×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Biden tërhiqet nga gara presidenciale: Do të vijoj përmbushjen e detyrave, mbështes Kamala Harris! Zv.presidentja: Jam e nderuar

Presidenti amerikan Joe Biden është tërhequr nga gara për zgjedhjet presidenciale për Shtëpinë e Bardhë. Biden në njoftimin e largimit të tij është shprehur se ky vendim “është në interesin e partisë dhe të vendit”.

“Besoj se është në interesin më të mirë të partisë sime dhe të vendit që unë të tërhiqem dhe të fokusohem vetëm në përmbushjen e detyrave të mia si President për pjesën e mbetur të mandatit tim”, ka shkruar Biden në letrën ku njofton largimin, të cilën e ka postuar në llogarinë e tij X.

Tërheqja e presidentit aktual nga gara përballë Donald Trump vjen katër muaj përpara se amerikanët të shkojnë në votime e 5 nëntorit. 

Mos-kandidimi i tij për një mandat të dytë, vjen pas presionit të madh nga demokratët për shkak të një debati të lëkundur përballë Trump. Madje as tentativa për vrasjen e Trump, nuk arriti të shtonte besimin tek Biden, i cili ka humbur edhe mbështetjen e një pjesë të demokratëve në kongres.

Tashmë demokratët duhet të dalin me një kandidat përballë ish presidentit Donald Trump, ndërkohë Biden propozon që e nominuara për president të jetë Kamala Harris që aktualisht është zëvendëspresidente.

“Vendimi im i parë si kandidat i partisë në vitin 2020 ishte të zgjedh Kamala Harris si Zëvendës Presidente. Dhe ka qenë vendimi më i mirë që kam marrë. Sot dua të ofroj mbështetjen dhe përkrahjen time të plotë që Kamala të jetë e nominuara e partisë sonë këtë vit”, shkruan Biden.

Pas tërheqjes së rivalit nga gara ka reaguar Donald Trump duke e konsideruar si presidentin më të keq të historisë së SHBA-ve. Ndërsa Harris, ish presidenti Trump thotë se është më e lehtë për t’u mposhtur sesa Biden. 

“Joe Biden nuk ishte i përshtatshëm për të kandiduar për President! Dhe tani, shikoni se çfarë i ka bërë vendit tonë, me miliona njerëz që vijnë përtej kufirit tonë, plotësisht të pakontrolluar. Ne do të vuajmë shumë për shkak të presidencës së tij, por do ta korrigjojmë shumë shpejt dëmin që ai ka bërë.”, shkruan Trump në median sociale Truth.

Ndërkohë ka pasur edhe një reagim nga zëvëndës presidentja Kamala Harris që është shprehur se ‘ndjehet e nderuara nga miratimi i Joe Biden për kandidaturën e saj për presidente të Shtëpisë së Bardhë’. Më tej ajo shton se do bëjë çdo gjë është e mundur për të mbajtur kombin të bashkuar dhe për të mposhtur Donald Trump.

Pas këtij vendimi që ka lëkundur politikën amerikane, dhe ka futur në një rrugë tjetër garën presidenciale, Joe Biden bëhet presidenti i parë që tërhiqet nga gara për tu rizgjedhur. I vetmi që nuk ka kandiduar për tu rizgjedhur president ka qenë Lyndon Johnson në vitin 1968.

Kush është Joe Biden?

Joe Biden fitoi zgjedhjet në 3 nëntor 2020, ku mori 4 milionë vota më shumë se Trump, ndërsa në krye të Shtëpisë së Bardhë nisi më 20 janar 2021. Para se të zgjidhej president Biden, ka shërbyer në Uashington për gati gjysmë shekulli, 35 vjet si senator dhe tetë vjet si nënpresident në administratën e Barack Obamës – nga viti 2009 deri më 2017.

Me vite anëtar dhe tri herë kryetar i Komitetit të Senatit për Marrëdhënie me Jashtë. Ai e shpalli kandidaturën e tij në prill të 2019, pas disa deklaratave të ashpra kundër Trump ku e akuzonte atë për ndarje të popullsisë për çështje të racës dhe imigracionit dhe për rrezikimin e “vlerave thelbësore të kombit”.
 

Kamala Harris ka reaguar pas vendimit të Joe Biden për të mos kandiduar në zgjedhjet presidenciale për një mandat të dytë në Shtëpinë e Bardhë përballë Donald Trump.

Harris shpreh mirënjohje për Biden, pasi ky i fundit shprehu mbështetje për Harris si kandidate për Shtëpinë e Bardhë nga rradhët e demokratvëe.

Ajo shprehet se do të bëj gjithçka për të mbrojtur kombin për ta mbajtur të bashkuar dhe për të mundur Donald Trump dhe agjendën e tij ekstremiste. Ajo ndjehet ‘e nderuar që kishte miratimin e presidentit’ dhe ‘qëllimi im është ta pranoj këtë nominim’ shton ajo.

Reagimet

Bill dhe Hillary Clinton kanë reaguar lidhur me tërheqjen e Joe Biden nga gara presidenciale. Ata shprehin mbështetjen e tyre për Kamala Harris si kandidate e mundshme e demokratëve përballë Donald Trump. Në X, theksojnë se vendit i paraqitet një kërcënim serioz nga ardhja e dytë e Trump në pushtet, prandaj nevojitet mbështetja e Harris.

“Ne kemi përjetuar shumë ulje-ngritje, por asgjë nuk na ka bërë më të shqetësuar për vendin tonë sesa kërcënimi i paraqitur nga një mandat i dytë i Trump”, thuhet në deklaratën e tyre.

“Tani është koha për të mbështetur Kamala Harris dhe për të luftuar me gjithçka që kemi për të zgjedhur.”

Ish presidenti Barac Obama ka reaguar lidhur me tërheqjen e Joe Biden nga gara presidenciale për një mandat të dytë. Obama vlerëson Biden si një nga presidentët më të rëndësishëm të SHBA-së.

Obama vlerëson gjithashtu Biden si një president që largoi Amerikën nga kaosi ku e futi vendin Trump dhe administrata.

Por në dedikimin e tij Obama nuk shpreh dhe nuk përmend kandidaten e mundshme Kamala Harris, e cila momentalisht është zv.presidente e SHBA-së.

Reagimi i plotë i Barack Obamas: 

Joe Biden ka qenë një nga presidentët më të rëndësishëm të Amerikës, si dhe një mik dhe partner i dashur për mua. Sot, gjithashtu na është kujtuar – përsëri – se ai është një patriot i rendit më të lartë.

Gjashtëmbëdhjetë vjet më parë, kur fillova kërkimin tim për një zëvendëspresident, dija për karrierën e jashtëzakonshme të Joe në shërbimin publik. Por ajo që arrita të admiroja edhe më shumë ishte karakteri i tij – ndjeshmëria e tij e thellë dhe elasticiteti i fituar me mund; mirësjellja dhe besimi i tij themelor se të gjithë kanë rëndësi.

Që nga marrja e detyrës, Presidenti Biden e ka shfaqur atë karakter vazhdimisht. Ai ndihmoi në përfundimin e pandemisë, krijoi miliona vende pune, uli koston e barnave me recetë, miratoi legjislacionin e parë të madh të sigurisë së armëve në 30 vjet, bëri investimin më të madh për të adresuar ndryshimet klimatike në histori dhe luftoi për të siguruar të drejtat e punës njerëzit të organizohen për paga dhe përfitime të drejta. Ndërkombëtarisht, ai rivendosi pozitën e Amerikës në botë, rivitalizoi NATO-n dhe mobilizoi botën që të ngrihej kundër agresionit rus në Ukrainë.

Më shumë se kaq, Presidenti Biden na tregoi larg katër viteve të kaosit, gënjeshtrës dhe ndarjes që kishte karakterizuar administratën e Donald Trump. Nëpërmjet politikave të tij dhe shembullit të tij, Joe na ka kujtuar se kush jemi në më të mirën tonë – një vend i përkushtuar ndaj vlerave të modës së vjetër si besimi dhe ndershmëria, mirësia dhe puna e palodhur; një vend që beson në demokraci, sundim të ligjit dhe llogaridhënie; një vend që këmbëngul që të gjithë, pavarësisht se kush janë, të kenë një zë dhe meritojnë një shans për një jetë më të mirë.

Ky rekord i jashtëzakonshëm i dha Presidentit Biden çdo të drejtë për të kandiduar për rizgjedhje dhe për të përfunduar punën që filloi. Joe e kupton më mirë se kushdo aksionet në këto zgjedhje – se si gjithçka për të cilën ai ka luftuar gjatë gjithë jetës së tij dhe gjithçka për të cilën përfaqëson Partia Demokratike, do të rrezikohet nëse e lejojmë Donald Trump të kthehet në Shtëpinë e Bardhë dhe u japim republikanëve kontrollin e Kongresit.

Ne do të lundrojmë në ujërat e paeksploruara në ditët në vijim. Por kam besim të jashtëzakonshëm se liderët e partisë sonë do të jenë në gjendje të krijojnë një proces nga i cili do të dalë një kandidat i shquar. Unë besoj se vizioni i Joe Biden për një Amerikë bujare, të begatë dhe të bashkuar që ofron mundësi për të gjithë do të shfaqet plotësisht në Konventën Demokratike në gusht. Dhe unë pres që secili prej nesh të jetë i përgatitur për të përcjellë atë mesazh shprese dhe përparimi përpara në nëntor dhe më tej.

Tani për tani, Michelle dhe unë thjesht duam t’i shprehim dashurinë dhe mirënjohjen tonë Joe dhe Jill që na udhëhoqën me aq aftësi dhe guxim gjatë këtyre kohërave të rrezikshme – dhe për angazhimin e tyre ndaj idealeve të lirisë dhe barazisë mbi të cilat u themelua ky vend.

Në një telefonatë me CNN, pak minuta pasi presidenti Joe Biden njoftoi largimin e tij nga gara presidenciale e 2024-ës, ish-presidenti Donald Trump e përshkroi Bidenin duke e cilësuar “si presidenti më i keq deri tani në historinë e vendit tonë”. 

Ndërsa është e paqartë se kush do të jetë kandidati demokrat, Trump tha se mendon se zëvendëspresidentja Kamala Harris do të jetë më e lehtë për t’u mposhtur sesa Biden, në rast se ajo kandidon përballë tij. 

Biden njoftoi tërheqjen nga gara për një mandat të dytë përballë Trump përmes një letre të publikuar në X, edhe pas presionit të madh nga vetë demokratët për shkak të paraqitjes së tij të keqe në debatin televizv me Donald Trump.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

gif

PD mbledh Këshillin Kombëtar, Berisha: Ky është shtatori i fundit që na gjen në opozitë!

PD mbledh Këshillin Kombëtar, Berisha: Ky është shtatori i fundit që na gjen në opozitë!

Publikuar më 06.09.2024
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh optimi...

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh optimist në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD, duke thënë se ky është shtatori i fundit që ata janë në opozitë. Në fjalën e tij, ish-kryeministri tha se rotacioni nuk do të vonojë dhe Partia Demokratike do të marrë pushtetin në zgjedhjet e vitit 2025. Sipas tij, […]

Lexo më shumë

Abissnet, përsëri sponsor i “Abissnet Superiore”

Abissnet, përsëri sponsor i “Abissnet Superiore”

Publikuar më 05.09.2024
U zhvillua nga FSHF ceremonia  kushtuar  sponsorit...

U zhvillua nga FSHF ceremonia  kushtuar  sponsorit të titullit të “Abissnet Superiore” që edhe për 3 vite të tjera do të jetë ABISSNET sh.a.  Kampionatet elitare të futbollit për meshkuj dhe femra në Shqipëri kanë pasur dhe do të kenë të njëjtin sponsor të këtij titulli, duke e rritur dhe zgjeruar bashkëpunimin midis Abissnet sh.a., […]

Lexo më shumë

Sali Berisha ia beson Tiranën Belind Këlliçit, në Elbasan delegon Salianjin, Bardhi i “zë vendin” Luan Baçit në Fier (LISTA)

Sali Berisha ia beson Tiranën Belind Këlliçit, në Elbasan delegon Salianjin, Bardhi i “zë vendin” Luan Baçit në Fier (LISTA)

Publikuar më 05.09.2024
Kryesia e Partisë Demokratike u mblodh këtë të mërkurë ku pa...

Kryesia e Partisë Demokratike u mblodh këtë të mërkurë ku pas fjalës së kryetarit Sali Berisha mbi këtë vit elektoral, u publikua edhe lista e drejtuesve politikë për qarqe. Berisha në fjalën e tij tha se Rama ka shpallur fitore, fitoren e vjedhur dhe se problemi qe duhet zhgjidhur është vota e lirë. Dhe pë […]

Lexo më shumë

Vrau babanë dhe e hodhi në pus, zbardhet dëshmia e Esmerald Ballës: Më kërcënoi se do më vriste me pistoletë

Vrau babanë dhe e hodhi në pus, zbardhet dëshmia e Esmerald Ballës: Më kërcënoi se do më vriste me pistoletë

Publikuar më 05.09.2024
Esmerald Balla ka rrëfyer ngjarjen tragjike para oficerëve t...

Esmerald Balla ka rrëfyer ngjarjen tragjike para oficerëve të policisë, pas arrestimit për vrasjen e të atit në Shënavlash të Durrësit. “Ne kemi një fermë të vetme të vogël dhe aty punonim të dy me babanë dhe pjesëtaret e tjerë te familjes. Gjerat nga ana ekonomike po shkonin shume mire dhe s’kishim asnjë problem pasi […]

Lexo më shumë

Tjetër ngjarje shokuese në Durrës, djali vret babanë dhe e hedh në pus, mesazhi që shpërndau dhe dëshmia para hetuesve

Tjetër ngjarje shokuese në Durrës, djali vret babanë dhe e hedh në pus, mesazhi që shpërndau dhe dëshmia para hetuesve

Publikuar më 05.09.2024
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shënavlash, ku djali vrau ...

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shënavlash, ku djali vrau babanë me armë zjarri. Ai u ekzekutua nga djali Esmerald Balla dhe u hodh në pus. Esmerald Balla, 30 vjeç, banues në fshatin Shënavlash ka kallëzuar në Komisariatin e Policisë Durrës, se prej mëngjesit të datës 13.08.2024, babai i tij ishte larguar nga banesa […]

Lexo më shumë

Burri e leu me benzinë dhe i vuri flakën për xhelozi? Gjykata e Korçës: Çifti nuk janë në proces divorci

Burri e leu me benzinë dhe i vuri flakën për xhelozi? Gjykata e Korçës: Çifti nuk janë në proces divorci

Publikuar më 04.09.2024
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja, ku Melisa Trë...

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja, ku Melisa Trëndafili, nëna e dy fëmijëve të mitur është tentuar të digjet e gjallë nga bashkëshorti i saj, 45-vjeçari Elton alias Bledar Trëndafili më datë 31 gusht. 45-vjeçari tentoi ta djegë për faktin se kjo e fundit prej një viti e kishte braktisur, për shkak se ai ishte […]

Lexo më shumë

Beleri flet pas daljes nga burgu: Jam i lirë dhe krenar, lufta ime tani ka filluar dhe do t’i rikthehem politikës aktive në Shqipëri

Beleri flet pas daljes nga burgu: Jam i lirë dhe krenar, lufta ime tani ka filluar dhe do t’i rikthehem politikës aktive në Shqipëri

Publikuar më 02.09.2024
Gjykata e Shkallës së Parë të Fierit pranoi këtë të hënë kër...

Gjykata e Shkallës së Parë të Fierit pranoi këtë të hënë kërkesën e Fredi Belerit, për lirimin nga burgu. Në dalje nga qelia e burgut, Beleri dha një deklaratë për mediat, ku tha se ai është fituesi i bashkisë së Himarës dhe mandati iu hoq pa të drejtë nga qeveria e kryeministrit Rama. “Pas 16 muajsh […]

Lexo më shumë

Pabesia e shokut të tij i kushtoi jetën, historia tronditëse e vdekjes së studentit shqiptar dhe vendimi i gjykatës amerikane

Pabesia e shokut të tij i kushtoi jetën, historia tronditëse e vdekjes së studentit shqiptar dhe vendimi i gjykatës amerikane

Publikuar më 02.09.2024
Studenti shqiptar ekselent, Denis Preka, vetëm 21 vjeç humbi...

Studenti shqiptar ekselent, Denis Preka, vetëm 21 vjeç humbi jetën tragjikisht më 18 mars të vitit 2019. Shkak për vdekjen e ekselentit shqiptar ishte një drogë e cila iu dha nga shoku i tij, Paul Wiedmaier të cilin Denisi e quante dhe e besonte si vëlla. Atë mbrëmje, Preka ndodhej te shtëpia e Paul për […]

Lexo më shumë
car rental tirana real estate saranda