×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Rinovohen drejtorët e policive në 12 qarqe, ikin të gjithë të vjetrit, vetëm 1 mbijeton! Elton Alushi zëvendëson Tonin Vocajn në Tiranë

Pas disa javësh konkurrimi, 12 drejtoritë e qarqeve të Policisë së Shtetit kanë këtë të enjte drejtuesit e rinj. Emrat e tyre u prezantuan Ervin Hoxha, ministër i Brendshëm, në një ceremoni të organizuar në ministri.

Po kush janë emrat që ikin dhe kush janë të rinjtë

Pas gati 2 vitesh në drejtimin e Policisë së Tiranës, oficeri i karrierës Tonin Vocaj, që mbi supe mbajti detyrat më të rëndësishme të bluve, largohet duke i lënë vendin brezit të ri. Nga zv/drejtor në Vlorë, Elton Alushi emërohet në qarkun kryesor në vend, për të vijuar punën e vështirë të një metropoli që prodhon çdo ditë telashe.

Së fundmi, Alushi ka mbajtur edhe detyrën e shefit të Komisariatit të Krujës. Në Durrës emërohet Vilson Bala, pas detyrës së vështirë për drejtimin Operacionales dhe Komisariatit nr. 6, duke zëvendësuar Skënder Hitën, i cili emërohet në Fier, duke zëvendësuar Lorenc Panganikën.

Pavarësisht se u rendit i 16-i në renditjen e pikëve, ministri Hoxha ka parë të arsyeshme të vijojë drejtimin nga Hita, me karrierë në Durrës, Dibër dhe Shkodër.

Eksperienca në Akademinë e Sigurisë e Fatmir Hoxhës është parë e udhës të emërohet në Elbasan, në qarkun që deri para pak kohësh e drejtonte Ilir Proda. Fatmir Lleshaj zëvendëson Edmond Sulajn në Shkodër, duke nisur sfidën me një prej qarqeve më të vështirë në vend.

Prova e parë është zbardhja e atentatit me 4 viktima në Dobraç më 30 tetor. Nga gara për drejtor të përgjithshëm te emërimi në drejtues të Policisë së Lezhës, Altin Mena zëvendëson Alfred Elezin.

Kukësi do të drejtohet nga Gentian Berberi, me detyra si zv/drejtor në Vlorë e Lezhë, duke zëvendësuar Artan Bajraktarin.

Vendi i lënë bosh nga Dhimitraq Ziu në Dibër plotësohet nga Artion Duka, ndërsa Kastriot Skënderin në Berat e zëvendëson Luigj Vathi nga eksperienca e gjatë e menaxhimit të protestave si zv/drejtor i Tiranës në vitet e fundit.

Nga drejtues i AMP-së së Tiranës deri para pak vitesh, Elidon Çela do të menaxhoj qarkun aspak të lehtë të Vlorës, duke zënë vendin e Ermal Muçajt, ndërsa Gjovalin Loka i dorëzon detyrën Erion Ahmetit në Korçë, pas vitesh në Policinë Rrugore. Ish-zv/drejtori i Tiranës, i cili së fundmi ka drejtuar Kufirin dhe Migracionin në Durrës, Altin Merizaj zëvendëson Ardian Çipën në Gjirokastër, i cili zgjodhi të tërhiqej nga gara për drejtor qarqesh.

Drejtorët e policive në qarqe: Kush ikën e kush vjen

Qarku Tiranë 
Ikën Tonin Vocaj  –       Vjen Elton Alushi

Qarku Shkodër
Ikën Edmond Sulaj –       Vjen Fatmir Lleshaj

Qarku Elbasan
Ikën Ilir Proda        –        Vjen Fatmir Hoxha

Qarku Vlorë 
Ikën Ermal Muçaj    –       Vjen Elidon Çela

Qarku Durrës
Ikën Skënder Hita    –       Vjen Vilson Bala

Qarku Korçë 
Ikën Gjovalin Loka     –     Vjen Erion Ahmeti 

Qarku Gjirokastër
Ikën Ardian Çipa         –    Vjen Altin Merizaj 

Qarku Berat
Ikën Kastriot Skënderi –     Vjen Luigj Vathi

Qarku Kukës 
Ikën Artan Bajraktari     –    Vjen Gentian Berberi 

Qarku Dibër 
Ikën Dhimitraq Ziu       –      Vjen Artion Duka 

Qarku Lezhe
Ikën Alfred Elezi           –      Vjen Altin Mena

Qarku Fier
Ikën Lorenc Panganika  –     Vjen Skënder Hita

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Rrebelohet Flamur Noka: A ka më poshtërsi? Qeni që mbajnë qeveritarët në shtëpi ha në vakt aq sa merr një pensionist në muaj

Rrebelohet Flamur Noka: A ka më poshtërsi? Qeni që mbajnë qeveritarët në shtëpi ha në vakt aq sa merr një pensionist në muaj

Publikuar më 19.11.2024
Miratimi i buxhetit 2025 ka shkaktuar reagime të ashpra nga ...

Miratimi i buxhetit 2025 ka shkaktuar reagime të ashpra nga opozita, e cila kundërshton buxhetin që u votua sot me 75 vota të mazhorancës. Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, tha në News 24 se buxheti është kundër interesave të qytetarëve shqiptarë, veçanërisht kundër pensionistëve. Teksa bëri një krahasim lidhur me ndarjen e […]

Lexo më shumë

Monika Kryemadhi: Nuk merrem më me politikë, marrëdhënia ime me Ilir Metën ka përfunduar

Monika Kryemadhi: Nuk merrem më me politikë, marrëdhënia ime me Ilir Metën ka përfunduar

Publikuar më 19.11.2024
Apeli i GJKKO-së ka lënë në fuqi masat e sigurisë ndaj ish-P...

Apeli i GJKKO-së ka lënë në fuqi masat e sigurisë ndaj ish-Presidentit të Republikës, Ilir Meta dhe deputetes Monika Kryemadhi. Pas seancës në Apelin e GJKKO, Monika Kryemadhi në një deklaratë për mediat tha se prokurorët e SPAK kanë hyrë në një rrugë që nuk po dalin dot vetëm nga mllefi provincial. “Arbitrariteti nuk e […]

Lexo më shumë

Vrau 14-vjeçarin duke e goditur në zemër, autori pozonte në rrjetet sociale me thikën dhe dorën e fashuar pas krimit. Pak para vrasjes, viktima dhe autori debatuan në tualetet e shkollës

Vrau 14-vjeçarin duke e goditur në zemër, autori pozonte në rrjetet sociale me thikën dhe dorën e fashuar pas krimit. Pak para vrasjes, viktima dhe autori debatuan në tualetet e shkollës

Publikuar më 19.11.2024
Tirana u trondit ditën e djeshme nga vrasja e 14-vjeçarit Ma...

Tirana u trondit ditën e djeshme nga vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani dhe plagosja e shokut të tij. Në rrjetin social Snapchat ai ka publikuar një foto me njërën dorë grusht, ndërsa dora tjetër duket e fashur. Sipas edhe njoftimit të policisë, autori, i cili është arrestuar njoftuan blutë mëngjesin e kësaj të marte, është […]

Lexo më shumë

Vrasja e 14-vjeçarit me thikë në zemër pranë shkollës “Fan Noli”, shokët e klasës së Martin Canit vendosin qirinj dhe lule në vendin ku ndodhi krimi

Vrasja e 14-vjeçarit me thikë në zemër pranë shkollës “Fan Noli”, shokët e klasës së Martin Canit vendosin qirinj dhe lule në vendin ku ndodhi krimi

Publikuar më 19.11.2024
Shokët e shoqet e klasës së Martin Canit, 14-vjeçarit që u v...

Shokët e shoqet e klasës së Martin Canit, 14-vjeçarit që u vra me thikë në zemër ditën e djeshme (18 Nëntor) kanë vendosur foto të tij dhe karafila në vendin ku ndodhi krimi, pranë shkollës “Fan Noli” ku ndodhi sherri i përgjakshëm mes bashkëmoshatarëve. “Qofsh i xhenetit vëllai jonë”, shkruhet në fotot e viktimës të vendosura […]

Lexo më shumë

Rama jep lajmin në Kuvend: Të gjithë pensionistët që kanë pension deri në 20 mijë lekë do të marrin trefishin e bonusit

Rama jep lajmin në Kuvend: Të gjithë pensionistët që kanë pension deri në 20 mijë lekë do të marrin trefishin e bonusit

Publikuar më 18.11.2024
Ka nisur seanca plenare ku do të diskutohet projekt buxheti ...

Ka nisur seanca plenare ku do të diskutohet projekt buxheti 2025. Diskutimi në parim i pr. ligjit nisi nga kryeministri Edi Rama dha lajmin e mirë për bonusin e fundvitit. Ai u shpreh se çdo pensionist i cili e ka pensionin deri në 200 euro në muaj, do të marrë shpërblim prej 150 eurosh në […]

Lexo më shumë

Ish-deputeti socialist Jurgis Çyrbja mohon akuzat e SPAK: S’kam përdorur SKY ECC

Ish-deputeti socialist Jurgis Çyrbja mohon akuzat e SPAK: S’kam përdorur SKY ECC

Publikuar më 15.11.2024
Ka përfunduar marrja në pyetje nga SPAK e ish-deputetit soci...

Ka përfunduar marrja në pyetje nga SPAK e ish-deputetit socialist Jurgis Çyrbja dhe bashkëpunëtorit të tij, Ahmet Masha. Ata u pyetën për akuzat që rëndojnë në lidhje me përdorimin e aplikacionit Sky Ecc dhe lidhjet e mundshme me grupet kriminale në Durrës. Jurgis Çyrbja deklaroi përpara prokurorit Adnan Xholi se nuk ka pasur kurrë aplikacionin […]

Lexo më shumë

Ilir Meta rrëfen jetën në burg: Merrem me lexime, shënime dhe bëj sport. Në Fier nuk u transferova se dua të jem pranë fëmijëve

Ilir Meta rrëfen jetën në burg: Merrem me lexime, shënime dhe bëj sport. Në Fier nuk u transferova se dua të jem pranë fëmijëve

Publikuar më 15.11.2024
Ilir Meta ka rrëfyer detaje nga jeta e tij në paraburgimin e...

Ilir Meta ka rrëfyer detaje nga jeta e tij në paraburgimin e “313”-ës në Tiranë, teksa ka shpjeguar edhe pse nuk ka pranuar të transferohet në burgun e Fierit. Kreu i Partisë së Lirisë ka treguar se si e kalon kohën e lirë në qeli, në një intervistë për gazetaren Erla Mhilli. A mund të […]

Lexo më shumë

Deputeti Lefter Gështenja përfundon në spital, Saimir Korreshi tregon çfarë ndodhi në Kuvend: Nuk po ndjehej mirë me frymëmarrjen

Deputeti Lefter Gështenja përfundon në spital, Saimir Korreshi tregon çfarë ndodhi në Kuvend: Nuk po ndjehej mirë me frymëmarrjen

Publikuar më 14.11.2024
Deputeti i Partisë Demokratike, Lefter Gështenja ka dalë me ...

Deputeti i Partisë Demokratike, Lefter Gështenja ka dalë me urgjencë nga Parlamenti. Burime për mediat bëjnë me dije se deputeti demokrat është marrë nga ambulanca pasi ka shfaqur probleme me hernien. Deri më tani nuk dihet gjendja shëndetësore e deputetit, ndërkohë në pamjet e mëposhtme ai shihet teksa shoqërohet punonjësid e Gardës për tek autoambulanca e […]

Lexo më shumë
car rental tirana real estate saranda