është i pabazuar për arsyet e mëposhtëme:

  1. autorizimi për regjimin e kontrollit periodik është i parashikuar në Kushtetutë dhe si i tillë nuk mund të bëhet objekt i kontrollit kushtetues;
  2. Ligji përmban garanci të mjaftueshme për të siguruar pavarësinë e gjyqtarëve në mënyrën se si realizohet kontrolli pasi rezultatet e kontrollit eventual të kryer nga BKH janë objekt vlerësimi nga gjykata ne rastet e procedimit penal dhe nga KLGJ në rastet disiplinore;
  3. Ligji përmban një tërësi garancish të cilat sigurojnë pavarësin e tyre në ushtrim të funksionit për shkak të statusit të posaçëm të këtyre gjyqtarëve çka përfshin emërimin, pagën, karrieren, trajtimin e posaçëm dhe mënyrën e shkarkimit.

Gjykata shqyrtoi edhe pretendimet e kërkuesit për procesin e rregullt në drejtim të mbrojtjes efektive, dhe me shumicë votash vlerësoi se ai është i pabazuar pasi siç kanë arsyetuar gjykatat e zakonshme kërkuesit i është dhënë mundësia e mbrojtjes në përputhje me garancitë proceduriale të parashikuara nga ligji.

Më tej, Gjykata shqyrtoi secilën masë sigurimi në këndvështrim të parimit të proporcionalitetit të lidhur me standardin e arsyetimit. Gjykata me shumicë votash, vlerësoi duke iu referuar arsyetimit të gjykatave të zakonshme se masa e dhënë ndaj kërkuesit  “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” është propocionale në drejtim të domosdoshmërisë, përshtatshmërisë dhe ashpërsisë.

Ne lidhje me masen tjeter, Gjykata vendosi pranimin e pjesshëm të kërkesës duke shfuqizuar vendimet gjyqesore objekt te shqyrtimit kushtetues, vetem për pjesën qe kane caktuar masën “ndalim i daljes jashtë shtetit” ndaj kerkuesit Sali Berisha per shkak të cenimit të parimit të proporcionalitetit, në aspektin e domosdoshmërisë se kesaj mase, ne kushtet kur qellimet e saj permbushen nga masa tjeter e dhene ndaj kerkuesit  “detyrim per t’u paraqitur ne policine gjyqesore”.

REAGIMI I BERISHËS

Lidhur me rrëzimin e kërksave të tij, Sali Berisha tha se vendimi i Gjykatës është i turpshëm dhe se është një vendim që dëshmon shkallën më të ulët të gjykimit dhe të përgjegjësisë, sipas tij. Sakaq Berisha tha se ndihet krenar që mbrojti Kushtetutën.

“Me vendimin e saj, Gjykata Kushtetuese damkosi në mënyrë të përsëritur veten e vet.
Njerëz pa karakter, pa moral ligjor, mercenarë. Por të gjitha këto do shkojnë në Strasburg, në gjyqin e Europës, në gjykatën që mbron konventën evropiane të të drejtave të njeriut. Dhe ata nuk shkruajnë siç bëjnë këta këtu, që sillen si zuzarë ndaj Kushtetutës, ndaj ligjeve. Nuk shpallin antikushtetues mosmarrjen e lejes në parlament, por thonë se nuk ishte proporcion”, tha Berisha.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

“Nuk duam hakmarrje! Dhimbja jonë asht e madhe!”/ Mes lotësh flasin prindërit e Martinit: Thoshte se do bëhej futbollist i madh! Do ikim në SHBA

“Nuk duam hakmarrje! Dhimbja jonë asht e madhe!”/ Mes lotësh flasin prindërit e Martinit: Thoshte se do bëhej futbollist i madh! Do ikim në SHBA

Publikuar më 22.11.2024
Një tragjedi që ka pikëlluar mbarë Shqipërinë ajo e Martinit...

Një tragjedi që ka pikëlluar mbarë Shqipërinë ajo e Martinit të vogël, që në moshën 14-vjeçare u vra me thikë nga bashkëmoshatari i tij. Prindërit e Martinit, të cilët për herë të parë flasin pas ngjarjes, japin një mesazh tepër fisnik!

Lexo më shumë

Lihet në arrest me burg vrasësi 14-vjeçar i Martin Canit, flet i ati: Familja ime ka vepra, kemi një djalë për mall

Lihet në arrest me burg vrasësi 14-vjeçar i Martin Canit, flet i ati: Familja ime ka vepra, kemi një djalë për mall

Publikuar më 22.11.2024
Arrest me burg për 14-vjeçarin M.P., i cili akuzohet për vra...

Arrest me burg për 14-vjeçarin M.P., i cili akuzohet për vrasjen e bashkëmoshatarit të tij Martin Cani. Seanca për masën e sigurisë është zhvilluar në ambientet e spitalit, ku ndodhet 14-vjeçari, Mario Përlleshi. Gjyqtarja Lorena Çabej pasi dëgjoi palët vendosi masën “arrest me burg”. Prokuroria kërkoi “arrest me burg” për adoleshentin, të cilin e akuzon […]

Lexo më shumë

Akuza për vendimin e ish-ministres Manastirliu, pse Martin Cani nuk mori shërbim në kardiokirurgjinë e QSUT-së: Humbi jetën pasi e çuan te Trauma

Akuza për vendimin e ish-ministres Manastirliu, pse Martin Cani nuk mori shërbim në kardiokirurgjinë e QSUT-së: Humbi jetën pasi e çuan te Trauma

Publikuar më 22.11.2024
Gazetari Osman Stafa ka denoncuar skandalin me rastin e tran...

Gazetari Osman Stafa ka denoncuar skandalin me rastin e transportimit të 14-vjeçarit Martin Cani në spitalin e Traumës dhe jo atë të QSUT e cila ishte shumë më afër dhe kishte pajisjet e mjekët e duhur për atë rast. Gazetari shpjegon se Martini ka humbur kohë të vyer, duke qënë 3 minuta larg Kardiokirurgjisë dhe […]

Lexo më shumë

Nuk ka “ëndërr amerikane” për Silvinjon, Bekam zgjedh një nga miqtë e Mesit si trajnerin e ri të Inter Majemit

Nuk ka “ëndërr amerikane” për Silvinjon, Bekam zgjedh një nga miqtë e Mesit si trajnerin e ri të Inter Majemit

Publikuar më 22.11.2024
Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, nuk është i përzgjedhuri i ...

Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, nuk është i përzgjedhuri i Devid Bekam për të marrë drejtimin e Inter Majemit. Emri i teknikut të kuqezinjve kishte qarkulluar në mediat spanjolle si një opsion për të drejtuar klubin amerikan pas largimit të Tata Martinos. Por duket se Bekam nuk ka ndër mend që të zgjedhë një person jashtë […]

Lexo më shumë

Protesta për vrasjen e 14-vjeçarit, prindër e nxënës hedhin bojë të kuqe para Ministrisë së Arsimit: Duam siguri, drejtësi për Martinin!

Protesta për vrasjen e 14-vjeçarit, prindër e nxënës hedhin bojë të kuqe para Ministrisë së Arsimit: Duam siguri, drejtësi për Martinin!

Publikuar më 21.11.2024
Qindra qytetarë kanë mbushur sot rrugët e Tiranës në shenjë ...

Qindra qytetarë kanë mbushur sot rrugët e Tiranës në shenjë protestë pas vrasjes së 14-vjeçarit Martin Cani duke kërkuar siguri. Prindërit janë mbledhur fillimisht te shkollë “Fan Noli” dhe më pas kanë marshuar drejt sheshit “Skënderbej” me një pankartë gjigande në krye “Institucionet e papërgjegjshme vrasin” dhe bënë apel për marrjen e masave. “Nuk ka […]

Lexo më shumë

Rrebelohet Flamur Noka: A ka më poshtërsi? Qeni që mbajnë qeveritarët në shtëpi ha në vakt aq sa merr një pensionist në muaj

Rrebelohet Flamur Noka: A ka më poshtërsi? Qeni që mbajnë qeveritarët në shtëpi ha në vakt aq sa merr një pensionist në muaj

Publikuar më 19.11.2024
Miratimi i buxhetit 2025 ka shkaktuar reagime të ashpra nga ...

Miratimi i buxhetit 2025 ka shkaktuar reagime të ashpra nga opozita, e cila kundërshton buxhetin që u votua sot me 75 vota të mazhorancës. Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, tha në News 24 se buxheti është kundër interesave të qytetarëve shqiptarë, veçanërisht kundër pensionistëve. Teksa bëri një krahasim lidhur me ndarjen e […]

Lexo më shumë

Monika Kryemadhi: Nuk merrem më me politikë, marrëdhënia ime me Ilir Metën ka përfunduar

Monika Kryemadhi: Nuk merrem më me politikë, marrëdhënia ime me Ilir Metën ka përfunduar

Publikuar më 19.11.2024
Apeli i GJKKO-së ka lënë në fuqi masat e sigurisë ndaj ish-P...

Apeli i GJKKO-së ka lënë në fuqi masat e sigurisë ndaj ish-Presidentit të Republikës, Ilir Meta dhe deputetes Monika Kryemadhi. Pas seancës në Apelin e GJKKO, Monika Kryemadhi në një deklaratë për mediat tha se prokurorët e SPAK kanë hyrë në një rrugë që nuk po dalin dot vetëm nga mllefi provincial. “Arbitrariteti nuk e […]

Lexo më shumë

Vrau 14-vjeçarin duke e goditur në zemër, autori pozonte në rrjetet sociale me thikën dhe dorën e fashuar pas krimit. Pak para vrasjes, viktima dhe autori debatuan në tualetet e shkollës

Vrau 14-vjeçarin duke e goditur në zemër, autori pozonte në rrjetet sociale me thikën dhe dorën e fashuar pas krimit. Pak para vrasjes, viktima dhe autori debatuan në tualetet e shkollës

Publikuar më 19.11.2024
Tirana u trondit ditën e djeshme nga vrasja e 14-vjeçarit Ma...

Tirana u trondit ditën e djeshme nga vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani dhe plagosja e shokut të tij. Në rrjetin social Snapchat ai ka publikuar një foto me njërën dorë grusht, ndërsa dora tjetër duket e fashur. Sipas edhe njoftimit të policisë, autori, i cili është arrestuar njoftuan blutë mëngjesin e kësaj të marte, është […]

Lexo më shumë
car rental tirana real estate saranda