×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Pas largimit të Biden, Kamala Harris siguron përkrahjen e delegatëve demokratë për t’u emëruar kandidate për presidente

Nënpresidentja Kamala Harris siguroi përkrahjen e një numri të mjaftueshëm delegatësh demokratë për t’u emëruar kandidatja e Partisë Demokratike për presidente kundër rivalit republikan Donald Trump.

Sipas njoftimeve, zonja Harris tani ka mbështetjen e 1,976 delegatëve që i duhen për të fituar që në raundin e parë të votimit brenda partisë së saj, duke konsoliduar pozitat si kandidatja më e mundshme demokrate për të zëvendësuar Presidentin Biden.

Në fjalimin e saj të parë si kandidate e pritshme, zonja Harris, një ish prokurore, premtoi se do ta bashkojë partinë dhe vendin dhe do ta sigurojë fitoren e demokratëve, duke bërë një dallim të thellë mes saj dhe zotit Trump.

Me vetëm 105 ditë deri në zgjedhjet presidenciale amerikane dhe Partia Demokrate është në garë me kohën, që shpjegon edhe këtë bashkim të shpejtë rreth kandidates Kamala Harris si përpjekje e partisë për të tejkaluar zhvillimet dramatike që çuan në tërheqjen e Presidentit Biden, por edhe nevojës së votuesve demokratë për t’u mobilizuar.

Fushata e zonjës Harris grumbulloi brenda 24 orëve një shumë prej 81 milionë dollarësh, duke vendosur një rekord të ri. Delegacionet e demokratëve vazhduan të bashkërendohen dhe një numër i madh vullnetarësh u regjistruan për të ndihmuar fushatën e saj. Analistët e shohin këtë si një shenjë të entuziazmit për kandidaturën e saj.

Kamala Harris

Delegatët e partisë demokrate pritet të zhvillojnë një votim virtual para kuvendit të partisë më 19 gusht, që kandidati i partisë për president të përcaktohet që më parë dhe kuvendi të jetë një kuvend bashkimi.

Zonja Harris ndërkohë nuk po humbet kohë. Ajo mban tubimin e parë zgjedhor të martën në Uiskonsin, njërin nga shtetet e diskutueshme. Dje ajo u takua me ekipin elektoral që deri dje mbante emrin Biden-Harris, dhe në fjalimin e saj të parë shpalosi çështjet kryesore mbi të cilat do ta ndërtojë fushatën kundër zotit Trump, duke vendosur një theks të veçantë në dallimin ndërmjet saj, si ish prokurore dhe kandidatit republikan, të shpallur fajtor për vepra penale.

“Në ditët dhe në javët në vijim, së bashku me ju, do të bëj çdo gjë në fuqinë time për ta bashkuar Partinë Demokratike, për ta bashkuar kombin tonë dhe për t’i fituar këto zgjedhje. Siç e dini, para se të zgjidhesha nënpresidente, para se të zgjidhesha senatore e Shteteve të Bashkuara, isha zgjedhur prokurore e përgjithshme e Kalifornisë dhe para asaj kam punuar si prokurore. Në këto detyra, kam goditur autorë të të gjitha krimeve. Abuzues të grave. Mashtrues që vodhën konsumatorët dhe që shkelin rregullat për të përfituar vetë. Prandaj më besoni kur ju them që i njoh tipat si Donald Trumpi,” deklaroi ajo.

Zonja Harris i bëri këto komente nga selia e fushatës së Partisë Demokratike në Dellauer, ku ajo foli edhe për të drejtat riprodhuese, një nga çështjet kryesore në zgjedhjet e këtij viti.

“Në këtë fushatë, me krenari do ta krahasoj të kaluarën time me të kaluarën e tij. Ky ekip do të ndihmojë që në nëntor të zgjedhim shumicën e ligjvënësve të Kongresit amerikan, të cilët pajtohen se qeveria nuk duhet t’u tregojë grave se çfarë duhet të bëjnë me trupin e tyre. Pasi Kongresi të kalojë ligjin për të rikthyer liritë riprodhuese, si Presidente e Shteteve të Bashkuara do ta miratoj ligjin,” theksoi zonja Harris.

Ajo po ashtu tha se në këto zgjedhje presidenciale, votuesit amerikanë janë para një dileme me peshë të madhe.

“Në këto zgjedhje, secili prej nesh përballet me një pyetje. Në çfarë vendi duam të jetojmë? Në një shtet të lirë, me dhimbshuri dhe sundim të ligjit, apo në një shtet kaotik, ku mbizotëron frika dhe urrejtja?”, shtoi ajo.

Nëse emërohet kandidate demokrate për presidente dhe fiton ndaj kundërshtarit republikan Trump, ajo do të bëhej gruaja e parë presidente e Shteteve të Bashkuara.

Por sipas profesores së historisë nga Universiteti i Virxhinias, Barbara Perry, në këtë rrugëtim zonjën Harris e presin sfida.

“Në këtë vend, ajo do të përballet më shumë me sfida gjinore se sa me sfida rreth përkatësisë racore… Ne kemi patur vetëm presidentë meshkuj prandaj kemi vetëm modelin e burrit si president. Shpresoj që Shtetet e Bashkuara mund ta kapërcejnë këtë dukuri dhe ta zgjerojmë rrethin e njerëzve që janë kandidatë të përshtatshëm dhe që mund të fitojnë zgjedhjet presidenciale. Është pozitë shumë e rëndësishme, për të përjashtuar gjysmën e popullsisë,” thotë profesorja Perry.

Edhe si nënpresidente, por edhe si kandidate për këtë post në vitin 2020, zonja Harris ishte objekt sulmesh nga ana e republikanëve si e paaftë. Tani që ajo qëndron më mirë në anketa kundër zotit Trump se sa Presidenti Biden, sipas analistëve, pritet që ajo të vazhdojë të jetë në shënjestër të republikanëve.

Ajo është akuzuar se është ngritur në pozitë me favore dhe në bazë të kuotave gjinore e racore dhe jo në bazë të meritës — një kritikë jo e pazakontë kundër grave që mbajnë pozita të larta pushteti dhe po ashtu një prirje më e gjerë që synon të sulmojë në baza gjinore gratë e suksesshme.

I emëruari kandidat për nënpresident nga radhët e republikanëve, JD Vance tha se zonja Harris “do të jetë një milion herë më e keqe” se Presidenti Biden, të cilin ai e quajti presidentin më i keq në historinë e Shteteve të Bashkuara.

Sulmet ndaj saj së fundmi janë përqendruar në portretizimin e zonjës Harris si përgjegjëse për situatën në kufirin me Meksikën dhe emigracionin e jashtëligjshëm, që është edhe njëra prej çështjeve kryesore në fushatën e zotit Trump. /VOA

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

gif

Vrasja e dyfishtë në Shkodër, policia zbardh dinamikën: Si ndodhi atentati, kush janë personat e tjerë të përfshirë në ngjarje

Vrasja e dyfishtë në Shkodër, policia zbardh dinamikën: Si ndodhi atentati, kush janë personat e tjerë të përfshirë në ngjarje

Publikuar më 30.10.2024
Policia e Shtetit ka zbardhur dinamikën e atentatit me armë ...

Policia e Shtetit ka zbardhur dinamikën e atentatit me armë zjarri në Dobraç të Shkodrës, ku viktimë mbeti Hamza Lici dhe kalimtarja Flutura Basha, ndërsa u plagos Arlind Bushati dhe bashkeshorti i Flutures, Bashkimi.  Policia sqaron se Hamza Lici dhe Arlind Bushati kanë qenë duke lëvizur me një automjet tip Benz, kur janë sulmuar me […]

Lexo më shumë

Masakër në Shkodër me 2 të vrarë dhe 2 të plagosur, mes viktimave vëllai i Ibrahim Licit dhe një kalimtar i rastit

Masakër në Shkodër me 2 të vrarë dhe 2 të plagosur, mes viktimave vëllai i Ibrahim Licit dhe një kalimtar i rastit

Publikuar më 30.10.2024
Masakër në Shkodër, me 2 të vrarë dhe 2 të plagosur rëndë, m...

Masakër në Shkodër, me 2 të vrarë dhe 2 të plagosur rëndë, mes viktimave vëllai i Ibrahim Licit! Viktimë ka mbetur Hamza Lici dhe një kalimtar dhe u plagos rëndë, Arlind Bushati, djali i Xhemal Bushatit dhe një tjetër kalimtarë i rastit. Ngjarja e rëndë ka ndodhur të ‘5 Heronjtë’ në zonën e Dobraçit, bëjnë me […]

Lexo më shumë

Mosbindja civile e opozitës, policia: 195 shtetas u proceduan në gjendje të lirë, 16 deputetë dhe kryebashkiaku i Kavajës u kallëzuan në SPAK

Mosbindja civile e opozitës, policia: 195 shtetas u proceduan në gjendje të lirë, 16 deputetë dhe kryebashkiaku i Kavajës u kallëzuan në SPAK

Publikuar më 30.10.2024
Pas protestës së opozitës më 29 tetor, ku u bllokuan disa ak...

Pas protestës së opozitës më 29 tetor, ku u bllokuan disa akse kryesore në vend, policia ka reaguar duke treguar bilancin e personave të arrestuar, duke bërë me dije se 4 shtetas janë vënë në pranga. Ndërkohë procedim penal në gjendje të lirë ka ndaj 195 protestuesve, ndërsa 16 deputetë të opozitës janë kallëzuar në […]

Lexo më shumë

Mediat e huaja i bëjnë jehonë tubimit të opozitës: Pakica shqiptare bllokoi rrethrrotullimet, kërkon qeveri teknike

Mediat e huaja i bëjnë jehonë tubimit të opozitës: Pakica shqiptare bllokoi rrethrrotullimet, kërkon qeveri teknike

Publikuar më 29.10.2024
Protesta e opozitës ka gjetur pasqyrim në mediat ndërkombëta...

Protesta e opozitës ka gjetur pasqyrim në mediat ndërkombëtare. “Bllokadë civile, sot ose kurrë!” ishte motoja e protestës, shkruan Associated Press. Në vijim, thuhet se në Tiranë, deputetët e opozitës parkuan makinat e tyre për të bllokuar trafikun për tre orë. Në vende të tjera, mbështetësit e opozitës organizuan protesta në anë të rrugës ose […]

Lexo më shumë

Opozita bllokon 6 akset rrugore në vend, deputetët e PD-së udhëheqin turmat, paralizohet trafiku

Opozita bllokon 6 akset rrugore në vend, deputetët e PD-së udhëheqin turmat, paralizohet trafiku

Publikuar më 29.10.2024
Opozita po vijon mosbindjen civile, e dyta radhazi pas asaj ...

Opozita po vijon mosbindjen civile, e dyta radhazi pas asaj të 7 tetorit në Tiranë. Këtë herë, opozita po proteston duke bllokuar 6 akset kryesore rrugore që lidhin vendin. Protestuesit e opozitës kanë bllokuar mbikalimin e Kamzës, rrethrrotullimin e Shkozetit, Bradasheshit, Rrogozhinës, Levanit dhe Milotit. Afati i bllokimit do të jetë nga ora 17:00-20:00. Opozita […]

Lexo më shumë

Fredi Beleri pritet me akuza si vrasës, qëllohet me vezë dhe kos, Gazment Bardhi akuzon Ramën: Si skuth urdhëroi sulmin (VIDEOT)

Fredi Beleri pritet me akuza si vrasës, qëllohet me vezë dhe kos, Gazment Bardhi akuzon Ramën: Si skuth urdhëroi sulmin (VIDEOT)

Publikuar më 29.10.2024
Ish-kryebashkiaku i Himarës Fredi Beleri ndodhet në Tiranë s...

Ish-kryebashkiaku i Himarës Fredi Beleri ndodhet në Tiranë si pjesë e delegacionit të eurodeputetëve të Parlamentit Europian për të marrë pjesë në takimin e 18-të të Komisionit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri. Beleri ka mbërritur në Kryesinë e Kuvendit pas grupit të eurodeputetëve, teksa është përballur me praninë e madhe të mediave, por edhe akuza nga […]

Lexo më shumë

Tre orë protestë/ Policia dislokohet në kryqëzimet kryesore, deputetët e Partisë Demokratike do të bllokojnë rrugët me makinat e tyre

Tre orë protestë/ Policia dislokohet në kryqëzimet kryesore, deputetët e Partisë Demokratike do të bllokojnë rrugët me makinat e tyre

Publikuar më 29.10.2024
Opozita sot do të zhvillojë një protestë, ku do të ketë bllo...

Opozita sot do të zhvillojë një protestë, ku do të ketë bllokim të kryqëzimeve kryesore në disa qytete. Policia ka marrë të gjitha masat, duke u dislokuar në këto kryqëzime me qëllim ruajtjen e rendit dhe sigurisë. Në kryqëzimin e Levanit ka prani të shtuar të forcave të policisë. Edhe pse nuk parashikohet një skenar […]

Lexo më shumë

Berisha zbulon vendimin për përfshirjen e kandidatëve të Partisë së Lirisë në listat e PD-së

Berisha zbulon vendimin për përfshirjen e kandidatëve të Partisë së Lirisë në listat e PD-së

Publikuar më 28.10.2024
Kryedemokrati Sali Berisha ka lënë të hapur mundësinë e përf...

Kryedemokrati Sali Berisha ka lënë të hapur mundësinë e përfshirjes së kandidatëve të Partisë së Lirisë në listat e Partisë Demokratike. “Do e ndihmoni Metën duke i siguruar lista të sigurta për kandidatët në zgjedhje?”, u pyet Berisha në një konferencë për mediat. “Çështja e koalicionit është e hapur. PD qëndron e hapur ndaj aleatëve […]

Lexo më shumë
car rental tirana real estate saranda