×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Propozimi i Ramës për Shtetin Sovran Bektashi në Tiranë, VOA: E paqartë rruga ligjore që do të ndiqet për njohjen e sovranitetit të tij

Me idenë për “transformimin e qendrës së Urdhrit Botëror Bektashi në një shtet sovran brenda kryeqytetit shqiptar”, kryeministri Edi Rama mbylli fjalën e tij në “Samiti i të ardhmes”, takimi i mbajtur në Asamblenë e përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Një ditë më parë, ai kishte folur gjatë mbi këtë temë gjatë një interviste dhënë për gazetën amerikane Neë York Times, ndërsa Selia Botërore e Bektashinjve e cilësoi menjëherë një “nismë të jashtëzakonshme” që sipas saj do të sjellë “një epokë të re për tolerancën fetare globale dhe promovimin e paqes”. Edhe zoti Rama, deklaroi se shteti Sovran i Bektashinjve do të ishte “një qendër e re moderimi, tolerance e bashkëjetese të paqtë”.

Ndërsa kryeministri Rama nuk ka ofruar shumë detaje për këtë ide të cilën zgjodhi ta bëjë të ditur nga New York-u, duket qartë se ajo është konsultuar gjatë me komunitetin bektashi, drejtuesit e të cilëve nuk janë gjendur aspak të befasuar. Në një deklaratë të shpërndarë të dielën nga Selia botërore e bektashinjve në Tiranë, shpjegohet se me këtë nismë Urdhëri bektashi “do të fitojë sovranitet të ngjashëm me Vatikanin, duke e lejuar atë të qeverisë në mënyrë autonome çështjet fetare dhe administrative. Kjo lëvizje do t’i mundësojë Urdhrit të forcojë rolin e tij në nxitjen e dialogut global ndërfetar dhe në kundërshtimin e rritjes së ekstremizmit të dhunshëm në mbarë botën. Sovraniteti do të sigurojë mbrojtjen dhe pavarësinë e praktikave fetare të Urdhrit Bektashi dhe promovimin ndërkombëtar të këtyre vlerave”.

Rama dhe Baba Mondi

Sipas kryegjyshit botëror bektashian Haxhi Dede Edmond Brahimaj, i cili po ashtu e kishte komentuar më herët propozimin e kryeministrit në një intervistë po për New York Times-in, “kjo nismë nuk ka të bëjë me vetëvendosjen; as nuk po kërkojmë ndikim apo pushtet politik. Në vend të kësaj, ne po kërkojmë lirinë për të vazhduar traditën tonë shekullore të moderimit shpirtëror dhe përfshirjes fetare”, citohet kryegjyshi në deklaratë, ndërsa shpjegohet më tej se “si ent shpirtëror, shtetësia në shtetin e ri sovran të Urdhrit Bektashi do të kufizohet vetëm tek anëtarët e klerit dhe individët e angazhuar në administrimin e shtetit. Qeverisja e shtetit do të udhëhiqet nga udhëheqja shpirtërore e Urdhrit, me Kryegjyshin (Dedebaba) dhe një këshill që do të mbikëqyrë funksionet fetare dhe administrative”.

Shteti Bektashi pritet te shtrihet në territoret ekzistuese të Selisë Botërore, në një sipërfaqe disa hektarëshe, në një zonë periferike të Tiranës. Që prej vitit 1929, selia botërore e betashinjve u zhvendos nga Turqia, në kryeqytetin shqiptar.

Mbetet e paqartë rruga ligjore që do të duhet të ndiqet për njohjen e sovrantitetit të tij. Kushtetuta shqiptare parashikon në Nenin 1 të saj se “Republika e Shqipërisë është shtet unitar dhe i pandashëm”. Një ndërhyrje për ndryshimin e saj do të kërkonte një shumicë prej dy të tretave të parlamentit, ose 94 vota.

Nuk ka ndonjë shifër të saktë të numrit të besimtarëve bektashinj në botë, ndërkohë që në Shqipëri, sipas të dhënave të censusit të fundit, të realizuar vitin e kaluar, janë deklaruar si të tillë, pak më shumë se 115 mijë persona, ose më pak se 5 përqind e popullsisë rezidente./VOA

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

gif

“Nga tenor në dasmaxhi”, Armaldo Kllogeri “shpërthen” i revoltuar: Më kanë hequr nga puna, kujt i kam hyrë në hak? Më lanë në rrugë me dy fëmijë. Apo s’ka problem ky le të rrijë pa bukë

“Nga tenor në dasmaxhi”, Armaldo Kllogeri “shpërthen” i revoltuar: Më kanë hequr nga puna, kujt i kam hyrë në hak? Më lanë në rrugë me dy fëmijë. Apo s’ka problem ky le të rrijë pa bukë

Publikuar më 23.09.2024
Armaldo Kllogjeri ishte një ndër personazhet më të spikatur ...

Armaldo Kllogjeri ishte një ndër personazhet më të spikatur në edicionin e Big Brother Vip 2. “Maestro” si të gjithë e thërrisnin arriti që të kthehej një nga konkurrentet më të përfolur brenda në shtëpi dhe jashtë saj. Por pas mbarimit të këtij formati për Armaldon, një tenor me karrierë të gjatë në vendin tonë, […]

Lexo më shumë

‘Diplomat 10 mijë euro te Wisdom’, ish-Rektori: Pazaret janë bërë në Itali, prokuroria ka nisur hetimet prej muajsh

‘Diplomat 10 mijë euro te Wisdom’, ish-Rektori: Pazaret janë bërë në Itali, prokuroria ka nisur hetimet prej muajsh

Publikuar më 20.09.2024
Lush Përpali, ish-rektor i Wisdom, në rubrikën Opinion në Ne...

Lush Përpali, ish-rektor i Wisdom, në rubrikën Opinion në News24, tha se nuk mund të pohonte nëse diplomat janë shitur 10 mijë euro apo jo, por theksoi se ndoshta mund të ishin edhe këto shifra. Përpali tha se i takon Prokurorisë për të zbardhur këtë skandal. “Kemi bërë padi në Prokurori lidhur me këta certifikatat […]

Lexo më shumë

I akuzuar për trafik droge/ Dënohet me 8 vite burg ish-shoqëruesi i Saimir Tahirit

I akuzuar për trafik droge/ Dënohet me 8 vite burg ish-shoqëruesi i Saimir Tahirit

Publikuar më 20.09.2024
Prokuroria e Posaçme ka bërë me dije përmes një njoftimi se ...

Prokuroria e Posaçme ka bërë me dije përmes një njoftimi se Paul Deda, Leonidha Sejdiaj dhe Hamid Seferi janë dënuar me nga 12 vite burg. Sipas vendimit ata akuzohen për trafikim të lëndëve narkotike, mes tyre dhe Paul (Agustin) Deda i cili njihet si ish-shoqërues i ish-ministrit të brendshëm, Saimir Tahiri. Edhe Deda është dënuar […]

Lexo më shumë

Gjobisnin makinat me targa të huaja në Rrugën e Kombit dhe lekët i fusnin në xhep, 22 policë në hetim pasi i paditi një shqiptar nga Kosova

Gjobisnin makinat me targa të huaja në Rrugën e Kombit dhe lekët i fusnin në xhep, 22 policë në hetim pasi i paditi një shqiptar nga Kosova

Publikuar më 20.09.2024
Prokuroria e Kukësit ka lëshuar 22 masa sigurie për punonjës...

Prokuroria e Kukësit ka lëshuar 22 masa sigurie për punonjës të Policisë së Shtetit në nivele të ndryshme, pasi përvetësuar lekët e gjobave rrugore. Sipas hetimeve ka rezultuar se në total janë vjedhur 2.2 milionë Lekë të reja. Konkretisht gjykata ka caktuar masën arrest me burg për 6 efektivë policie, për 4 arrest shtëpie dhe 12 […]

Lexo më shumë

“Më jepni 5 mijë euro ose…”/Arrestohet 30-vjeçari që shantazhonte një familje. Ishte shpallur 7 herë në kërkim dhe dënuar më parë

“Më jepni 5 mijë euro ose…”/Arrestohet 30-vjeçari që shantazhonte një familje. Ishte shpallur 7 herë në kërkim dhe dënuar më parë

Publikuar më 20.09.2024
Një 30-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës pasi aku...

Një 30-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës pasi akuzohet se shantazhonte një vajzë dhe familjen e tij për t’i dhënë 5000 mijë euro ose në të kundërt do tii publikonte fotot dhe video personale. I riu u arrestua në kuadër të operacionit “Phone fiend”, ndërsa policia thotë se ky shtetas më përpara ka qenë […]

Lexo më shumë

Gjykata e Vlorës i jep Vangjel Tavos mandatin si kryetar i Bashkisë Himarë

Gjykata e Vlorës i jep Vangjel Tavos mandatin si kryetar i Bashkisë Himarë

Publikuar më 19.09.2024
Gjykata e Vlorës i ka dhënë Vangjel Tavos mandatin si kryeta...

Gjykata e Vlorës i ka dhënë Vangjel Tavos mandatin si kryetar i Bashkisë së Himarës. Vendimi është marrë një ditë më parë, 18 shtator, nga gjyqtari Artan Çirraga. Pasi është njohur me dokumentacionin përkatës, Gjykata e Vlorës e ka vlerësuar të ligjshëm dhe më pas i ka dhënë mandatin për drejtimin e bashkisë së Himarës. […]

Lexo më shumë

Skandali me diplomat e Universitetit Wisdom, Prokuroria e Tiranës nis hetimet për falsifikim! Denoncime nga pronari italian dhe rektori shqiptar, sekuestrohen dokumente

Skandali me diplomat e Universitetit Wisdom, Prokuroria e Tiranës nis hetimet për falsifikim! Denoncime nga pronari italian dhe rektori shqiptar, sekuestrohen dokumente

Publikuar më 19.09.2024
Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet në lidhje me skandalin...

Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet në lidhje me skandalin për dhënien e diplomave false që kolegji universitar “Wisdom” jepte në vendin tonë, në këmbim të pagesave që shkonin deri në 9 mijë euro. Hetimet kanë nisur prej muajit Korrik të këtij viti, ku sipas Prokurorisë ky denoncim është bërë nga nga administratori italian Savino […]

Lexo më shumë

Mbahen homazhet për Gerti Bogdanin që u nda nga jeta dje në moshën 44-vjeçare, familjarë, miq dhe kolegë bëjnë nderimet e fundit

Mbahen homazhet për Gerti Bogdanin që u nda nga jeta dje në moshën 44-vjeçare, familjarë, miq dhe kolegë bëjnë nderimet e fundit

Publikuar më 19.09.2024
Që prej orës 10.00 të paradites së sotme në sallën e Kuvendi...

Që prej orës 10.00 të paradites së sotme në sallën e Kuvendit të Shqipërisë, po mbahen homazhet për ish-deputetin e ndjerë demokrat Gerti Bogdani, i cili u nda nga jeta një ditë më parë në moshën 44-vjeçare, si pasojë e një arresti kardiak. Të parët që mbajtën homazhe pranë arkëmortit të pajetë ishin përfaqësuesit e […]

Lexo më shumë
car rental tirana real estate saranda