×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Gazment Bardhi çohet në Fier, Luan Baçi kundër lëvizjeve të Flamur Nokës: Do të respektoj vetëm vendimin e Berishës

Në mungesë të Sali Berishës, i cili është dënuar të mos shkelë jashtë mureve te banesës së tij, me punët e partisë po merret Flamur Noka.

Me zgjedhjet e pranverës në prag ethet elektorale po ndihen  edhe ne  selinë blu,  në korridoret e së cilës po përfliten emrat e drejtuesve politik të cilët do të udhëheqin listat për deputetë.

Qarku i Tiranës është ende i hapur, por ujërat pritet t’i  trazojë Fieri, ku po mendohet  të caktohet  Gazment Bardhi duke spostuar Luan Baçi.

“Unë vijoj të jam drejtues politik prej tre vitesh tashmë dhe mendoj se e kam drejtuar vërtet mirë qarkun e Fierit. Do respektoj vetëm vendimin e kryetarit te partisë ndërsa vendimet e këtyre që flasin në emër të kryetarit të partisë më vjen keq, nuk mundem”, tha Baçi në një intervistë për Top Channel.

Ne emër të kryetarit për sa kohë ai do jetë në arrest  shtëpie ka të drejtë të flasë  vetëm  Flamur Noka, i cili po i jep dorën e fundit listës së  drejtues politik pak orë para mbledhjes së kryesisë të cilën e ka thirrur pasditen e së mërkurës. Por, nëse për qarkun Fier priten surpriza,  për Shkodrën dhe Elbasanin nuk ka të tilla, Luaciano Boçi prej muajsh ka nisur punën në kryeqendrën  e veriut, ndërsa Ervin Salianji zhvendoset  nga Kavaja  në Elbasan. Xhelal Mziu  nuk i ndahet Dibrës dhe as Tritan Shehi Gjirokastrës. Oerd Bylykbashi nuk lëviz nga Durrësi ndërsa Agron Gjekmarkaj i besohet sërish Lezha.

Luan Baçi

Shtyrja e afateve hetimore  nga SPAK deri në tetor ndaj Sali Berishën ka bërë që demokratët të marrin masa për fushatë edhe pa liderin,   rolin e të cilit do e luajë Sekretari i  Përgjithshëm i partisë  Flamur Noka ndërsa  po  mendojnë edhe për radikalizim të qëndrimit me protesta që parashikohen të nisin në vjeshtë, raporton Top Channel.

Të mërkurën dhe te premten  është vendosur  thirrja e dy  organeve   më të larta vendimmarrëse të partisë  Kryesisë e me pas Këshillit Kombëtar  ku parashikohet jo vetëm  zyrtarizimi i emrave të drejtuesve politik, por edhe forma dhe mënyra e  protestave.

LISTA E DREJTUEAVE POLITIKË PD NË QARQE

Shkodër- Luçiano Boçi

Lezhë – Agron Gjekmarkaj

Dibër – Xhelal Mziu

Kukës – Flamur Hoxha

Durrës – Oerd Bylykbashi

Elbasan –  Ervin Salianji

Fier – Gazment Bardhi

Korçë – Ivi Kaso

Berat – Eno Bozdo

Vlorë – Bujar Leskaj

Gjirokastër – Tritan Shehu

Qarku Tiranë ende i hapur

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

gif

Pas lirimit nga burgu, Fredi Beleri pritet të mbajë një fjalim në mitingun e Himarës si eurodeputet

Pas lirimit nga burgu, Fredi Beleri pritet të mbajë një fjalim në mitingun e Himarës si eurodeputet

Publikuar më 02.09.2024
Gjykata e Fierit mori sot vendimin për të liruar me kusht ng...

Gjykata e Fierit mori sot vendimin për të liruar me kusht nga burgu Fredi Belerin, duke pranuar kështu kërkesën e tij. Fredi Belerit i kishin mbetur edhe 6 javë për të përfunduar dënimin. Ndërkohë mësohet se pasi të lërë qelinë, Fredi Beleri do t’i drejtohet qytetit të Himarës, ku edhe do të mbajë një fjalim […]

Lexo më shumë

Një 19-vjeçar shqiptar u arrestua, CIA: Sulmi gjatë koncertit të këngëtares Taylor Swift synonte mijëra viktima

Një 19-vjeçar shqiptar u arrestua, CIA: Sulmi gjatë koncertit të këngëtares Taylor Swift synonte mijëra viktima

Publikuar më 29.08.2024
Planifikuesit e sulmit të dështuar gjatë koncertit të këngët...

Planifikuesit e sulmit të dështuar gjatë koncertit të këngëtares Taylor Swift në Vjenë, synonin të vrisnin “dhjetëra mijëra” pjesëmarrës. Sulmi dështoi pasi agjencia amerikane e zbulimit CIA mori informacione që mundësuan arrestimin e autorëve, njoftoi nëndrejtori i CIA-s. CIA njoftoi autoritetet austriake për planet e terroristëve, të cilët mendohet se kanë lidhje me grupin Shteti […]

Lexo më shumë

Dalin pamjet e momentit të frikshëm kur jahti luksoz përpihet nga tornado! Si humbën jetën manjatët brenda disa sekondash (VIDEO)

Dalin pamjet e momentit të frikshëm kur jahti luksoz përpihet nga tornado! Si humbën jetën manjatët brenda disa sekondash (VIDEO)

Publikuar më 21.08.2024
Pamjet e publikuara rishtazi nga CCTV kanë treguar momentin ...

Pamjet e publikuara rishtazi nga CCTV kanë treguar momentin kur superjahti Bayesian u përfshi nga një burim uji i dyshuar. Janë publikuar pamje e një kamera sigurie që tregon momentin kur superhajti Bayesian u përpi nga tornado dhe u fundos. Gjashtë pasagjerë në bordin e anijes, duke përfshirë manjatin e teknologjisë  Mike Lynch , 59 vjeç, vajza […]

Lexo më shumë

Shqipëria turistike në televizionin më të ndjekur francez: Është Eldorado e Europës, çmime të lira dhe…

Shqipëria turistike në televizionin më të ndjekur francez: Është Eldorado e Europës, çmime të lira dhe…

Publikuar më 21.08.2024
Kuzhinë e rafinuar dhe mikpritje e sinqertë. Kështu përkufiz...

Kuzhinë e rafinuar dhe mikpritje e sinqertë. Kështu përkufizohet Shqipëria në një reportazh të TF1, kanalit më të shikuar televiziv të Francës e ndër më të njohurit në Europë,duke u ndalur në zhvillimin turistik të vendit tonë. Madje, Shqipëria cilësohet si Eldorado e Europës, ku miliona turistë e kanë vizituar dhe janë mahnitur. Kjo është […]

Lexo më shumë

Pse zgjodhi Otranton për të notuar? Eva Buzo: Jetova historinë e mijëra emigrantëve. Vura amanetin e gjyshit në vend

Pse zgjodhi Otranton për të notuar? Eva Buzo: Jetova historinë e mijëra emigrantëve. Vura amanetin e gjyshit në vend

Publikuar më 20.08.2024
Eva Buzo e para grua që kaloi me not kanalin e Otrantos duke...

Eva Buzo e para grua që kaloi me not kanalin e Otrantos duke përmbyllur sfidën personale të lënë përgjysmë një vit më parë, e gjejmë sot në zonën e Skelës. Në një intervistë të sinqertë për Top Channel, nga shtëpia muze e Pavarësisë, Eva e nis rrëfimin duke treguar rrënjët e saj shqiptare. “Gjyshi im […]

Lexo më shumë

Vrasja e dy të rinjve në Velipojë, flet xhaxhai i autorëve: Fajin e ka prokuroria, morën në qafë dy familje! Viktima duhet të ishte në burg

Vrasja e dy të rinjve në Velipojë, flet xhaxhai i autorëve: Fajin e ka prokuroria, morën në qafë dy familje! Viktima duhet të ishte në burg

Publikuar më 20.08.2024
Policia e Shkodrës ka publikuar detaje të reja lidhur me ngj...

Policia e Shkodrës ka publikuar detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Velipojë ku mbetën të vrarë Arsid Hoxha dhe Ersild Ishmi, ndërsa autorë të dyshuar të krimit janë Eduard dhe Gëzim Frroku, pronarë të një hoteli. Policia bëri të ditur se ka arrestuar dy persona si të përfshirë në […]

Lexo më shumë

“Nuk ishim as të dehur e as të droguar”, flet e dashura e turistit italian që vdiq në Velipojë: Vëllai im nuk ka faj, por në Shqipëri duan të gjejnë një fajtor

“Nuk ishim as të dehur e as të droguar”, flet e dashura e turistit italian që vdiq në Velipojë: Vëllai im nuk ka faj, por në Shqipëri duan të gjejnë një fajtor

Publikuar më 20.08.2024
Një aksident tragjik në plazhin e Velipojës mes dy jet-skive...

Një aksident tragjik në plazhin e Velipojës mes dy jet-skive i mori jetën 19-vjeçarit italian, Nicola Iorio të dielën e 18 gushtit. Ai kishte ardhur për pushime me të dashurën e tij dhe vëllain e të dashurës, me këtë të fundit që u arrestua nga policia e Shkodrës për vrasje nga pakujdesia. Për këtë situatë […]

Lexo më shumë

Berisha në konferencë: Kush qëndron pas tregtisë me lëndët e rrezikshme drejt Tajlandës

Berisha në konferencë: Kush qëndron pas tregtisë me lëndët e rrezikshme drejt Tajlandës

Publikuar më 20.08.2024
Kryetari i PD, Sali Berisha, drejtoi sot akuza lidhur me rap...

Kryetari i PD, Sali Berisha, drejtoi sot akuza lidhur me raportimet mbi nisjen nga porti i Durrësit të disa kontenierëve me mbetje të rrezikshme për në Tajlandë. Berisha u shpreh se një dorë nga sipër, një urdhër nga sipër për interesa më eprore, bëri që të gjitha institucionet në rastin e kontenierëve të heshtin. “Prej […]

Lexo më shumë
car rental tirana real estate saranda