×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Cekja i Beratit në hall me ujësjellësin e Sarandës: Faturat e ujit mbi 60 mijë lekë në muaj, mos ka çarë ndonjëri tubin tim dhe ka hapur lavazh

Humoristi i mirënjohur Sejfulla Myftari ndryshe i njohur si Cekja i Beratit i është drejtuar emisionit “Fiks Fare” jo si artist, por si hallexhi.

Ai ka problem me shtëpinë e tij të pushimit që ka në Sarandë, pasi edhe pse nuk jeton njeri ai paguan faturat e ujit mbi 6000 lekë në muaj. Shtëpinë në Sarandë Cekja e ka prej 22 vitesh, por problemin me mbifaturim e ka kohët e fundit.

Ai tregon për “Fiksin” se në dy muaj korrik e gusht faturat e ujit kapin vlerën prej 11.500 lekë pa qenë kush në shtëpi. “Unë duhet të pyes komshinjtë mos ka çarë ndonjëri tubin tim dhe ka hapur lavazh”, shprehet ai me humor.

Më pas tregon se ka bërë kërkesë pranë UKS për ndërrim të matësit dhe ka shlyer gjithë pagesat me vlera të konsiderueshme duke i zeruar ato në korrik të 2024. Por çudia ndodh se edhe pse kishte zeruar gjithçka në UKS ai del sërish debitor. Faturat e korrikut dhe gushtit janë në vlerën 11500 lekë. Ankohet sërish dhe merr si përgjigje që nuk është faji lexuesit, pra nuk ka mbifaturim, por fajin e ka sahati.

“Fiksi” bashkë me Ceken i drejtohen shërbimit të klientit të UKS-së dhe ai shprehet se është në dijeni të problemit, por që matësi i ujit aq ka regjistruar. Ndërkohë që Cekja shpjegon se matësi është ndërruar punonjësi i shpjegon se matja e sahatit të ri pasqyrohet në muajin shtator. Ndërkohë që faturimet për muajt korrik e gusht janë nxjerrë nga matësi që kanë hequr. I pyetur nga ana e Cekes se pse del debitor kur i ka kryer të gjitha pagesat, punonjësi shpjegon se në matësin që kanë hequr kishte ende metra kub uji të pa lexuara.

Ndërkohë që “Fiksi” dhe Cekja është në zyrat e UKS-së, drejtori i këtij institucioni telefonon gazetaren e Fiksit duke i thënë se nuk është në dijeni, por që problemin do e zgjidhin menjëherë.

Fiksi shoqëron Ceken në shtëpinë e tij të pushimit në Sarandë për të parë matësin e ri. Në shtëpinë e humoristit kontrollojnë për ndonjë rrjedhje të mundshme të ujit që nuk e konstatojnë. Edhe komshinjtë nuk janë ankuar për ndonjë rrjedhje të mundshme, pra duke u e përjashtuar si fakt. Edhe specialistet e UKS-së që i kanë shoqëruar në shtëpi Ceken nuk shohin rrjedhje dhe së bashku mbyllin çdo saraçineskë në shtëpi.

Pak më vonë, gjatë orarit të furnizimit me ujë, grupi i UKS-së shkon sërish dhe bëjnë filmime të sahatit i cili regjistron konsum, pa patur njeri në shtëpi dhe çdo gjë ishte e mbyllur. Fiksi rikthehet sërish në Ujësjellësin Sarandë ku kërkon procesverbalet e heqjes së sahatit të vjetër dhe vendosjen e të riut, Si dhe si është e mundur që edhe sahati i ri regjistron konsum.

UKS- së në përgjigje të saj shkruan nga verifikimi i bëre nga grupi më 24/09/2024 u konstatua se ujëmatësi vazhdon të regjistrojë konsum, por pa dhënë shpjegim se pse. Gjithashtu ata këshillojnë të kontrollohet linja nga ujëmatësi në drejtim të banesës për të gjetur defekte të mundshme. Defekte që punonjësit e UKS-ë edhe pse inspektuan shtëpinë nuk i gjetën.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

gif

Apeli e dënoi me 1 vit burg për dosjen “Babale”, Ervin Salianji: Jam i dënuari i parë politik pas 34 vitesh, fushatën do ta bëj nga burgu

Apeli e dënoi me 1 vit burg për dosjen “Babale”, Ervin Salianji: Jam i dënuari i parë politik pas 34 vitesh, fushatën do ta bëj nga burgu

Publikuar më 26.09.2024
Apeli la në fuqi vendimin e gjykatës së shkallës së parë dën...

Apeli la në fuqi vendimin e gjykatës së shkallës së parë dënimin me 1 vit burg të deputetit të PD-së, Ervin Salianji. Në seancën e sotme, në mbështetje të Salinjit, ishin një grup i konsiderueshëm deputetësh demokratë. Salianji akuzohet për denoncimet ndaj qeverisë për lidhje me trafikantë dhe personazhe të krimit të organizuar. Salianji bëri […]

Lexo më shumë

Analiza e Ben Blushit: Bektashizmi ishte djali i keq i Islamit që Shqipëria e adaptoi, një projekt rezistence ndaj Perandorisë Turke

Analiza e Ben Blushit: Bektashizmi ishte djali i keq i Islamit që Shqipëria e adaptoi, një projekt rezistence ndaj Perandorisë Turke

Publikuar më 26.09.2024
Nga Ben Blushi Nëse fetë e botës do mblidheshin në një Muze ...

Nga Ben Blushi Nëse fetë e botës do mblidheshin në një Muze të Madh, aty Bektashizmi do zinte një dhomë të vogël. Kjo dhomë e vogël, që në këtë rast do ishte në Shqipëri, do tregonte disa gjëra të pakëndshme. Dhe ja pse. Historia e bektashizmit është e re, nuk ka as 800 vjet. Bektashizmi konsiderohet një devijim […]

Lexo më shumë

‘Vatikani’ brenda Tiranës, “The Sun”: “Shteti bektashi” sa 14 fusha futbolli, do të ketë qeverinë, pasaportën dhe kufijtë e tij!

‘Vatikani’ brenda Tiranës, “The Sun”: “Shteti bektashi” sa 14 fusha futbolli, do të ketë qeverinë, pasaportën dhe kufijtë e tij!

Publikuar më 26.09.2024
Plani për krijimin e “Shtetit Bektashi” bre...

Plani për krijimin e “Shtetit Bektashi” brenda Tiranës ka tërhequr edhe vëmendjen e mediave britanike. “The Sun” shkruan se planet për të krijuar një shtet të vogël, me madhësinë e vetëm sa 14 fusha futbolli, synon të promovojë një version të islamit që është tolerant për veshjet dhe pijet alkoolike. Gjithashtu artikulli shton shton se i ashtuquajturi […]

Lexo më shumë

Publikohet letra: Baba Mondi cakton ambasadorin e posaçëm të “shtetit sovran bektashi”?

Publikohet letra: Baba Mondi cakton ambasadorin e posaçëm të “shtetit sovran bektashi”?

Publikuar më 25.09.2024
Një shkresë që po qarkullon në rrjetet sociale flet për cakt...

Një shkresë që po qarkullon në rrjetet sociale flet për caktimin e një ambasadori nga “shteti sovran i bektashinjve” në Tiranë. Ndonëse mbetet e paqartë nëse shkresa është lëshuar nga Kryegjyshata Botërore e Bektashinjve të Tiranës, ajo ka një format zyrtar dhe njofton caktimin e Nik Grezdës si ambasadori i Urdhrit Sovran Bektashi që tashmë […]

Lexo më shumë

Zbulohet letra, Baba Mondi kërkoi që në vitin 2017 që Kryegjyshatës t’i njihet statusi i saj ndërkombëtar si qendra e bektashinjve në botë, me statusin që ka Nunci Apostolik në Tiranë

Zbulohet letra, Baba Mondi kërkoi që në vitin 2017 që Kryegjyshatës t’i njihet statusi i saj ndërkombëtar si qendra e bektashinjve në botë, me statusin që ka Nunci Apostolik në Tiranë

Publikuar më 25.09.2024
Në një letër drejtuar Kuvendit, kryeministrit dhe Ministrisë...

Në një letër drejtuar Kuvendit, kryeministrit dhe Ministrisë së Jashtme në vitin 2017, kreu i Kryegjyshatës Botërore, i kërkon kryetarit të Kuvendit të asaj kohe, Ilir Meta, dhe kryeministrit Edi Rama, mbështetje për krijimin e shtetit bektashi. Ky dokument ka ngecur nëpër zyrat e administratave përkatëse dhe fati i tij nuk dihet. Në letër  kreu […]

Lexo më shumë

U prezantuan si funksionarë të lartë shtetërorë dhe mashtruan biznesmenin, arrestohet në Tiranë 26-vjeçari, shpallet në kërkim organizatori

U prezantuan si funksionarë të lartë shtetërorë dhe mashtruan biznesmenin, arrestohet në Tiranë 26-vjeçari, shpallet në kërkim organizatori

Publikuar më 25.09.2024
Një 26-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, kurse organizat...

Një 26-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, kurse organizatori është shpallur në kërkim, pasi mashtruan administratorin e një biznesi në Tiranë. “Operacioni policor i koduar “Apps” arrestoi në flagrancë një 26-vjeçar, teksa po i merrte administratorit të një subjekti privat, 20000 euro, pas mashtrimit në aplikacione të ndryshme, duke u prezantuar si funksionar i […]

Lexo më shumë

Rama shprehet i vendosur në idenë e tij: Padija e shkujdesja më përforcojnë bindjen se shtetit bektashi i ka ardhur koha

Rama shprehet i vendosur në idenë e tij: Padija e shkujdesja më përforcojnë bindjen se shtetit bektashi i ka ardhur koha

Publikuar më 25.09.2024
Kryeministri Edi Rama ka reaguar mëngjesin e sotëm përmes nj...

Kryeministri Edi Rama ka reaguar mëngjesin e sotëm përmes një postimi në platformën X, duke iu përgjigjur të gjithë kritikëve për idenë e krijimit të shtetit Bektashi në Tiranë, si një “Vatikan” në kryeqytet. Kreu i qeverisë shprehet se është “mësuar të lexojë e dëgjojë çudira pas çdo ideje të re apo projekti ndryshimi që […]

Lexo më shumë

Mustafa Nano: O sa mirë me qenë bektashi!

Mustafa Nano: O sa mirë me qenë bektashi!

Publikuar më 25.09.2024
Nga Mustafa Nano Bektashizmi është një sekt (tarikat) i...

Nga Mustafa Nano Bektashizmi është një sekt (tarikat) i mistershëm, më i mistershëm sesa fetë e mëdha monoteiste. Është i zhytur në mjegullën e historisë. Aliu, kalifi i katërt, që është “profeti” i sektit të bektashinjve (për nga rëndësia, disa e vënë mbas e disa në krah të Muhametit), besohet të jetë një personazh i historisë, […]

Lexo më shumë
car rental tirana real estate saranda