Pas skandalit me mikrokreditë, raportohet se ka kryer vetëvrasje, shtetasi Olsi Ibro. Ai ishte në kërkim, si i dyshuar për skandalin për mashtrimet me mikrokreditë. Sipas informacioneve, Ibro, i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga një pallat në Tiranë. Deri para pak kohësh ai kontrollonte bashkë me bashkëshorten e tij, Elda Ibro, institucionin e mikrokredive, “Micro Credit Albania”.
Ndërkohë një ditë më parë Prokuroria e Tiranës, ka vënë nën sekuestro preventive shoqërinë “Micro Credit Albania” si dhe “Final”. Të dyja këto shoqëri akuzohen për “Mashtrim me pasoja të rënda dhe kryer më shumë se një herë dhe në bashkëpunim” si dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë Kriminale” të kryer në bashkëpunim.
Sipas Prokurorisë së Tiranës shoqëritë “Micro Credit Albania” dhe “Final” kanë ngritur skemë mashtrimi për të zhvatur qytetarët nëpërmjet mikrokredive. Prokuroria thotë se MCA, Final dhe ADCA kanë përndjekur e u kanë ushtruar presion psikologjik kredimarrësve dhe familjarëve të tyre me qëllim për t’i frikësuar. Po ashtu Prokuroria thekson këtu shoqëri kanë shitur pasuritë e paluajtshme të debitorëve apo shtetasve të tjerë në ankande fiktive me vlera shumëfish më të ulëta se sa vlera reale e këtyre pronave.
“Më datë 20.07.2024, në rrugën “Ramazan Shijaku”, dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia e një pallati në ndërtim e sipër, shtetasi O. I., 45 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra, ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”- njoftoi policia.
Olsi Ibro dyshohet se u vetëhodh ditën e sotme (20 Korrik), nga lartësia e pallatit në ndërtim e sipër në rrugën “Ramazan Shijaku” në afërsi të ish-stacionit të Trenit në kryeqytet.
45-vjeçari Olsi Ibro ndërroi jetë në vendngjarje si pasojë e dëmtimeve të marra.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Emri i Olsi Ibros është përfshirë në dosjen e Prokurorisë së Tiranës për mashtrimet me mikrokreditë.
Ndërkohë një ditë më parë, organi hetues sekuestroi dy shoqëritë Micro Credit Albania dhe Final, të cilat akuzohen se kanë krijuar skema mashtrimi me mikrokreditë me qëllim zhvatjen e qytetarëve.
Micro Credit Albania është një institucion financiar jobankë i licencuar në vitin 2016 që drejtohej nga çifti Olsi dhe Elda Ibro, kjo e fundit shërbente edhe si administratore e shoqërisë MCA (Mikro Kredit Albania).
Sipas Prokurorisë nga hetmet, ka rezultuar se këto dy shoqëri tregtare në bashkëpunim me Shoqërinë ADCA dhe me disa shoqëri të tjera përmbarimore, por edhe me ndihmën e një eksperte vlerësuese, kanë krijuar së bashku një skemë mashtruese me qëllim vjedhjen dhe zhvatjen e qytetarëve që aktualisht përllogaritet në miliona Euro.
Po ashtu, organi i akuzë sqaron se shoqëritë dhe personat nën hetim në mënyrë abuzive kanë përdorur të dhënat personale të siguruara në mënyrë të paligjshme të individëve/debitorëve pa asnjë mundësi për përballimin e jetesës së përditshme.
Ata kanë përdorur presionin psikologjik dhe përndjekjen e debitorëve dhe familjarëve të tyre nëpërmjet telefona të vazhdueshme me qëllim nënshkrimin e marrëveshjeve të reja të kredive.
“Si rrjedhojë shoqëritë MCA dhe Final kanë përfituar të ardhura dhe pasuri të paligjshme, të cilat ua kanë vjedhur dhe zhvatur qytetarëve, që përllogariten në 10-tra milion Euro sipas mënyrës së sipërcituar, para dhe prona të cilat i kanë investuar apo përdorur në aktivitete të tjera”, thuhet ne njoftim.
Skandali i mikrokredive në SPAK
Deri tani për mashtrimin me mikrokreditë, gjykata në maj 2024 ka lënë në masën e sigurisë “arrest shtëpie”: Elda Ibro, Jorsida Dervishi, Alketa Tanushi e Kejda Seferi, ndërsa në burg janë: Arben Meskuti, Aldo Daka, Albert Gega dhe Edmond Mato, në kërkim ende Alban Kote.
Në 30 maj 2024 Prokuroria e Tiranës sekuestroi afro 10 milionë euro në llogaritë bankare të dy shoqërive të mikrokreditit dhe të nëntë personave, administratorë dhe përmbaruesë nga institucione të mikrokrediti dhe disa shoqërive të përmbarimit.
Më 30 maj 2024 Prokuroria e Tiranës ka shpallur moskompetencë dhe dërgoi në SPAK dosjen.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/