×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Belerit iu dha leja e betimi si eurodeputet në Samitin e NATO-s? Mediat greke: Do të fluturojë të hënën drejt Strasburgut! Rama dhe Mitsotakis autorizuan ministrat e Jashtëm

Mediat greke pasqyrojnë edhe sot lajmin se Fredi Beleri do të jetë në Strasburg të martën e ardhshme, për të marrë pjesë në seancën plenare të Parlamentit Evropian si dhe për të marrë zyrtarisht detyrën e tij si eurodeputet.

Sipas gazetës Kathimerini, Beleri do të fluturojë për në Strasburg mëngjesin e së hënës, me një ndalesë të ndërmjetme në Athinë.

Kathimerini thekson se autoritetet shqiptare, pas presioneve të shumëanshme, i kanë dhënë atij një leje pesë-ditore, të cilën ai vetë e kishte kërkuar, në mënyrë që të shkonte në Strasburg dhe më pas të kthehej në burg për të vuajtur afatin e mbetur të dënimit, i cili përfundon në tetor.

“Kryeministri shqiptar Edi Rama nuk mund të bënte ndryshe – shkruan Kathimerini. Pas zgjedhjes së tij në Parlamentin Evropian, çështja Beleri pushoi së qeni një çështje “dypalëshe”dhe nëse nuk do të lejohej të merrte pjesë në seancën e parë, do të hapej një front i panevojshëm, i Shqipërisë këtë herë me Brukselin”.

Veç kësaj, rasti i aktivistes italiane për të drejtat e njeriut, Ilara Salic, e cila u burgos në Hungari dhe u zgjodh në qershor në vendin e saj të Parlamentit Europian, duke e detyruar Viktor Orbanin ta lironte, ishte një precedent “i freskët” dhe i fuqishëm dhe Rama nuk do të donte të përballej me një breshëri kritikash që në seancën e parë të Parlamentit të ri Europian- përfundon Kathimerini.

Edhe gazeta Proto Thema thekson në artikullin e sotëm se vendimi i Shqipërisë për t’i dhënë një leje pesëditore nga burgu i Fierit kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës nuk erdhi lehtësisht por ishte produkt i presioneve greke dhe evropiane.

Burime të gazetës shprehen se ka pasur, procese intensive nga pala greke si në nivelin më të lartë qeveritar, por edhe nga drejtuesit e Ministrisë së Jashtme, Georgios Gerapetritis dhe Alexandra Papadopoulou.

Sipas Protothemës, përpjekjet që Fredi Beleri të merrte një leje 5 ditore janë intensifikuar javët e fundit, ndërsa gjithçka është vulosur në samitin  NATO-s në  Uashington.

Në samit nuk ka pasur një takim të kryeministrit Edi Rama me homologun grek por të dy kryeministrat kanë autorizuar shefat e tyre të diplomacisë për negociata. Sipas mediave greke, dakordësia është arritur mes Ministrit të Punëve të Jashtme të Greqisë  Giorgos Gerapetritis me homologun shqiptar Igli Hassani.

Megjithëse është shprehur kënaqësia në zyrën kryeministrore, jashtë saj nuk ka pasur diçka të dukshme sepse gjithçka ndodhi në 14 muajt e fundit , i ka çuar marrëdhëniet greko-shqiptare në një “presion të ulët barometrik”- shkruan Proto Thema. Ashtu si Kathimerini edhe Proto Thema theksojnë se Athina zyrtare ka sytë nga Himara për zgjedhjet bashkiake të 4 gushtit.

Himariotët do të duhet të zgjedhin mes mërgimtarit nga Amerika Petro Gjikouria, me origjinë nga fshati Drimadhë, i cili u zgjodh nga përfaqësuesit e minoritetit dhe kandidatit të Partisë Socialiste të Edi Ramës, ish-anëtar i parlamentit dhe ministër, minoritarit grek nga Dropulli, Vangel Tavo.

Në vazhdën e konflikteve që solli çështja Beleri, çdo parashikim në lidhje me rezultatin e votimit konsiderohet jo i sigurtë – komenton Kathimerini.

Nga njëra anë Edi Rama shkon në kutitë e votimit pasi ka marrë tashmë të gjitha “masat” që të mos shkelë mbi rregullat dhe të mos nënvleftësojë kundërshtarin siç ndodhi me Belerin, nga ana tjetër nuk është aspak e sigurt që një pjesë e minoritetit dhe partitë opozitare shqiptare, të organizojnë për herë të dytë brenda një kohe të shkurtër ardhjen nga Greqia të një numri të madh emigrantësh emigrantë, të aftë për të ndikuar në rezultat – thekson gazeta kosnervatore greke.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

gif

BIRN: “Kurum” fshihet pas ‘mbetjeve të rrezikshme’ të eksportuara nga porti i Durrësit

BIRN: “Kurum” fshihet pas ‘mbetjeve të rrezikshme’ të eksportuara nga porti i Durrësit

Publikuar më 23.08.2024
Më 5 gusht, ‘Basel Action Network”, një organizatë mjedisore...

Më 5 gusht, ‘Basel Action Network”, një organizatë mjedisore me qendër në Shtetet e Bashkuara, ngriti alarmin se një anije gjigande kontenjerësh prej 175 mijë tonësh e linjës ‘Maersk’ u zhduk në fund të korrikut nga radarët afër Cape Town në Afrikën e Jugut, pas një sinjalizimi të bërë prej saj tek autoritetet vendase. Bazuar […]

Lexo më shumë

“Nga 1 Janari 2025, pensionistët do udhëtojnë falas me autobus në Tiranë”, Veliaj: Bashkia do të japë kontributin e saj

“Nga 1 Janari 2025, pensionistët do udhëtojnë falas me autobus në Tiranë”, Veliaj: Bashkia do të japë kontributin e saj

Publikuar më 22.08.2024
Pas lajmit të mirë nga qeveria për rritjen e pensioneve, kry...

Pas lajmit të mirë nga qeveria për rritjen e pensioneve, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ndau me kryeqytetasit një tjetër lajm të shumëpritur për të moshuarit e qytetit. “Lajmi i mirë për pensionistët është se nga 1 janari ne do të subvencionojmë transportin publik për ta. E kuptoj që inflacioni, çmimet janë një […]

Lexo më shumë

VOA: Emigrimi i të rinjve në Shqipëri vijon të jetë shqetësues

VOA: Emigrimi i të rinjve në Shqipëri vijon të jetë shqetësues

Publikuar më 22.08.2024
Në Shqipëri fenomeni i emigrimit, kryesisht i të rinjve, vaz...

Në Shqipëri fenomeni i emigrimit, kryesisht i të rinjve, vazhdon të jetë shqetësues jo vetëm për shkak të largimit të fuqisë punëtore aktive, por edhe nivelit të demokracisë në vend. Sipas të dhënave zyrtare, nga viti 2011 e në vazhdim, nga Shqipëria janë larguar mesatarisht çdo vit rreth 42 mijë persona, 70 përqind e të […]

Lexo më shumë

Doli me bluzën e Serbisë në një lidhje live, kërcënohet me jetë gazetari

Doli me bluzën e Serbisë në një lidhje live, kërcënohet me jetë gazetari

Publikuar më 22.08.2024
Gazetari i sportit Ervin Baku, është kërcënuar me jetë. Ai k...

Gazetari i sportit Ervin Baku, është kërcënuar me jetë. Ai ka njoftuar se ditën e sotme ka depozituar në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, te Drejtori i krimit kibernetik, kallëzim penal për të gjitha kërcënimet e bëra në adresë të tij. Baku ka nxitur reagime të shumta në rrjet, pas një paraqitjeje të tij në […]

Lexo më shumë

Sherri me 1 të plagosur pas gërvishtjes së makinave, dy vajzat shofere debatuan dhe pastaj thirrën të afërmit

Sherri me 1 të plagosur pas gërvishtjes së makinave, dy vajzat shofere debatuan dhe pastaj thirrën të afërmit

Publikuar më 22.08.2024
Një debat mes 2 vajzave të cilat gërvishtën mjetet e tyre u ...

Një debat mes 2 vajzave të cilat gërvishtën mjetet e tyre u bë shkak për një konflikt mes 2 të rinjve njëri prej të cilëve mbeti i plagosur dhe tjetri është shpallur në kërkim pasi në vendin e ngjarjes policia ka gjetur një armë zjarri pistoletë. Dy vajzat kanë debauar fillimisht me njëra-tjetrën pasi gërvishtën […]

Lexo më shumë

Tragjedia me “Bayesian”, 7 jetë të humbura/ Cilat ishin gabimet e ekuipazhit që çuan në mbytjen e jahtit luksoz

Tragjedia me “Bayesian”, 7 jetë të humbura/ Cilat ishin gabimet e ekuipazhit që çuan në mbytjen e jahtit luksoz

Publikuar më 22.08.2024
Bayesian është “një nga varkat më të sigurta në botë” por du...

Bayesian është “një nga varkat më të sigurta në botë” por duket se janë bërë një “seri gabimesh” rreth mbytjes së jahtit luksoz, në zonën e Palermos, tre ditë më parë. Giovanni Costantino, themeluesi dhe CEO i The Italian Sea Group, kompania e listuar në bursë që zotëron asetet e Perini Navi di Viareggio, e […]

Lexo më shumë

Zbardhet vrasja e Faik Ajdinit në Memaliaj/ Çifti që banonte afër viktimës nxiti 23-vjeçarin ta vriste me thikë! Burrë e grua hodhën trupin në lumë

Zbardhet vrasja e Faik Ajdinit në Memaliaj/ Çifti që banonte afër viktimës nxiti 23-vjeçarin ta vriste me thikë! Burrë e grua hodhën trupin në lumë

Publikuar më 22.08.2024
Policia ka zbardhur vrasjen e 72-vjeçarit, Faik Ajdini tre d...

Policia ka zbardhur vrasjen e 72-vjeçarit, Faik Ajdini tre ditë më parë në fshatin Zhapokikë në Memaliaj, duke arrestuar 4 persona të përfshirë. Për shkak të konflikteve për motive të dobëta ndërmjet viktimës, shtetasit Faik Ajdini, dhe bashkëshortëve Skënder dhe Darovi Ajdini, këta të fundit kanë nxitur shtetasin Blerti Kanushi, 23 vjeç, i kanë krijuar […]

Lexo më shumë

Palermo, gjendet trupi i manjatit Mike Lynch dhe vajzës së tij, gjithsej 5 të vdekur, dy të tjerë të zhdukur

Palermo, gjendet trupi i manjatit Mike Lynch dhe vajzës së tij, gjithsej 5 të vdekur, dy të tjerë të zhdukur

Publikuar më 21.08.2024
Dy trupa të tjerë (gjithsej katër) janë gjetur në rrënojat e...

Dy trupa të tjerë (gjithsej katër) janë gjetur në rrënojat e varkës Bayesian pranë Palermos, Siçili, konfirmoi shërbimi i mbrojtjes civile siciliane për BBC. UK Telegraph konfirmon identitetin e dy prej katër trupave të gjetur sot. Siç raporton British Telegraph, dy prej trupave të gjetur janë konfirmuar se i përkasin manjatit Mike Lynch dhe vajzës […]

Lexo më shumë
car rental tirana real estate saranda