×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

KQZ i hoqi mandatin Belerit, Presidenti Begaj dekreton 4 gushtin për zgjedhjet në Himarë, reagojnë ashpër PD dhe qeveria greke

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj dekretoi sot zgjedhjet për kryetar bashkie në bashkinë Himarë, duke vendosur 4 gushtin si datën për zhvillimin e procesit elektoral. Më herët KQZ i ndërpreu mandatin e kryebashkiakut Fredi Belerit, i dënuar me 2 vite burg për blerje votash.

Sot, Këshilli i Ministrave njoftoi zyrtarisht Presidentin e Republikës për vakancën e krijuar në bashkinë Himarë për shkak të konstatimit të pavlefshmërisë së mandatit të fituar nga z. Dhionisios (Alfred) Petro Beleri dhe kërkoi caktimin e datës së zgjedhjeve, brenda afateve që përcakton Kodi Zgjedhor.

Kryetari i zgjedhur i bashkisë Himarë është gjendur nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në kushtet e pavlefshmërisë së mandatit, për shkak të dënimit me vendim të formës së prerë për veprën penale të “korrupsionit aktiv në zgjedhje”, të parashikuar nga neni 328 i Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë.

Presidenti i Republikës, Begaj thirri në konsultë Ilirjan Celibashin, Komisionerin Shtetëror të Zgjedhjeve për t’u informuar lidhur me kapacitetet dhe gadishmërinë e institucionit menaxhues të zgjedhjeve, për zhvillimin e zgjedhjeve në këtë bashki, brenda kornizës kalendarike të Kodit Zgjedhor.

Pas kësaj konsulte, Presidenti Begaj dekretoi datën 4 gusht 2024 për zhvillimin e zgjedhjeve për kryetar bashkie në bashkinë Himarë, si alternativa më e mirë që pajton nevojën për përgatitjen dhe zhvillimin e një fushate të rregullt zgjedhore dhe nevojën për përgatitjen optimale të administratës zgjedhore, me kushtet, rrethanat dhe ngarkesën që sjell sezoni turistik për bashkinë Himarë, si njësi bregdetare e qeverisjes vendore.

Presidenca ka reaguar duke shpjeguar përse nuk u prit afati prej 30 ditësh që Fredi Beleri ka për të ankimuar vendimin e KQZ-së, për heqjen e mandatit, përpara se të dekretonte datën për zgjedhjet e reja në Himarë.

Shpjegimi i Presidencës artikulon se, siç e përcakton sistemi ligjor shqiptar, në rast vakancash, Presidenti i Republikës vihet në lëvizje pas njoftimit dhe ka 48 orë kohë të veprojë.

Presidenca gjithashtu shton se dekretimi i datës së zgjedhjeve të reja, nuk e pengon Belerin të ankimojë vendimin duke kërkuar të drejtën e tij në institucionet përkatëse.

Por pas këtij reagimi qe erdhi pas një reagimi të opozitës, kreu i grupit parlamentar të PD, Gazmend Bardhi ka reaguar sërish duke publikuar ligjin dhe duke etiketuar, presidentin Begaj jo vetëm si shërbëtor të Ramës, por edhe si injorant.

“Nuk është vetëm shërbëtor i rëndomtë, por edhe injorant. Pra sipas ushtarit të Edi Ramës, meqë Bashkia Kavajë drejtohet nga opozita, këtij i mjafton një letër nga Don Agacio i inceneratorëve dhe ky shpallë zgjedhje në Kavajë, pa verifikuar nëse ka realisht vakancë apo jo ligji” shkruan Bardhi.

Reagimi i plotë i Presidencës:

Presidenti i Republikes caktoi datën e zgjedhjeve pasi u njoftua zyrtarisht për vakancën e krijuar. Presidenti i Republikës nuk është organi që konstaton vakancën, sikurse nuk merr në shqyrtim procedurën që i ka paraprirë asaj dhe as është instancë e ankimit administrativ.

Presidenti vihet në levizje me njoftim. Në sistemin ligjor shqiptar ka vetëm një rrugë ligjore për vënien në lëvizje të Presidentit të Republikës, në rastin e vakancave në qeverisjen vendore. Kjo rrugë është rruga e njoftimit nga Këshilli i Ministrave.

Për të shqyrtuar çështjen Presidenti ka në dispozicion vetëm 48 orë.

Zgjedhjet e pjeseshme zhvillohen sipas një kalendari të ngushtë ligjor. Afatet ligjore janë detyruese.

Procedura për caktimin e datës së zgjedhjeve dhe procedura për ankimimin e akteve administrative janë që të dyja ligjore dhe bashkëjetojnë me njëra tjetrën. Në rast se midis tyre krijohen përplasje, atëherë është gjykata kompetente që ka fuqinë të zgjidhë përplasjen.

Mjetet ligjore për mbrojtjen e interesave të ligjshme nuk shfuqizohen nga procedura e dekretimit të zgjedhjeve.

Reagimi i Kryetarit të Grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhi

Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka reaguar pas dekretimit të datës së zgjedhjeve në bashkinë Himarë nga presidenti Bajram Begaj.

Bardhi shprehet se Presidenti ka shkelur hapur Kushtetutën duke dekretuar zgjedhje pa një vendim të ekzekutueshëm ende për pavlefshmëri të mandatit të kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës.

Çfarë turpi për Pesidentin e Republikës që shkel hapur Kushtetutën dhe ligjin duke dekretuar zgjedhje pa një vendim të ekzekutueshëm ende për pavlefshmëri të mandatit të kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës” shkruan ndër të tjera ai.

“Çfarë turpi për Pesidentin e Republikës që shkel hapur Kushtetutën dhe ligjin duke dekretuar zgjedhje pa një vendim të ekzekutueshëm ende për pavlefshmëri të mandatit të kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës.

Teatri i sotëm i koordinuar mes Edi Ramës dhe një gjenerali të bërë ushtar, është një atentat ndaj shtetit ligjor, që tregon asgjesimin politik të institucionit të Presidentit të Republikës. Vendimi i sotëm i KQZ nuk është ende i ekzekutueshëm pa kaluar afati i ankimit.

Presidenti i Republikës Bajram Begaj gabon rëndë kur mendon se problemet e tij të integritetit në detyrat shtetërore pararendëse do i tejkalojë duke u sjell si vartës i rëndomtë i Edi Ramës”-tha Bardhi.

PD-ja kundër

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar për heqjen e mandatit të Belerit si kryebashkiak i Himarës.

Berisha shprehet se “brenda tre orëve, me urdhër të Edi Ramës, KQZ dhe presidenti vendosën t’i marrin mandatin Belerit dhe shpallën zgjedhje, duke mos pritur, duke mohuar të drejtën e ankesës në gjykatë”.

Ish-kryeministri më tej bëri thirrje për pjesëmarrje në protestën para Kryeministrisë, që do të zhvillohet më 11 korrik.

“Miqtë e mi, sot diktatura e bazuar në krimin, drogën dhe vjedhjen e shqiptarëve nxori fytyrën dhe shëmtinë e vet më të madhe.

Brenda tre orëve, me urdhër të Edi Ramës, KQZ dhe presidenti vendosën t’i marrin mandatin Belerit dhe shpallën zgjedhje, duke mos pritur, duke mohuar të drejtën e ankesës në gjykatë.

Të drejtën e ankesës në KAS.

Imagjinoni këtë bir xhelati, nëse do ishin ligjet e vjetra, ky nuk do i linte njerëzit të bënin apel, por do i pushkatonte me vendimin e parë.”-tha Berisha.

Reagon Omonia dhe qeveria greke

Bashkimi Demokratik Minoritetit Etnik Grek Omonoia ka reaguar pas vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, që i hoqi sot mandatin e kryebashkiakut të Himarës Fredi Beleri, pasi është dënuar me 2 vite burg për blerje votash.

Omonia shprehet se vendimi i Ilirjan Celibashit, “përveçse i paprecedentë, pa asnjë bazë ligjore, nuk është i ekzekutueshëm”, duke argumentuar se ligji parashikon që efektet e aktit administrativ pezullohen deri në shqyrtimin e ankimit.

Sa i takon dekretit i Presidentit të datës së zgjedhjeve në Bashkinë Himarë, që do të zhvillohen më 4 gusht, Omonia shprehet se është antikushtetues.

“Sipas nenit 10/3 të Kodit Zgjedhor Presidenti shpall zgjedhjet e parakohshme pasi ka kaluar afati i ankimit të subjektit të shkarkuar. Presidenti ka zbatuar një akt administrativ që nuk ka filluar efektet pasi nuk ka mbaruar afati i ankimit të subjektit të shkarkuar, madje afati I ankimit nuk ka filluar akoma!”, thuhet në reagim.

Reagimi i Omonia:

Fobia e Edi Ramës nga Fredi Beleri.

Teatri i radhës, por me aktorë të tjerë, provoi edhe një herë se partia-shtet ka uzurpuar të gjitha pushtetet, të gjithë institucionet dhe çdo dëshirë e Edi Ramës duhet të realizohet. Në një seancë urgjente, jashtë periudhës zgjedhore, me vendim të paracaktuar, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve mori kompetencat që kishte frikë Edi Rama t`i ushtronte vetë.

Për 14 muaj, frika që Edi Rama kishte nga Fredi Beleri mbajti peng mandatin e Kryetarit të Zgjedhur me votë nga Himara. Për 14 muaj Himara u qeveris nga një kryetar i pavotuar, dhe nga vartës të tij, duke emëruar kryetarë bashkie, nënkryetar pas nëkryetari. Tani që edhe nënkryetari i fundit po bie në duart e SPAK, Edi Rama kërkon të bëjë zgjedhje.

Për 14 muaj Edi Rama mbajti në burg Fredi Belerin nuk e lejoi të betohej, të merrte mandatin sepse ligji nuk e parashikonte. Tani që dënimi i porositur nga Edi Rama është drejt fundit, duhen bërë zgjedhje sa është Fredi Beleri në burg, dhe mund t`i jepet leje që t`i heqin mandatin që nuk ia dhanë.

Komisioneri me një vendim, ku vetë pyet e vetë përgjigjet, bën ligj, aty ku ligj nuk ka. Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve nuk mbështet kompetencën e tij në asnjë bazë ligjore, por shprehet vetëm “dua ta bëj dhe po e bëj”. Ligji nr. 138/2015 dhe Vendimi i Kuvendit nr. 17/2016 ka përcaktuar se verifikimi i kushteve të zgjedhshmërisë nga KQZ bëhet vetëm mbi bazën e të dhënave të vetdeklarimit të kandidatit në momentin e paraqitjes së kandidaturës. Komisioneri i ka verifikuar të dhënat e formularit të dekriminalizimit të Fredi Belerit dhe ka marrë vendimin nr. 611 datë 25.05.2023 për vlefshmërinë e mandatit të fituar në zgjedhjet e 14 majit për Fredi Belerin. Rrethana dhe fakte të ndodhura pas plotësimit të formularit të vetdeklarimit nuk janë kompetencë e KQZ, por e organeve të tjera kushtetuese.

Edi Rama, duhet ta linte të betohej Fredi Belerin, të merrte mandatin, dhe më pas ta shkarkonte, siç Kushtetuta parashikon, neni 115, apo neni 62 i ligjit nr. 139/2015.

Vendimi i Komisionerit, përveçse i paprecedentë, pa asnjë bazë ligjore, nuk është i ekzekutueshëm. Neni 133 i ligjit nr. 44/2015 “Kodi I Procedurave Administrative” parashikon që efektet e aktit administrativ pezullohen deri në shqyrtimin e ankimit. Komisioneri nuk referon në asnjë ligj I cili e bën të ekzekutueshëm menjëherë vendimin e tij administrativ.

Dekreti i Presidentit është antikushtetues! Sipas nenit 10/3 të Kodit Zgjedhor Presidenti shpall zgjedhjet e parakohshme pasi ka kaluar afati i ankimit të subjektit të shkarkuar. Presidenti ka zbatuar një akt administrativ që nuk ka filluar efektet pasi nuk ka mbaruar afati i ankimit të subjektit të shkarkuar, madje afati I ankimit nuk ka filluar akoma!

Në radhën e këshilltarëve të Presidentit është dhe z.Ilir Rusmajli, vallë opinioni i tij është pas kësaj vendimmarrje të nxituar?!

Kur Presidenti shkel ligjet, çfarë shprese mund të kemi se do t`i zbatojë Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, apo policia?!

Pse Himara nuk mund të ketë Zgjedhje të lira dhe te ligjshme?!”-deklaroi Omonia.

Me tone të ashpra, Ministria e Punëve të Jashtme greke ka komentuar lajmin për shkarkimin e Fredi Belerit nga posti i kryetarit të Bashkisë së Himarës nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Shqipëri.

“Vendimi i sotëm i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Shqipërisë për të skualifikuar Fredi Belerisin pa u bërë as edhe betimi i kryetarit të Bashkisë Himarë përbën një praktikë të re dhe përfundimin e parashikuar të një procesi me shumë pikëpyetje në lidhje me parimet themelore të shtetit të së drejtës”.  thuhet në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme greke.

Gjithashtu, ministria kërkon nga autoritetet shqiptare të marrin “të gjitha masat e nevojshme për të lejuar menjëherë Belerin, tashmë anëtar i zgjedhur i Parlamentit Europian, të marrë pjesë në punën e tij, duke filluar nga Plenari i tij më 16 korrik në Strasburg”.

Kujtojmë se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka shpallur sot (5 korrik) të pavlefshëm mandatin e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri.

Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi, argumentoi se nuk do të kishte kuptim ligji i dekriminalizmit nëse nuk i hiqej mandati vetëm sepse ai ishte dënuar pasi ishte shpallur fitues i garës për bashkinë.

“Kemi një kryetar të zgjedhur që nuk është në detyrë për ato arsye që janë bërë publike dhe pse me KQZ është shpallur fitues. Nëse ndalojmë dikë të kandidojë dhe i themi vazhdo qëndro në detyrë edhe pse ke kryer një nga ato vepra për të cilat ligji të ndalon të kanidosh, nuk ka kuptim ligji i dekriminalizimit. Duhet ta pranoj se kaq qartë dhe literale në ligj nuk është e shkruar, por në kuptim dhe interpretimit të qëllimit të atij ligji mendoj se kjo është shumë e qartë.

Nuk jam në pozitën për të komentuar sesi kemi ardhur në këtë situatë, por kjo është situata, që ai ka një vendim të formës së prerë. Mendoj se jemi ne kushtet e humbjes se mandate të kryetarit të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri, dhe e shpallim të pavlefshëm këtë mandat. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankimim në Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve brenda 30 ditëve nga dita e shpalljes së këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë”, u shpreh Celibashi.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

gif

Ekzekutimi i kreut të Hezbollahut, publikohen pamjet e sulmit izraelit në selinë nëntokësore të Nasrallah (VIDEO)

Ekzekutimi i kreut të Hezbollahut, publikohen pamjet e sulmit izraelit në selinë nëntokësore të Nasrallah (VIDEO)

Publikuar më 04.10.2024
Publikohen pamjet nga sulmi izraelit në selinë nëntokësore t...

Publikohen pamjet nga sulmi izraelit në selinë nëntokësore të liderit të Hezbollahut, Hassan Nasrallah në Liban. Vdekja e Nasrallah ka rritur përshkallëzimet e luftës në Lindjen e Mesme, ku më datë 1 tetor, Irani sulmoi me rreth 200 raketa Izraelin. Sulmi ndaj ish-kreut të Hezbollahut u zhvillua në Bejrutin jugor dhe kishte në shënjestër një […]

Lexo më shumë

Vlora në kolaps pas reshjeve të dendura, uji vërshon nga të gjitha anët në banesa dhe biznese, probleme edhe në qytete të tjera (VIDEO)

Vlora në kolaps pas reshjeve të dendura, uji vërshon nga të gjitha anët në banesa dhe biznese, probleme edhe në qytete të tjera (VIDEO)

Publikuar më 04.10.2024
Moti i keq i shoqëruar me reshje të intensitetit të pazakont...

Moti i keq i shoqëruar me reshje të intensitetit të pazakontë ka shkaktuar probleme të shumta në disa zona të vendit, duke rritur shqetësimet për sigurinë dhe mirëqenien e qytetarëve. Sipas një njoftimi nga Ministria e Mbrojtjes, situata në Vlorë është rënduar ndjeshëm për shkak të prurjeve të mëdha dhe problemeve në stacionet e pompimit. […]

Lexo më shumë

Synohet “paralizimi” i Tiranës, zbulohen detaje nga protesta kombëtare e thirrur nga PD më 7 Tetor! Rrugët që do të bllokohen dhe fletëthirrja për qytetarët

Synohet “paralizimi” i Tiranës, zbulohen detaje nga protesta kombëtare e thirrur nga PD më 7 Tetor! Rrugët që do të bllokohen dhe fletëthirrja për qytetarët

Publikuar më 04.10.2024
Kreu i PD-së, Sali Berisha u ka bërë thirrje qytetarëve që t...

Kreu i PD-së, Sali Berisha u ka bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen protestës kombëtare të thirrur nga opozita më 7 Tetor në Tiranë. Beriaha u shpreh se protesa zhvillohet për një qeveri teknike dhe zgjedhje të drejta. i shtoi se tubimi buron “nga idealet dhe ndërgjegjja e çdo qytetari shqiptar”. Sali Berisha: Thirrja ime është ditën […]

Lexo më shumë

Iu nënshtrua ndërhyrjes kirugjigjikale në QSUT, kryeministri Edi Rama del nga spitali

Iu nënshtrua ndërhyrjes kirugjigjikale në QSUT, kryeministri Edi Rama del nga spitali

Publikuar më 04.10.2024
Kryeministri Edi Rama ka dalë nga spitali një ditë pasi iu n...

Kryeministri Edi Rama ka dalë nga spitali një ditë pasi iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale në QSUT. Kreu i qeverisë e kaloi natën në QSUT dfhe u largua nga spitali mëngjesin e sotëm (4 Tetor). Ditën e djeshme, kryeministri Edi Rama iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale laparoskopike në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Në sqarimin […]

Lexo më shumë

“Më erdhi dhuratë një copë druri brenda një kornize xhami”/ Spiropali flet për gjestin e Bardhit në Kuvend: Më ruajti fati dhe paaftësia e goditësit! Si njeri e kam falur, si politikane…

“Më erdhi dhuratë një copë druri brenda një kornize xhami”/ Spiropali flet për gjestin e Bardhit në Kuvend: Më ruajti fati dhe paaftësia e goditësit! Si njeri e kam falur, si politikane…

Publikuar më 03.10.2024
Kryetarja e Parlamentit, Elisa Spiropali, foli në Forumin pë...

Kryetarja e Parlamentit, Elisa Spiropali, foli në Forumin për Anti-korrupsion përpara mbledhjes parlamentare. Ajo foli për situatën kaotike që u krijua në Parlament pak ditë më parë dhe se gjithashtu për copat e drurit që iu hodhën drejt saj, dyshohet nga kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Gazmend Bardhi. “Ndihem e lumtur që jemi sot […]

Lexo më shumë

U dënua me 2.6 vite burg nga Gjykata e Tiranës, Apeli lë në fuqi vendimin për Alda Klosin, por burimi i 500 mijë eurove në tubat e aspirimit mbetet ende mister

U dënua me 2.6 vite burg nga Gjykata e Tiranës, Apeli lë në fuqi vendimin për Alda Klosin, por burimi i 500 mijë eurove në tubat e aspirimit mbetet ende mister

Publikuar më 03.10.2024
Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi dënimin me 2.6 vite burg të...

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi dënimin me 2.6 vite burg të Alda Klosit. Ajo përfitoi nga gjykimi i shkurtuar dhe u dënua përfundimisht me 1.8 vite burg.  Apeli gjithashtu la në fuqi dënimin e pastrueses se Klosit, Rozeta Dobi me 4.8 vite burg dhe djalit të saj Havier Dobi me 3 vite burg. Arrestimi […]

Lexo më shumë

Kryeministri Edi Rama i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale në QSUT

Kryeministri Edi Rama i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale në QSUT

Publikuar më 03.10.2024
Kryeministri Edi Rama u operua sot në Qendrën Spitalore Univ...

Kryeministri Edi Rama u operua sot në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Në një deklaratë për mediat, Kryeministria dhe detaje lidhur me operimin. “Kryeministri Edi Rama aktualisht po i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale laparoskopike në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Ekipi mjekësor nën drejtimin e Prof. Dr. Arben Gjata po kryen ndërhyrjen kirurgjikale të hernies […]

Lexo më shumë

Përplasje në dyert e Kuvendit, Garda nuk lejon deputetët e PD-së, opozitarët pengojnë edhe kolegët e PS-së

Përplasje në dyert e Kuvendit, Garda nuk lejon deputetët e PD-së, opozitarët pengojnë edhe kolegët e PS-së

Publikuar më 03.10.2024
Deputetët e Partisë Demokratike, të cilët një ditë më parë u...

Deputetët e Partisë Demokratike, të cilët një ditë më parë u përjashtuan nga punimet e Kuvendit sot nuk janë lejuar të futën në sallën e seancave plenare. Derën kryesore e kishin bllokuar Garda, ndërsa një derë tjetër ishte e kyçur. Deputeti i PD, Flamur Noka tha se po bunkerizohet për të mos lejuar futjen e […]

Lexo më shumë
car rental tirana real estate saranda