Deputetët e Partisë Demokratike, të cilët një ditë më parë u përjashtuan nga punimet e Kuvendit sot nuk janë lejuar të futën në sallën e seancave plenare.
Derën kryesore e kishin bllokuar Garda, ndërsa një derë tjetër ishte e kyçur. Deputeti i PD, Flamur Noka tha se po bunkerizohet për të mos lejuar futjen e deputetëve.
“Tmerr ka Edi Rama nga opozita dhe fjala e lirë. Dy fjalë edhe për këtra opozitarët e opozitës, si raca më e ndyrë e njerëzimit. Shikoni këto pastaj dilni flisni. Bunkerizohet parlamenti që të mos lejohen të futen përfaqësuesit e popullit. Shihni këtë pamje dhe pastaj flisni për demokraci”, tha Flamur Noka.
Kujtojmë që deputetët e PD, Flamur Noka, Gazment Bardhi dhe Bledion Nallbati u perjashtuan me 60 dite. Ky ndëshkim vjen pas tensioneve dhe kaosit në Paralment të hënën, ku u dogjën jashtë Kuvendit edhe karriget.
Ndërkohë deputeti tjetër, Edi Paloka u ndëshkua me 10 ditë përjashtim nga punimet e Kuvendit, ndërsa të tjerët me 40 ditë.
Deputetet qe u perjashtuan me 40 dite jane:
Luan Baçi,Dashnor Sula, Agron Gjekmarkaj, Dhurata Çupi, Xhelal Mziu, Ina Zhupa, Saimir Korreshi, Lefter Geshnjte, Zheni Gjergji, Helidon Bushati, Lindita Metaliaj, Flamur Hoxha, Isuf Çela, Kastriot Piroli, Ludovik Hasani, Ramadan Lika, Asllani Dogjani, Qani Xhafa, Kasem Mahmutaj dhe Edmond Spaho.
Deputetet e PD kane tentuar për t’u futur sërish në sallën e seancave dhe për të bllokuar punimet normale, kjo si aksion pas burgosjes së Ervin Salianjit dhe heqjen e mandatit të tij.
Garda e Republikës nuk ka lejuar deputetët demokratë të futen në ambientet e Parlamentit, për shkak se 24 prej tyre u përjashtuan nga punimet e Kuvendit nga Sekretariati i Etikës.
Deputetët e opozitës kanë plan që të bllokojnë 5 hyrjet e Kuvendit.
Ata do të tentojnë të futen në Kuvend dhe ndërkohë do tentojnë deputetët socialist që të futen në sallën e Kuvendit, duke pamundësuar në këtë mënyrë zhvillimin normal të punimeve.
Ndërkohë në Kuvend kanë shkuar edhe ministrat e PS, deputetët nuk i kanë lejuar që të futen, madje edhe janë përplasur me ministrin e Financave, Petrit Malaj. Ndërsa deputeti Luan Baçi dëgjohet ti drejtohet Niko Peleshit “Niko mos bëni të fortin”.
Deputeti i mazhorancës, Frrok Gjini është përplasur me deputetët e PD, të cilët nuk po e lejonin që të futeshin brenda seancës plenare.
Ashtu si në seancën e të hënës, edhe sot opozita nuk po lejon zhvillimin normal të punimeve të Kuvendit, pasi protestojnë për burgosjen e Ervin Salianjit.
Në një moment deputeti Frrok Gjini ka tentuar të futet ne Kuvend, por nuk e kanë lejuar. Ai dëgjohet të thotë në debat me Flamur Nokën: Nuk ka bir kurve të më ndalojë mua, o i gjallë o i vdekur futem në Parlament.
Frrok Gjini: Mos më prek me dorë,
Flamur Noka: Hajde me mua
Frrok Gjini: O Flamur mos me prek me dorë
Flamur Noka: Kam dy orë që nuk me lënë mua
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/