×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Apeli i GJKKO dënon me dy vite burg Fredi Belerin, ambasadorja greke: Himara drejtohet nga njerëz që nuk janë zgjedhur nga votuesit, duhet liruar që të ndjekë punimet e PE-së

Gjykata e Apelit të Posaçëm ka vendosur të lërë në fuqi dënimin me dy vite burg, të kryetarit të zgjedhur të Bashkisë së Himarës, Fredi Beleri.

Gjithashtu vendimi i GJKKO, për shërim prove është lënë në fuqi edhe për Pandeli Kokaveshin.

Kujtojmë se Beleri (i cili është zgjedhur eurodeputet në Greqi) dhe Kokoveshi u arrestuan me urdhër të Prokurorisë së Vlorës në orët e para të mëngjesit të 12 majit 2023, vetëm dy ditë përpara datës kur do të votohej për të zgjedhur kryetarët e rinj të bashkive.

Sipas organit të akuzës, rezultonte se i pandehuri Beleri ka ofruar nga 50 euro për tetë vota. Po ashtu, Beleri u akuzua se i kishte dhënë paratë nëpërmjet të pandehurit tjetër, Pandeli Kokaveshi.

Njoftimi i Apelit të GJKKO:

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Daniela Shirka (kryesuese), Dhimitër Lara (anëtar), dhe Iliriana Olldashi (anëtare),  më datë 25.06.2024, shpalli vendimin lidhur me çështjen e regjistruar me nr. 32 akti, datë 08.05.2024 regjistrimi, mbi ankimin e ankuesve/të pandehur Dh.A.B. dhe P.K., kundër vendimit nr. 14, datë 05.03.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, që ka vendosur:

  1. Deklarimin fajtor të të pandehurit P.K., për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje” kryer në bashkëpunim, e parashikuar nga nenet 328 e 25 të Kodit Penal dhe në bazë të këtyre dispozitave, dënimin e tij me 1 (një) vit dhe 6 (gjashtë) muaj burgim.
  2. Në aplikim të nenit 59 të K.Penal urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të vendimit të dënimit me burgim, për pjesën e mbetur pa vuajtur të tij, duke e vënë të pandehurin P.K. në provë për një periudhë kohe prej 3 (tre) vjetësh, me kusht që gjatë kësaj kohe të mos kryejë vepër tjetër penale si dhe të mbajë kontakte të rregullta me Zyrën e Shërbimit të Provës ku ka vendbanimin e tij.
  3. Në zbatim të nenit 261/1 shkronja “b” të K.Pr.Penale, shuarjen e masës së sigurimit personal “Detyrimi për tu paraqitur në Policinë Gjyqësore” e caktuar ndaj të pandehurit P.K. me vendimin nr. 19, dt. 01.06.2023 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
  4. Deklarimin fajtor të të pandehurit Dh.A.B., për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje” kryer në bashkëpunim, e parashikuar nga nenet 328 e 25 të Kodit Penal dhe në bazë të këtyre dispozitave, dënimin e tij me 2 (dy) vite burgim.
  5. Vuajtja e dënimit për të pandehurin Dh.A.B., fillon nga dita e arrestimit të tij dt. 12.05.2023 dhe të kryhet në një IEVP, burg i sigurisë së zakonshme.
  6. Në zbatim të nenit 190/1 germat “a” dhe “ç” të K.Pr.Penale, në lidhje me provat materiale të sekuestruara për llogari të këtij procedimit penal, Gjykata disponon si më poshtë:

–              Një CD-R Maxell mbi të cilën është shënuar me shkrim dore “Komisariati Himare Dt. 10.05.2023”, një DVD-R mbi të cilën është shënuar shkrim dore “Komisariati Himarë Dt.11.05.2023”, DVD+RW” EMTEC, mbi të cilën është shënuar me shkrim dore “Proc. Nr. 489 dt. 08.09.10.11 i 5 – 2023 Himarë. Vlorë, të qëndrojnë në dosje.

–              8 (tetë) kartëmonedha të prerjes 5.000 lekë, të konfiskohen dhe kalojnë në favor të shtetit.

–              Aparat celular i llojit “RedMi”, ngjyrë e zezë, i përdorur nga i pandehuri P.K., të konfiskohet dhe kalojë në favor të shtetit.

–              Aparat celular i llojit “Iphone” me ngjyrë të zezë, me mbrojtëse plastike me ngjyrë të zezë, i përdorur nga i pandehuri Dh.A.B., të konfiskohet dhe kalojë në favor të shtetit.

–              Pajisje DVR e markës “Dahua”, numër serie SN 6J001308PA213DF64, sekuestruar shtetases E.S., ti kthehet kësaj shtetaseje.

–              Aparat celular i llojit “Iphone 11 Pro Max”, ngjyrë e zezë, me veshje të jashtme plastike të kuqe, në gjendje të fikur, me IMEI: ***, i përdorur nga dëshmitari A.R., ti kthehet këtij shtetasi.

–              Një qese plastike, ngjyra e bardhë, me mbishkrime me ngjyrë të gjelbër, brenda së cilës gjenden: – një faturë tatimore e subjektit me NIPT ***, e datës 11.05.2023, një faturë tatimore me shkrim në gjuhën Greke, me vlerë 27,00 EUR, dy tollona nafte 10 litra dhe dy tollona nafte 5 litra të karburant “***”, dy blloqe të vegjël shënimesh me fletë me ngjitëse me ngjyrë përkatësisht rozë dhe jeshile. Një kartë e re celulari sim Vodafone, në paketim letre, me numër ***, katër fletë letre me mbishkrime në gjuhën greke, të kapura së bashku, një kartë vizitë me shkrimin Laptop service, një portofol material lëkure brenda së cilit gjendet: një dokument me fotografi i plastifikuar, me shkrim në gjuhën Greke; një kartë debiti e bankës “Alpha Bank” me numër ***; një kartë debiti e bankës “NBG” me numër ***; një dokument me fotografi material plastik me mbishkrimin “Omonia” dhe me numër ***; dy karta plastike me mbishkrimin përkatësisht “***” dhe “***” si dhe tetë kartëvizita të tjera, sende këto të sekuestruara gjatë kontrollit të të pandehurit P.K., t’i kthehen këtij të fundit.

  1. Shpenzimet procedurale gjatë fazës së hetimit në shumen totale 166.920 (njëqind e gjashtëdhjetë e gjashtë mijë e nëntëqind e njëzet) lekë si dhe shpenzimet gjyqësore, sipas formularit përkatës, u ngarkohen të pandehurve, në mënyrë solidare.
  2. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim nga palët brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, afat i cili fillon nga dita e nesërme e njoftimit të vendimit.

Në përfundim, Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi:

– Lënien në fuqi të vendimit nr. 14, datë 05.03.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

– Shpenzimet e gjykimit në apel, i ngarkohen solidarisht të pandehurve P.K. dhe Dh.A.B.

Reagon ambasadorja greke

Pas vendimit të Apelit të GJKKO për të dënuar me dy vite burg Fredi Belerin, për mediat është ndalur të flasë ambasadorja e Greqisë në Tiranë, Kostantina Kamitsi.

Ajo u shpreh se sipas saj shumë aspekte në këtë çështje ngrejnë pikëpyetje.

Kamitsi shtoi se për Greqinë përparësi mbetet respektimi i shtetit të së drejtës, respektimi i proceseve demokratike dhe mbrojtja e të drejtave minoritare.

Sipas saj, Beleri tanimë është një eurodeputet dhe është kërkesë demokratike që ai të ketë mundësinë të shkoi personalisht në punimet e PE duke filluar nga korriku.

Konstantina KAMITSI: Per fat të keq shumë aspekte te kësaj ceshtje ngrejnë pikepyetje, sa i përket objektivitetit të procesit,  sic është cështja e shkeljes së prezymimit të pafajsisë, paraburgimi i zgjatur, dënimi jo proporcional dhe moslejimi i të drejtës së betimit.

Më gjithë dëshirën e popullin të Himarës, sic u shpreh ajo përmes procesit zgjedhor, bashkia drejtohet akoma edhe sot nga persona që nuk zgjedhur prej votuesve.

Përparësi për Greqinë mbetet gjithmonë respektimi i shtetit të së drejtës, respektimi i proceseve demokratike dhe mbrojtja e të drejtave minoritare që përbëjnë parimet bazë të BE-së.

Beleri tashmë zyrtarisht është anëtar i zgjedhur i Parlamentit Evropian.

Eshte një kërkesë plotësisht demokratike që eurodeputetët të kenë mundësinë të paraqitet personalisht  në të gjitha punimet e PE duke filluar që nga korriku.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

gif

Vendimi i qeverisë, sa është rritja e pagave për administratën, në shëndetësi, arsim dhe ushtri

Vendimi i qeverisë, sa është rritja e pagave për administratën, në shëndetësi, arsim dhe ushtri

Publikuar më 27.06.2024
Këshilli i Ministrave miratoi dje një rritje pagash në admin...

Këshilli i Ministrave miratoi dje një rritje pagash në administratën publike, shëndetësi, mjekësi dhe ushtri. Rritja e pagës, që hyn në fuqi nga 1 korriku, do të jetë për 135 mijë punonjës të administratës shtetërore, konkretisht punonjësit e sistemit arsimor parauniversitar, punonjësit e sistemit shëndetësor, punonjësit e sistemit të sigurisë së vendit (Policia e Shtetit, […]

Lexo më shumë

Xhuliano Halili pranon se vrau me thikë Alfons Doçin në burgun e Koridhalos dje. Autorët ishin shokë qelie dhe ishin arratisur së bashku në vitin 2018

Xhuliano Halili pranon se vrau me thikë Alfons Doçin në burgun e Koridhalos dje. Autorët ishin shokë qelie dhe ishin arratisur së bashku në vitin 2018

Publikuar më 27.06.2024
Përleshja e përgjakshme mes shqiptarëve në burgun e Kor...

Përleshja e përgjakshme mes shqiptarëve në burgun e Korydallos mesditën e djeshme (26 Qershor) përfundoi me një të vdekur dhe një të plagosur. Ngjarja ndodhi në Repartin e 4-të të burgut, ku qëndrojnë të burgosurit kryesisht të dënuar për vrasje. Mosmarrëveshja mes të burgosurve shqiptarë ishte për nxehtësinë dhe temperaturën e kondicionerit. Kur zyrtarët e burgut u thanë të […]

Lexo më shumë

Hyn në fuqi ligji, shqiptarët mund të përfitojnë dyshtetësinë në Gjermani. Përfitimet dhe kushtet që duhen plotësuar

Hyn në fuqi ligji, shqiptarët mund të përfitojnë dyshtetësinë në Gjermani. Përfitimet dhe kushtet që duhen plotësuar

Publikuar më 27.06.2024
Në Gjermani futet më 27 qershor në fuqi ligji i ri për shtet...

Në Gjermani futet më 27 qershor në fuqi ligji i ri për shtetësinë. Të huajt tani mund të bëhen gjermanë më shpejt. Po cilat janë kushtet? Pasaporta e kuqe me stemën gjermane është e njohur dhe shumë e dëshiruar. Nuk është çudi, kur dihet se qytetarët gjermanë gëzojnë liri pothuajse të pakufizuar udhëtimi, mund të […]

Lexo më shumë

Prokuroria e Tiranës zbardh skemën abuzive të transferimit të pacientëve nga Onkologjiku te privati, aparati për trajtimin e të sëmurëve me tumor nuk u përdor kurrë

Prokuroria e Tiranës zbardh skemën abuzive të transferimit të pacientëve nga Onkologjiku te privati, aparati për trajtimin e të sëmurëve me tumor nuk u përdor kurrë

Publikuar më 25.06.2024
Prokuroria e Tiranës ka zbërthyer skemën abuzive e transferi...

Prokuroria e Tiranës ka zbërthyer skemën abuzive e transferimit të pacientëve nga Onkologjiku në spitalet private me qëllime përfitimi, ku u lëshuan 7 masa sigurie për mjekë dhe specialistë. Sipas prokurorisë, veçse u zbulua rastet e pacientëve të ndryshëm, të cilëve nuk u jepej trajtimi i duhur mjekësor dhe drejtoheshin në klinika private, u arrit […]

Lexo më shumë

Pasi qëndroi dy orë e gjysmë në SPAK për hetimin pasuror, Saimir Tahiri: S’kam asgjë për të thënë!

Pasi qëndroi dy orë e gjysmë në SPAK për hetimin pasuror, Saimir Tahiri: S’kam asgjë për të thënë!

Publikuar më 24.06.2024
Dy orë e gjysmë, ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, ka ...

Dy orë e gjysmë, ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, ka qëndruar në ambientet e SPAK ku është marrë në pyetje nga prokurorët e posaçëm pasi ndaj tij ka nisur një hetim pasuror. Në një prononcim të shkurtër për mediat, pas daljes nga SPAK, ai është shprehur se nuk kishte asgjë për të thënë. “Me vjen […]

Lexo më shumë

Sot jepet vendimi, Safet Gjici prej dy muajsh i shtruar në një spital privat

Sot jepet vendimi, Safet Gjici prej dy muajsh i shtruar në një spital privat

Publikuar më 24.06.2024
Ditën e vendimit në Apelin e Posaçëm, ku SPAK nuk heq dorë p...

Ditën e vendimit në Apelin e Posaçëm, ku SPAK nuk heq dorë për të dënuar Safet Gjicin me 4 vite e 6 muaj burg, ky i fundit sëmuret teksa do ta presë vendimin në një spital privat në kryeqytet. Burime konfirmuan se Gjici ndodhet prej 2 muajsh i shtruar në spital, për shkak të disa […]

Lexo më shumë

Ndahet nga jeta poeti i njohur Agim Doçi

Ndahet nga jeta poeti i njohur Agim Doçi

Publikuar më 24.06.2024
Pas një hemoragjie cerebrale që e la në gjendje të rëndë dy ...

Pas një hemoragjie cerebrale që e la në gjendje të rëndë dy ditë më parë, në mëngjesin e sotëm është ndarë nga jeta poeti i mirënjohur Agim Doçi, autori i shumë këngëve fituese të festivaleve. Agim Doçi ishte 76 vjeç. Ceremonia e varrimit do të mbahet nesër në Tiranë me homazhet që nisin në orën […]

Lexo më shumë

Skema fantazëm/ Mashtrimi me bursat amerikane, si u përfshinë zyrtarë dhe “mbesa” e kryeministrit

Skema fantazëm/ Mashtrimi me bursat amerikane, si u përfshinë zyrtarë dhe “mbesa” e kryeministrit

Publikuar më 15.06.2024
Kristi (emri është ndryshuar, për ruajtje anonimati) një mat...

Kristi (emri është ndryshuar, për ruajtje anonimati) një maturant nga një qytet jugor i Shqipërisë po thurte ëndrra se si pas pak muajsh do të studionte falas për mjekësi në një universitet të Nju Jorkut. Një lajm i fundit në ekranin e televizionit, ia shkatërroi të gjitha. Më 6 qershor, përmes një deklarate Ambasada e SHBA-ve në […]

Lexo më shumë
car rental tirana real estate saranda