×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

U arrestua para se të merrte mandatin, Fredi Beleri për mediat greke: S’do ta harroj kurrë që Rama nuk më la të përfaqësoj qytetarët e Himarës!

Eurodeputeti Fredi Beleri, i cili ndodhet në Tiranë në kuadër të takimit të 18-të të Komisionit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri, ka folur për mediat greke lidhur me vizitën e tij në Shqipëri.

beleri rama

Pak para se takimi i tij me kryeministrin Rama të anulohej, Beleri është shprehur se nuk do të harrojë kurrë që sipas tij, kryeministri Rama nuk e la të përfaqësonte qytetarët e Himarës.

“Është sigurisht shumë e trishtueshme dhe nuk do të harroj që me procedurat e grushtit të shtetit nuk më la të përfaqësoja qytetarët e Himarës që më zgjodhën kryetar bashkie. Nuk do ta harroj kurrë këtë, por tani siç e dini me lëvizjen e kryeministrit më përdorin si kandidat dhe me besimin e qytetarëve grekë jam deputet në Parlamentin Europian”, ka thënë ai.

Ai tha se edhe nëse nuk takohet me Ramën, por me përfaqësuesit e tij, do u shpreh atyre qëndrimet e minoritetit grek.

“Kushdo që të vijë dhe në të gjitha takimet që do të kemi, unë do të shpreh qëndrimet tona që është e drejta e pakicës për vetëvendosje, për pronë, për gjuhë dhe për arsim në të gjitha nivelet dhe të gjitha këto të drejta, të cilat abuzohen nga ndërkombëtarët. Konventat i ka nënshkruar edhe Shqipëria dhe fatkeqësisht deri më sot nuk janë respektuar”, theksoi ai.

Eurodeputeti grek ka thënë se Greqia është e vendosur në politikën e saj për integrimin e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian, por sipas tij, çështja është se çfarë do të bëjë Shqipëria.

“Greqia është e vendosur në politikën e saj dhe me korrektësi për integrimin e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian. Çështja është se çfarë do të bëjë Shqipëria. Topi është tashmë në fushën e Shqipërisë. Nëse zoti Rama dhe administrata shqiptare duan Europën, shtëpia jonë e përbashkët ka rregulla dhe ato duhen respektuar”, theksoi ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

gif

Do të jetë pjesë e delegacionit të PE për Stabilizim-Asociimin, Beleri takon Ramën në Tiranë, eurodeputeti: Nëse Rama më jep dorën, do t’ia shtrëngoj

Do të jetë pjesë e delegacionit të PE për Stabilizim-Asociimin, Beleri takon Ramën në Tiranë, eurodeputeti: Nëse Rama më jep dorën, do t’ia shtrëngoj

Publikuar më 19.10.2024
Ish-kryetari i bashkisë së Himarës, Fredi Beleri, i cili u l...

Ish-kryetari i bashkisë së Himarës, Fredi Beleri, i cili u lirua nga qelia në fillim të muajit shtator do të takohet në Tiranë me kryeministrin Edi Rama më datë 29 tetor, raportojnë mediat greke. Në artikullin e gazetës “To Vima” takimi Rama-Beleri cilësohet si “takimi i vitit”. “Beleri do të takohet me njeriun që e mbajti në […]

Lexo më shumë

Ndëshkimi nga Kuvendi, sa duhet të paguajnë Bardhi, Noka, Hoti e Nallbati për djegien e karrigeve?

Ndëshkimi nga Kuvendi, sa duhet të paguajnë Bardhi, Noka, Hoti e Nallbati për djegien e karrigeve?

Publikuar më 16.10.2024
Kuvendi i Shqipërisë ka gjobitur disa nga deputetët e opozit...

Kuvendi i Shqipërisë ka gjobitur disa nga deputetët e opozitës, pas incidenteve të shkatuara me djegien e karrigeve gjatë seancave plenare. Sipas faturës, dëmet e shkaktuara janë në shumën 764.922 mijë lekë. Përgjegjës për dëmet janë deputetët Gazmend Bardhi, Flamur Noka, Bledion Nallbati dhe Elda Hoti, të cilët do paguajnë si më poshtë: -Gazment Bardhi […]

Lexo më shumë

Ish-kryebashkiaku i Kukësit i kërkoi gjykatës lirimin nga qelia, mbahet sot seanca për Safet Gjicin

Ish-kryebashkiaku i Kukësit i kërkoi gjykatës lirimin nga qelia, mbahet sot seanca për Safet Gjicin

Publikuar më 14.10.2024
Mbahet sot në Gjykatën e Elbasanit, seanca për Safet Gjici, ...

Mbahet sot në Gjykatën e Elbasanit, seanca për Safet Gjici, i cili ka kërkuar lirimin nga qelia. Kërkesën e ish-kryebashkiakut të Kukësit do ta shqyrtojë gjyqtarja Suela Lika në orën 10.00. Në kërkesë, Safet Gjici ka kërkuar lirimin me kusht duke e argumentuar se e ka përfunduar tashmë një pjesë të mirë të dënimit, ku përfshihet […]

Lexo më shumë

Procesi i Vettingut/ KPK drejt mbarimit të mandatit 7-vjeçar, i mbeten për të gjykuar edhe 6 magjistratë! Nga sistemi u shkarkuan 267 prokurorë e gjyqtarë

Procesi i Vettingut/ KPK drejt mbarimit të mandatit 7-vjeçar, i mbeten për të gjykuar edhe 6 magjistratë! Nga sistemi u shkarkuan 267 prokurorë e gjyqtarë

Publikuar më 14.10.2024
Procesi i Vetingut po shkon drejt përfundimit jo vetëm si sh...

Procesi i Vetingut po shkon drejt përfundimit jo vetëm si shqyrtim subjektesh, por edhe si mandat i KPK-së, i cili u “lind” më 17 qershor të 7 viteve më parë si domosdoshmëri për të kaluar në sitë të gjithë prokurorët, gjyqtarët dhe njerëzit e drejtësisë. Në fakt, Komisionin i Pavarur i Kualifikimit ka dhënë shifra […]

Lexo më shumë

“A ke lëvizur fijet për ta burgosur Salianjin?”, Fatmir Xhafaj përlotet në emision: U kërkoj falje familjarëve për dhimbjen që u kam shkaktuar

“A ke lëvizur fijet për ta burgosur Salianjin?”, Fatmir Xhafaj përlotet në emision: U kërkoj falje familjarëve për dhimbjen që u kam shkaktuar

Publikuar më 10.10.2024
Ish-ministri i Brendshëm dhe deputeti socialist, Fatmir Xhaf...

Ish-ministri i Brendshëm dhe deputeti socialist, Fatmir Xhafaj, ka qenë i ftuar mbrëmë në “Opinion” për të folur lidhur me çështjen “Babale”. Ka qenë moderatori i këtij emisioni, Blendi Fevziu i cili në fillim të intervistës iu drejtua Xhafajt me pyetjen: A keni qenë influencues, apo njeriu që keni lëvizur fijet për të çuar në […]

Lexo më shumë

Tritoli i vendosur në derën e shtëpisë së saj i mori jetën fqinjit të pafajshëm, reagon Xhovana Nikolli pas vdekjes së 29-vjeçarit

Tritoli i vendosur në derën e shtëpisë së saj i mori jetën fqinjit të pafajshëm, reagon Xhovana Nikolli pas vdekjes së 29-vjeçarit

Publikuar më 04.10.2024
Është ndarë nga jeta pas tre muajsh ‘luftë’ në spital Enea T...

Është ndarë nga jeta pas tre muajsh ‘luftë’ në spital Enea Thomaraj, vetëm 29-vjeç. I riu mbeti i plagosur pas shpërthimit të tritolit në derën e dy fqinjëve të tij në Elbasan, pasi si pasojë e forcës së shpërthimit, dera e banesës së tij është shembur dhe i ka rënë mbi trup. Tritoli shpërtheu në […]

Lexo më shumë

“Sterilizimi”, Klodian Rjepaj tregon udhëtimin me ish-ministrin Ilir Beqaj në Itali

“Sterilizimi”, Klodian Rjepaj tregon udhëtimin me ish-ministrin Ilir Beqaj në Itali

Publikuar më 20.09.2024
Ish-zv.ministri i Shëndetësisë, Klodian Rjepaj ka raportuar ...

Ish-zv.ministri i Shëndetësisë, Klodian Rjepaj ka raportuar në Komisionin Hetimor për koncesionet në shëndetësi, duke thënë detaje në lidhje me këtë koncesion. Ai ka folur edhe për një udhëtim në Itali me ministrin e Shëndetësisë së asaj kohe, Ilir Beqaj ku kanë nisur një bashkëpunim me Universitetin e Peruxhias. Ai u pyet nga Albana Vokshi […]

Lexo më shumë

Ish-zv.ministri i Shëndetësisë del nga burgu dhe dëshmon në Komisionin Hetimor për koncesionin e sterilizimit: Ja roli i Ilir Rrapajt, nuk isha në dijeni të shqetësimeve të Manastirliut

Ish-zv.ministri i Shëndetësisë del nga burgu dhe dëshmon në Komisionin Hetimor për koncesionin e sterilizimit: Ja roli i Ilir Rrapajt, nuk isha në dijeni të shqetësimeve të Manastirliut

Publikuar më 20.09.2024
Klodian Rrjepaj, ish-zv.ministër i Shëndetësisë, i cili ndod...

Klodian Rrjepaj, ish-zv.ministër i Shëndetësisë, i cili ndodhet nën akuzë nga SPAK për koncensionin e Sterilizimit, po jep dëshminë e tij para Komisionit Hetimor Parlamentar. Ai ka dhënë sqarime kryesisht teknike, ndërsa ka sqaruar edhe rolin e Ilir Rrapajt, i cili ishte i ngarkuar nga Rajoni i Umbrias për hartimin e planit të Marrëveshjes, jo […]

Lexo më shumë
car rental tirana real estate saranda