×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Zbardhet vrasja e Faik Ajdinit në Memaliaj/ Çifti që banonte afër viktimës nxiti 23-vjeçarin ta vriste me thikë! Burrë e grua hodhën trupin në lumë

Policia ka zbardhur vrasjen e 72-vjeçarit, Faik Ajdini tre ditë më parë në fshatin Zhapokikë në Memaliaj, duke arrestuar 4 persona të përfshirë.

Për shkak të konflikteve për motive të dobëta ndërmjet viktimës, shtetasit Faik Ajdini, dhe bashkëshortëve Skënder dhe Darovi Ajdini, këta të fundit kanë nxitur shtetasin Blerti Kanushi, 23 vjeç, i kanë krijuar kushtet dhe i kanë siguruar mjetet, për kryerjen e vrasjes.

23-vjeçari në bashkëpunim me shtetasin Skënder Ajdini, më datë 19 gusht 2024, rreth orës 07:00 të mëngjesit, kanë kryer vrasjen me thikë të shtetasit Faik Ajdini dhe më pas Blerti Kanushi është larguar nga vendi i ngjarjes.

Pas kryerjes së krimit, Skëndër Ajdini me bashkëshorten Darovi Ajdini kanë kryer veprime aktive për pengimin e zbulimit të së vërtetës, duke bërë përpjekje për të zhdukur provat e krimit.

Bledar Ajdini, në dijeni të plotë për krimin, ka përkrahur autorin e krimit, duke mos informuar institucionet ligjzbatuese për vendndodhjen e tij.

Mbrëmjen e djeshme janë arrestuar:

Skënder Ajdini, 71 vjeç për veprat penale “Vrasja me paramendim” e kryer në bashkëpunim, “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”, parashikuar nga nenet 78/25, 80 dhe 302 të Kodit Penal;

Bledar Ajdini, 43 vjeç, për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”, parashikuar nga neni 302 i Kodit Penal.

Gjithashtu, në ndjekje të vazhdueshme dhe të pandërprerë të veprimeve operacionale dhe hetimore në terren, më datë 22.08.2024, ora 03:00, u arrestua në flagrancë shtetasi Blerti Kanushi, 23 vjeç për vepren penale “Vrasja me paramendim”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 78/25 i Kodit Penal dhe shtetasja Darovi Ajdini, 64 vjeçe, për veprat penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”, parashikuar nga nenet 301 dhe 302 i Kodit Penal.

Nga gjithë tërësia e veprimeve hetimore të kryera, u arrit të gjenden, fiksohen dhe sekuestrohen me cilësinë e provës materiale, thika me të cilën ka kryer krimin autori, si dhe sende e mjete të tjera të cilat kanë influencuar në rrethanat e ngjarjes, të shfrytëzuara nga të dyshuarit. Këto sende dhe mjete do t’iu nënshtrohen ekzaminimeve të mëtejshme shkencore.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

gif

Hatixhja dhe Jashari ndëshkohen nga policia pas videove ku ecnin me shpejtësi skëterre, vajza e mbuluar reagon me ironi: Bravo policia, keni kapur kriminelen më të fortë sot për sot! (VIDEO)

Hatixhja dhe Jashari ndëshkohen nga policia pas videove ku ecnin me shpejtësi skëterre, vajza e mbuluar reagon me ironi: Bravo policia, keni kapur kriminelen më të fortë sot për sot! (VIDEO)

Publikuar më 12.09.2024
Hatixhe Brika, e prezantuar si Hati, është kthyer në një fen...

Hatixhe Brika, e prezantuar si Hati, është kthyer në një fenomen dhe diskutim në tavolinat e shqiptarëve. Pasioni i saj dhe bashkëshortit të saj për makinat e luksit, zënë një pjesë të madhe të përmbajtjes në videot e saj.Si një çift aventurier, Hati shpesh herë shfaqej duke drejtuar makinën me shpejtësi dhe videot ku e […]

Lexo më shumë

Pandeli Majkon nuk e mbajnë nervat, shtyn me forcë gazetaren shtatzënë! (VIDEO)

Pandeli Majkon nuk e mbajnë nervat, shtyn me forcë gazetaren shtatzënë! (VIDEO)

Publikuar më 12.09.2024
Pandeli Majkon rrallë herë e shohim që të nxehet apo të jetë...

Pandeli Majkon rrallë herë e shohim që të nxehet apo të jetë i nevrikosur, aq më tepër me gazetarët. Por këtë herë ai është shfaqur ndryshe, duke bërë një reagim jo fort të këndshëm. Para nisjes së seancës parlamentare, Majko u pyet nga gazetarët nëse ndihet i rrezikuar që ai do të jetë në listën […]

Lexo më shumë

“Në SPAK kallëzove Noc Rrokun, jo Olsin”, Edi Rama debaton me Gazment Bardhin: Mirë bëre se do të përfundoje si Babale Salianji. Deputeti nxjerr mesazhet e SKY

“Në SPAK kallëzove Noc Rrokun, jo Olsin”, Edi Rama debaton me Gazment Bardhin: Mirë bëre se do të përfundoje si Babale Salianji. Deputeti nxjerr mesazhet e SKY

Publikuar më 12.09.2024
Kryeministri Edi Rama deklaroi gjatë interpelancës me kryeta...

Kryeministri Edi Rama deklaroi gjatë interpelancës me kryetarin e grupit parlamentar demokrat, Gazment Bardhi se ndaj vëllait të tij nuk ka një kallëzim në SPAK. Rama tha se Bardhi ka patur frikë të kallëzojë penalisht Olsi Ramën duke theksuar se një denoncim i tillë mund të rezultonte i rremë. “Dhe mirë e bërë se ndryshe […]

Lexo më shumë

Sali Berisha merret i pandehur nga SPAK, ish-kryeministri: Më ka korruptuar dhëndri im, ke parë ti?!

Sali Berisha merret i pandehur nga SPAK, ish-kryeministri: Më ka korruptuar dhëndri im, ke parë ti?!

Publikuar më 11.09.2024
Sali Berisha është marrë i pandehur nga SPAK, duke i...

Sali Berisha është marrë i pandehur nga SPAK, duke i’u komunikuar zyrtarisht akuzë lidhur me dosjen “Partizani”.  Mësohet se akuza është “korrupsion pasiv e kryer në bashkëpunim”.  Berisha e quajti akuzën dhe procesin si të frymëzuar politikisht, ndërkohë që sulmoi ashpër prokurorët.  “Kjo është një piramidë fund e krye mashtrimi, kjo ishte deklarata ime. Së dyti, vizitova pjesën muzeale […]

Lexo më shumë

Berisha para SPAK-ut: Më kanë hetuar në 3 breza, ndjehem më i motivuar se kurrë për fitore! Rama nuk na e cakton dot kandidatin për kryeministër

Berisha para SPAK-ut: Më kanë hetuar në 3 breza, ndjehem më i motivuar se kurrë për fitore! Rama nuk na e cakton dot kandidatin për kryeministër

Publikuar më 11.09.2024
Prokuroria e Posaçme pritet t’i komunikojë sot akuzat ish-kr...

Prokuroria e Posaçme pritet t’i komunikojë sot akuzat ish-kryeministrit Sali Berisha, njëherazi edhe kreu i PD-së, si dhe dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi. Berisha, bashkë me dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi, po hetohen nga SPAK lidhur me procedurat për privatizimin e ish-kompleksit Partizani. Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka dalë nga banesa e tij […]

Lexo më shumë

U vranë dje pas sherrit të fëmijëve, përcillen për në banesën e fundit dy viktimat e Roskovecit

U vranë dje pas sherrit të fëmijëve, përcillen për në banesën e fundit dy viktimat e Roskovecit

Publikuar më 11.09.2024
I jepet sot lamtumira e fundit dy viktimave, Lavdimir dhe Gr...

I jepet sot lamtumira e fundit dy viktimave, Lavdimir dhe Gramos Kurtaj, që u ekzekutuan me breshëri plumbash nga bashkëfshatari i tyre, Altin Kukaj. Krimi i dyfishtë ndodhi mesditën e djeshme (10 Shtator), rreth orës 14:00 në fshatin Kurjan të Roskovecit. Përcjellja për në banesën e fundit të dy vëllezërve do të bëhet në orën […]

Lexo më shumë

SPAK do t’u komunikojë akuzat Berishës dhe Malltezit për dosjen “Partizani”, çfarë pritet të ndodhë sot

SPAK do t’u komunikojë akuzat Berishës dhe Malltezit për dosjen “Partizani”, çfarë pritet të ndodhë sot

Publikuar më 11.09.2024
Prokuroria e Posaçme (SPAK) pritet t’i komunikojë sot akuzat...

Prokuroria e Posaçme (SPAK) pritet t’i komunikojë sot akuzat ish-kryeministrit Sali Berisha, si dhe dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi. Kreu i Partisë Demokratike pritet të paraqitet në SPAK në orën 12:00 të së mërkurës, ndërsa dhëndri i tij, Malltezi, dy orë më pas, pra rreth orës 14:00. Ndërkohë, demokratët janë mobilizuar sot të mblidhen para […]

Lexo më shumë

Shpopullimi/ OKB: Shqipëria në mesin e 6 vendeve, me rënien më të madhe të popullsisë në botë

Shpopullimi/ OKB: Shqipëria në mesin e 6 vendeve, me rënien më të madhe të popullsisë në botë

Publikuar më 11.09.2024
Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB), në projeksionet e r...

Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB), në projeksionet e reja për ecurinë e popullsisë së botës deri më 2054, referon se Shqipëria renditet në mesin e vendeve me rënien më të madhe të popullsisë ndërmjet 2024-2054 në rang global. Raporti referon se grupi i vendeve ku përfshihet Shqipëria, Bosnjë dhe Hercegovina, Lituania, Porto Riko dhe […]

Lexo më shumë
car rental tirana real estate saranda