Drejtoria e Verifikimi të figurave ka publikuar raportin e rezultateve gjatë 8 mujorit të parë të vitit.
Raporti vë re se si tetëmujor gjatë vitit 2024, nga 65 kërkesa të reja të paraqitura dhe të legjitimuara në Autoritet, 31 prej tyre i përkasin kërkesave të paraqitura nga 11 bashki dhe 4 prej tyre është viti i parë që aplikojnë duke pasur si referencë shkresën për bashkëpunim të dërguar të 61 bashkive në fillim të vitit 2024.
Drejtoria e Verifikimi të figurave gjatë raportimit të rezultateve gjatë 8 mujorit të parë të vitit raporton se : “𝑝𝑒̈𝑟 𝑣𝑖𝑡𝑖𝑛 2024 𝑘𝑎 𝑛𝑗𝑒̈ 𝑢𝑙𝑗𝑒 𝑛𝑒̈ 𝑛𝑢𝑚𝑟𝑖𝑛 𝑒 𝑘𝑒̈𝑟𝑘𝑒𝑠𝑎𝑣𝑒 𝑡𝑎 𝑝𝑎𝑟𝑎𝑞𝑖𝑡𝑢𝑟𝑎 65 𝑛𝑔𝑎 87 𝑡𝑒̈ 𝑡𝑖𝑙𝑙𝑎, 𝑝𝑜𝑟 𝑘𝑎 𝑟𝑟𝑖𝑡𝑗𝑒 𝑛𝑒̈ 𝑛𝑢𝑚𝑟𝑖𝑛 𝑒 𝑘𝑎𝑛𝑑𝑖𝑑𝑎𝑡𝑒̈𝑣𝑒 𝑝𝑒̈𝑟 𝑣𝑒𝑟𝑖𝑓𝑖𝑘𝑖𝑚 172 𝑛𝑔𝑎 162 𝑡𝑒̈ 𝑡𝑖𝑙𝑙𝑒̈, 𝑛𝑒̈ 𝑛𝑢𝑚𝑟𝑖𝑛 𝑒 𝑘𝑎𝑛𝑑𝑖𝑑𝑎𝑡𝑒̈𝑣𝑒 𝑡𝑒̈ 𝑣𝑒𝑟𝑖𝑓𝑖𝑘𝑢𝑎𝑟 159 𝑛𝑔𝑎 120 𝑠𝑖 𝑒𝑑ℎ𝑒 𝑛𝑒̈ 𝑛𝑢𝑚𝑟𝑖𝑛 𝑒 𝑣𝑒𝑛𝑑𝑖𝑚𝑒𝑣𝑒 65 𝑛𝑔𝑎 45 𝑡𝑒̈ 𝑡𝑖𝑙𝑙𝑎, 𝑛𝑢𝑚𝑟𝑖 𝑖 𝑝𝑒𝑟𝑠𝑜𝑛𝑎𝑣𝑒 𝑞𝑒̈ 𝑓𝑖𝑔𝑢𝑟𝑜𝑗𝑛𝑒̈ 𝑛𝑒̈ 𝑑𝑜𝑘𝑢𝑚𝑒𝑛𝑡𝑒 𝑒𝑠ℎ𝑡𝑒 𝑖 𝑛𝑗𝑒𝑗𝑡𝑒 11 𝑛𝑔𝑎 11 𝑡𝑒̈ 𝑡𝑖𝑙𝑙𝑒̈ .”
Raporti vë re se si tetëmujor gjatë vitit 2024, nga 65 kërkesa të reja të paraqitura dhe të legjitimuara në Autoritet, 31 prej tyre i përkasin kërkesave të paraqitura nga 11 bashki dhe 4 prej tyre është viti i parë që aplikojnë duke pasur si referencë shkresën për bashkëpunim të dërguar të 61 bashkive në fillim të vitit 2024.
Nga 172 kandidatë për verifikim 79 prej tyre pra reth 47 % e numrit të kandidatëve janë shtetas për të cilët kërkesa është paraqitur nga Bashkitë në kuadër të emërtimit të rrugëve dhe shesheve hapësirave publike me emërtime ose për dhënie tituj nderi.
Nga 65 vendime gjithsej 31 prej tyre i përkasin bashkive. Të 11 personat që figurojnë 9 si b.p., 1 si denoncues dhe 1 si dëshmitar, i përkasin procedurave verifikuese sipas objektit të kërkesave të bashkive, pra janë shtetas të propozuar për emërtim rrugësh, hapësirash apo dekorim / dhënie titulli.
Në katërmujorin e dytë të vitit 2024, janë paraqitur
33 kërkesa institucionale,
97 kandidatë për verifikim
103 kandidatë të verifikuar
35 vendime të marra
7 persona figurojnë në dokumente.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/