×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

UNESCO kundër projekteve infrastrukturore në Liqenin e Ohrit: Përmirësojeni deri në shkurt 2025 ose e shpallim në rrezik

Pasuria natyrore e kulturore e liqenit të Ohrit, pjesë e Pasurisë botërore të Unescos, mund të shpallet zonë në rrezik! Në një raport të përgatitur për mbledhjen e përvitshme që mbahet në datat 21-31 korrik në Indi, UNESCO vëren se nevoja urgjente për adresimin e problemeve të gjetura nga vizita e tyre, kërkon mobilizim për të ruajtur Vlerat e jashtëzakonshme Universale, përndryshe vitin e ardhshëm duket se shpallja në rrezik është e pashmangshme.

Pasuria natyrore e kulturore e liqenit të Ohrit, pjesë e Pasurisë botërore të Unescos, mund të shpallet zonë në rrezik! Në një raport të përgatitur për mbledhjen e përvitshme që mbahet në datat 21-31 korrik në Indi, UNESCO- Organizata e Kombeve te Bashkuara për Edukim, Shkencë e kulturë, vëren se nevoja urgjente për adresimin e problemeve të gjetura nga vizita e tyre, kërkon mobilizim për të ruajtur Vlerat e jashtëzakonshme Universale, përndryshe vitin e ardhshëm duket se shpallja në rrezik është e pashmangshme. Unesco ka lënë si afat datën 1 shkurt 2025 për një raport të përditësuar mbi gjendjen e Pasurisë natyrore e kulturore te liqenit të Ohrit. Por çfarë po e rrezikon dëmtimin e vlerave për të cilat kjo pasuri u shpall e mbrojtur nga UNESCO? Plani I menaxhimit, ndërtimet, zhvillimi dhe infrastruktura e transportit tokësor përmenden që në krye. Më tej, raporti detajon problematikat e hasura, duke nisur që nga studimi i fizibilitetit për rrugën alternative të Korridorit VIII.

Në Shqipëri, zhvillimet e reja në shkallë të gjerë duket se po vazhdojnë. Ndikimet e zgjerimit të rrugës mes Qafthanës dhe Pogradecit duhet të rishikohen. Bypass-i mes Pogradecit, Tushemishtit dhe kufirit mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut është planifikuar pranë daljes së Burimeve të Drilonit, me rrezik për dëmtimin e tij. Masterplani për Parkun Ujor Drilon-Tushemisht përfshin zhvillimin në tokë bujqësore për çka, misioni i vitit 2020 rekomandoi ndalimin e tij, ndërsa nuk është përjashtuar ende zhvillimi I infrastrukturës rrugore dhe ndërtimet në zonën e Burimeve të Drilonit. ndërkaq, parashikimet për zhvillimin urban në Planin e Përgjithshëm Vendor të Pogradecit, të rekomanduara si të papranueshme nga misioni i UNESCO në vitin 2020 mbeten në fuqi, megjithëse projekt propozimet do të duhet t’i dorëzohen në Qendrën e Trashëgimisë Botërore paraprakisht.

Masat urgjente për adresimin e rreziqeve ekzistuese dhe parandalimin e rreziqeve të reja, siç kërkohen nga Komiteti, nuk janë marrë ende, thuhet në raport. Ndërhyrjet zhvillimore në shkallë të gjerë rreth liqenit, veçanërisht pranë qendrave kryesore urbane, kanë cënuar sipas UNESCOS, cilësitë e jashtëzakonshme të zonës së mbrojtur, duke zvogëluar vlerat që mbështetën zhvillimin e gjatë të jetës kishtare përgjatë brigjeve të liqenit. E megjithatë, thuhet në raport, niveli i lartë i cenueshmërisë së pronës nuk njihet nga vendimmarrësit kryesorë. Sipas raportit, gjendja e konservimit të pronës nuk po përmirësohet dhe nuk ka tendencë pozitive për rikthimin e integritetit të saj. në mesin e sugjerimeve Unesco i kërkon Shtetit Palë, Shqipërisë, të dorëzojë në Qendrën e Trashëgimisë Botërore për shqyrtim nga ICOMOS të gjithë dokumentacionin në lidhje me projekt propozimin për ruajtjen dhe përmirësimin e kishës në Lin.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

BE po kopjon “modelin e Shqipërisë” së Melonit për emigrantët e paligjshëm, Ursula von der Leyen: Ligj ambicioz mbi riatdhesimet

BE po kopjon “modelin e Shqipërisë” së Melonit për emigrantët e paligjshëm, Ursula von der Leyen: Ligj ambicioz mbi riatdhesimet

Publikuar më 31.05.2025
Nga Bashkimi Evropian te Gjermania dhe deri te Danimarka, të...

Nga Bashkimi Evropian te Gjermania dhe deri te Danimarka, të gjithë mbështesin linjën e qeverisë italiane mbi migracionin. Në Bruksel, Ursula von der Leyen shpjegoi se BE do të miratojë “një propozim ligjor ambicioz mbi riatdhesimet”, të cilat janë “një element kyç i Paktit për Emigracionin dhe Azilin”. Në praktikë, do të propozohen “rregulla të […]

Lexo më shumë

Berisha justifikon bashkimin e votave PS-PD në KQZ që hodhi poshtë kërkesat e kandidatëve demokratë për rinumërimin e votave: Zbatuan ligjin, nuk ua lejon Kodi Zgjedhor

Berisha justifikon bashkimin e votave PS-PD në KQZ që hodhi poshtë kërkesat e kandidatëve demokratë për rinumërimin e votave: Zbatuan ligjin, nuk ua lejon Kodi Zgjedhor

Publikuar më 31.05.2025
Kreu i PD Sali Berisha po mban një konferencë për shtyp, ku ...

Kreu i PD Sali Berisha po mban një konferencë për shtyp, ku mes të tjerash foli edhe mbi me atë që ndodhi ditën e djeshme në KAS, ku kërkesa e kandidatëve demokratë për rinumërim të votave në qarkun e  Tiranës, u hodh poshtë si nga anëtarët e PS ashtu edhe ata të PD. Berisha u […]

Lexo më shumë

Ilir Alimehmeti reagon pasi iu refuzua hapja e kutive: Rinumërimi është çështje parimore, duhet analizë e brendshme që të mos përsëriten gabimet

Ilir Alimehmeti reagon pasi iu refuzua hapja e kutive: Rinumërimi është çështje parimore, duhet analizë e brendshme që të mos përsëriten gabimet

Publikuar më 31.05.2025
“Udhëkryq mes demokracisë dhe autokracisë”. Kështu e cilëson...

“Udhëkryq mes demokracisë dhe autokracisë”. Kështu e cilëson kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Ilir Alimehmeti situatën në të cilën ndodhet vendi pas zgjedhjeve të 11 Majit. Alimehmeti, i cili është një prej kandidatëve më të votuar, por që nuk arriti që të merrte një mandat në Kuvend, shpjegon përse kërkoi rinumërim të votave. Teksa […]

Lexo më shumë

Myslim Murrizi iu përgjigjet “të habiturve”: Unë nuk jam Nesti Angoni dhe në shtator do të jem në Kuvend

Myslim Murrizi iu përgjigjet “të habiturve”: Unë nuk jam Nesti Angoni dhe në shtator do të jem në Kuvend

Publikuar më 30.05.2025
Ish-deputeti demokrat, Myslim Murrizi paralajmëroi një verë ...

Ish-deputeti demokrat, Myslim Murrizi paralajmëroi një verë të nxehtë për kampin blu. Sipas tij, në javët në vijim pritet “furtunë” nga SPAK në radhët e demokratëve, kryesisht te deputetët e listave të sigurta që kandiduan në zgjedhjet e 11 Majit me logon e PD-së. “Dhe unë kam bërë fushatë vetëm me QYTETARET pa vd coll […]

Lexo më shumë

Nuk u zgjodh deputet, edhe pse mori mbi 18 mijë vota, Ilir Alimehmeti ankimon rezultatin e 11 majit dhe kërkon rinumërim në Qarkun e Tiranës

Nuk u zgjodh deputet, edhe pse mori mbi 18 mijë vota, Ilir Alimehmeti ankimon rezultatin e 11 majit dhe kërkon rinumërim në Qarkun e Tiranës

Publikuar më 30.05.2025
Kandidati i Partisë Demokratike në zgjedhjet e 11 majit, në ...

Kandidati i Partisë Demokratike në zgjedhjet e 11 majit, në listën e hapur, Ilir Alimehmeti ka ankimuar rezultatin, duke kërkuar rinumërimin e votave në Qarkun e Tiranës. Mjeku i njohur arriti të marrë mbi 18 mijë vota, por sërish ngeli jashtë Parlamentit të ardhshëm. PD siguroi në Qarkun e Tiranës 12 deputetë nga lista e […]

Lexo më shumë

Mediu për 11 majin: Nuk kemi pasur zgjedhje të lira, Kodi Zgjedhor ishte i papranueshëm

Mediu për 11 majin: Nuk kemi pasur zgjedhje të lira, Kodi Zgjedhor ishte i papranueshëm

Publikuar më 30.05.2025
Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ka reaguar për...

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ka reaguar për situatën pas zgjedhjeve të 11 majit, të fituara nga Partia Socialiste, duke ngritur shqetësime serioze për nivelin e ndikimit të krimit të organizuar në politikën shqiptare dhe mungesën e zgjedhjeve të lira. I ftuar në studion e News24, Mediu deklaroi se “Berisha dhe gjithë opozita kanë […]

Lexo më shumë

Rezultatet e zgjedhjeve të 11 majit, 82 deputetët që do të mungojnë në parlamentin e ri

Rezultatet e zgjedhjeve të 11 majit, 82 deputetët që do të mungojnë në parlamentin e ri

Publikuar më 29.05.2025
Shumë prej tyre të zëshëm, e të tjerë që nuk folën kurrë në ...

Shumë prej tyre të zëshëm, e të tjerë që nuk folën kurrë në parlament, do të kenë ditët e fundit si deputetë, deri në korrik kur dyert e Kuvendit të mbyllen për t’u hapur në shtator për trupën e re të ligjvënësve. Zgjedhjet e 11 majit kanë lënë jashtë, më shumë se gjysmën e sallës, […]

Lexo më shumë

Mbështetës i flaktë i Berishës, Elmar Brok takohet me Ramën pas fitores në 11 maj: Sa herë të vras unë, ti ngjitesh më lart

Mbështetës i flaktë i Berishës, Elmar Brok takohet me Ramën pas fitores në 11 maj: Sa herë të vras unë, ti ngjitesh më lart

Publikuar më 29.05.2025
Ish-kryetari i komisionit të Jashtëm në Parlamentin Europian...

Ish-kryetari i komisionit të Jashtëm në Parlamentin Europian, Elmar Brok është takuar me kryeministrin Edi Rama pas zgjedhjeve të 11 majit. Rama ka zbuluar pjesë nga biseda me të përmes një postimi në Facebook. Elmar Brok: Edi, urime! Eh, erdha përsëri në Tiranë të të vrisja, po ti sa herë unë vij të të vras ngjitesh […]

Lexo më shumë
car rental tirana real estate saranda