×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Elon Musk “ndërhyn” në marrëveshjen Rama-Meloni për emigrantët: Këta gjykatës duhet të largohen. Reagon ashpër opozita italiane

Musk është përfshirë në çështjen e emigrantëve të paligjshëm që sillen nga Italia për në Shqipëri.

“Këta gjykatës duhet të largohen”, ka komentuar miliarderi amerikan në një postim në X që raportonte lajmin për vendimin e Gjykatës së Romës që urdhëroi kthimin e 7 emigrantëve të tjerë nga qendrat e pritjes në Gjadër të Lezhës.

Moderatori i një programi në platformën X, Mario Nawfal, shkruan se gjykata po bllokon planin e kryeministres Georgia Meloni për qendrën e ndalimit të emigrantëve në Shqipëri. Saktësohet se refugjatët ishin nga Bangladeshi dhe Egjipti.

“Plani, i zhvilluar me Shqipërinë për të zbutur fluksin e emigrantëve në Itali, synon që të zhvendosë deri në 36 mijë emigrantë në vit. Kostoja është 800 milionë euro për 5 vite”, thekson Nawfal, në një shkrim ku citon Financial Times.

Megjithatë, ai thekson se plani në fjalë po has në pengesa dhe në kritika të forta për koston e madhe.

Kjo nxiti dhe reagimin e Elon Musk, i cili ka një raport miqësor me kryeministren italiane. 

Kjo deklaratë e Trump ka nxitur sërish debat në politikën italiane, me opozitën që shprehen se sulmi i manjatit amerikan ndaj gjyqtarëve italianë është i papranueshëm dhe ndërhyrje e krahut të djathtë të Trump.

“Sulmi i Musk ndaj gjyqtarëve italianë nuk është vetëm i papranueshëm dhe një ndërhyrje e krahut të djathtë të Trump, por është sinjali i pagabueshëm i asaj që Musk dëshiron të arrijë, domethënë të ndërtojë një autokraci teknologjike falë perandorisë së tij ekonomike për të bërë pa të demokracisë. Me platformat e saj sociale, pushtimi i hapësirës me satelitët e saj përmes të cilëve mund të ndikojë në konfliktet ushtarake dhe gjeopolitikën, si në Ukrainë, përbën një problem për demokracinë. Pres dënimin nga kryeministri italian i fjalëve shumë serioze të Elon Musk në mbrojtje të kushtetutës dhe gjyqësorit tonë”, tha zëdhënësi i Europa e Gjelbër dhe deputeti i Aleancës së Gjelbër dhe të Majtë, Angelo Bonelli.

Kujtojmë se një gjykatë në Romë u kërkoi të hënën gjykatësve të Bashkimit Evropian që të shqyrtojnë mbajtjen në Shqipëri të emigrantëve që kapen në det.

Duke e referuar rastin tek Gjykata e Drejtësisë e Bashkimit Evropian vendimi e pengon sërish përpjekjen e qeverisë së djathtë italiane për të zbatuar planin e saj mbi emigracionin e paligjshëm.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

gif

PD kërkon dëshmitë e Ramës dhe Vilma Nushit në Komisionin Hetimor për Sterilizimin. Ilir Beqaj vjen me pranga dhe dëshmon: Jam i papunë

PD kërkon dëshmitë e Ramës dhe Vilma Nushit në Komisionin Hetimor për Sterilizimin. Ilir Beqaj vjen me pranga dhe dëshmon: Jam i papunë

Publikuar më 12.11.2024
Është shoqëruar sërish me përplasje mbledhja e Komisionit He...

Është shoqëruar sërish me përplasje mbledhja e Komisionit Hetimor Parlamentar për Sterilizimin dhe Check-Up, ku do të dëshmojë ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, i arrestuar për koncesionin 100 mln euro të sterilizimit.Kryetarja e Komisionit, Albana Vokshi kërkoi shtyrje të afatit për marrjen në pyetje të dëshmitarve që nuk janë paraqitur, por nënkryetari socialist, Plarent Ndrenca […]

Lexo më shumë

La garanci 20 milionë lekë për lirinë, mjeku onkolog Edmond Gashi fton pacientët që të caktojnë vizitat: Jam gati t’ju mirëpres me kujdesin që më karakterizon

La garanci 20 milionë lekë për lirinë, mjeku onkolog Edmond Gashi fton pacientët që të caktojnë vizitat: Jam gati t’ju mirëpres me kujdesin që më karakterizon

Publikuar më 11.11.2024
Gjykata e Posaçme e Apelit ka zbutur masën e sigurisë për mj...

Gjykata e Posaçme e Apelit ka zbutur masën e sigurisë për mjekun onkolog Edmond Gashi, duke vendosur për të liri me garanci pasurore, ndërkohë që deri më sot ishte në “Arrest në shtëpi”. Gashi ka pranuar të lërë 20 milionë lekë garanci. Skandali në spitalin Onkologjik në QSUT u zbulua verën e këtij viti, kur […]

Lexo më shumë

Gjykata e Romës kthen në Itali edhe grupin e dytë të emigrantëve që mbërritën në Shqipëri

Gjykata e Romës kthen në Itali edhe grupin e dytë të emigrantëve që mbërritën në Shqipëri

Publikuar më 11.11.2024
Grupi i dytë i emigrantëve që erdhën javën e kaluar në qendr...

Grupi i dytë i emigrantëve që erdhën javën e kaluar në qendrën e Gjadrit do të kthehen sërish në Itali. Vendimi është marrë sot nga gjykata e Romës, e cila ka pezulluar masën e vlefshmërisë së ndalimit. Vendimi ka të bëjë me shtatë emigrantë, nga Egjipti dhe Bangladeshi, të cilët tashmë ndodhen brenda qendrës së […]

Lexo më shumë

U pezullua nga Federata Evropiane pasi goditi të bijën që humbi me serben, flet trajneri kosovar i 8-vjeçares: E jap jetën për një thua të saj (VIDEO)

U pezullua nga Federata Evropiane pasi goditi të bijën që humbi me serben, flet trajneri kosovar i 8-vjeçares: E jap jetën për një thua të saj (VIDEO)

Publikuar më 11.11.2024
Një taekwondiste 8-vjeçare nga Kosova u godit me shuplakë ng...

Një taekwondiste 8-vjeçare nga Kosova u godit me shuplakë nga trajneri i saj në një garë në Tiranë. Trajneri është edhe babai i saj. Ai ka thënë se shuplaka ishte e lehtë dhe me qellim që ta qetësonte vajzën që po reagonte me emocione pas humbjes nga garuesja serbe. Nga federata nuk kanë folur për […]

Lexo më shumë

Zgjidhen 12 drejtorët e rinj të qarqeve në Shqipëri, kush është kryepolici që do të drejtojë Tiranën

Zgjidhen 12 drejtorët e rinj të qarqeve në Shqipëri, kush është kryepolici që do të drejtojë Tiranën

Publikuar më 11.11.2024
Komisioni i Vlerësimit pas përfundimit të procesit të shqyrt...

Komisioni i Vlerësimit pas përfundimit të procesit të shqyrtimit të dokumentacionit dhe intervistës së kandidatëve për pozicionin e “Drejtorit të Drejtorisë Vendore” publikoi listën me pikët e secilit kandidat, nga maksimalet deri tek ai me më pak pikë. Listën e kryesonte Vilson Ilir Bala, aktualisht drejtor i Operacionales i cili pritet të marrë drejtimin e […]

Lexo më shumë

Atentati me 4 viktima në Shkodër, çështja i kalon për hetim SPAK-ut, dyshimet se pas masakrës fshihet një grup i strukturuar kriminal

Atentati me 4 viktima në Shkodër, çështja i kalon për hetim SPAK-ut, dyshimet se pas masakrës fshihet një grup i strukturuar kriminal

Publikuar më 11.11.2024
Masakra me 4 viktima në Dobraç të Shkodrës do t’i kalojë për...

Masakra me 4 viktima në Dobraç të Shkodrës do t’i kalojë për hetim Prokurorisë së Posaçme. Prokuroria e Shkodrës ka dyshime se ngjarja është kryer nga një grup kriminal, ndaj çështja do t’i kalojë për kompetencë SPAK. Në masakrën e Shkodrës, më 30 Tetor, humbën jetën 23-vjeçari Hamza Lici, 32-vjeçari Arlind Bushati, dhe çifti i pafajshëm i […]

Lexo më shumë

Intervista e Edi Ramës: Sa herë mendoj që ta lë këtë punë do të jem shumë i lumtur

Intervista e Edi Ramës: Sa herë mendoj që ta lë këtë punë do të jem shumë i lumtur

Publikuar më 11.11.2024
Largimin nga politika, kryeministri Edi Rama e shi...

Largimin nga politika, kryeministri Edi Rama e shikon si një moment lumturie në jetën e tij, por thotë se ka ende punë që duhen bërë. “Sa herë mendoj unë ‘Ta lë këtë punë do të jem shumë i lumtur’, problemi është që pastaj thua si do vazhdojë puna këtu, puna atje”, shprehet kryeministri Rama në Podcast.  I ‘zhveshur’ nga kostumi […]

Lexo më shumë

Elbasani i mbuluar nga tymi prej natës së kaluar, vihet nën kontroll zjarri në landfillin e mbetjeve, PD: I qëllimshëm për të fshehur vjedhjen

Elbasani i mbuluar nga tymi prej natës së kaluar, vihet nën kontroll zjarri në landfillin e mbetjeve, PD: I qëllimshëm për të fshehur vjedhjen

Publikuar më 09.11.2024
Që prej orës 05.00 të mëngjesit të kësaj fundjave fusha e mb...

Që prej orës 05.00 të mëngjesit të kësaj fundjave fusha e mbetjeve tek inceneratori i Elbasanit u përfshi nga flakët të cilat u përhapën në një pjesë të madhe të saj. Shtëllunga gjigande e tymit dhe era e keqe e shkaktuar nga djegia e mbeturinave është përhapur në të gjithë lagjen periferike të qytetit të […]

Lexo më shumë
car rental tirana real estate saranda