×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Nga zemërimi i votuesve arabo-amerikanë te humbja e votuesve latinë, 6 arsyet pse dështoi Kamala Harris

Në ditët dhe javët në vijim, do të ketë shumë arsye në lidhje me atë që saktësisht çuan në fitoren vendimtare të Donald Trump në zgjedhje.

Të mërkurën herët në mëngjes, Trump arriti 270 votat elektorale të nevojshme për të rifituar Shtëpinë e Bardhë, një rikthim historik për një ish-president që refuzoi të pranonte humbjen e tij ndaj Presidentit Joe Biden 4 vjet më parë dhe akuzohet për nxitjen e një kryengritjeje në Kapitolin e SHBA-së, në një përpjekje për t’u kapur pas pushtetit.

Fitorja e tij ndaj zv.Presidentes Kamala Harris – gruaja e parë me ngjyrë që kryesonte garën e një partie të madhe – është hera e dytë që ai mund një kundërshtare femër në zgjedhjet presidenciale, pasi mundi Hillary Clinton në 2016.

Ngjitja e Harris në krye të biletës së Demokratëve nuk ishte e pazakontë – ajo u bë kandidatja e partisë pasi Biden, 81 vjeç, doli nga gara në fund të korrikut mes shqetësimeve për moshën e tij të avancuar pas një debati katastrofik kundër Trump.

Por Trump, 78 vjeç, tani është personi më i vjetër i zgjedhur si president. Veçanërisht, ai përmirësoi performancën e tij të vitit 2020 me shumicën e demografisë për të rifituar disa fusha beteje kryesore që humbi ndaj Bidenit 4 vjet më parë, duke përfshirë Pensilvaninë dhe Xhorxhian.

Newsweek përmbledh 6 lëvizje nga demokratët që mund të kenë kontribuar në fitoren e Trump.

Tërheqja e vonuar e Biden
Biden vendosi të heqë dorë nga oferta e tij për rizgjedhje dhe të miratojë Harrisin si kandidat demokrat më 21 korrik, duke përmbysur garën presidenciale pak më shumë se tre muaj para ditës së zgjedhjeve.

Ai u dorëzua pas javësh presioni të pandërprerë nga kolegët demokratë, pas një debati pengues në qershor, që rriti shqetësimet për moshën dhe aftësinë e tij për të mposhtur Trump në nëntor.

Disa me siguri do të thonë se një tërheqje e hershme nga gara mund t’i kishte dhënë zëvendësuesit të tij kohë shtesë për t’i bërë një ofertë votuesve.

Asnjë garë paraprake për të zëvendësuar Biden
Nëse Biden do të largohej më shpejt, demokratët mund të kishin mbajtur një garë shumë të shkurtër paraprake për të zgjedhur një kandidat që përfaqësonte një ndarje të qartë me administratën aktuale dhe u bën thirrje votuesve për të mposhtur Trump.

Në vend të kësaj, demokratët u bashkuan rreth Harris dhe ajo fitoi nominimin pa pasur fjalën e votuesve demokratë, në një proces që disa e kritikuan si jodemokratik.

Zgjedhja e kandidatit për zv. President nga Harris
Duke zgjedhur Guvernatorin e Minesotës, Tim Walz, si kandidatin e saj, Harris u përpoq të siguronte që shtetet e Michiganit dhe Wisconsin të ishin të sigurta në kolonën e saj.

Por prania e Walz në biletë duket se ka bërë pak ndryshim. Bileta Harris-Walz nuk arriti të fitojë në Wisconsin dhe është pas Trump në Michigan, megjithëse gara ende nuk është shpallur e përfunduar zyrtarisht. Biden i kishte mbajtur ngushtë të dy shtetet në vitin 2020.

Zgjedhja e Walz-it kishte zhgënjyer gjithashtu mbështetësit e guvernatorit të Pensilvanisë, Josh Shapiro, i cili mund t’i kishte ndihmuar demokratët të fitonin shtetin më të madh të betejës në zgjedhje. Trump fitoi Pensilvaninë dhe 19 votat e saj elektorale këtë vit.

Zemërimi i arabo-amerikanëve
Humbja e Harris vjen pas shqetësimeve se ajo do të paguante një çmim të lartë për dështimin për të dëgjuar votuesit që kërkonin që administrata Biden t’i japë fund mbështetjes së saj për luftën e Izraelit në Gaza.

Qëndrimi i saj mund t’i ketë kushtuar asaj shtetin kyç të Miçiganit, i cili ka përqendrimin më të madh të votuesve arabo-amerikanë në vend. Trump ka fituar tashmë Dearborn, një qytet ku rreth gjysma e banorëve janë me origjinë arabe, 4 vjet pasi Biden fitoi qytetin me një diferencë 3 me 1.

Nihad Awad, drejtor ekzekutiv kombëtar i Këshillit për Marrëdhëniet Amerikano-Islamike, i tha Newsweek në një deklaratë se “është e rëndësishme që zyrtarët demokratë dhe të tjerë të zgjedhur të pranojnë rënien e madhe të mbështetjes së zëvendëspresidentes Harris në shtetet kyçe në krahasim me fitoren e Presidentit Biden në 2020. Kjo erdhi pjesërisht, nga zhgënjimi i thellë që ndiejnë shumë votues të rinj, myslimanë, arabë dhe të tjerë me administratën Biden-Harris për shkak të mbështetjes së saj të qëndrueshme financiare dhe ushtarake për gjenocidin e vazhdueshëm të Izraelit në Gaza”.

Awad vijoi “në vend që të dëgjonte shumicën e qartë të amerikanëve që mbështesin si një armëpushim dhe një pezullim të dërgimit të armëve ndaj Izraelit, zv. Presidentja Harris përdori një ton pak më dashamirës ndaj palestinezëve duke iu përmbajtur thelbit të qëndrimit katastrofik të Presidentit Biden. Kjo çoi në një zhvendosje të paprecedentë të mbështetjes nga komunitetet myslimane, arabe dhe të tjera që tradicionalisht votojnë për presidentët demokratë”.

Humbja e votuesve latinë
Harris duket se nuk ka bërë mjaftueshëm për të aktivizuar një nga blloqet e votimit me rritje më të shpejtë dhe gjithnjë e më me ndikim të vendit. Sondazhet e jashtme tregojnë se Harris ia doli më keq me votuesit latinë sesa Biden në vitin 2020, me burrat latinë në veçanti duke u zhvendosur te Trump, i cili ka premtuar një dëbim masiv të emigrantëve që ndodhen ilegalisht në SHBA.

Një Strategji Dixhitale Inferiore
Mediat sociale mund të kenë kontribuar gjithashtu në fitoren e Trump. Ndërsa zv.presidentja përqafoi një strategji të parë dixhitale dhe intervista të kufizuara me mediat tradicionale, shtrirja e fushatës së saj në mediat sociale ka të ngjarë të zvogëlohej nga fushata e Trump në X (ish- Twitter ).

Pronari i X, Elon Musk kaloi muaj duke përdorur platformën për të përforcuar mesazhin e fushatës së Trump. Ai gjithashtu krijoi një lotari votuesish prej 1 milion dollarësh në ditë në shtetet swing.

“Është koha që Partia Demokratike të pajtohet me faktin se një shumicë dërrmuese e publikut amerikan jeton në një mjedis mediatik – nga Fox në Twitter e deri te podkastet – që funksionuan si një makinë propagande republikane”, tha Matt McDermott, një strateg demokrat.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

“Personalitet i jashtëzakonshëm botëror”, Ilir Meta vlerëson kryepeshkopin Janullatos dhe zbulon dhuratën e veçantë që i dërgoi në qeli: Ishte i vetmi që u kujtua

“Personalitet i jashtëzakonshëm botëror”, Ilir Meta vlerëson kryepeshkopin Janullatos dhe zbulon dhuratën e veçantë që i dërgoi në qeli: Ishte i vetmi që u kujtua

Publikuar më 28.01.2025
Ish-Presidenti Ilir Meta ka kujtuar Kryepeshkopin Anastas Ja...

Ish-Presidenti Ilir Meta ka kujtuar Kryepeshkopin Anastas Janullatos me një postim në Facebook, duke e cilësuar si një personalitet të nivelit botëror që transformoi Kishën Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë. Në postimin e tij, Meta tregoi edhe një moment personal ku Kryepeshkopi Anastas i kishte dërguar një kalendar ortodoks për vitin 2025 në burg. Meta vlerësoi […]

Lexo më shumë

Vdekja e 12-vjeçarit Leo Sadiku, nëna e të miturit dhunon mjeken pediatre në spital: Më neglizhove mjekimin e djalit

Vdekja e 12-vjeçarit Leo Sadiku, nëna e të miturit dhunon mjeken pediatre në spital: Më neglizhove mjekimin e djalit

Publikuar më 28.01.2025
Policia e Tiranës ka nisur hetimet për Roveta Sadikun, nënën...

Policia e Tiranës ka nisur hetimet për Roveta Sadikun, nënën e 12-vjeçarit Leo Sadiku, që humbi jetën në spital pasi shfaqi probleme shëndetësore, pasi akuzohet se ka dhunuar një mjeke në spitalin e Pediatrisë. Blutë kanë referuar materialet në Prokurori ndaj 44-vjeçares për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”. 44-vjeçarja është denoncuar në policia nga mjekja […]

Lexo më shumë

Refugjatë të tjerë pas iranianëve dhe afganëve? Gazetari izraelit: Shqipëria do të presë 100 mijë palestinezë nga Gaza. Përgjigjet Rama

Refugjatë të tjerë pas iranianëve dhe afganëve? Gazetari izraelit: Shqipëria do të presë 100 mijë palestinezë nga Gaza. Përgjigjet Rama

Publikuar më 28.01.2025
“Administrata Trump është në negociata me qeverinë shqiptare...

“Administrata Trump është në negociata me qeverinë shqiptare për të pranuar në Shqipëri 100 mijë refugjatë nga Rripi i Gazës.” Ky ishte pretendimi që ngriti gazetari dhe analisti politik izraelit i medias “Channel 12”, Amit Segal. “Stacioni i radhës – Shqipëria?

Lexo më shumë

Arkëmorti me trupin e Kryepeshkopit Anastas mbërrin në Tiranë, nisin homazhet dy ditore te Katedralja “Ngjallja e Krishtit”

Arkëmorti me trupin e Kryepeshkopit Anastas mbërrin në Tiranë, nisin homazhet dy ditore te Katedralja “Ngjallja e Krishtit”

Publikuar më 28.01.2025
Arkëmorti me trupin e pajetë të Kryepeshkopit të Shqipërisë,...

Arkëmorti me trupin e pajetë të Kryepeshkopit të Shqipërisë, Anastasi ka mbërritur në Tiranë kur ora shënonte 15.50 minuta. Besimtarët janë mbledhur në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” për homazhe në nderim të kreut të Kishës Ortodokse, i ndarë nga jeta në spitalin “Evangelismos” në Athinë, mëngjesin e së shtunës. Kambanat e vajit vijuan të binin […]

Lexo më shumë

Rama ironizon opozitën: Noc Rrokun do të marrin më 11 maj, janë ndërtuar 45 shkolla të reja në Tiranë

Rama ironizon opozitën: Noc Rrokun do të marrin më 11 maj, janë ndërtuar 45 shkolla të reja në Tiranë

Publikuar më 28.01.2025
Kryeministri Edi Rama, ka ironizuar opozitën në përgjigjen e...

Kryeministri Edi Rama, ka ironizuar opozitën në përgjigjen e tij për një nga komentuesit në rrjetet sociale, i cili i ka shkruar në lidhje me shkollat në kryeqytet. “Shiko shkollat në Tiranë, Noc Rroku! Që kanë mbetur pa oborre se ua kanë grabitur mafiozët e ndërtimeve”, shkruan komentuesi, ndërsa Rama është shprehur se në Tiranë janë […]

Lexo më shumë

Akuzat e Arben Ahmetajt ‘ndezin’ opozitën, Berisha: Më 8 shkurt protestojmë në shesh!

Akuzat e Arben Ahmetajt ‘ndezin’ opozitën, Berisha: Më 8 shkurt protestojmë në shesh!

Publikuar më 28.01.2025
Partia Demokratike do të organizojë më 8 shkurt protestë kom...

Partia Demokratike do të organizojë më 8 shkurt protestë kombëtare. Lajmi është dhënë nga kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha në një konferencë për shtyp. Protesta do të mbahet në orën 17:00. “Partia Demokratikë e cila prej kohësh ka shpallur mosbindjen civile si rrugën e vetme të qëndrimit ndaj kësaj qeverie, më 8 shkkurt fton […]

Lexo më shumë

“Më vdiq foshnja 9 muajshe për faj të tij”- Vëllezërit e saj vranë Ramazan Matajn, Armela rrëfen lidhjen me 33-vjeçarin: Më kërkonte të prostituoja, tentova vetëvrasjen

“Më vdiq foshnja 9 muajshe për faj të tij”- Vëllezërit e saj vranë Ramazan Matajn, Armela rrëfen lidhjen me 33-vjeçarin: Më kërkonte të prostituoja, tentova vetëvrasjen

Publikuar më 27.01.2025
Armela Hasaj, motra e vëllezërve Arjon dhe Klisman Hasaj, që...

Armela Hasaj, motra e vëllezërve Arjon dhe Klisman Hasaj, që dyshohet se ekzekutuan me breshëri plumbash Ramazan Matajn në fshatin Dragoç të Shkodrës mbrëmjen e 4 janarit, ka rrëfyer versonin e saj të ngjarjes duke treguar makthin e përjetuar prej rreth 6 vitesh nga 33-vjeçari.  Armela ka rrëfyer se u njoh me viktimë në rrjetet sociale dhe nisi një […]

Lexo më shumë

Lajmi për “vdekjen” e Lulzim Bashës, ironia e Edi Ramës: Mos e prish gjumin për kaq gjë, të marrshin të keqen

Lajmi për “vdekjen” e Lulzim Bashës, ironia e Edi Ramës: Mos e prish gjumin për kaq gjë, të marrshin të keqen

Publikuar më 27.01.2025
Lajmi për ndarjen nga jeta në mënyrë tragjike të politikanit...

Lajmi për ndarjen nga jeta në mënyrë tragjike të politikanit Lulzim Basha, “mori dhenë” gjatë ditës së sotme nëpër media. Në lidhje me këtë “zhurmë mediatike”, ka reguar dhe kryeministri i vendit Edi Rama, i cili me ironinë dhe sarkazmën që e karakterizon, i shkroi dy fjalë për kundërshtarin e tij politik. “Mos e prish […]

Lexo më shumë
car rental tirana real estate saranda