×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Plumb në kokë, vritet ish-drejtori i SHISH dhe biznesmeni 52-vjeçar nga Dibra, çfarë filmuan kamerat në zonën e Fakultetit Filologjik

Policia e Tiranës ka bërë reagimin e parë pas atentatit që u regjistrua në rrugën “Faik Konica”, pranë Fakultetit Histori-Filologji, në kryeqytet.

Nga të shtënat rreth orës 23:00 mbeti i plagosur 52-vjeçari Eduart Reçi, biznesmen me origjinë nga Dibra.

Zona ku ka ndodhur ngjarja është mjaft e frekuentuar dhe e monitoruar nga kamerat e sigurisë së bizneseve përreth. Dyshohet se momenti i atentatit është filmuar.

Ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës, biznesmeni i ndërtimit Eduart Reçi i cili u qëllua me plumb në kokë në orët e vona të mbrëmjes së 13 nëntorit 2024. Vrasja u shënua rreth orës 23:00 pranë shtëpisë së tij në afërsi të Fakultetit Ekonomik në Tiranë, aty ku kishte ndërtuar një nga pallatet e tij, në rrugën ‘Faik Konica’. 

Mësohet se  Eduart Reçi, pronar i kompanisë ELGM ndërroi jetë mëngjesin e sotëm në spitalin e Traumës. 52-vjeçari nuk i mbijetoi dot plagës së rëndë, pasi predha e plumbit kishte përshkuar kokën tej për tej.

52 vjeçari ka qenë duke ecur në këmbë pranë pallatit në pronësi të tij ku dhe kishte banesën kur dhe është qëlluar nga një person ende paidentifikuar.

eduart reci atentat skene krimi

Raportohet 52-vjeçari Eduart Reçi ka qenë i vetëm në momentin kur u qëllua me armë zjarri rreth orës 23:00, mbrëmjen e së mërkurës (13 Nëntor). Biznesmeni mësohet se po qëndronte në këmbë jashtë pallatit të tij në lagje në rrugën “Faik Konica”.

Dyshohet vikti është qëlluar nga lart në distancë. Ai mori një plumb të vetëm në kokë dhe u dërgua tek spitali i Traumës, por nuk arriti që të mbijetojë.

Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve. Ndërsa janë sekuestruar dhe pamjet e kamerave të sigurisë në zonën ku ndodhi atentati.

Reçi njihet si biznesmen dhe pronar i disa subjekteve në atë zonë, ndërsa në momentin e të shtënave ndodhej pranë banesës së tij.

Grupi hetimor që po heton vrasjen e biznesmenit Eduart Reçi ka sekuestruar kamerat e sigurisë. Në pamje dëgjohet një e shtënë dhe menjëherë 52-vjeçari bie përdhe pasi plumbi e kap në kokë. Fatkeqësisht pamjet e sigurisë nuk kanë filmuar autorin ose autorët për shkak të errësirës. Në pyetje janë marrë familjarët e tij, të cilët kanë mohuar që të kenë dijeni përplasje të Reçit me persona të tjerë.

Eduard Reçi me origjinë nga Dibra aktualisht merrej me ndërtim por dikur mësohet se ka punuar edhe ish-drejtor në SHISH. Report Tv dhe shqiptarja.com transmetoi në mesnatë pamjet nga vendi i ngjarjes kur forcat e policisë kishin rrethuar zonën dhe po mblidhnin provat. 

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

E rëndë në Gramsh, helmohen 70 fëmijë nga ushqimi në kopsht. Analizat treguan prani të madhe të bakterit të salmonelës

E rëndë në Gramsh, helmohen 70 fëmijë nga ushqimi në kopsht. Analizat treguan prani të madhe të bakterit të salmonelës

Publikuar më 24.05.2025
Gjatë gjithë kësaj jave dyshohet se dhjetëra fëmijë në Grams...

Gjatë gjithë kësaj jave dyshohet se dhjetëra fëmijë në Gramsh kanë shfaqur sheja helmimi i cili dyshohet se ka ardhur nga ushqimi që kanë konsumuar në kopshtin shtetëror. Ky shërbim ofrohet nga një kompani private përmes kateringut. Një grup i madh  i fëmijëve gjatë këtyre ditëve është paraqitur me shqetësime dhe të vjella në spitalin […]

Lexo më shumë

Akuzat se kultivuan kanabis në Australi, Belina Pupa sqaron zërat: Jam e lirë, nuk më lejohen vetëm udhëtimet ndërkombëtare

Akuzat se kultivuan kanabis në Australi, Belina Pupa sqaron zërat: Jam e lirë, nuk më lejohen vetëm udhëtimet ndërkombëtare

Publikuar më 24.05.2025
Pasi u akuzuan nga mediat australiane për shtëpi bari, Belin...

Pasi u akuzuan nga mediat australiane për shtëpi bari, Belina dhe Elvis Pupa kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me çështje. Fillimisht, ishte aktori që nëpërmjet një story në instagram hodhi poshtë akuzat që u ngritën për zbulimin e 43 bimëve kanabisi në një pronë në Australi. Pas tij, erdhi reagimi nga […]

Lexo më shumë

Elvis Pupa flet për lajmin e shtëpisë së barit në Australi: Prej një muaji jam në Tiranë, Belina është e lirë

Elvis Pupa flet për lajmin e shtëpisë së barit në Australi: Prej një muaji jam në Tiranë, Belina është e lirë

Publikuar më 24.05.2025
Aktori i njohur i humorit, Elvis Pupa ka reaguar pasi mediat...

Aktori i njohur i humorit, Elvis Pupa ka reaguar pasi mediat e Australisë, raportuan se ai dhe bashkëshortja e tij, Belina Pupa, kishin ngritur një shtëpi bari. Në një postim të shpërndarë në rrjetet sociale, ai shprehet se ndodhet prej një muaji në Tiranë për shkak të angazhimeve profesionale. Lidhur me lajmet e publikuara në […]

Lexo më shumë

Balluku jep lajmin: Tuneli i Llogarasë hapet nesër për automjetet. Deri më 15 shtator do të jetë pa pagesë

Balluku jep lajmin: Tuneli i Llogarasë hapet nesër për automjetet. Deri më 15 shtator do të jetë pa pagesë

Publikuar më 23.05.2025
Zv/kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës, Belinda Ba...

Zv/kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku inspektoi këtë të premte tunelin e Llogarasë, një nga veprat infrastrukturore më të rëndësishme në jug të vendit. Balluku dha lajmin se duke filluar nga dita e nesërme, 24 maj, tuneli do të hapet për qarkullimin e automjeteve. “Duke nisur nga nesër, 24 maj, hapet për qarkullimin e […]

Lexo më shumë

Artan Lame nuk ia del dot, mesazhi prekës i bashkëshortes dhe mamasë së tij

Artan Lame nuk ia del dot, mesazhi prekës i bashkëshortes dhe mamasë së tij

Publikuar më 23.05.2025
Luftoi deri në fund, por zemra e Artan Lames pushoi së rrahu...

Luftoi deri në fund, por zemra e Artan Lames pushoi së rrahuri përfundimisht këtë të premte pasi qëndroi në koma cerebrale, si pasojë e një operacioni të vështirë që kreu. Lajmin e trishtë e konfirmuan bashkëshortja Mirela dhe e ëma e tij. “Unë jam Tani dhe do jem përgjithmonë! Të dua përjetësisht zemërbardhi im”, shkroi […]

Lexo më shumë

U dorëhoq si kreu i koalicionit Djathtas për Zhvillim, Dashamir Shehi: Dhashë një shembull demokracie. Rama fitoi se nuk ka alternativë

U dorëhoq si kreu i koalicionit Djathtas për Zhvillim, Dashamir Shehi: Dhashë një shembull demokracie. Rama fitoi se nuk ka alternativë

Publikuar më 22.05.2025
Dashamir Shehi, pasi subjekti politik që përfaqësoi, Koalici...

Dashamir Shehi, pasi subjekti politik që përfaqësoi, Koalicioni Djathtas për Zhvillim, nuk mori asnjë mandat në zgjedhjet e 11 majit, dha dorëheqjen. Shehi theksoi se me këtë dorëheqje ka dhënë shembull demokracie. Ai shtoi se PS fitoi sepse nuk ka alternativë. Sipas Shehit, Berisha nuk duhet të ishte në garë në zgjedhje. Dashamir Shehi: Isha kryetar […]

Lexo më shumë

Zyra e DEA-s aktive edhe në Shqipëri, ambasada e SHBA ndan njoftimin: Nëse keni informacione për trafikun e drogës dhe pastrimin e parave, na kontaktoni

Zyra e DEA-s aktive edhe në Shqipëri, ambasada e SHBA ndan njoftimin: Nëse keni informacione për trafikun e drogës dhe pastrimin e parave, na kontaktoni

Publikuar më 22.05.2025
Ambasada e SHBA në Tiranë njofton se linja e sinjalizimit të...

Ambasada e SHBA në Tiranë njofton se linja e sinjalizimit të Agjencisë së SHBA kundër narkotikëve, DEA, është aktive edhe në Shqipëri. Në një postim të shpërndarë në rrjetet sociale, ambasada fton qytetarët që të ndajnë me zyrën e DEA informacionet nëse janë në dijeni të trafikut të drogës dhe pastrimit të parave që vijnë […]

Lexo më shumë

Kuvendi rinis punimet, të enjten e ardhshme seanca e parë pas zgjedhjeve. Spiropali firmos vendimin

Kuvendi rinis punimet, të enjten e ardhshme seanca e parë pas zgjedhjeve. Spiropali firmos vendimin

Publikuar më 22.05.2025
Pas një ndërprerjeje dy mujore, Kuvendi i Shqipërisë pritet ...

Pas një ndërprerjeje dy mujore, Kuvendi i Shqipërisë pritet të rinisë punimet me një seancë plenare të enjten e ardhshme, më 29 maj, në orën 12:00. Vendimi është firmosur nga kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali. Seancat parlamentare do të vijojnë deri më 8 korrik. Kushtetuta parashikon që 60 ditë para përfundimit të mandatit nuk mund […]

Lexo më shumë
car rental tirana real estate saranda