×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

KQZ shpall të pavlefshëm mandatin e Fredi Belerit si kryebashkiak i Himarës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka shpallur sot (5 korrik) të pavlefshëm mandatin e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri.

Në seancën e sotme ishte i pranishëm dhe vetë Fredi Beleri, i dënuar me dy vite burg për blerje votash në zgjedhjet vendore të 14 majit të 2023, i cili u paraqit në sallë me pranga në duar dhe i shoqëruar nga efektivët e burgjeve.

Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi, u shpreh se kundër këtij vendimi mund të bëhet ankimim në Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve brenda 30 ditëve nga dita e shpalljes.

“Mendoj se jemi ne kushtet e humbjes se mandate të kryetarit të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri, dhe e shpallim të pavlefshëm këtë mandat. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankimim në Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve brenda 30 ditëve nga dita e shpalljes së këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë”, u shpreh Celibashi.

Ky ishte një vendim i pritshëm nga ana e KQZ, gjë që e konfirmoi edhe vetë Beleri gjatë fjalës së tij, ku tha se ishte i vetëdijshëm që do t’i hiqej mandati.

“Siç erdha sot këtu mund të kisha shkuar në Himarë e të isha betuar. Vullnet politik ishte sot, drejtoria e Burgjeve që është në varësi të Ministrit të Drejtësisë dhe Kryeministrisë më dha leje.

Këtë leje mund ta merrja për të bërë betimin, ata që vendosën rrëmbimin e Bashkisë Himarës duhet të lini të pinë gotën e helmit deri në fund. Unë duhet të betohem dhe më pas të më shkarkojnë. Jam i qartë që mandati im si kryetar i Bashkisë së Himarë ka mbaruar”, tha ai.

Fredi Beleri ka folur në mbledhjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ku po shqyrtohet vlefshmëria e mandatit të tij si kryebashkiak i zgjedhur i Bashkisë së Himarës, pas vendimit të Apelit, që e dënoi me dy vite burg për krim zgjedhor.

Beleri deklaroi para Ilirjan Celibashit se shqyrtimi i mandatit të tij nuk ka bazë ligjore, pasi sipas tij, fillimisht ai duhet të lejohet të betohet si kryebashkiak dhe më pas të shkarkohet. Ai deklaroi se vullneti politik që e lejoi sot për të marrë pjesë në mbledhjen e KQZ-së mund ta kishte lejuar për t’u betuar edhe si kryebashkiak i Himarës.

Beleri tha se është i qartë që mandati i tij si kryetar bashkie ka mbaruar por sipas tij, duket qartë arroganca e mazhorancës që t’i bëjë votimet në muajin gusht. Ai i kërkoi më tej Celibashit që t’i drejtohej Gjykatës Kushtetuese për ta zgjidhur këtë situatë.

Fredi Beleri: Duket qartë që nuk ka bazë ligjore për shqyrtimin. Dikush do të nxjerrë gështenja nga zjarri me duart e KQZ-së. Institucioni që ju drejtoni ka ruajtur nderin e këtij shtetit, të gjitha institucionet e tjera janë bërë pjesë e paligjshmërisë për mua dhe banorëve të Himarës që më votuan për të drejtuar.

Siç erdha këtu mund të kisha vajtur dy orë në Himarë për tu betuar. Vullnet politik ishte sot, përveç dashamirësisë dhe kërkesës tuaj. Drejtoria e burgjeve në varësi të kryeministrit dhe ministrit të Drejtësisë më dha lejen. Këtë fare thjesht mund ta merrja për të bërë betimin. Ata që vendosën rrëmbimin e bashkisë së Himarës e nuk duan që himarjotët të shprehen duhet t’i lini të pinë gotën e helmit deri në fund. Unë duhet të betohem e të më shkarkojnë. Jam i qartë që mandati im si kryetar bashkie ka mbaruar por duket qartë arroganca e tyre që ti bëjnë votimet në gusht. Pse KQZ ti bashkohet kësaj kërkesë. Kam frikë se gjysma e bashkisë do të verë në burg. Drejtoju Kushtetueses ta zgjidhë një herë e mirë këtë.

Në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve po diskutohet mbi mandatin e Fredi Belerit dhe shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme në Bashkinë e Himarës. Debati në KQZ pati në thelb nëse mandati i Fredi Belerit duhej zgjidhur përmes ligjit të dekriminalizimit apo përmes ligjit të organeve të qeverisjes vendore.

Avokatja e Fredi Belerit, gjatë mbledhjes së KQZ-së, tha se mungon shkaku juridik për tu vënë në lëvizje dhe për të diskutuar mbi mandatin e Belerit.

Gjithashtu ajo tha se nuk jemi në kushtet kur KQZ mund të marrë një vendim, pasi kompetencat e këtij Komisioni janë vetëm mbi rastin e kandidimit apo të formularit të dekriminalizimit. Avokatja pretendoi se janë institucionet e tjera ato që mund të marrin një vendim.

KQZ u vu në lëvizje për rastin Beleri pas një kërkese të kreut të FRESSH-it për Bashkinë e Himarës, që i kërkonte Komisionit që të shpallte zgjedhjet e parakohshme në Bashkinë e Himarës, pas vendimit të Apelit të GJKKO-së që vendosi që Fredi Beleri të dënohej me dy vite burg.

Eridian Salianji, përfaqësuesi i PS-së në KQZ, tha se përsa kohë kemi një vendim të Apelit, që është i formës së prerë, bazuar edhe te ligji i dekriminalizimit, Fredi Beleri nuk mund të ushtrojë funksionet publike.

“E vetmja çështje që mund të diskutohet është: a ka një vendim të Gjykatës së Apelit? Vendim të Gjykatës kemi, atëherë a është subjekt i ligjit të dekriminalizimit? Natyrisht që është dhe këtu mbyllet debati”, tha Salianji.

Ai u shpreh se nëse Fredi Beleri do e kishte marrë detyrën, atëherë Kryeministri apo Qeveria mund ta shkarkonte. Salianji tha se në rastin konkret ai nuk ka marrë zyrtarisht detyrën, pra nuk ka shkarkim, atëherë duhet të veprohet me ligjin për dekriminalizimin.

Ndërsa Ivi Kaso përfaqësues i PD-së në mbledhjen e KQZ tha se ka një konfuzion lidhur me ligjin për dekriminalizimin dhe atij të organeve të qeverisjes vendore.

“Po Fredi Beleri është subjekt i ligjit për dekriminalizimin. Fredi Beleri ka një mandat të dhënë nga KQZ, ka një mandat që njihet nga Gjykata, por nuk ka mundur ta ushtrojë për shkak të kokëfortësisë së institucioneve të tjera, përfshi edhe Kryeministrit. Beleri është një person i zgjedhur, nuk ka ushtruar mandatin, është i dënuar, por nuk aplikohet ligji për dekriminalizimin, por ai për qeverisjen vendore. Pra në rastin konkret duhet që Qeveria ta shkarkojë Fredi Belerin dhe mos e trajtojë si patate të nxehtë çështjen. Edi Rama të marrë përgjegjësinë, të thotë se Fredi Beleri është dënuar me vendim të formës së prerë dhe ta shkarkojë”, tha Beleri.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

gif

Vangjel Tavo shpallet kandidati i PS për bashkinë Himarë

Vangjel Tavo shpallet kandidati i PS për bashkinë Himarë

Publikuar më 08.07.2024
Partia Socialiste mëngjesin e sotëm (8 korrik) ka mbledhur K...

Partia Socialiste mëngjesin e sotëm (8 korrik) ka mbledhur Kryesine, ku ndër të tjera ka vendosur edhe kandidatin për zgjedhjet në Himarë, që do të mbahen në datën 4 gusht. Mazhoranca ka zgjedhur kandidat për të garuar në zgjedhjet e pjesshme prefektin e qarkut të Vlorës, Vangjel Tavo. Kujtojmë që presidenti njoftoi se kjo datë […]

Lexo më shumë

Pushimet e familjes sllovake u kthyen në tragjedi, 18-vjeçari me “Audi” që sapo kishte marrë patentën përplas për vdekje 8-vjeçaren

Pushimet e familjes sllovake u kthyen në tragjedi, 18-vjeçari me “Audi” që sapo kishte marrë patentën përplas për vdekje 8-vjeçaren

Publikuar më 08.07.2024
Një aksident me pasojë vdekjen e një vajze 8-vjeçare nga Sll...

Një aksident me pasojë vdekjen e një vajze 8-vjeçare nga Sllovakia e cila ndodhej me pushime në Shqipëri, tronditi vendin. Pushimet e familjes sllovake në vendin tonë u kthyen në tragjedi. Vajza e tyre minorene, S.S, vetëm 8-vjeçe u përplas për vdekje pranë Gjirit të Lalzit. Një “Audi” me drejtues një 18-vjeçar e përplasi atë […]

Lexo më shumë

Të majtët mundin ekstremin e djathtë të Marine Le Pen në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të Francës

Të majtët mundin ekstremin e djathtë të Marine Le Pen në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të Francës

Publikuar më 08.07.2024
Në një rezultat befasues, Fronti i Ri Popullor, një grup i d...

Në një rezultat befasues, Fronti i Ri Popullor, një grup i disa partive duke filluar nga partia e ekstremit të majtë France Unbowed tek socialistët më të moderuar, fitoi 182 vende në Asamblenë Kombëtare, duke e bërë atë grupin më të madh, por shumë më pak se 289 që kërkohen për një shumicë absolute. Aleanca qendrore e […]

Lexo më shumë

Pedagogët me gjuhë rruge/ Dalin mesazhet e pedagogut të arrestuar pasi goditi vartësen, fyerje mes kolegëve në grup WhatsApp: Ma sill gruan …

Pedagogët me gjuhë rruge/ Dalin mesazhet e pedagogut të arrestuar pasi goditi vartësen, fyerje mes kolegëve në grup WhatsApp: Ma sill gruan …

Publikuar më 07.07.2024
Një lajm i bujshëm është dhënë në orët e para të mëngjesit t...

Një lajm i bujshëm është dhënë në orët e para të mëngjesit të sotëm, ku është arrestuar përgjegjësi i departamentit në Fakultetin e Ekonomisë Mirdaim Axhami. Axhami u vu në pranga pasika dhunuar kolegen e tij dhe pedagogen Liljana Billa, të cilën e ka gjakosur në korridoret e fakultetit.  Por pas kësaj ngjarje janë bërë publike disa mesazhe mes […]

Lexo më shumë

Për 1 milion vota, Franca voton sërish sot e ndarë mes të djathtës ekstreme dhe të majtës radikale

Për 1 milion vota, Franca voton sërish sot e ndarë mes të djathtës ekstreme dhe të majtës radikale

Publikuar më 07.07.2024
Një milion vota. Kjo është ajo që ndan të djathtën ekstreme ...

Një milion vota. Kjo është ajo që ndan të djathtën ekstreme nga e majta radikale në zgjedhjet parlamentare në Francë, ndërsa sot zhvillohet raundi i 2-të. Përqindjet që dalin nga raundi i parë janë 33.15% (pak mbi 9 milionë vota) për Tubimin Kombëtar dhe një 27.99% për Frontin e Ri Popullor, koalicionin e së majtës […]

Lexo më shumë

Evi Kokalari sfidon Argita Malltezin dhe pyet të atin: Do të garoj me të për kryetare të PD-së, si thua, Sali Berisha?

Evi Kokalari sfidon Argita Malltezin dhe pyet të atin: Do të garoj me të për kryetare të PD-së, si thua, Sali Berisha?

Publikuar më 07.07.2024
Aktivistja shqiptaro-amerikane, Evi Kokalari e cila papritur...

Aktivistja shqiptaro-amerikane, Evi Kokalari e cila papritur u bë pjesë e grupimit të Sali Berishës dhe më pas u kthye në kritikën e tij ka reaguar lidhur me “thashethemet” dhe situatën brenda Partisë Demokratike. Ndërsa thuhet se vajza e ish-kryeministrit Sali Berisha, Argita Malltezi, do të futet në garë për tu bërë kryetare e forcës politike […]

Lexo më shumë

Korrupsion me fondet e BE në SASPAC, mbahet seanca në GJKKO për Ilir Beqajn dhe bashkëpunëtorët! Ish-ministri kundërshton 4 akuzat

Korrupsion me fondet e BE në SASPAC, mbahet seanca në GJKKO për Ilir Beqajn dhe bashkëpunëtorët! Ish-ministri kundërshton 4 akuzat

Publikuar më 06.07.2024
Në Gjykatën e Posaçme zhvillohet po zhvillohet seanca p...

Në Gjykatën e Posaçme zhvillohet po zhvillohet seanca për vlerësimin e masave të sigurisë për Ilir Beqajn dhe bashkëpunëtorët, nën hetim për korrupsionin me fondet e BE në SASPAC. Seanca u shty për sot me kërkesë të avokatëve mbrojtës, të cilët kërkuan kohë për tu njohur me aktet hetimore. Gjyqtarja Rudina Palloj do të vlerësojë masat e […]

Lexo më shumë

Hapet për qarkullim tuneli i Llogarasë, tani duhen vetëm 7 minuta nga Dukati në Palasë

Hapet për qarkullim tuneli i Llogarasë, tani duhen vetëm 7 minuta nga Dukati në Palasë

Publikuar më 06.07.2024
Tuneli i Llogarasë është hapur për qarkullim dhe ky aks prit...

Tuneli i Llogarasë është hapur për qarkullim dhe ky aks pritet që të lehtësojë ndjeshëm trafikun drejt jugut të Shqipërisë. Nën ison e grupeve polifonike, qytetarë të shumtë dhe kryeministri Edi Rama inauguruan hapjen e tunelit. Ky tunel, me gjatësi 6 km dhe shpejtësi maksimale të lejuar 80 km në orë, shkurton distancën nga Dukati […]

Lexo më shumë
car rental tirana real estate saranda