×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Prokuroria e Tiranës zbardh skemën abuzive të transferimit të pacientëve nga Onkologjiku te privati, aparati për trajtimin e të sëmurëve me tumor nuk u përdor kurrë

Prokuroria e Tiranës ka zbërthyer skemën abuzive e transferimit të pacientëve nga Onkologjiku në spitalet private me qëllime përfitimi, ku u lëshuan 7 masa sigurie për mjekë dhe specialistë.

Sipas prokurorisë, veçse u zbulua rastet e pacientëve të ndryshëm, të cilëve nuk u jepej trajtimi i duhur mjekësor dhe drejtoheshin në klinika private, u arrit të dokumentohen raste të blerjes së ilaçeve me vlera të konsiderueshme për kimioterapi nga farmaci të cilat këto medikamente i tregtonin pa pullën fiskale dhe me kod të prishur duke krijuar dyshimin në lidhje me autenticitetin e këtyre barnave.

Gjithashtu, në vijim të veprimeve hetimore rezultoi se në Spitalin Onkologjik në QSUNT u instalua një Aparaturë Kobalto-Terapie për trajtimin e të sëmurëve të diagnostikuar me sëmundje tomorale dhe sidomos të sëmundjeve të kancerit të lëkurës.

“Që të përdoret Kobalto Therapy duhet të krijohet një bunker antiradioaktiv ose antiatomik në kushtet e miratuara dhe të prezantuara nga Agjensia Atomike e Vienës ose Agjencia Ndërkombëtare që thirret IEAHEA. Hetimet zbuluan se ky bunker jo vetëm nuk u krijua por aparatura u vendos jashtë kushteve teknike.

Që nga viti 2021 kur ky aparat ka mbërritur në Shqipëri dhe deri më sot, ai jo vetëm që nuk është shfrytëzuar por është lënë në kushte të papërshtatshme duke u bërë burim rreziku ndaj vete personelit mjekesor si pasojë e rrezatimeve të mundshme që emëton kjo pajisje”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e Prokurorisë.

Për këto arsye, Gjykata e Tiranës ka caktuar masat e sigurisë:

– “Arrest në shtëpi” për shtetasin Edmond Gashi, 44 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”;

– “Arrest në shtëpi” për shtetasin Florian Marku , 42 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë” dhe “Ruajtja ose depozitimi i mallrave që janë kontrabandë”;

– “Detyrimi për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore”, për shtetasin Emiljano Lela, 36 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”;

– “Detyrimi për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore”, për shtetasen Alketa Ymeri (Pere)., 53 vjeçe, banuese në Tiranë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”;

– “Detyrimi për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore”, për shtetasen Brikena Qirjazi , 52 vjeçe, banuese në Tiranë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”;

– “Detyrimi për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore”, për shtetasin Halil Gashi
, banues në Tiranë, për veprën penale “Fshehja e të ardhurave”;

– Për shtetasen Drilona Kishta, për të cilën është caktuar masa e sigurisë “Detyrimi për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore”, nuk është bërë ekzekutimi i vendimit penal, pasi ajo rezulton jashtë RSh-së.

Njoftimi i Prokurorisë:

Zbulohet skema abuzive e transferimit të pacientëve nga Onkologjiku në spitalet private me qëllime përfitimi, Prokuroria Tiranë jep masa sigurie për 7 mjekë e specialistë.

Prokuroria pranë gjykatës së shkallës së parë Tiranë kërkoi masa sigurie për shtatë mjekë e specialistë të Qendrës Spitalore Universitare nën akuzë për veprat penale ‘Shpërdorim Detyre’. Në bashkëpunim me njëri-tjetrin, mjekët, specialistët dhe administratori i spitalit orientonin pacientët e diagnostikuar me sëmundje tumorale në klinika private me qëllime përfitimi, duke mos u ofruar shërbimet në spitalin Onkologjik në QSUNT.

Pas finalizimit me sukses të operacionit “Rrugëtimi” në kuadër të të cilit u ndaluan 16 shtetas gjatë sekuestrimit të barnave personave të ndaluar, u zbulua se disa prej barnave janë medikamente për përdorim spitalor, specifikisht në departamentin e onkologjisë.

Veprimet hetimore të mëtejshme në bashkëpunim me Seksionin e Luftës Kundër krimit Ekonomik e Financiar në DVP Tiranë, si dhe veprimet proaktive duke përfshirë përgjimet telefonike, vëzhgimet në terren, blerjet e simuluara, ashtu edhe me veprime te hapura hetimore, zbuluan rastet e pacientëve të ndryshëm, të cilëve nuk u jepej trajtimi i duhur mjekësor dhe drejtoheshin në klinika private.

Po kështu, nga ana e Prokurorisë u arrit të dokumentohen raste të blerjes së ilaçeve me vlera të konsiderueshme për kimioterapi nga farmaci të cilat këto medikamente i tregtonin pa pullën fiskale dhe me kod të prishur duke krijuar dyshimin në lidhje me autenticitetin e këtyre barnave.

Gjithashtu, në vijim të veprimeve hetimore rezultoi se në Spitalin Onkologjik në QSUNT u instalua një Aparaturë Kobalto-Terapie për trajtimin e të sëmurëve të diagnostikuar me sëmundje tomorale dhe sidomos të sëmundjeve të kancerit të lëkurës.

Që të përdoret Kobalto Therapy duhet të krijohet një bunker antiradioaktiv ose antiatomik në kushtet e miratuara dhe të prezantuara nga Agjensia Atomike e Vienës ose Agjencia Ndërkombëtare që thirret IEAHEA. Hetimet zbuluan se ky bunker jo vetëm nuk u krijua por aparatura u vendos jashtë kushtetve teknike.

Që nga viti 2021 kur ky aparat ka mbërritur në Shqipëri dhe deri më sot, ai jo vetëm që nuk është shfrytëzuar por është lënë në kushte të papërshtatshme duke u bërë burim rreziku ndaj vete personelit mjekesor si pasojë e rrezatimeve të mundshme që emëton kjo pajisje.

Për këto arsye, u kërkua në Gjykaten e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë dhe u miratua caktimi i masave të sigurisë për shtetasit:

E.G. (Mjek pranë Spitalit Onkologjik në QSUNT) për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” të parashikuar nga neni 248 i K.penal. Masa e sigurisë “arrest në shtëpi”;

E.L. (Koordinator pranë Spitalit Onkologjik në QSUNT) për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” të parashikuar nga neni 248 i K. Penal. Masa e sigurisë “detyrim për tu paraqitur” neni 234 i K.Pr.Penale;

A.Y. (Mjeke pranë Spitalit Onkologjik ne QSUNT) për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” të parashikuar nga neni 248 i K.penal. Masa e sigurisë “detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore” neni 234 i K.Pr.Penale;

B.Q. (ish Zv/Drejtoreshë në QSUNT e ngarkuar me detyra për shërbimin onkologjik) për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” të parashikuar nga neni 248 i K.Penal. Masa e sigurisë “detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqsore” neni 234 i K.Pr.Penale;

D.K. (Ish specialist pranë QSUNT) për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” të parashikuar nga neni 248 i K.penal. Masa e sigurisë “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” neni 234 i K.Pr.Penale;

H.G. për vepren penale “Fshehja e të ardhurave” parashikuar nga neni 180/1 I K.penal. Masa e sigurisë “detyrim për tu paraqitur ne policine gjyqësore” neni 234 i K.Pr.Penale; dhe

F.M. për veprën penale “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë” dhe “Ruajtja ose depozitimi i mallrave që janë kontrabandë” të parashikuar nga nenet 178 e 179 i K.penal. Masa e sigurisë “arrest në shtëpi” neni 237 i K.Pr.Penale.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

gif

Grida Duma pranon publikisht lidhjen me Ervin Salianjin, pasi deputeti u dënua me burg: Ai është bashkudhëtari im (VIDEO)

Grida Duma pranon publikisht lidhjen me Ervin Salianjin, pasi deputeti u dënua me burg: Ai është bashkudhëtari im (VIDEO)

Publikuar më 27.09.2024
Drejtuesja e emisionit “Top Story”, Grida Duma, ...

Drejtuesja e emisionit “Top Story”, Grida Duma, ka pranuar zyrtarisht mbrëmë bashkëjetesën me Ervin Salianjin. Deputeti i Partisë Demokratike është dënuar këtë të enjte me 1 vit burg për dosjen “Babale”. Pikërisht, për këtë vendim emisioni është hapur me një monolog të shkurtër nga Grida Duma, e cila ndër rreshta pranoi bashkëjetesën me politikanin Ervin […]

Lexo më shumë

Apeli e dënoi me 1 vit burg për dosjen “Babale”, Ervin Salianji: Jam i dënuari i parë politik pas 34 vitesh, fushatën do ta bëj nga burgu

Apeli e dënoi me 1 vit burg për dosjen “Babale”, Ervin Salianji: Jam i dënuari i parë politik pas 34 vitesh, fushatën do ta bëj nga burgu

Publikuar më 26.09.2024
Apeli la në fuqi vendimin e gjykatës së shkallës së parë dën...

Apeli la në fuqi vendimin e gjykatës së shkallës së parë dënimin me 1 vit burg të deputetit të PD-së, Ervin Salianji. Në seancën e sotme, në mbështetje të Salinjit, ishin një grup i konsiderueshëm deputetësh demokratë. Salianji akuzohet për denoncimet ndaj qeverisë për lidhje me trafikantë dhe personazhe të krimit të organizuar. Salianji bëri […]

Lexo më shumë

Analiza e Ben Blushit: Bektashizmi ishte djali i keq i Islamit që Shqipëria e adaptoi, një projekt rezistence ndaj Perandorisë Turke

Analiza e Ben Blushit: Bektashizmi ishte djali i keq i Islamit që Shqipëria e adaptoi, një projekt rezistence ndaj Perandorisë Turke

Publikuar më 26.09.2024
Nga Ben Blushi Nëse fetë e botës do mblidheshin në një Muze ...

Nga Ben Blushi Nëse fetë e botës do mblidheshin në një Muze të Madh, aty Bektashizmi do zinte një dhomë të vogël. Kjo dhomë e vogël, që në këtë rast do ishte në Shqipëri, do tregonte disa gjëra të pakëndshme. Dhe ja pse. Historia e bektashizmit është e re, nuk ka as 800 vjet. Bektashizmi konsiderohet një devijim […]

Lexo më shumë

Cekja i Beratit në hall me ujësjellësin e Sarandës: Faturat e ujit mbi 60 mijë lekë në muaj, mos ka çarë ndonjëri tubin tim dhe ka hapur lavazh

Cekja i Beratit në hall me ujësjellësin e Sarandës: Faturat e ujit mbi 60 mijë lekë në muaj, mos ka çarë ndonjëri tubin tim dhe ka hapur lavazh

Publikuar më 26.09.2024
Humoristi i mirënjohur Sejfulla Myftari ndryshe i njohur si ...

Humoristi i mirënjohur Sejfulla Myftari ndryshe i njohur si Cekja i Beratit i është drejtuar emisionit “Fiks Fare” jo si artist, por si hallexhi. Ai ka problem me shtëpinë e tij të pushimit që ka në Sarandë, pasi edhe pse nuk jeton njeri ai paguan faturat e ujit mbi 6000 lekë në muaj. Shtëpinë në […]

Lexo më shumë

‘Vatikani’ brenda Tiranës, “The Sun”: “Shteti bektashi” sa 14 fusha futbolli, do të ketë qeverinë, pasaportën dhe kufijtë e tij!

‘Vatikani’ brenda Tiranës, “The Sun”: “Shteti bektashi” sa 14 fusha futbolli, do të ketë qeverinë, pasaportën dhe kufijtë e tij!

Publikuar më 26.09.2024
Plani për krijimin e “Shtetit Bektashi” bre...

Plani për krijimin e “Shtetit Bektashi” brenda Tiranës ka tërhequr edhe vëmendjen e mediave britanike. “The Sun” shkruan se planet për të krijuar një shtet të vogël, me madhësinë e vetëm sa 14 fusha futbolli, synon të promovojë një version të islamit që është tolerant për veshjet dhe pijet alkoolike. Gjithashtu artikulli shton shton se i ashtuquajturi […]

Lexo më shumë

Publikohet letra: Baba Mondi cakton ambasadorin e posaçëm të “shtetit sovran bektashi”?

Publikohet letra: Baba Mondi cakton ambasadorin e posaçëm të “shtetit sovran bektashi”?

Publikuar më 25.09.2024
Një shkresë që po qarkullon në rrjetet sociale flet për cakt...

Një shkresë që po qarkullon në rrjetet sociale flet për caktimin e një ambasadori nga “shteti sovran i bektashinjve” në Tiranë. Ndonëse mbetet e paqartë nëse shkresa është lëshuar nga Kryegjyshata Botërore e Bektashinjve të Tiranës, ajo ka një format zyrtar dhe njofton caktimin e Nik Grezdës si ambasadori i Urdhrit Sovran Bektashi që tashmë […]

Lexo më shumë

Zbulohet letra, Baba Mondi kërkoi që në vitin 2017 që Kryegjyshatës t’i njihet statusi i saj ndërkombëtar si qendra e bektashinjve në botë, me statusin që ka Nunci Apostolik në Tiranë

Zbulohet letra, Baba Mondi kërkoi që në vitin 2017 që Kryegjyshatës t’i njihet statusi i saj ndërkombëtar si qendra e bektashinjve në botë, me statusin që ka Nunci Apostolik në Tiranë

Publikuar më 25.09.2024
Në një letër drejtuar Kuvendit, kryeministrit dhe Ministrisë...

Në një letër drejtuar Kuvendit, kryeministrit dhe Ministrisë së Jashtme në vitin 2017, kreu i Kryegjyshatës Botërore, i kërkon kryetarit të Kuvendit të asaj kohe, Ilir Meta, dhe kryeministrit Edi Rama, mbështetje për krijimin e shtetit bektashi. Ky dokument ka ngecur nëpër zyrat e administratave përkatëse dhe fati i tij nuk dihet. Në letër  kreu […]

Lexo më shumë

U prezantuan si funksionarë të lartë shtetërorë dhe mashtruan biznesmenin, arrestohet në Tiranë 26-vjeçari, shpallet në kërkim organizatori

U prezantuan si funksionarë të lartë shtetërorë dhe mashtruan biznesmenin, arrestohet në Tiranë 26-vjeçari, shpallet në kërkim organizatori

Publikuar më 25.09.2024
Një 26-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, kurse organizat...

Një 26-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, kurse organizatori është shpallur në kërkim, pasi mashtruan administratorin e një biznesi në Tiranë. “Operacioni policor i koduar “Apps” arrestoi në flagrancë një 26-vjeçar, teksa po i merrte administratorit të një subjekti privat, 20000 euro, pas mashtrimit në aplikacione të ndryshme, duke u prezantuar si funksionar i […]

Lexo më shumë
car rental tirana real estate saranda