×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Arrestimi i Ilir Metës, reagon për herë të parë Rama: Rast që i takon vetëm drejtësisë

Kryeministri Edi Rama reagoi për herë të parë pas arrestimit të presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, me urdhër të SPAK. Meta ndodhet në arrest me burg prej të hënës në mesditë pasi Prokuroria e Posaçme ka ngritur ndaj tij tre akuza, korrupsion, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurie.

Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, Rama tha se do të vazhdojë t’i përmbahet parimit të tij për të mos komentuar vendimet e drejtësisë.

Kreu i qeverisë tha se çështja e ish-partnerit të tij qeverisës i takon vetëm drejtësisë.

Edi Rama: Unë asnjëherë nuk bëj komente të politikës së brendshme në gjuhë të huaj apo në prani të miqve të huaj. Që prej se ne kemi nisur reformën në drejtësi dhe ajo ka filluar të zbatohet, as unë dhe as forca politike që unë udhëheq nuk bën komente që i takojnë drejtësisë. Kur ndodh që çështjet të përmbyllen mbase në një rast ia vlen të bëhet ndonjë koment, sidomos kur vihet në vend drejtësia lidhur me fenomene katastrofike për shoqërinë siç është shpifja. Për rastin konkret është tipikisht një rast që i takon vetëm drejtësisë.

Ndërsa Presidetja e KE-së, Urusla von der Leyen, ka shmangur komentet lidhur me arrestimin e ish-Presidentit Ilir Meta. Ajo u pyet në konferencën për mediat se çfarë mendonte për arrestimin e ish-Presidentit të Republikës.

Presidentja e KE tha se procesi i integrimit në BE varet nga merita dhe puna e çdo vendi, duke theksuar më tej se tashmë Shqipëria po tregon që gjërat kanë ecur shpejt.

“Procesi varet nga merita e çdo vendi, kjo është e rëndësishme për vendet anëtare, që ju të shikoni rezultatin e punës. Me Shqipërinë kemi një shembull të shkëlqyer, tregon që gjerat kanë ecur shpejt”, tha ajo.

Ursula von der Leyen: Unë nuk do të bëj komente për vendimet gjyqësore. Ne punojmë për reformën gjyqësore, por kjo nuk ka të bëje me çështje individuale. Procesi varet nga merita e çdo vendi, kjo është e rëndësishme për vendet anëtare, që ju të shikoni rezultatin e punës. Me Shqipërinë kemi një shembull të shkëlqyer, tregon që gjerat kanë ecur shpejt dhe nëse ecin siç duhet në ndoshta do hapin të gjithë grup kapitujt deri vitin e ardhshëm. Duhet bërë gjithë puna për të qenë vend anëtarë dhe kjo varet nga puna e çdo vendi.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

gif

Zbardhet vendimi i GJKKO-së: Ilir Meta do të shkojë te burgu 313 dhe Monika Kryemadhi në detyrim paraqitje

Zbardhet vendimi i GJKKO-së: Ilir Meta do të shkojë te burgu 313 dhe Monika Kryemadhi në detyrim paraqitje

Publikuar më 23.10.2024
Gjykata e Posaçme, përmes një njoftimi zyrtar, bën me dije s...

Gjykata e Posaçme, përmes një njoftimi zyrtar, bën me dije se presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, është lënë në burg. Meta dyshohet për kryerjen e veprave penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë” në 3 (tre) raste nga të cilat në dy raste në bashkëpunim, “Pastrimi i produkteve […]

Lexo më shumë

Përfundon seanca ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit, ja vendimi që mori Gjykata

Përfundon seanca ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit, ja vendimi që mori Gjykata

Publikuar më 23.10.2024
Ka përfunduar në GJKKO seanca gjyqësore për masat e sigurisë...

Ka përfunduar në GJKKO seanca gjyqësore për masat e sigurisë ndaj ish-presidentit Ilir Meta, deputetes Monika Kryemadhi, Pirro Xhixhos dhe Ema Çokut. Ilir Meta në gjyq Seanca gjyqësore ndaj kreut të Partisë së Lirisë dhe ish-bashkëshortes së tij Monika Kryemadhi ka përfunduar pas disa orësh përplasje mes Metës dhe gjyqtarëve. GJKKO rikonfirmoi masën arrest me […]

Lexo më shumë

Arrestimi i Metës, Berisha bën deklaratë të fortë: Terroristët e armatosur që i zunë pritë, kishin urdhër të shkrehnin karikatorët mbi të

Arrestimi i Metës, Berisha bën deklaratë të fortë: Terroristët e armatosur që i zunë pritë, kishin urdhër të shkrehnin karikatorët mbi të

Publikuar më 22.10.2024
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë një deklar...

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë një deklaratë të fortë mbrëmjen e sotme lidhur me arrestimin e presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, duke thënë se forcat operacionale “kishin urdhër të shkrehnin karikatorin mbi të”. Duke dënuar mënyrën sesi u arrestua Meta, Berisha tha: “Një akt të tillë publik, në të cilin ju […]

Lexo më shumë

Monika Kryemadhi rrëzon akuzat e SPAK-ut: Çdo pagesë e kam bërë unë, jo Ilir Meta! Asnjë operacion plastik, hoqa kancerin! Goditje politike nga ushtarët e Ramës

Monika Kryemadhi rrëzon akuzat e SPAK-ut: Çdo pagesë e kam bërë unë, jo Ilir Meta! Asnjë operacion plastik, hoqa kancerin! Goditje politike nga ushtarët e Ramës

Publikuar më 22.10.2024
 Monika Kryemadhi, deputete e Partisë së Lirisë, doli në një...

 Monika Kryemadhi, deputete e Partisë së Lirisë, doli në një konferencë për të hedhur poshtë akuzat e SPAK. Një ditë më parë prokuroria e Posacme arrestoi Ilir Metën, ndërsa ndaj saj caktoi detyrim me paraqitje duke i akuzuar për 3 akuza. Edhe ndaj Kryemadhit SPAK ka ngritur tre akuza.

Lexo më shumë

Arrestimi i Ilir Metës, SPAK del me njoftim zyrtar, zbardhen akuzat

Arrestimi i Ilir Metës, SPAK del me njoftim zyrtar, zbardhen akuzat

Publikuar më 21.10.2024
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organ...

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka regjistruar mbi bazën e kallëzimit të shtetasit R. K. kryer në ish Prokurorinë e Krimeve të Rënda,  procedimin penal Nr. 55 të vitit 2019. Objekti i hetimit të këtij procedimi janë veprimet korruptive të zyrtarëve të shtetit në lidhjen dhe zbatimin e kontratës së shërbimit […]

Lexo më shumë

Arrestimi i Ilir Metës me urdhër të SPAK, avokati: U rrëmbye në rrugë, i vendosur që të përballet me procesin! Nën hetime dhe Monika Kryemadhi

Arrestimi i Ilir Metës me urdhër të SPAK, avokati: U rrëmbye në rrugë, i vendosur që të përballet me procesin! Nën hetime dhe Monika Kryemadhi

Publikuar më 21.10.2024
Genc Gjokutaj, avokati i Ilir Metës, është shprehur se kreu ...

Genc Gjokutaj, avokati i Ilir Metës, është shprehur se kreu i PL-së u rrëmbye në mes të rrugës. Ai u shpreh se Ilir Meta është i gatshëm të përballet me procesin gjyqësor. Ndërsa theksoi se nën hetim është edhe Monika Kryemadhi, me të cilën presidenti i PL-së është në proces divorci. Gjokutaj: Ka mbërritur këtu […]

Lexo më shumë

Agjentët e maskuar e nxjerrin me forcë nga makina, dalin pamjet e arrestimit të Ilir Metës. Kryemadhi mohon se ka masa ndaj saj dhe bashkëshortit (VIDEO)

Agjentët e maskuar e nxjerrin me forcë nga makina, dalin pamjet e arrestimit të Ilir Metës. Kryemadhi mohon se ka masa ndaj saj dhe bashkëshortit (VIDEO)

Publikuar më 21.10.2024
Ky është momenti i arrestimit të kryetarit të Partisë së Lir...

Ky është momenti i arrestimit të kryetarit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Ish presidenti u ndalua nga agjentët e BKH-së teksa po lëvizte me makinë drejt selisë së partisë. Meta u arrestua me urdhër të tre prokurorëve Sotir Kllapi, Arben Kraja e Altin Dumani pasi akuzohet për korrupsion në tre raste, për pastrim parash […]

Lexo më shumë

Pas arrestimit të Ilir Metës, GJKKO vendos “detyrim paraqitje” ndaj Monika Kryemadhit

Pas arrestimit të Ilir Metës, GJKKO vendos “detyrim paraqitje” ndaj Monika Kryemadhit

Publikuar më 21.10.2024
Një masë detyrim paraqitje është vendosur për deputeten e Pa...

Një masë detyrim paraqitje është vendosur për deputeten e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, ndërsa bashkëshorti i saj është arrestuar. Meta u arrestua në afërsi të kthesës së Kamzës, nën dyshimet për disa vepra penale. Kreu i Partisë së Lirisë dyshohet sipas burimeve lidhur me aferën CEZ-DIA si dhe vepra të tjera. Ai ishte nisur për […]

Lexo më shumë
car rental tirana real estate saranda