×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Apeli cakton sot fatin e Partisë Demokratike, kush janë gjyqtarët që do të marrin vendimin për vulën e PD-së! Ja ora kur nis gjyqi

Gjykata e Apelit do të shqyrtojë sot (11 Qershor) çështjen e vulës dhe siglës së Partisë Demokratike.

Trupa gjykuese që do përcaktojë fatin e partisë më të madhe opozitare në vend,  përbëhet nga Alma Ahmeti, Iliba Bezati dhe Elona Toro. Seanca gjyqësore që do të përcaktojë fatin e PD-së do të nisë në orën 10:00.

Çështja për vulën e Partisë Demokratike u rikthye në Apel pas vendimit të Gjykatës së Lartë me 27 dhjetor 2023. Në vendim, Kolegji i Gjykatës së Lartë vlerëson se Apeli nuk ka kryer një hetim të plotë të çështjes, nuk ka kuptuar natyrën e mosmarrëveshjes dhe ka interpretuar gabim normat dhe ligjin procedural.

Kujtojmë se Gjykata e Lartë zbardhi më 18 mars arsyet që prishën vendimin e Gjykatës së Apelit për vulën e Partisë Demokratike të Shqipërisë.

Vendimi i Gjykatës së Lartë

Kolegji i Gjykatës së Lartë vlerësoi se rekursi i paraqitur nga pala kërkuese në këtë gjykim, Partia Demokratike e Shqipërisë, përfaqësuar nga Komisioni i Rithemelimit përmban shkaqe, të cilat e bëjnë të cenueshëm vendimin e dhënë nga Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm.

Tre muaj më parë Gjykata e Lartë vendosi të prishë vendimin e Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm të Tiranës, me argumentin se “ka lejuar shkelje procedurale që e bëjnë të cenueshëm vendimin e dhënë prej saj”. Në vendimin prej 36 faqesh, Kolegji i Gjykatës së Lartë vlerëson se rekursi i paraqitur nga pala kërkuese në këtë gjykim, Partia Demokratike e Shqipërisë, përfaqësuar nga Komisioni i Rithemelimit përmban shkaqe të cilat, e bëjnë të cenueshëm vendimin e dhënë nga Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm.

Sipas Gjykatës së Lartë, çështja duhet rigjykuar në Apel nga një trupë tjetër. Zbardhja e vendimit i hap rrugën nisjes së procesit në Gjykatën e Apelit. Kolegji thekson se vendimi i dhënë nga ana e Gjykatës së Apelit është rrjedhojë e moskuptimit dhe mosidentifikimit të qartë të natyrës së mosmarrëveshjes, ndërkohë që gjykimi i zhvilluar për shqyrtimin e saj është rrjedhojë e moskryerjes së një hetimi të plotë dhe të gjithanshëm të çështjes, si dhe i interpretimit të gabuar të normave të ligjit procedural.

Gjithashtu, Kolegji vlerëson se arsyetimi i vendimit nga Gjykata e Apelit nuk plotëson standardet e arsyetimit të një vendimi gjyqësor, të përcaktuar tashmë nga jurisprudenca e Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut (GJEDNJ). Gjykata e Lartë vlerëson se në rastin kur padia apo kërkesa paraqitet nga një person që i mungon zotësia për të vepruar, Gjykata e Apelit vendos mospranimin e gjykimit të padisë, ose pushimin e gjykimit të padisë.

Në vendimin e zbardhur të Gjykatës së Lartë rreth vulës së Partisë Demokratike, Kolegji thekson se Gjykata e Apelit, përpara se të kalonte në fazën e shqyrtimit të çështjes dhe të merrte në shqyrtim vendimin e dhënë nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor, duhet t’i kishte dhënë përgjigje faktit nëse, vendimi i marrë sipas një gjykimi gracioz, a mund të ankimohet në një shkallë më të lartë gjykimi nga një palë, e cila nuk ka qenë e legjitimuar as nga pikëpamja formale dhe as nga pikëpamja procedurale si palë ndërgjyqëse në procesin gjyqësor të zhvilluar në Shkallë të Parë”, – thuhet në vendim.

Gjithashtu, gjykata thekson se rezulton i provuar fakti se, Komisioni i Rithemelimit është krijuar dhe miratuar nga mbledhja e Kuvendit të Partisë Demokratike të datës 11.12.2021, i thirrur sipas parashikimeve statutore nga ¼ e anëtarëve/delegatëve të Kuvendit Kombëtar.

“Në këtë kuvend është pretenduar se një nga vendimet e marra prej tij është edhe vendimi për shkarkimin nga detyra të kryetarit të PDSH, z.Lulzim Basha, i cili ka si funksion përfaqësimin e subjektit PDSH te të tretët. Megjithatë, pavarësisht se kërkesa është paraqitur nga Komisioni i Rithemelimit dhe gjykata është investuar në një gjykim gracioz, ankimi ndaj vendimit të dhënë nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë është ankimuar në shkallë të dytë gjykimi nga kryetari i PDSH Lulzim Basha, përfaqësuar me autorizim nga deputeti Enkelejd Alibeaj.

“Në arsyetimin e vendimit të saj, Gjykata e Apelit ka arritur në konkluzionin se z.Lulzim Basha vijon të jetë kryetar i PDSH, duke e kufizuar arsyetimin e saj ligjor në faktin se kërkesa për heqje dorë nga funksioni i kryetarit të PDSH nga ana e z.Lulzim Basha nuk është formalizuar me shkrim, si dhe nuk është depozituar në regjistrin e partive politike”, – citohet vendimi i Gjykatës së Lartë.

Megjithatë, kjo gjykatë nuk ka vlerësuar dhe nuk ka marrë në analizë të detajuar faktin nëse ndryshimet statutore të miratuara nga Kuvendi Kombëtar i datës 17.07.2021, në të cilin z.Lulzim Basha është rizgjedhur Kryetar i PDSH janë regjistruar në regjistrin e partive politike apo jo, si dhe nëse kanë prodhuar efekte juridike këto ndryshime.

“Gjithashtu, Gjykata e Apelit nuk ka vlerësuar dhe nuk ka konkluduar nga pikëpamja e faktit dhe e ligjit se, çfarë efekti ligjor dhe rëndësie nga pikëpamja juridike ka mbledhja e jashtëzakonshme e Kuvendit Kombëtar të PDSH, si dhe vendimet e marra në këtë Kuvend, ku disa prej këtyre vendimeve kanë të bëjnë me shkarkimin e organeve drejtuese të PDSH (një prej të cilëve Kryetari i PDSH z. Lulëzim Basha) dhe krijimin e organeve të reja drejtuese, sikurse është edhe Komisioni i Rithemelimit”, – thuhet në vendim.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

gif

Apeli i GJKKO dënon me dy vite burg Fredi Belerin, ambasadorja greke: Himara drejtohet nga njerëz që nuk janë zgjedhur nga votuesit, duhet liruar që të ndjekë punimet e PE-së

Apeli i GJKKO dënon me dy vite burg Fredi Belerin, ambasadorja greke: Himara drejtohet nga njerëz që nuk janë zgjedhur nga votuesit, duhet liruar që të ndjekë punimet e PE-së

Publikuar më 25.06.2024
Gjykata e Apelit të Posaçëm ka vendosur të lërë në fuqi dëni...

Gjykata e Apelit të Posaçëm ka vendosur të lërë në fuqi dënimin me dy vite burg, të kryetarit të zgjedhur të Bashkisë së Himarës, Fredi Beleri. Gjithashtu vendimi i GJKKO, për shërim prove është lënë në fuqi edhe për Pandeli Kokaveshin. Kujtojmë se Beleri (i cili është zgjedhur eurodeputet në Greqi) dhe Kokoveshi u arrestuan […]

Lexo më shumë

Prokuroria e Tiranës zbardh skemën abuzive të transferimit të pacientëve nga Onkologjiku te privati, aparati për trajtimin e të sëmurëve me tumor nuk u përdor kurrë

Prokuroria e Tiranës zbardh skemën abuzive të transferimit të pacientëve nga Onkologjiku te privati, aparati për trajtimin e të sëmurëve me tumor nuk u përdor kurrë

Publikuar më 25.06.2024
Prokuroria e Tiranës ka zbërthyer skemën abuzive e transferi...

Prokuroria e Tiranës ka zbërthyer skemën abuzive e transferimit të pacientëve nga Onkologjiku në spitalet private me qëllime përfitimi, ku u lëshuan 7 masa sigurie për mjekë dhe specialistë. Sipas prokurorisë, veçse u zbulua rastet e pacientëve të ndryshëm, të cilëve nuk u jepej trajtimi i duhur mjekësor dhe drejtoheshin në klinika private, u arrit […]

Lexo më shumë

Pasi qëndroi dy orë e gjysmë në SPAK për hetimin pasuror, Saimir Tahiri: S’kam asgjë për të thënë!

Pasi qëndroi dy orë e gjysmë në SPAK për hetimin pasuror, Saimir Tahiri: S’kam asgjë për të thënë!

Publikuar më 24.06.2024
Dy orë e gjysmë, ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, ka ...

Dy orë e gjysmë, ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, ka qëndruar në ambientet e SPAK ku është marrë në pyetje nga prokurorët e posaçëm pasi ndaj tij ka nisur një hetim pasuror. Në një prononcim të shkurtër për mediat, pas daljes nga SPAK, ai është shprehur se nuk kishte asgjë për të thënë. “Me vjen […]

Lexo më shumë

Sot jepet vendimi, Safet Gjici prej dy muajsh i shtruar në një spital privat

Sot jepet vendimi, Safet Gjici prej dy muajsh i shtruar në një spital privat

Publikuar më 24.06.2024
Ditën e vendimit në Apelin e Posaçëm, ku SPAK nuk heq dorë p...

Ditën e vendimit në Apelin e Posaçëm, ku SPAK nuk heq dorë për të dënuar Safet Gjicin me 4 vite e 6 muaj burg, ky i fundit sëmuret teksa do ta presë vendimin në një spital privat në kryeqytet. Burime konfirmuan se Gjici ndodhet prej 2 muajsh i shtruar në spital, për shkak të disa […]

Lexo më shumë

Ndahet nga jeta poeti i njohur Agim Doçi

Ndahet nga jeta poeti i njohur Agim Doçi

Publikuar më 24.06.2024
Pas një hemoragjie cerebrale që e la në gjendje të rëndë dy ...

Pas një hemoragjie cerebrale që e la në gjendje të rëndë dy ditë më parë, në mëngjesin e sotëm është ndarë nga jeta poeti i mirënjohur Agim Doçi, autori i shumë këngëve fituese të festivaleve. Agim Doçi ishte 76 vjeç. Ceremonia e varrimit do të mbahet nesër në Tiranë me homazhet që nisin në orën […]

Lexo më shumë

Skema fantazëm/ Mashtrimi me bursat amerikane, si u përfshinë zyrtarë dhe “mbesa” e kryeministrit

Skema fantazëm/ Mashtrimi me bursat amerikane, si u përfshinë zyrtarë dhe “mbesa” e kryeministrit

Publikuar më 15.06.2024
Kristi (emri është ndryshuar, për ruajtje anonimati) një mat...

Kristi (emri është ndryshuar, për ruajtje anonimati) një maturant nga një qytet jugor i Shqipërisë po thurte ëndrra se si pas pak muajsh do të studionte falas për mjekësi në një universitet të Nju Jorkut. Një lajm i fundit në ekranin e televizionit, ia shkatërroi të gjitha. Më 6 qershor, përmes një deklarate Ambasada e SHBA-ve në […]

Lexo më shumë

Gjykata e Apelit i jep vulën e PD-së Sali Berishës, reagojnë ish-kryeministri dhe Lulzim Basha

Gjykata e Apelit i jep vulën e PD-së Sali Berishës, reagojnë ish-kryeministri dhe Lulzim Basha

Publikuar më 11.06.2024
Gjykata e Apelit i ka dhënë vulën e Partisë Demokratike ish-...

Gjykata e Apelit i ka dhënë vulën e Partisë Demokratike ish-kryeministrit Sali Berisha. Trupa gjykuese vendosi të mos pranojë ankimimin e Enkelejd Alibeajt duke lënë në fuqi vendimin e gjyqtarit Agron Zhukri. Vendimi i trupës gjykuese, i cili përbëhet nga Alma Ahmeti, Iliba Bezati dhe Elona Toro, është i formës së prerë duke i dhënë […]

Lexo më shumë

Analiza e CNN: Pse rritja e ekstremit të djathtë në zgjedhjet evropiane mund të jetë një ogur për Donald Trump

Analiza e CNN: Pse rritja e ekstremit të djathtë në zgjedhjet evropiane mund të jetë një ogur për Donald Trump

Publikuar më 11.06.2024
Në qershor 2016, Britania votoi për t’u larguar nga&nbs...

Në qershor 2016, Britania votoi për t’u larguar nga Bashkimi Evropian në një revoltë populiste që paralajmëroi fitoren tronditëse të Donald Trump në zgjedhjet e jashtme disa muaj më vonë. Tani, në qershor 2024, kandidatët e ekstremit të djathtë, shumë prej të cilëve ndajnë nacionalizmin populist të Trump, armiqësinë ndaj emigrantëve dhe përbuzjen për elitat qeverisëse dhe institucionet globaliste, […]

Lexo më shumë
car rental tirana real estate saranda