×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Sekuestrohen pasuritë e 37-vjeçarit të dënuar në Angli dhe të punonjëses së shërbimeve qeveritare, 750 mijë euro, 6 apartamente dhe 6 makina

 Një punonjëse e Shërbimeve Qeveritare me një pagë bruto prej 61 mijë lekësh rezulton të jetë pronare e 6 pronave të paluajtshme dhe e 6 automjeteve të cilat me kërkesë të prokurorisë së Tiranës, gjykata e kryeqytetit ka firmosur sekuestron preventive. Prokuroria arriti në konkluzion se pasuritë e kësaj shtetase dhe familjarëve të saj janë produkte të veprës penale ose veprimtarisë kriminale.

Organi i akuzës verifikoi transfertat bankare dhe ka zbuluar se brenda një periudhë një mujore 41 vjeçarja në llogarinë e saj ishin derdhur 180 mijë euro cash, nga të cilat kishte nisur dhe procedurat për blerjen e një apartamenti.

 “Shtetasja në fjalë, brenda një periudhë një mujore ka përfituar në llogarinë e saj vlerën 180.000 euro cash ose nëpërmjet transfertave bankare, nga ish kunati, tezja apo njerëz të tjerë të afërt. Nga fondet e kredituara ne llogari, vlera 160,000 Euro është tranferuar nga shtetesja I.H. në llogarinë e noterit me qëllim blerjen e një pasurie të llojit apartament. Ndërsa ka në pronësi edhe pesë prona të tjera tê paluajtshme dhe 6 automjete” thuhet në njoftimin e sotëm të Prokurorisë.Prokuroria provoi se Irma Hasani ishte e punësuar prej vitit 2011 në ‘Drejtorinë e Shërbimeve Qeveritare’, me një pagë bruto 61.000 lekë dhe nuk mund të justifikonte blerjen e pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme.

Më pas nisi verifikimi dhe rezulton që i vëllai Oltion Hasani rezulton të ishte i dënuar në Angli dhe në 2021 Interpol Manchester kishte kërkuar informacione shtesë.

“Ndërkohë, Departamenti i Policisë Kriminale, Drejtoria Kundër Narkotikeve dhe Trafiqeve në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, me anë të shkresës nr.11958/1, datë 23.07.2021,informoi se: Departamenti për marrëdhëniet Ndërkombëtare ka njoftuar se Interpol Manchester kërkon informacion për verifikimin e shtetasit shqiptar Oltion Hasani pasi është arrestuar në Angli për veprën penale shkelje ligjit për narkotikët. Nga verifikimet rezultoi se ky shtetas është vëllai i shtetases Irma Hasanit.”

Më pas prokuroria ka verifikuar dhe kontratat noteriale të blerjeve të pasurive të paluajtshme dhe pasurive të luajtshme (automjeteve relativishit të shtrenjta) dhe huadhënieve të vlerave monetare,  “vërehet se këto janë nënshkruar pothuajse të gjitha në harkun kohor të viteve 2022-2024, mbas arrestimit të shtetasit Oltion Hasani për vepra penale në fushën e narkotikëve”

“Nga sa më sipër dhe nga analiza në tërësi e provave dhe akteve të administruara nga hetimi i këtij procedimi penal, arrihet në konkluzionin se pasuritë e paluajtshme të shtetasve Irma Hasanit, Oltion Hasanit dhe familjareve të tyre janë produkte të veprës penale ose veprimtarise kriminale, në të cilat ka qenë i përfshirë shtetasi Oltion Hasani” thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Perfundimisht, organi i akuzës dyshon se pasuritë e krijuara nga shtetasja Irma Hasani dhe familjarët e saj janë të krijuara nga burime të paligjshme dhe nuk i përgjigjen nivelit të të ardhurave si dhe nuk justifikohen me të ardhurat e realizuara edhe prej aktiviteteve tregtare të regjistruara ose punësimi i tyre me periudha të pjesshme.

Për këtë arsye u kërkua caktimi i masës së sigurimit pasuror “Sekuestron Preventive” për: pasuritë e paluajtshme, në emrin e shtetases Irma Hasani dhe familjarëve të saj dhe sekuestrimin pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit të Transportit Rrugor Tiranë për 6 automjete

Sekuestroja preventive u krye në kuadër të hetimeve të procedimit penal nr.5061, të vitit 2024, për veprën penale të “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, e parashikuar nga neni 287 i K.Penal

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

gif

Dogjën karriget jashtë Kuvendit, Policia e Tiranës çon në SPAK 23 deputetë të opozitës, Kuvendi u mban rrogat për dëmet e shkaktuara dje

Dogjën karriget jashtë Kuvendit, Policia e Tiranës çon në SPAK 23 deputetë të opozitës, Kuvendi u mban rrogat për dëmet e shkaktuara dje

Publikuar më 01.10.2024
Policia e Tiranës ka referuar në SPAK, 23 deputetë të opozit...

Policia e Tiranës ka referuar në SPAK, 23 deputetë të opozitës, pas incidenteve të djeshme në Parlament të cilat kulmuan me djegien e karrigeve në oborrin e Kuvendit. Brenda sallës së Parlamentit teksa zhvillohej seanca plenare u shënuan përplasje me Gardën, ndërsa deputetët e opozitës hodhën sende të forta edhe në drejtim të kryeparlamentares, Elisa […]

Lexo më shumë

Opozita i vuri zjarrin karrigeve në shenjë proteste për burgosjen e Ervin Salianjit, kryetarja e Kuvendit njoftoi mbarimin e mandatit të deputetit të dënuar me 1 vit

Opozita i vuri zjarrin karrigeve në shenjë proteste për burgosjen e Ervin Salianjit, kryetarja e Kuvendit njoftoi mbarimin e mandatit të deputetit të dënuar me 1 vit

Publikuar më 30.09.2024
Në Tiranë, Deputetët e Partisë Demokratike nxorrën jashtë sa...

Në Tiranë, Deputetët e Partisë Demokratike nxorrën jashtë sallës së Kuvendit karriget e tyre dhe u vunë zjarrin në shenjë proteste ndaj burgosjes së deputetit Ervin Salianji, dhe, siç u shprehën ata, ndaj shumë akteve të tjera arbitrare të shumicës ndaj opozitës dhe lirive demokratike në vend. Në fillim të seancës, ata bllokuan foltoren e […]

Lexo më shumë

“Çoji Gazit 100 mijë euro te…” zbulohet mesazhi në celularin e kreut të Grupit të PD, Bardhi padi në SPAK

“Çoji Gazit 100 mijë euro te…” zbulohet mesazhi në celularin e kreut të Grupit të PD, Bardhi padi në SPAK

Publikuar më 30.09.2024
Kreu i Grupit të PD, Gazment Bardhi ka publikuar sot një mes...

Kreu i Grupit të PD, Gazment Bardhi ka publikuar sot një mesazh që i ka mbërritur një ditë më parë në aplikacionin Signal, të cilën e ka konsideruar të rremë dhe i kërkoi SPAK-ut të hetojë për kërcënimin që po i bëhet. Ai shprehet se ka një përpjekje kriminale për ta intimiduar përmes dokumenteve të […]

Lexo më shumë

Gara për kreun e ri të Policisë së Shtetit, ministri i Brendshëm propozon Ilir Prodën

Gara për kreun e ri të Policisë së Shtetit, ministri i Brendshëm propozon Ilir Prodën

Publikuar më 30.09.2024
Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha propozon Ilir Pr...

Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha propozon Ilir Prodën për postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë. Kujtojmë se drejtorit aktual të Policisë së Elbasanit, Ilir Proda, ditë më parë u iu mor telefoni për verifikim edhe nga SPAK, në lidhje me dosjen e grupit “Çopja” në Elbasan, por që duket se ka rezultuar i pastër nga verifikimet e nevojshme. […]

Lexo më shumë

Grida Duma pranon publikisht lidhjen me Ervin Salianjin, pasi deputeti u dënua me burg: Ai është bashkudhëtari im (VIDEO)

Grida Duma pranon publikisht lidhjen me Ervin Salianjin, pasi deputeti u dënua me burg: Ai është bashkudhëtari im (VIDEO)

Publikuar më 27.09.2024
Drejtuesja e emisionit “Top Story”, Grida Duma, ...

Drejtuesja e emisionit “Top Story”, Grida Duma, ka pranuar zyrtarisht mbrëmë bashkëjetesën me Ervin Salianjin. Deputeti i Partisë Demokratike është dënuar këtë të enjte me 1 vit burg për dosjen “Babale”. Pikërisht, për këtë vendim emisioni është hapur me një monolog të shkurtër nga Grida Duma, e cila ndër rreshta pranoi bashkëjetesën me politikanin Ervin […]

Lexo më shumë

Apeli e dënoi me 1 vit burg për dosjen “Babale”, Ervin Salianji: Jam i dënuari i parë politik pas 34 vitesh, fushatën do ta bëj nga burgu

Apeli e dënoi me 1 vit burg për dosjen “Babale”, Ervin Salianji: Jam i dënuari i parë politik pas 34 vitesh, fushatën do ta bëj nga burgu

Publikuar më 26.09.2024
Apeli la në fuqi vendimin e gjykatës së shkallës së parë dën...

Apeli la në fuqi vendimin e gjykatës së shkallës së parë dënimin me 1 vit burg të deputetit të PD-së, Ervin Salianji. Në seancën e sotme, në mbështetje të Salinjit, ishin një grup i konsiderueshëm deputetësh demokratë. Salianji akuzohet për denoncimet ndaj qeverisë për lidhje me trafikantë dhe personazhe të krimit të organizuar. Salianji bëri […]

Lexo më shumë

Analiza e Ben Blushit: Bektashizmi ishte djali i keq i Islamit që Shqipëria e adaptoi, një projekt rezistence ndaj Perandorisë Turke

Analiza e Ben Blushit: Bektashizmi ishte djali i keq i Islamit që Shqipëria e adaptoi, një projekt rezistence ndaj Perandorisë Turke

Publikuar më 26.09.2024
Nga Ben Blushi Nëse fetë e botës do mblidheshin në një Muze ...

Nga Ben Blushi Nëse fetë e botës do mblidheshin në një Muze të Madh, aty Bektashizmi do zinte një dhomë të vogël. Kjo dhomë e vogël, që në këtë rast do ishte në Shqipëri, do tregonte disa gjëra të pakëndshme. Dhe ja pse. Historia e bektashizmit është e re, nuk ka as 800 vjet. Bektashizmi konsiderohet një devijim […]

Lexo më shumë

Cekja i Beratit në hall me ujësjellësin e Sarandës: Faturat e ujit mbi 60 mijë lekë në muaj, mos ka çarë ndonjëri tubin tim dhe ka hapur lavazh

Cekja i Beratit në hall me ujësjellësin e Sarandës: Faturat e ujit mbi 60 mijë lekë në muaj, mos ka çarë ndonjëri tubin tim dhe ka hapur lavazh

Publikuar më 26.09.2024
Humoristi i mirënjohur Sejfulla Myftari ndryshe i njohur si ...

Humoristi i mirënjohur Sejfulla Myftari ndryshe i njohur si Cekja i Beratit i është drejtuar emisionit “Fiks Fare” jo si artist, por si hallexhi. Ai ka problem me shtëpinë e tij të pushimit që ka në Sarandë, pasi edhe pse nuk jeton njeri ai paguan faturat e ujit mbi 6000 lekë në muaj. Shtëpinë në […]

Lexo më shumë
car rental tirana real estate saranda