×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Nis indeksimi me 4.1%, sa rriten pagesat në qytet dhe fshat për pensionistët. Qeveria: Gati projekti për shtimin e pensioneve

Prej ditës së djeshme, mbi 791 mijë pensionistët përfitojnë nga indeksimi me 4.1% bazuar në llogaritjen e INSTAT të indeksit mesatar vjetor të muajit gusht 2024 për mallrat e shportës.

1698299230_pensioniste

Indeksimi është detyrim ligjor i skemës së sigurimeve shoqërore. Efektet financiare për zbatimin e këtij vendimi, përllogariten në afro 1.7 miliardë lekë vetëm për tre muajt e vitit 2024. Synim kryesor i indeksimit është ruajtja e fuqisë blerëse të pensioneve kundrejt rritjes së çmimeve dhe efekteve të inflacionit.

Me këtë indeksim, pensionet urbane të pleqërisë rriten me afro 752 lekë, nëse marrim si referencë vlerën mesatare të kësaj kategorie që në fund të 2023-shit ishte 18.341 lekë. Ndërsa për pensionet rurale, shtesa është 453 lekë, pasi pensioni mesatar rural është 11,051 lekë.

Ndërsa masa e pensionit social rritet nga 9,327 lekë në muaj në 9,710 lekë në muaj, do t’i kushtojë buxhetit 1.6 miliardë lekë për këtë vit. Në Shqipëri janë mbi 294 mijë qytetarë që marrin pension të pjesshëm, për shkak të viteve të pakta të punës dhe kontributeve të ulta.

“Ka shumë rëndësi tregu i punës. Ka shumë rëndësi deklarimi, paga reale. Ka rëndësi formalizimi i tregut të punës që ndikon në rritjen e kontributeve”, ka deklaruar ministri Gonxhja.

Në tetor do të nisë një aksion për të goditur informalitetin në punë, me synim deklarimin real të pagave. Kjo nismë e qeverisë vjen për shkak se me mijëra qytetarë vuajnë nëndeklarimin e pagave dhe për pasojë kanë më pak kontribute të paguara për pensionin e tyre. Qeveria ka paralajmëruar se nga mesi i këtij muaji do të nisë edhe konsultimet për rishikimin e skemës së pensioneve.

Sipas ministrit të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, për skemën e re në fokus do të jetë vendosja e barazisë mes profesioneve me të ardhura të njëjta. Nga ana tjetër ai ka deklaruar edhe se bonusi i fundvitit, këtë dhjetor do të jetë më i lartë sesa në vitet e shkuara.

VENDIMI I QEVERISË

Vendimi u miratua nga Këshilli i Ministrave, dhe hyri në fuqi në 1 tetor 2024.

“Nga rritja e pensioneve e parashikuar në këtë vendim do të përfitojnë rreth 791,257 përfitues që marrin pensione të plota, pensione të pjesshme, pensione të reduktuara dhe pensione të parakohshme të pleqërisë, pensione të invaliditetit, pensione familjare si dhe pensione që rrjedhin nga skema suplementare dhe trajtimet e veçanta”, ka thënë Gonxhja më herët. Me këtë rritje pensionet urbane të pleqërisë rriten me afro 752 lekë, nëse marrim si referencë vlerën mesatare të kësaj kategorie që në fund të 2023-shit ishte 18.341 lekë. Ndërsa për ato rurale, shtesa është 453 lekë, pasi pensioni mesatar rural është 11,051 lekë. Ndërsa masa e pensionit social rritet nga 9,327 lekë në muaj në 9,710 lekë në muaj. do t’i kushtojë buxhetit 1.6 miliardë lekë për këtë vit. “Efektet financiare për zbatimin e këtij vendimi, përllogariten në shumën 1,6 miliardë lekë vetëm për tre muajit e vitit”, tha ministri.

Përtej indeksimit, bonusi i fundvitit do jetë më shumë se 5 mijë lekë. “Bonusi do të jetë i rishikuar dhe me rritje”, tha ministri.

“Institucionet,- tha ministri,- po punojnë edhe për skemën e re të pensioneve, që në fokus do të ketë kategoritë që kanë pensionin më të ulët dhe pensionet e pjesshme. “Do të përqendrohemi më shumë tek barazia mes të ardhurave, pra për profesione të njëjta të dala nga llogaritja e pensionit në vite të ndryshme. Këtë synojmë ta zgjidhim. Do të shohim pensionet e pjesshme, të invaliditetit që janë në nivel të ulët për shkak të kontributeve të tyre. Do përpiqemi për ato kategori që kanë një nivel të ardhurash nën minimumin jetik, apo që i vë ata në vështirësi për të përballuar jetesën”.

Në Shqipëri janë mbi 294 mijë qytetarë që marrin pension të pjesshëm, për shkak të viteve të pakta të punës dhe kontributeve të ulëta.

Qeveria gati projektin për rritjen e pensioneve në mënyrë të konsiderueshme

Në kuadrin e Ditës së të Moshuarve, Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali vizitoi dje qendrën e të moshuarve në Tiranë. Duke biseduar me të moshuarit që jetojnë në këtë qendër, Spiropali u angazhua në emër të Kuvendit për përmirësimin e legjislacionit mbi mirëqenien e të moshuarve, ofrimin e shërbimeve të ndihmës e kujdesit ekonomik, shëndetësor dhe social, rritjen e kapaciteteve të institucioneve të kujdesit për të moshuarit etj.

“Le ta konsiderojmë këtë ditë si një mundësi për të reflektuar mbi përgjegjësinë e përbashkët për rritjen e kujdesit ndaj të moshuarve. Nëpërmjet ndërhyrjeve legjislative, programeve e masave të qeverisjes, mbështetjes komunitare apo angazhimit të qytetarëve, të kontribuojmë për të ndërtuar një shoqëri ku të moshuarit të gëzojnë shëndet, mirëqenie dhe dinjitet. Me respekt e mirënjohje për kontributin e të moshuarve në shoqëri dhe edukimin e brezave”, u shpreh ajo.

Spiropali theksoi po ashtu se, ka ardhur koha që pensionet të rriten dhe të jenë më të larta.

“Ne po bëjmë një politikë për këtë fundvit, për në dhjetor, për të rritur pensionet në mënyrë të konsiderueshme. Nuk është një barrë e lehtë për buxhetin, sepse janë rreth 730 mijë pensionistë dhe besoj secili e bën llogarinë në fund se sa i kushton buxhetit. Por pensionistët e meritojnë, sepse kanë dhënë kontribut për këtë vend, kanë punuar në kohë të vështira”,- u shpreh Spiropali.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Albana Vokshi: Nuk ka shanse të mos fitojmë zgjedhjet. Kam shkelur në çdo lagje, raporti është 9 me 1 për ne

Albana Vokshi: Nuk ka shanse të mos fitojmë zgjedhjet. Kam shkelur në çdo lagje, raporti është 9 me 1 për ne

Publikuar më 08.05.2025
Kandidatja demokrate e listës së mbyllur Albana Vokshi foli ...

Kandidatja demokrate e listës së mbyllur Albana Vokshi foli ditën e sotme lidhur me ecurinë e fushatës zgjedhore drejt zgjedhjeve të 11 majit. Vokshi sqaroi për Ola Brukon se çdo ndodh me SPAK në rast fitoreje të PD-së. “Do depolitizohet. SPAK do jetë një strukturë që të hetojë në mënyrë profesionale e papolitizuar jashtë politikës. […]

Lexo më shumë

Edi Rama bën parashikimin e rezultatit të zgjedhjeve të 11 Majit në Kuç të Vlorës, sa mandate synon të marrë Partia Socialiste

Edi Rama bën parashikimin e rezultatit të zgjedhjeve të 11 Majit në Kuç të Vlorës, sa mandate synon të marrë Partia Socialiste

Publikuar më 08.05.2025
Kryeministri Edi Rama synon që në zgjedhjet e 11 majit të ma...

Kryeministri Edi Rama synon që në zgjedhjet e 11 majit të marrë nga 78 mandate deri në 88.  Parashikimin kreu i qeverisë e bëri në Kuç të Vlorës, vetëm tre dita para se qytetarët shqiptarë t’i drejtohen kutive të votimit.   Në skicën që vetë kryeministri Edi Rama ka projektuar, thotë se PS ka 100% shanse […]

Lexo më shumë

Rama apelon shqiptarët e Greqisë të regjistruar në zgjedhjet e 11 Majit: Ju lutem dorëzoni zarfet në postë, mos prisni se ka kohë edhe 48 orë! Bëjeni edhe këtë mund të fundit

Rama apelon shqiptarët e Greqisë të regjistruar në zgjedhjet e 11 Majit: Ju lutem dorëzoni zarfet në postë, mos prisni se ka kohë edhe 48 orë! Bëjeni edhe këtë mund të fundit

Publikuar më 08.05.2025
Kryeministri Edi Rama u ka dërguar mesazh emigrantëve shqipt...

Kryeministri Edi Rama u ka dërguar mesazh emigrantëve shqiptarë që jetojnë në Greqi dhe që janë regjistruar për të votuar në zgjedhjet e 11 Majit të dorëzojnë zarfet në pikat përkatëse të postës. Rama iu kërkoi që të mos presin për të dorëzojnë zarfet, duke shtuar se kanë afat edhe 48 orë kohë. “Bëjeni edhe […]

Lexo më shumë

Erion Braçe “kalon” te PD-ja, pozon bashkë me Delina Ibrahimajn me dy gishtat lart para posterit elektoral të Jorida Tabakut

Erion Braçe “kalon” te PD-ja, pozon bashkë me Delina Ibrahimajn me dy gishtat lart para posterit elektoral të Jorida Tabakut

Publikuar më 07.05.2025
Ligjvënësi socialist dhe ministrja Delina Ibrahimaj,që janë ...

Ligjvënësi socialist dhe ministrja Delina Ibrahimaj,që janë pjesë e skuadrës së kandidatëve të PS për Tiranën ku dhe kandidojnë më11maj për një vend në Parlament, janë shfaqur duke pozuar para banerit-billbord të një prej kandidateve rivale: Deputetes Jorida Tabaku. Fotoja tashmë është bërë virale dhe po kalon të gjithë xhiron e rrjetit. Sigurisht që dy kolegët […]

Lexo më shumë

Giro d’Italia pushton sheshin “Skënderbej”, PS do të mbajë mitingun përmbyllës te fusha e Parkut Olimpik, PD spostohet te Bulevardi i Ri

Giro d’Italia pushton sheshin “Skënderbej”, PS do të mbajë mitingun përmbyllës te fusha e Parkut Olimpik, PD spostohet te Bulevardi i Ri

Publikuar më 07.05.2025
Mbyllja e fushatës elektorale këtë të premte ka një specifik...

Mbyllja e fushatës elektorale këtë të premte ka një specifikë të veçantë për Tiranën, pasi sheshet kryesore të kryeqytetit nuk do të jenë të disponueshme për partitë politike, për shkak të dy aktiviteteve madhore që po zhvillohen paralelisht. Sheshi Skënderbej do të presë një etapë të veçantë të ngjarjes prestigjioze sportive Giro d’Italia, që këtë […]

Lexo më shumë

Regjistrohen 44 kallëzime për krime zgjedhore! Tirana, Fieri dhe Dibra kryesojnë për parregullsi

Regjistrohen 44 kallëzime për krime zgjedhore! Tirana, Fieri dhe Dibra kryesojnë për parregullsi

Publikuar më 07.05.2025
Deri më 7 maj 2025, në prokuroritë e juridiksionit të përgji...

Deri më 7 maj 2025, në prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm janë regjistruar gjithsej 44 kallëzime penale për vepra të lidhura me procesin zgjedhor, të parashikuara nga një sërë nenesh të Kodit Penal, përfshirë ato që ndëshkojnë blerjen e votës, cenimin e fshehtësisë së votimit dhe pengimin e zgjedhësve. Sipas të dhënave zyrtare të Prokurorisë […]

Lexo më shumë

Rama në Fushë-Krujë: Të përmbushim profecinë e Skënderbeut. Heroi Kombëtar e përcaktoi fatin tonë në Evropë

Rama në Fushë-Krujë: Të përmbushim profecinë e Skënderbeut. Heroi Kombëtar e përcaktoi fatin tonë në Evropë

Publikuar më 07.05.2025
Nga Fushë-Kruja, ku zhvilloi një takim përmbyllës, kreu i qe...

Nga Fushë-Kruja, ku zhvilloi një takim përmbyllës, kreu i qeverisë shqiptare Edi Rama kërkoi votën e qytetarëve me premtimin se në 4 vitet e ardhshme do të bëjnë më shumë për këtë zonë, se sa kanë bërë në të gjitha vitet e kaluara. Gjithashtu, Rama u ndal te rëndësia që ka vota e 11 majit […]

Lexo më shumë

Deklaroi se do t’i hante të gjallë socialistët po të preknin votën, Rama i përgjigjet Tomorr Alizotit: Kam ardhur me frikë sot, por s’po e shoh

Deklaroi se do t’i hante të gjallë socialistët po të preknin votën, Rama i përgjigjet Tomorr Alizotit: Kam ardhur me frikë sot, por s’po e shoh

Publikuar më 06.05.2025
Në takimin përmbyllës elektoral të mbajtur në Librazhd, krye...

Në takimin përmbyllës elektoral të mbajtur në Librazhd, kryeministri dhe njëherësh kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, e hapi fjalimin me një koment ironik në drejtim të Tomor Alizotit, i cili kohët e fundit ishte shprehur me tone të forta ndaj tij, duke deklaruar se “kam qejf ta ha të gjallë”. “Kam ardh me shumë […]

Lexo më shumë
car rental tirana real estate saranda