×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Akuza për vendimin e ish-ministres Manastirliu, pse Martin Cani nuk mori shërbim në kardiokirurgjinë e QSUT-së: Humbi jetën pasi e çuan te Trauma

Gazetari Osman Stafa ka denoncuar skandalin me rastin e transportimit të 14-vjeçarit Martin Cani në spitalin e Traumës dhe jo atë të QSUT e cila ishte shumë më afër dhe kishte pajisjet e mjekët e duhur për atë rast.

Gazetari shpjegon se Martini ka humbur kohë të vyer, duke qënë 3 minuta larg Kardiokirurgjisë dhe është çuar tek Trauma.

Martini është dërguar në një spital (Trauma) që s’ka pajisje për trajtimin e rastit të tij.

Martini është dërguar duke patur një goditje me thikë në zemër, në një spital që s’ka kardiokirurg.

Nëse ambulanca do e kishte kryer me përgjegjësi transportimin e tij drejt spitalit të duhur, mbase sot Martini mund të ishte gjallë.

Sipas dëshmisë së zonjës e cila ka transportuar 14-vjeçarin Martin Cani drejt spitalit, ambulanca e ka marrë djalin nga automjeti i saj, afër QSUT-së. (Bar Oslo, thuhet nga dëshmitarët. Nga aty deri në QSUT, ambulanca e ben per 3 min ose më pak).

Por ambulanca Martin Canin e nis për tek Spitali i Traumës. Pra shumë më shumë minuta. Mendojeni vete nga QSUT, tek Trauma plus trafiku.

Pse ambulanca e merr djalin dhe niset drejt Spitalit të Traumës?

Pse drejt Traumës kur pak minuta më larg ishte QSUT-ja dhe specialistët?

Sepse me një urdhër skandaloz të ish-Ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, kur ajo ishte në detyrë, u vendos që të gjitha urgjencat do të shkojnë tek Spitali i Traumës. Ndryshe ka qënë më parë, kur goditjet me thikë, kaçavidë në zemër, etj, shkonin në QSUT. Dhe mjekë të atij spitali nuk mbajnë mend t’u këtë humbur jetën një pacient me goditje në zemër, në rastet që u kanë shkuar të gjallë në spital. Por ky urdhër, ka bërë që edhe ata me goditje në zemër të nisen drejt Traumës.

A mund ta trajtonin kirurgët e Traumës rastin e Martinin?

E para Spitali i Traumës nuk ka Kardiokirurg. Pra ndihmën tek Trauma, 14-vjeçarit nuk ia ka dhënë një kardiokirug, por kirurgët e përgjithshëm.

Sipas burimeve të mia, 14-vjeçari ka patur grumbullim gjaku (e ardhur nga goditja) në zemër dhe ajër në gjoks. Drenazhi torakal, është procedure që në rutinë kryhet nga kirurget e përgjithshëm. Pra është një procedurë për të hequr gjakun e grumbulluar, në rastet që ka traumë në zemër. Por kaq mund të bëhet tek Trauma.

Pas këtij momenti pacienti ka nevojë të futet në atë që duhet qarkullimi ekstrakorporal.

Aparatura që bën këtë proces quhet: Pajisja zemer-mushkeri ose Extracorporeal Circulation Machine. Kjo pajisje nxjerr për pak kohë jashtë funksioni zemrën, duke e kryer vetë procesin e saj.

Kjo i jep kohë kardiokirurgut të riparojë zemrën e dëmtuar. Pa këtë pajisje nuk mund të bëhet asnjë ndërhyrje në zemër.

Pra pajisja zemër-mushkëri është e vendosur në sallën e operacionit në Kardiokirurgji në QSUT. Është e instaluar aty. Kjo pajisje mund të instalohet tek pacienti për 5-6 minuta. Kjo bën të mundur stabilizimin e tensioneve dhe kirurgu vazhdon riparimin i qetë më pas. Ndërkohë pajisja nuk lejon që të humbet gjaku, pasi ai thithet nga aparati dhe më pas aparati vetë ia rikthen pacientit.

Dhe SPITALI I TRAUMËS NUK E KA KËTË PAJISJE. AJO GJENDET VETËM NË KARDIOKIRURGJI NË QSUNT. PRA ÇFARËDO TË BËNIN MJEKËT E TRAUMËS PËR RASTIN E MARTINIT, ATA NUK MUND TA RIPARONIN ZEMRËN PA KËTË PAJISJE.

Sipas burimeve të mia, nëse pacienti do ishte futur në pompë ose qarkullim ekstrakorporal, kishte shanse reale për të mbijetuar. Nëse nuk futet në pompë e më pas të riparohet zemra, vdekja është e sigurt.

Pra nëse do të kishte marrë ndihmë në Kardiokirurgji në QSUT, kishte në favor edhe kohën, edhe pajisjet, që tek Trauma nuk janë.

Por sigurisht, mjekët thonë se mbijetesa varet dhe nga faktore të tjerë. Prsh, sa gjak ka humbur, dhe a ka bërë arrest apo jo.

Por mjekë me eksperiencë thonë se edhe gjaku i humbur rikuperohet që në momentin e drenazhit të toralsit në urgjencë, me një pajisje tjetër, e cila quhet “Cell Saver”, e cila thith gjakun, e pastron dhe ia jep përsëri pacientit.

Unë nuk di të them nëse Martin Cani do ia kishte dalë nëse do kishte shkuar që në fillim në Kardiokirurgji në QSUT.

Por faktet janë këto:

  1. Tek Trauma s’ka kardiokirurg
  2. Trauma s’ka pajisjen zemër-mushkëri
  3. Qsut ka qënë 3 min larg, Trauma mbi 10 minuta larg. (në varësi të trafikut)
  4. Sipas dëshmitarëve djali i është dorëzuar ambulancës me shenja jete.”- shpjegon gazetari.

Gazetari bën thirrje që Prokuroria të hetojë rastin.

Më tej ai shprehet se është skandaloze fakti që Ministria e Shëndetësisë nuk e ka riparë këtë urdhër që kushton jetë, të Ogerta Manastirliut.

“Si mundet kur të gjitha specialistet që shëndetësia jonë i ka, ndodhen në QSUNT, dhe urgjencat duhet të shkojnë tek Spitali i Traumës?

Si mundet që të çosh tek Trauma, pacientë që kanë marrë goditje me thikë, kaçavidë etj, në zemër dhe t’i çosh atje, kur specialisti Kardiokirurg është në QSUT, së bashku me mjetet që i duhen atij për t’i shpëtuar jetën pacientit?”- përfundon gazetari.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

“Nuk duam hakmarrje! Dhimbja jonë asht e madhe!”/ Mes lotësh flasin prindërit e Martinit: Thoshte se do bëhej futbollist i madh! Do ikim në SHBA

“Nuk duam hakmarrje! Dhimbja jonë asht e madhe!”/ Mes lotësh flasin prindërit e Martinit: Thoshte se do bëhej futbollist i madh! Do ikim në SHBA

Publikuar më 22.11.2024
Një tragjedi që ka pikëlluar mbarë Shqipërinë ajo e Martinit...

Një tragjedi që ka pikëlluar mbarë Shqipërinë ajo e Martinit të vogël, që në moshën 14-vjeçare u vra me thikë nga bashkëmoshatari i tij. Prindërit e Martinit, të cilët për herë të parë flasin pas ngjarjes, japin një mesazh tepër fisnik!

Lexo më shumë

Lihet në arrest me burg vrasësi 14-vjeçar i Martin Canit, flet i ati: Familja ime ka vepra, kemi një djalë për mall

Lihet në arrest me burg vrasësi 14-vjeçar i Martin Canit, flet i ati: Familja ime ka vepra, kemi një djalë për mall

Publikuar më 22.11.2024
Arrest me burg për 14-vjeçarin M.P., i cili akuzohet për vra...

Arrest me burg për 14-vjeçarin M.P., i cili akuzohet për vrasjen e bashkëmoshatarit të tij Martin Cani. Seanca për masën e sigurisë është zhvilluar në ambientet e spitalit, ku ndodhet 14-vjeçari, Mario Përlleshi. Gjyqtarja Lorena Çabej pasi dëgjoi palët vendosi masën “arrest me burg”. Prokuroria kërkoi “arrest me burg” për adoleshentin, të cilin e akuzon […]

Lexo më shumë

Nuk ka “ëndërr amerikane” për Silvinjon, Bekam zgjedh një nga miqtë e Mesit si trajnerin e ri të Inter Majemit

Nuk ka “ëndërr amerikane” për Silvinjon, Bekam zgjedh një nga miqtë e Mesit si trajnerin e ri të Inter Majemit

Publikuar më 22.11.2024
Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, nuk është i përzgjedhuri i ...

Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, nuk është i përzgjedhuri i Devid Bekam për të marrë drejtimin e Inter Majemit. Emri i teknikut të kuqezinjve kishte qarkulluar në mediat spanjolle si një opsion për të drejtuar klubin amerikan pas largimit të Tata Martinos. Por duket se Bekam nuk ka ndër mend që të zgjedhë një person jashtë […]

Lexo më shumë

Gjykata Kushtetuese sqaron kërkesën e ish-kryeministrit Sali Berisha: Kur do të merret vendimi për ‘arrestin e shtëpisë’

Gjykata Kushtetuese sqaron kërkesën e ish-kryeministrit Sali Berisha: Kur do të merret vendimi për ‘arrestin e shtëpisë’

Publikuar më 22.11.2024
Gjykata Kushtetuese ka sqaruar vendimin e saj për ish-kryemi...

Gjykata Kushtetuese ka sqaruar vendimin e saj për ish-kryeministrin Sali Berisha, për të cilin vlerësoi se ndalimi i tij nga SPAK ishte bërë në përputhje me ligjin dhe se nuk kishte nevojë për autorizim nga Kuvendi. Gjykata Kushtetuese ka deklaruar se është shprehur vetëm për dy masat e dhëna ndaj Sali Berishës që ishin “detyrim […]

Lexo më shumë

Protesta për vrasjen e 14-vjeçarit, prindër e nxënës hedhin bojë të kuqe para Ministrisë së Arsimit: Duam siguri, drejtësi për Martinin!

Protesta për vrasjen e 14-vjeçarit, prindër e nxënës hedhin bojë të kuqe para Ministrisë së Arsimit: Duam siguri, drejtësi për Martinin!

Publikuar më 21.11.2024
Qindra qytetarë kanë mbushur sot rrugët e Tiranës në shenjë ...

Qindra qytetarë kanë mbushur sot rrugët e Tiranës në shenjë protestë pas vrasjes së 14-vjeçarit Martin Cani duke kërkuar siguri. Prindërit janë mbledhur fillimisht te shkollë “Fan Noli” dhe më pas kanë marshuar drejt sheshit “Skënderbej” me një pankartë gjigande në krye “Institucionet e papërgjegjshme vrasin” dhe bënë apel për marrjen e masave. “Nuk ka […]

Lexo më shumë

Rrebelohet Flamur Noka: A ka më poshtërsi? Qeni që mbajnë qeveritarët në shtëpi ha në vakt aq sa merr një pensionist në muaj

Rrebelohet Flamur Noka: A ka më poshtërsi? Qeni që mbajnë qeveritarët në shtëpi ha në vakt aq sa merr një pensionist në muaj

Publikuar më 19.11.2024
Miratimi i buxhetit 2025 ka shkaktuar reagime të ashpra nga ...

Miratimi i buxhetit 2025 ka shkaktuar reagime të ashpra nga opozita, e cila kundërshton buxhetin që u votua sot me 75 vota të mazhorancës. Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, tha në News 24 se buxheti është kundër interesave të qytetarëve shqiptarë, veçanërisht kundër pensionistëve. Teksa bëri një krahasim lidhur me ndarjen e […]

Lexo më shumë

Monika Kryemadhi: Nuk merrem më me politikë, marrëdhënia ime me Ilir Metën ka përfunduar

Monika Kryemadhi: Nuk merrem më me politikë, marrëdhënia ime me Ilir Metën ka përfunduar

Publikuar më 19.11.2024
Apeli i GJKKO-së ka lënë në fuqi masat e sigurisë ndaj ish-P...

Apeli i GJKKO-së ka lënë në fuqi masat e sigurisë ndaj ish-Presidentit të Republikës, Ilir Meta dhe deputetes Monika Kryemadhi. Pas seancës në Apelin e GJKKO, Monika Kryemadhi në një deklaratë për mediat tha se prokurorët e SPAK kanë hyrë në një rrugë që nuk po dalin dot vetëm nga mllefi provincial. “Arbitrariteti nuk e […]

Lexo më shumë

Vrau 14-vjeçarin duke e goditur në zemër, autori pozonte në rrjetet sociale me thikën dhe dorën e fashuar pas krimit. Pak para vrasjes, viktima dhe autori debatuan në tualetet e shkollës

Vrau 14-vjeçarin duke e goditur në zemër, autori pozonte në rrjetet sociale me thikën dhe dorën e fashuar pas krimit. Pak para vrasjes, viktima dhe autori debatuan në tualetet e shkollës

Publikuar më 19.11.2024
Tirana u trondit ditën e djeshme nga vrasja e 14-vjeçarit Ma...

Tirana u trondit ditën e djeshme nga vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani dhe plagosja e shokut të tij. Në rrjetin social Snapchat ai ka publikuar një foto me njërën dorë grusht, ndërsa dora tjetër duket e fashur. Sipas edhe njoftimit të policisë, autori, i cili është arrestuar njoftuan blutë mëngjesin e kësaj të marte, është […]

Lexo më shumë
car rental tirana real estate saranda