
Zbardhet dëshmia e Denis Meçes, autor i dyshuar për vrasjen e Eglantin Progës. Media ka siguruar për BalkanWeb dosjen e plotë, ku jepen dëshmitë e personave të përfshirë në ngjarjen e rëndë që ndodhi pasditen e së shtunës në Pogradec. Proga, dyshohet se pasi u dhunua nga Meçe, humbi jetën rrugës për në spital.
Ndërkohë Meçe në dëshminë e tij ka mohuar kategorikisht se ka dhunuar 42-vjeçarin. Ai tha se të dy, edhe viktima, kanë qenë në gjendje të dehur.
“Ditën e djeshme, rreth orës 15:30, nuk e mbaj mend mirë orën, kam qenë në Pogradec dhe kam folur në telefon me shtetasin Klodi G., për t’i takuar dhe ai më tha thënë’ hajde në X lokal. Kam shkuar atje dhe ai ishte ulur te një tavolinë jashtë me një burrë të moshuar, por ai më pas iku. Më pas në tavolinë ka ardhur dhe një taksixhi. Atje kemi biseduar për marrëdhënie pune për pasagjerë nga shteti gjerman dhe po pinim birra. Gjatë kohës që ishim ulur atje, pas 3 orësh, vjen ky djali. Emrin nuk ia dija, por e njohja si fytyrë (Eglantin Proga). Ai na ka përshëndetur dhe ka hyrë në lokal. Në një moment mua më kanë mbaruar cigaret dhe kam hyrë brenda dhe i kam thënë pronarit të lokalit për cigare. Atje ky djali më ka thënë; ja se ta dredh unë një dhe për respekt ia mora. Unë kam marrë cigaren dhe sa kam kthyer kurrizin ky më shau duke më thanë; “të q…racën”. Unë nuk ja kam vënë veshin dhe kam dalë jashtë dhe jam ulur te tavolina ime. Më pas ai ka vazhduar të shante në drejtimin tim me të njëjtën sharje. Ofendoi dhe Klodin duke e thirrur në emrin e të ëmës, por edhe ai nuk ia vuri veshin. Duke qenë se kjo situatë vazhdoi, kam hyrë brenda dhe i kam thënë; hajde pak jashtë të flasim. Ai më tha; “po hajde se çfarë do më bësh, do më hash k…”.
Dolëm jashtë. Unë kam dashur që t’i fus një shpullë ta qetësoja, por sa i jam afruar kam ngritur dorën, ai është rrëzuar në tokë dhe nuk u ngrit më. Mua nuk më është besuar hiç dhe pasi jam frikësuar nga situata, jam larguar. Dua të them se unë kisha gjithë ditën që konsumoja alkool dhe mesa pashë dhe ai ishte i dehur. Rrugës për në fshatin Buçimas kam ndaluar makinën time në krah të rrugës dhe kam fjetur pasi isha i dehur. Kur më ka dalë gjumi, mora në telefon avokatin duke i thënë se çfarë kishte ndodhur pasi kisha merak dhe ai më tha që personi i dëmtuar kishte ndërruar jetë. Në këtë moment i kam thënë avokatit; eja më merr dhe më shoqëro për në komisariat, sepse dua të jap deklarimet time. Dua të theksoj se nuk kam pasur konflikte me personin e dëmtuar, as nuk kam pasur njohje me të. Nuk kam pasur konflikte me personin e dëmtuar dhe nuk kam pasur njohje me të. Kam dashur që ti tërheq vëmendje, por ai ishte i në gjendje aq të dehur sa me zor i mbanin këmbët. Unë isha shumë i dehur, nuk e di se si u rrëzua. Ndihem i penduar edhe pse kam qenë në gjendje të dehur. I kërkoj falje familjes dhe kërkoj që të zbardhet e vërteta, pasi siç e thashë jo vetëm që nuk kam pasur qëllim për ta vrarë, por as për t’i shkaktuar ndonjë lloj dëmtimi. Aktualisht jam i rënduar psikologjikisht dhe nuk mund të jap të dhëna të tjera për shkak të gjendjes psikologjike, pasi jam edhe i shokuar.”, mësohet të jetë shprehur i riu, i cili ndodhet pas hekurave për akuzën e ‘vrasjes nga pakujdesia’.
Flet pronari i lokalit
Pronari i lokalit ku ishte ulur viktima, Eglantin Proga dhe autori i dyshuar i krimit, Denis Meçe, ka treguar detaje nga ngjarja në fjalë. Shtetasi Voltan Shkulaku, i cili kishte marrë me qira lokalin në fjalë, pohoi në dëshminë e tij në polici se nuk kishte parë asgjë nëse viktima dhe autori ishin zënë.
“Egli ka ardhur në lokal 10 minuta para ngjarjes. Sapo ka hyrë në lokal ka porositur një birrë dhe është ulur në tavolinën time dhe të shokut tim. Në atë moment i kam dhënë birrën dhe më pas jam ngritur dhe po pastroja në banak. Shpjegoj se Igli kishte konsumuar alkool te lokali i tij, rreth 50 metra më tutje larg timit. Në kohën që unë jam ngritur për të pastruar ai është ngritur dhe ka shkuar në tualetin e lokalit. Nuk jam shumë i sigurt, që sapo ka dalë nga tualeti është ulur në tavolinë apo ka dalë jashtë. Pak më vonë kam dëgjuar disa persona që kanë folur me zë të lartë dhe kërkonin ujë. Unë jam hutuar në atë moment dhe kur kam dalë jashtë nuk kam nxjerrë ujë, por një nga rruga ka sjellë një bidon. Kam parë se shtetasi Egli ishte shtrirë në tokë dhe aty ishin mbledhur shumë persona të tjerë. E kam ngritur duke e kapur nga trupi, por ai nuk reagonte megjithëse i kam nxjerr gjuhën jashtë.
Ai në atë moment nxirrte vetëm shkumë nga goja. Aty ka ardhur ambulanca që e ka marrë dhe e ka çuar në spital, ndërsa unë kam vazhduar te lokali. Kur kam hyrë në tualet kam vënë re se ai kishte nxjerrë aty pasi kishte të vjella. Kam bërë pastrimin e tualetit dhe te lokalit dhe kam bërë mbylljen e lokalit. Isha aty kur ka ardhur policia. Ai ishte vetëm kur ka ardhur te lokali im. Ska bërë asnjë lloj debati apo konflikti. Ka ndenjur shumë pak kohë, pasi gjysmën e birrës ka pirë dhe është ngritur dhe ka shkuar në tualet. Ai nuk është zënë me njeri aty. Aq pak sa ndenja unë me të ai ishte mërzitur dhe më ka thënë se ;do ta mbyll lokalin fare. Nuk kam folur me asnjë nga personat aty pasi më ka zënë gjaku se ai ishte me gjak në fytyrë. Unë ia kam fshirë me kartopeceta dhe nuk kam komunikuar me asnjë deri sa erdhi policia që na ka shoqëruar në komisariat. Kamera që kam unë te lokali, e kam kontrolluar dhe nuk regjistronte fare, por vetëm sa sheh në moment dhe asgjë më tepër.”, tha ai.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/