×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

“Në SPAK kallëzove Noc Rrokun, jo Olsin”, Edi Rama debaton me Gazment Bardhin: Mirë bëre se do të përfundoje si Babale Salianji. Deputeti nxjerr mesazhet e SKY

Kryeministri Edi Rama deklaroi gjatë interpelancës me kryetarin e grupit parlamentar demokrat, Gazment Bardhi se ndaj vëllait të tij nuk ka një kallëzim në SPAK. Rama tha se Bardhi ka patur frikë të kallëzojë penalisht Olsi Ramën duke theksuar se një denoncim i tillë mund të rezultonte i rremë.

“Dhe mirë e bërë se ndryshe do përfundoje si Babalesalivani, që tani shtyn me raporte gjyqin për vendimin e formës së prerë. Unë duroj shumë, do duroj deri kur SPAK të nxjerrë të vërtetën dhe pastaj do kemi edhe një ballafaqim tjetër bashkë, jo unë me ty kështu se ti je me kokën lart dhe me gojë hap e unë nuk ta hedh dot atë që ti merr nga atje lart por do ta kemi edhe një ballafaqim tjetër“, iu drejtua Rama, Bardhit.

Replika e Edi Ramës me Gazment Bardhin

“Një fjalë serioze tani për punën e krimit të organizuar. Zotërote je ai që iu the këtyre, shqiptarëve, kam kallëzuar në SPAK Olsi Ramën. Në fakt kishe kallëzuar vetëm Noc Rrokun, sepse kishte dërguar vetëm një informacion. Dhe mirë e bërë se ndryshe do përfundoje si Babalesalivani, që tani shtyn me raporte gjyqin për vendimin e formës së prerë. Unë duroj shumë, do duroj deri kur SPAK të nxjerrë të vërtetën dhe pastaj do kemi edhe një ballafaqim tjetër bashkë, jo unë me ty kështu se ti je me kokën lart dhe me gojë hap e unë nuk ta hedh dot atë që ti merr nga atje lart por do ta kemi edhe një ballafaqim tjetër. Kokën lart, gojën hap, ekspertizën brenda, rrotullojeni në gojë dhe hajdeni pështyjeni këtu dhe pështymën që do të merrni nga shqiptarët vitin e ardhshëm do ta keni më keq se në 1997.

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur me ironi deputetit Gazment Bardhit. Rama tha se i nxorri marrin e ish-kreut të PD-së Lulzim Basha. Bardhi iu përgjigj se Rama ka tutor bandat Bajrin, Gjokën.

‘Mua më dual malli i të shkretit lul turorit të këtij figurës së foli dhe besoj se të gjithë ata që e ndoqën e panë ku është dallimi i madh midis nesh që fjalisw me fakte dhe këtyre që nuk dinë çfarë flasin, këto mallra me këto emra nuk kategorizohen tek mbetjet e rrezikshme.’- tha Rama.

Rama-Bardhit: Nuk e di a ju ndodh edhe ju e njëjta gjë, por mua më doli malli i të shkretit Lul, tutorit të kësaj figure që foli. Ata që e ndoqën e parë ku është dallimi ynë që flasim me fakte dh këtyre që nuk dinë çfarë flasin. Këto mallra me këto emra nuk konsiderohen mbetje të rrezikshme. E dëgjuat reagimin e të reaguarit e konfuzuar në ekspertizën e tij.

Zotëria e pret ekspertizën me gojën hapur e kokën lart, i futet ekspertiza në gojë nga lart, e rrotullon në për gojë dhe vjen e pështyn këtu, sepse flet zotëria për kush jam unë e kush është zotëri, për fjalë që kemi thënë. Por është zotëria që tha po erdhi Berisha me flamur në godinë do iki nga politika, iku nga godina për të mbajtur kokën lart e për të parë Saliun. Problem më të madhe e ka ai që është në kat të 8 që nuk ngeli balerinë pa i shkuar te parvazi e pa i thënë më lër ta dredh belin për ty.

Bardhi: Ti ke tutor, bandat, Bajrin, Gjokën!

Gjatë replikës, Bardhi publikoi një komunikim në SKY ECC, që sipas tij tregun se kush e ka zgjedhur kreun e Policisë së Shkodrës.

“E dija që ishe ekspert i inceneratorë, por që të ishe ekspert i mbetjeve të rrezikshme këtë nuk na i kishte marrë mendja. E meqë fole që zotrote ja di mirë punëve të shtetit, Rai të akuzoi që je i lidhur me krimin e organizuar. Unë po të pyes ;SI ta quajnë drejtorin e policisë së Shkodrës, e di emrin? Ta them unë kush ta ka emëruar.

Kodi pin i Sky ECC, DGLXJM: O vëlla ka llafe për atë mikun tënd ministër të Brendshëm. Di gjë ti?

Përgjigjet kodi sky 7142D9: Po por kam frikë se nuk e bën

Ndërhyn prapë kodi DGLXJM: Mua Mondi më duhet një dimër aty vëlla.

Në fakt Mondi është drejtori aktual i policisë Shkodër që u emërua një muaj pasi ky miku i ministrit të Brendshëm është përfaqësues i një prej bandave më të rrezikshme në vend u bë ministër i Brendshëm. Dhe vjen ti këtu dhe akuzon opozitën, se të thotë që je i lidhur me krimin e organizuar? Patjetër që do japësh llogari”, tha Bardhi.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

gif

Beleri akuzon Shqipërinë në fjalimin e parë si eurodeputet grek në PE: Jam lindur në një vend që po largohet nga parimet e BE-së, reformat mund të kthehen në “bomba totalitare”

Beleri akuzon Shqipërinë në fjalimin e parë si eurodeputet grek në PE: Jam lindur në një vend që po largohet nga parimet e BE-së, reformat mund të kthehen në “bomba totalitare”

Publikuar më 17.09.2024
Fredi Beleri, ka mbajtur fjalimin e parë si eurodeputet, në ...

Fredi Beleri, ka mbajtur fjalimin e parë si eurodeputet, në Parlamentin Europian, në Strasburg. Ai tha se në PE është si eurodeputet grek i pakicës, i ardhur nga një vend anëtar i BE-së, por i lindur në një shtet që aspiron familjen europiane, por vazhdimisht po u largohet parimeve të saj. “Me emocion të madh […]

Lexo më shumë

Më parë kandidoi për Berishën dhe Metën, Shemsi Prençi bëhet kandidati i parë për drejtorin e ri të Policisë së Shtetit

Më parë kandidoi për Berishën dhe Metën, Shemsi Prençi bëhet kandidati i parë për drejtorin e ri të Policisë së Shtetit

Publikuar më 16.09.2024
Vetëm pak ditë pasi është hapur zyrtarisht gara për regjistr...

Vetëm pak ditë pasi është hapur zyrtarisht gara për regjistrimin e kandidatëve për postin e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, është zbuluar edhe emri i parë për kandidat. Mësohet se Prençi ka qenë aplikuesi i parë për këtë post. Prençi ka një karrierë të gjatë në rradhët e uniformave blu. Ai ka përfunduar studimet master […]

Lexo më shumë

Atentati i dështuar ndaj Donald Trump, reagon sërish ish-presidenti, Biden dhe Harris në krah të rivalit të tyre. Si u pikas atentatori mes shkurreve

Atentati i dështuar ndaj Donald Trump, reagon sërish ish-presidenti, Biden dhe Harris në krah të rivalit të tyre. Si u pikas atentatori mes shkurreve

Publikuar më 16.09.2024
Kandidati për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës...

Kandidati për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka reaguar sërish pas atentati të ndodhur në afërsi të fushës së tij të golfit në Floridën e Jugut. Ish-presidenti i cili sërish shpëtoi për mrekulli ka falenderuar Shërbimin Sekret dhe policinë lokale për punën e jashtëzakonshme që ata bënë me neutralizimin e menjëhershëm […]

Lexo më shumë

Qeveria njoftoi indeksimin e pensioneve në tetor, pensionistëve do t’u shtohen vetëm 716 lekë në muaj

Qeveria njoftoi indeksimin e pensioneve në tetor, pensionistëve do t’u shtohen vetëm 716 lekë në muaj

Publikuar më 16.09.2024
Është paralajmëruar prej kohësh rritja e pensioneve në filli...

Është paralajmëruar prej kohësh rritja e pensioneve në fillim të muajit tetor. Fundjavën që lamë pas u zbardh dhe VKM për mënyrën se si do të indeksohen pensionet. Sipas vendimit të Këshillit Administrativ të ISSH, në mbledhjen e tij të datës 12.09.2024, i cili miratoi dërgimin për shqyrtim në Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit […]

Lexo më shumë

Pas Italisë, edhe Britania e Madhe kërkon të sjellë emigrantët, Shqipëria po shikohet nga BE-ja si “kosh” refugjatësh

Pas Italisë, edhe Britania e Madhe kërkon të sjellë emigrantët, Shqipëria po shikohet nga BE-ja si “kosh” refugjatësh

Publikuar më 16.09.2024
Ka bërë lajm në Britaninë e Madhe një deklaratë e ...

Ka bërë lajm në Britaninë e Madhe një deklaratë e kryeministrit Keir Starmer, që sapo ka anuluar planin “Ruanda” i hedh sytë nga Xhorxhia Meloni për të bërë diçka të ngjashme me planin “Shqipëria”. I pyetur posaçërisht për skemën me të cilën Meloni po tenton të shkarkojë refugjatët në vendin tonë, Keir Starmer u përgjigj: “Po le ta […]

Lexo më shumë

Ngjarje e rëndë në Tiranë, gruaja tenton të rrëmbejë fëmijën në supermarket (Video)

Ngjarje e rëndë në Tiranë, gruaja tenton të rrëmbejë fëmijën në supermarket (Video)

Publikuar më 16.09.2024
Një grua po kërkohet nga policia e Tiranës, pasi dyshohet se...

Një grua po kërkohet nga policia e Tiranës, pasi dyshohet se ka tentuar të rrëmbejë një fëmijë. Ngjarja ka ndodhur gjatë ditëve të fundit në një supermarket në kryeqytet. Siç duket edhe nga pamjet, ajo shikon fëmijën vetëm dhe i afrohet e më pas e merr në krahë. Pasi ndalon në një moment pranë kasës, […]

Lexo më shumë

Prokuroria liron paratë e shqiptarëve që mbaheshin “peng” nga kompanitë e mikrokredive, reagon ish-ministri i Financave: Të merren masa për të mbrojtur kredimarrësit

Prokuroria liron paratë e shqiptarëve që mbaheshin “peng” nga kompanitë e mikrokredive, reagon ish-ministri i Financave: Të merren masa për të mbrojtur kredimarrësit

Publikuar më 16.09.2024
Prokuroria ka vendosur lirimin e mijëra llogarive bankare që...

Prokuroria ka vendosur lirimin e mijëra llogarive bankare që u përkisnin qytetarëve të cilët kishin marrë kredi tek kompanitë zhvatëse “Final” dhe “Micro Credit Albania”. Më 26 Gusht 2024 prokurorja Antoneta Sevdari ka marrë vendimin për lirimin e tyre në 11 banka. Përmes një shkrese përcjellëse të firmosur nga drejtuesja e seksionit në prokurorinë e […]

Lexo më shumë

Dështon atentati i dytë ndaj Trumpit, FBI gjen një kallashnikov pranë fushës së golfit. 58-vjeçari i dyshuar votoi për të në vitin 2016

Dështon atentati i dytë ndaj Trumpit, FBI gjen një kallashnikov pranë fushës së golfit. 58-vjeçari i dyshuar votoi për të në vitin 2016

Publikuar më 16.09.2024
Një person është arrestuar dhe një pushkë sulmi u gjet pas “...

Një person është arrestuar dhe një pushkë sulmi u gjet pas “një atentati të dukshëm” ndaj Donald Trump. FBI deklaroi se Trump ishte duke luajtur një raund në kursin ndërkombëtar të golfit Trump në West Palm Beach kur ndodhi incidenti. Sherifi i Qarkut Palm Beach, Ric Bradshaw u tha gazetarëve se një agjent i Shërbimit Sekret – i […]

Lexo më shumë
car rental tirana real estate saranda