×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Mbërrijnë 16 refugjatët e parë nga Italia, anija “Libra” ankorohet pranë portit të Shëngjinit

Kanë mbërritur në Shqipëri refugjatët e parë të kapur në bregdetin italian, sipas marrëveshjes të nënshkruar mes kryeministrit Edi Rama dhe homologes Giorgia Meloni.

Në pamje, shihet anija ushtarake Libra, e cila ka mbërritur pranë portit të Shëngjinit, ku edhe është ngritur qendra e parë për pritjen e refugjatëve. Anija u nis më 14 Tetor në brigjet e Lampedusa dhe do të ankorohet sot (16 Tetor) me grupin e parë të refugjatëve në portin e Shëngjinit.

Javën e kaluar u vendosën në funksion qendrat në Shëngjin dhe Gjadër ku do të akomodohen emigrantët e kapur nga autoritetet italiane.

anija libra emigrante shengjin porti i shengjinit refugjate4
anija libra emigrante shengjin porti i shengjinit refugjate3

Sipas protokollit të nënshkruar nga Giorgia Meloni dhe Edi Rama, azilkërkuesit do të marrin një përgjigje brenda katër javësh. Nëse përgjigja është pozitive ata do të transferohen në qendrat e pritjes në Itali, ndryshe do të kthehen në vendin e tyre të origjinës.

anija libra emigrante shengjin porti i shengjinit refugjate2
anija libra emigrante shengjin porti i shengjinit refugjate

Prodecurat për emigrantët

Në portin e Shëngjinit është e para nga dy qendrat e ndërtuara nga italianët dhe e drejtuar nga policia e karabinierët: 3500 metra katrorë për pritjen dhe identifikimin e të sapoardhurve. Pas disa shtyrjeve, qendrat u bënë të aksesueshme vetëm pak ditë më parë.

Në këto ndërtesa migrantët do të freskohen, do t’u jepen rroba të pastra (xhupë dhe tuta blu ose të zeza) dhe një kod QR, do t’i nënshtrohen një kontrolli shëndetësor dhe në fund do të mund të dorëzojnë kërkesën e tyre për azil. Kjo brenda ditës sepse në Shëngjin nuk ka shtretër, shkruan Corriere.

anija libra emigrante shengjin porti i shengjinit refugjate5

Do të pasohet me kalimin me autobus në qendrën tjetër, atë të Gjadrit.

Një gardh gjigant prej betoni i kryesuar nga gardhe metalike të larta 6  metra kufizon një sipërfaqe prej 70 mijë metrash katrorë të ndarë në tre sektorë: më i madhi është për azilkërkuesit, një seri blloqesh me dhoma me katër krevate të pajisura me kondicioner, tavolina e karrige, dush, dyshekët ende të mbështjellë me celofan dhe ndërsa pastrimi vazhdon.

Nuk ka mensë apo restorant: ushqimi do të vijë gati dhe do të konsumohet në ambientet e përbashkëta.

Qëndrimi këtu është maksimumi katër javë: me procedurën e përshpejtuar të azilit, kjo është koha që pritet të përfundojë procesi.

Pas kësaj, ose njihet mbrojtja ndërkombëtare dhe dërgohen në Itali ose (rezultati më i mundshëm) aktivizohet dekreti i dëbimit.

Tani për tani, Gjadër mund të strehojë maksimum 400 persona, por kantieri është ende i hapur, synohet dyfishimi i kapacitetit të tij.

Një pjesë tjetër e qendrës është e dedikuar për ata të cilëve u është refuzuar azili dhe që presin të riatdhesohen. Super e blinduar: kufizohet nga një gardh katër metra të lartë, një pengesë e dytë përveç gardhit të jashtëm. Brenda ka dhoma për seancat dëgjimore të autoritetit gjyqësor në distancë.

Pas maksimumi tre muajsh, nëse gjithçka shkon mirë, riatdhesimet duhet të bëhen direkt nga Shqipëria, por ende nuk janë përcaktuar marrëveshjet me autoritetet e aeroportit të Tiranës.

Pastaj është një sektor i tretë që është një burg i vogël me 20 vende,  për ata që kanë kryer krime brenda qendrës.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

gif

I vëllai gardist dyshohet se vrau veten me armën e shërbimit, këngëtarja Sheila Haxhiraj i bën dedikimin prekës: Zemrën time e more me vete

I vëllai gardist dyshohet se vrau veten me armën e shërbimit, këngëtarja Sheila Haxhiraj i bën dedikimin prekës: Zemrën time e more me vete

Publikuar më 16.10.2024
Henri Haxhiraj është identifikuar si gardisti, i cili qëlloi...

Henri Haxhiraj është identifikuar si gardisti, i cili qëlloi veten me armën e shërbimit dje dhe ndërroi jetë disa orë më vonë në spital. Haxhiraj ishte 37-vjeç dhe raportohet se ai ka qëlluar veten në kokë me armën e shërbimit brenda banesës së tij në zonën e njohur si Qyteti Studenti. Shkaqet që e kanë shtyrë […]

Lexo më shumë

Presidentja e KE-së merr si shembull marrëveshjen Meloni-Rama: Liderët e BE-së të eksplorojnë skemat për kampe emigrantësh jashtë BE

Presidentja e KE-së merr si shembull marrëveshjen Meloni-Rama: Liderët e BE-së të eksplorojnë skemat për kampe emigrantësh jashtë BE

Publikuar më 15.10.2024
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka ...

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka bërë thirrje për një eksplorim të “nyjeve të kthimit” jashtë BE-së në një letër drejtuar liderëve kombëtarë të bllokut për migracionin e parregullt, duke përmendur një marrëveshje midis Italisë dhe Shqipërisë si një model të mundshëm. Udhëheqësit e BE-së do të takohen të enjten dhe të […]

Lexo më shumë

Hapja e negociatave me BE, Rama: Për herë të parë në historinë tonë hetime të profilit të lartë, luftë korrupsionit në çdo nivel

Hapja e negociatave me BE, Rama: Për herë të parë në historinë tonë hetime të profilit të lartë, luftë korrupsionit në çdo nivel

Publikuar më 15.10.2024
Kryeministri Edi Rama ka folur nga Luksemburgu për parakusht...

Kryeministri Edi Rama ka folur nga Luksemburgu për parakushtet e përmbushura nga Shqipëria për hapjen e kapitullit të parë të negociatave të integrimit me BE apo dhe detyrimet që sjell procesi. Ndër të tjera Rama theksoi se për herë të parë në historinë tonë që kur Shqipëria u bë shtet sovran në 1912, po shohim […]

Lexo më shumë

Mediat italiane: Niset anija e parë me emigrantë drejt Shqipërisë

Mediat italiane: Niset anija e parë me emigrantë drejt Shqipërisë

Publikuar më 14.10.2024
Gazeta italiane “La Repubblica” shkruan se është nisur drejt...

Gazeta italiane “La Repubblica” shkruan se është nisur drejt Shqipërisë, anija e parë nga Italia me emigrantë që do të vendosen në kampin e Gjadrit. Refugjatët e hipur në anijen “Libra” të Marinës Italiane, të gjithë meshkuj, janë shpëtuar në det të hapur gjatë javëve të kaluara, njofton gazeta, dhe në Shqipëri do të kontrollohet […]

Lexo më shumë

CNN: Pse u ndërtuan kampet për refugjatët afrikanë në Lezhë

CNN: Pse u ndërtuan kampet për refugjatët afrikanë në Lezhë

Publikuar më 14.10.2024
Qeveria italiane ka përballë një sërë sfidash të reja ndërsa...

Qeveria italiane ka përballë një sërë sfidash të reja ndërsa përgatitet të hapë dy qendra të trajtimit të emigrantëve në Shqipëri në tetor, aty ku burrat afrikanë që kapen në det, do të procedohen për azil. Është një lëvizje për të cilën administrata e djathtë thotë se do të luftojë trafikimin e qenieve njerëzore dhe […]

Lexo më shumë

Procesi i Vettingut/ KPK drejt mbarimit të mandatit 7-vjeçar, i mbeten për të gjykuar edhe 6 magjistratë! Nga sistemi u shkarkuan 267 prokurorë e gjyqtarë

Procesi i Vettingut/ KPK drejt mbarimit të mandatit 7-vjeçar, i mbeten për të gjykuar edhe 6 magjistratë! Nga sistemi u shkarkuan 267 prokurorë e gjyqtarë

Publikuar më 14.10.2024
Procesi i Vetingut po shkon drejt përfundimit jo vetëm si sh...

Procesi i Vetingut po shkon drejt përfundimit jo vetëm si shqyrtim subjektesh, por edhe si mandat i KPK-së, i cili u “lind” më 17 qershor të 7 viteve më parë si domosdoshmëri për të kaluar në sitë të gjithë prokurorët, gjyqtarët dhe njerëzit e drejtësisë. Në fakt, Komisionin i Pavarur i Kualifikimit ka dhënë shifra […]

Lexo më shumë

Autoriteti i dosjeve zbulon 11 persona me “njollë në biografi”, u propozuan nga bashkitë për emërtim rrugësh, dekorime dhe dhënie titulli

Autoriteti i dosjeve zbulon 11 persona me “njollë në biografi”, u propozuan nga bashkitë për emërtim rrugësh, dekorime dhe dhënie titulli

Publikuar më 11.10.2024
Drejtoria e Verifikimi të figurave ka publikuar raportin e r...

Drejtoria e Verifikimi të figurave ka publikuar raportin e rezultateve gjatë 8 mujorit të parë të vitit. Raporti vë re se si tetëmujor gjatë vitit 2024, nga 65 kërkesa të reja të paraqitura dhe të legjitimuara në Autoritet, 31 prej tyre i përkasin kërkesave të paraqitura nga 11 bashki dhe 4 prej tyre është viti […]

Lexo më shumë

Ish-deputeti i PS-së merret zyrtarisht i pandehur nga SPAK, ja akuza ndaj Jurgis Çyrbjas

Ish-deputeti i PS-së merret zyrtarisht i pandehur nga SPAK, ja akuza ndaj Jurgis Çyrbjas

Publikuar më 11.10.2024
Prokuroria e Posaçme mori sot të pandehur deputetin e PS-së,...

Prokuroria e Posaçme mori sot të pandehur deputetin e PS-së, Jyrgis Çyrbja. Deputeti socialist që la mandatin dy ditë më parë akuzohet për  ‘shpërdorim detyre’ gjatë kohës kur ai ka qenë në krye të hipotekës së Durrësit. Bëhet fjalë për një kallëzim të bërë nga deputeti i PD-së Edi Paloka për zgjedhjet e vitit 2021, […]

Lexo më shumë
car rental tirana real estate saranda