×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Me duartrokitje dhe lule të bardha i jepet lamtumira Ismail Kadaresë. Homazhet publike u mbajtën në TKOB, ndërsa ceremonia e varrimit do të jetë familjare

Me duartrokitje e lule përcillet për në banesën e fundit Ismail Kadare. Me kërkesë të Helena Kadaresë, shkrimtari do të përcillet në banesën e fundit nga vetëm familjarë të tij.

Në Teatrin e Operas dhe Baletit u mbajtën homazhet në nder të kolosit të letërsisë shqipe, Ismail Kadare, i cili ndërroi jetë në moshën 88-vjeçare. Krerët më të lartë të shtetit, politikës, personalitet të kulturës dhe diplomatë, nga Shqipëria dhe Kosova, nderuan shkrimtarin Kadare. 

Homazhet u mbajtën nga ora 09.00 deri në 12:00 dhe më pas Kadare u përcoll për në banesën e fundit me ceremoni shtetërore. Me kërkesë të bashkëshortes, Helena, ceremonia e varrimit në Tufinë do të bëhet vetëm në prani të familjarëve dhe miq të afërm. Arkëmorti i mbuluar me flamurin shqiptar u vendos në skenën e TKOB ndërsa në sfond ishte silueta e Nënë Terezës, me vellon e saj të murgeshës, të bardhë dhe me viza blu, duart që luten dhe rruzare me një kryq. Përpos muzikës funebre, në sfond po lexohen edhe poezitë dhe pjesë nga proza e Kadaresë.

Personalitete të larta të vendit, dhe jo vetëm personalitete nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut kanë udhëtuar në Tiranë për të marrë pjesë në ceremoninë mortore të Ismail Kadaresë. Mes tyre presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kreu i BDI-së Ali Ahmeti, kryetari i bashkisë së Tetovës. 

Dhimbja është e madhe për bashkëshorten Helena Kadare, dhe dy bijat Gresa dhe Besjana. Të veshur me të zeza e me lot në sy presin ngushëllimet e një kortezhi të vazhdueshëm personalitetesh shtetërore por edhe qytetarësh të thjeshtë. Ndërkohë pak metra më tutje është vendosur libri i ngushëllimeve dhe një foto e madhe e Ismail Kaderesë. Në nder të shkrimtarit, Shqipëria dhe Kosova janë në zi.  

Ismail Kadare një nga shkrimtarët më gjenialë bashkëkohor, disa herë i nominuar për çmimin “Nobel” në letërsi, ndërroi jetë në moshën 88 vjeç, mëngjesin e 1 korrikut 2024. Kadare pësoi “arrest kardio-respirator”, në shtëpinë e tij dhe vdiq në spitalin e QSUT në Tiranë. 

Personalitete të artit dhe letërsisë ndodhen në TKOB për të dhënë lamtumirën e fundit shkrimtarit që I frymëzoi në karrierën e tyre.

Mes tyre dhe shkrimtari Fatos Kongoli dhe aktori Reshat Arbana, e Luftar Paja, Timo Flloko, Vera Grabocka, Kastriot Çaushi.

Fatos Kongoli një nga mjeshtrat e letërsisë shqipe në një intervistë tha se Kadareja ishte shkrimitari më mirëfillti shqiptar

Mbaj mend një artikull idiot që e sulmonte se Kadareja nuk shkruante për lexuesin shqiptar. Kadareja nuk është lexuar si shkrimtar i mirëfilltë, por ai ka qenë më mirëfillti shqiptar. Kadareja ishte njeri i zgjuar, nuk ishte naiv dhe ai e përdori regjimin në interes të krijimtarisë së tij.

Ka pasur smirë, ligësi sa të duash. Kjo smirë dhe ligësi e kolegëve e ka ndjekur deri në fund Kadarenë, por pjesa më e madhe e adhuronin se ishte shkrimtar i madh”-u shpreh Kongoli në një intervistë për top channel më 1 korrik.

Në homazhe për t’i dhënë lamtumirën Ismail Kadaresë erdhën dhe shkrimtarë shqiptarë.

Shkrimtari Fatos Kongoli e quajti një shkollë letrare, Ismail Kadarenë dhe tregon bisedat e fundit me të.

Fatos Kongoli: “Kadare është shkrimtar i madh i përmasave botërore. E kam adhuruar gjithmonë si autor Kadarenë dhe atëherë kur nuk më shkonte mendja të bëhesha unë shkrimtar. Vitet e fundit u miqësuam me njëri tjetrin. Kishim një mik të përbashkët dhe vila e Kadaresë në Qerret takoheshim shpesh. Më ndodhte të takohesha dhe në raste festash.Ismaili nuk është shkrimtar i zakonshëm. Është shkollë letrare” 

Rita PetroShkrimtari Kadare do të vijojë të jetë mes nesh edhe kur ne të mos jemi. Nuk ka shtëpi pa një libër të Kadaresë. Madje dy ditët e para, 1 dhe 2 korrik, (Kadare vdiq më 1 korrik) qielli ishte shumë I ngrysur njëlloj si në romanet e Kadaresë. Ai donte një diell perëndimor. Është shkrimtari I të gjithë shqiparëve.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

gif

Korrupsion me fondet e BE në SASPAC, mbahet seanca në GJKKO për Ilir Beqajn dhe bashkëpunëtorët! Ish-ministri kundërshton 4 akuzat

Korrupsion me fondet e BE në SASPAC, mbahet seanca në GJKKO për Ilir Beqajn dhe bashkëpunëtorët! Ish-ministri kundërshton 4 akuzat

Publikuar më 06.07.2024
Në Gjykatën e Posaçme zhvillohet po zhvillohet seanca p...

Në Gjykatën e Posaçme zhvillohet po zhvillohet seanca për vlerësimin e masave të sigurisë për Ilir Beqajn dhe bashkëpunëtorët, nën hetim për korrupsionin me fondet e BE në SASPAC. Seanca u shty për sot me kërkesë të avokatëve mbrojtës, të cilët kërkuan kohë për tu njohur me aktet hetimore. Gjyqtarja Rudina Palloj do të vlerësojë masat e […]

Lexo më shumë

Hapet për qarkullim tuneli i Llogarasë, tani duhen vetëm 7 minuta nga Dukati në Palasë

Hapet për qarkullim tuneli i Llogarasë, tani duhen vetëm 7 minuta nga Dukati në Palasë

Publikuar më 06.07.2024
Tuneli i Llogarasë është hapur për qarkullim dhe ky aks prit...

Tuneli i Llogarasë është hapur për qarkullim dhe ky aks pritet që të lehtësojë ndjeshëm trafikun drejt jugut të Shqipërisë. Nën ison e grupeve polifonike, qytetarë të shumtë dhe kryeministri Edi Rama inauguruan hapjen e tunelit. Ky tunel, me gjatësi 6 km dhe shpejtësi maksimale të lejuar 80 km në orë, shkurton distancën nga Dukati […]

Lexo më shumë

Ndodh edhe kjo! Shefi i Departamentit dhunon pedagogen te Fakulteti Ekonomik, ‘mollë sherri’ bëhen tezat e provimit

Ndodh edhe kjo! Shefi i Departamentit dhunon pedagogen te Fakulteti Ekonomik, ‘mollë sherri’ bëhen tezat e provimit

Publikuar më 06.07.2024
Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar në fakultetin e...

Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar në fakultetin e Ekonomikut në Tiranë. Një shef departamenti, konkretisht Mirdaim Axhami, 43 vjeç ka rrahur për shkak të detyrës pedagogen Liljana Billa (Elmazi), ish-deputete. Shkak i sherrit mësohet se janë bërë tezat e provimit. Ngjarja ka ndodhur pikërisht në ambientet e fakultetit. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të […]

Lexo më shumë

KQZ i hoqi mandatin Belerit, Presidenti Begaj dekreton 4 gushtin për zgjedhjet në Himarë, reagojnë ashpër PD dhe qeveria greke

KQZ i hoqi mandatin Belerit, Presidenti Begaj dekreton 4 gushtin për zgjedhjet në Himarë, reagojnë ashpër PD dhe qeveria greke

Publikuar më 06.07.2024
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj dekretoi sot zgjedhjet...

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj dekretoi sot zgjedhjet për kryetar bashkie në bashkinë Himarë, duke vendosur 4 gushtin si datën për zhvillimin e procesit elektoral. Më herët KQZ i ndërpreu mandatin e kryebashkiakut Fredi Belerit, i dënuar me 2 vite burg për blerje votash. Sot, Këshilli i Ministrave njoftoi zyrtarisht Presidentin e Republikës për vakancën […]

Lexo më shumë

KQZ shpall të pavlefshëm mandatin e Fredi Belerit si kryebashkiak i Himarës

KQZ shpall të pavlefshëm mandatin e Fredi Belerit si kryebashkiak i Himarës

Publikuar më 05.07.2024
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka shpallur sot (5 korrik) t...

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka shpallur sot (5 korrik) të pavlefshëm mandatin e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri. Në seancën e sotme ishte i pranishëm dhe vetë Fredi Beleri, i dënuar me dy vite burg për blerje votash në zgjedhjet vendore të 14 majit të 2023, i cili u paraqit në sallë me […]

Lexo më shumë

Rëndohet pozita e Jorgo Goros, i dha 4200 metër katrorë tokë kryetarit të komanduar të Himarës, Arqile Bollano

Rëndohet pozita e Jorgo Goros, i dha 4200 metër katrorë tokë kryetarit të komanduar të Himarës, Arqile Bollano

Publikuar më 04.07.2024
Rëndohen akuzat ndaj Jorgo Goros, tashmë në burg. Në kohën k...

Rëndohen akuzat ndaj Jorgo Goros, tashmë në burg. Në kohën kur Jorgo Goro vijon të jetë në arrest me burg për skandalin e tjetërsimit të tokave, SPAK ka një kërkesë të dytë, i ka kërkuar GJKKO vendosjen e sekuestros për 4 hektarë tokë në bashkinë e Himarës, masë e cila sot është ekzekutuar. Ka dyshime […]

Lexo më shumë

U arrestua sot në mëngjes, SPAK: Fatura dhe procedura fiktive, si përfundonin paratë në xhepat e ish-ministrit Ilir Beqaj

U arrestua sot në mëngjes, SPAK: Fatura dhe procedura fiktive, si përfundonin paratë në xhepat e ish-ministrit Ilir Beqaj

Publikuar më 04.07.2024
Prokuroria e Posaçme ka zbardhur skemën e abuzimit që ka për...

Prokuroria e Posaçme ka zbardhur skemën e abuzimit që ka përdorur Ilir Beqaj, i cili u vendos në pranga mëngjesin e sotëm (4 Korrik), për të përvetësuar fondet e BE-së kur ishte drejtor i SASPAC. Sipas SPAK, Ilir Beqaj në cilësinë e Drejtorit të Përgjithshëm të SASPAC-ut në bashkëpunim me Ermal Kurtulajn, përgjatë viteve 2022-2023 dyshohet se kanë […]

Lexo më shumë

Arrestohet Ilir Beqaj, ish-ministri i Shëndetësisë ishte nën hetim nga SPAK për abuzim me fondet

Arrestohet Ilir Beqaj, ish-ministri i Shëndetësisë ishte nën hetim nga SPAK për abuzim me fondet

Publikuar më 04.07.2024
Arrestohet ish-ministri i Shëndetësisë në Shqipëri, Ilir Beq...

Arrestohet ish-ministri i Shëndetësisë në Shqipëri, Ilir Beqaj. Në pranga kanë rënë dhe dy persona të tjerë. Arrestimi është kryer nga policia e Tiranës. Ndërkohe ish-ministri po hetohej nga Prokuroria e Posaçme (SPAK) nën masën e sigurisë ‘detyrim me paraqitje” për ‘shpërdorim detyre’ lidhur me kontratën koncensionare të sterilizimit në kundërshtim me ligjin. Dy personat […]

Lexo më shumë
car rental tirana real estate saranda